Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 34:14. E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
34:14. Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, atyre nuk u dha shenjë askush për vdekjen e tij, pos krimbit të drurit. Dhe, kur u rrëzua (Sulejmani), u bë e qartë se, sikur ta dinin xhindet të padukshmen, nuk do të vijonin në dënimin e poshtëruar.
34:14. Pastaj, kur Ne e përcaktuam për të vdekjen, asgjë nuk tregoi për ta vdekjen e tij përveç një krimbi që hante shkopin e tij. Por kur ai ra, atëherë u bë e qartë për xhindët se sikur ata ta kishin ditur të padukshmen, ata nuk do të kishin mbetur në ndëshkimin poshtërues.
34:14. FELEMMA KADEJNA 'ALEJHIL-MEWTE MA DELLEHUM 'ALA MEWTIHI 'ILLA DABBETUL-'ERDI TE'KULU MINSE'ETEHU FELEMMA HARRE TEBEJJENETIL-XHINNU 'EN LEW KANU JA'LEMUNEL-GAJBE MA LEBITHU FIL-'ADHABIL-MUHINI
C 34:15. Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
34:15. Vendbanimi i Sebës ishte një shenjë e qartë për banorët e tij: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (Ne u thamë atyre): “Hani nga ato që ju ka dhënë Zoti juaj dhe falënderojeni Atë. I mrekullueshëm është vendi juaj dhe Falës i madh është Zoti juaj!”
34:15. Për popullin e Sabeas ishte një shenjë në vendbanimin e tyre – dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë. "Hani nga furnizimi i Zotit tuaj dhe falënderoni Atë. Një tokë e mirë dhe një Zot Falës."
34:15. LEKAD KANE LISEBE'IIN FI MESKENIHIM 'AJETUN XHENNETANI 'AN JEMININ WE SHIMALIN KULU MIN RIZKI RABBIKUM WE ESHKURU LEHU BELDETUN TEJJIBETUN WE REBBUN GAFURUN
C 34:16. Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.
34:16. Por ata nuk ua vunë veshin (fjalëve Tona), prandaj Ne lëshuam mbi ta ujërat e digës dhe dy kopshtet e tyre ua zëvendësuam me kopshte të tjera, me fruta të idhëta marine dhe pak lotusa.
34:16. Por ata u kthyen larg, prandaj Ne dërguam mbi ta një përmbytje nga diga, dhe Ne i zëvendësuam kopshtet e tyre me dy kopshte që prodhonin fruta të hidhura, tamariskë dhe disa pemë të pakta të lotosit.
34:16. FE'A'REDU FE'ERSELNA 'ALEJHIM SEJLEL-'ARIMI WE BEDDELNAHUM BIXHENNETEJHIM XHENNETEJNI DHEWATA 'UKULIN HAMTIN WE 'ETHLIN WE SHEJ'IN MIN SIDRIN KALILIN
C 34:17. Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.
34:17. Ne i dënuam kështu si pasojë e mosbesimit dhe e mosmirënjohjes së tyre. Vallë, a dënojmë Ne tjetërkënd, përveç mosmirënjohësve?
34:17. Kjo ishte ajo që Ne i ndëshkuam ata për shkak të mosmirënjohjes së tyre. Dhe a ndëshkojmë Ne ndokënd përveç atij që është mosmirënjohës?
34:17. DHALIKE XHEZEJNAHUM BIMA KEFERU WE HEL NUXHAZI 'ILLAL-KEFURE
C 34:18. Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të përshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën.
34:18. Midis atyre dhe qyteteve që i kemi bekuar, Ne vendosëm vendbanime të dukshme buzë rrugës dhe e bëmë të lehtë udhëtimin (duke u thënë): “Udhëtoni të sigurt nëpër to natë e ditë!”
34:18. Dhe Ne vendosëm midis tyre dhe fshatrave që Ne i bekuam vendbanime të dukshme dhe caktojëm udhëtime të lehta midis tyre: "Udhëtoni në to netëve dhe ditëve të sigurta."
34:18. WE XHE'ALNA BEJNEHUM WE BEJNEL-KURA ELLETI BAREKNA FIHA KUREN DHAHIRETEN WE KADDERNA FIHA ES-SEJRE SIRU FIHA LEJALIJE WE 'EJJAMEN 'AMININE
C 34:19. Po ata thanë: "Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!" E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës.
34:19. Por ata thanë: “O Zoti ynë, bëje më të madhe largësinë e udhëtimeve tona”. kështu ata e ngarkuan veten me gjynahe dhe Ne i bëmë ata rrëfenja dhe i përndamë plotësisht. Sigurisht, në këtë, ka shenja si mësime për çdo të durueshëm dhe falënderues.
34:19. Por ata thanë: "Zoti ynë, bëji më të gjata distancat midis udhëtimeve tona." Dhe ata e bënë veten të padrejtë, prandaj Ne i bëmë ata tregime dhe i shpërndamë ata plotësisht. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për të gjithë ata që janë të duruar dhe falënderues.
34:19. FEKALU REBBENA BA'ID BEJNE 'ESFARINA WE DHELEMU 'ENFUSEHUM FEXHE'ALNAHUM 'EHADITHE WE MEZZEKNAHUM KULLE MUMEZZEKIN 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN
C 34:20. Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.
34:20. Me të vërtetë, hamendja e Iblisit për ata u vërtetua; ata shkuan pas tij, përveç një grupi besimtarësh të vërtetë.
34:20. Dhe me të vërtetë, Shejtani e përmbushi premtimin e tij ndaj tyre. Dhe ata e ndoqën atë, përveç një grupi besimtarësh.
34:20. WE LEKAD SEDDEKA 'ALEJHIM 'IBLISU DHENNEHU FE ETTEBA'UHU 'ILLA FERIKEN MINEL-MU'UMININE
C 34:21. E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.
34:21. Por ai (Iblisi) nuk ka pasur kurrfarë pushteti mbi ta. Ne vetëm kemi dashur të zbulojmë se kush beson në jetën tjetër e kush dyshon në të. Zoti yt është Mbikëqyrës i çdo gjëje.
34:21. Dhe ai nuk kishte asnjë pushtet mbi ta, përveçse që Ne të mund të dallonim atë që besonte në botën tjetër nga ai që kishte dyshime për të. Dhe Zoti yt është mbi çdo gjë Ruajtës.
34:21. WE MA KANE LEHU 'ALEJHIM MIN SULTANIN 'ILLA LINA'LEME MEN JU'UMINU BIL-'AHIRETI MIMMEN HUWE MINHA FI SHEKKIN WE REBBUKE 'ALA KULLI SHEJ'IN HEFIDHUN
C 34:22. Thuaj: "Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!" Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje.
34:22. Thuaju (o Muhamed): “Thirrini ata që i hyjnizoni krahas Allahut! Ata nuk kanë pushtet as sa pesha e një thërrmije, qoftë në qiej apo në Tokë; për ata nuk ka pjesë as në qiej, as në Tokë dhe Allahu nuk ka asnjë ndihmës nga radhët e tyre.”
34:22. Thuaj: "Thirrni ata që i pretendoni përveç Allahut. Ata nuk kanë as peshën e një grimce në qiej ose në tokë, dhe ata nuk kanë ndonjë pjesë në to, dhe për Të nuk ka asnjë ndihmës."
34:22. KUL ED'UL-LEDHINE ZE'AMTUM MIN DUNI ELLAHI LA JEMLIKUNE MITHKALE DHERRETIN FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-'ERDI WE MA LEHUM FIHIMA MIN SHIRKIN WE MA LEHU MINHUM MIN DHEHIRIN
C 34:23. Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit i jep leje, e kur hiqet frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: "Çka tha Zoti juaj!" (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: "Të vërtetën!" (u dha leje). Ai është më i larti, më i madhi.
34:23. Asnjë ndërmjetësim tek Ai nuk bën dobi, përveçse për atë që Ai jep leje. Kur t'u hiqet frika nga zemrat e tyre, ata do të thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?” dhe do të përgjigjen: “Të vërtetën! Ai është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.”
34:23. Dhe ndërmjetësimi nuk do të vlejë përveçse për atë të cilit Allahu i ka lejuar. Derisa, kur frika të hiqet nga zemrat e tyre, ata do të thonë: "Çfarë tha Zoti juaj?" Ata do të thonë: "Të vërtetën." Dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi.
34:23. WE LA TENFA'U ESH-SHEFA'ATU 'INDEHU 'ILLA LIMEN 'EDHINE LEHU HETTA 'IDHA FUZZI'A 'AN KULUBIHIM KALU MADHA KALE REBBUKUM KALUL-HEKKA WE HUWEL-'ALIJUL-KEBIRU
C 34:24. Thuaj: "Kush ju furnizon nga qiejt e nga toka?" Thuaj: "All-llahu". E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, apo në një humbje të dukshme!
34:24. Thuaju: “Kush ju furnizon juve prej qiejve dhe prej Tokës?” - Thuaju: “Allahu! Ne nuk mund të jemi që të dyja palët në rrugën e drejtë, ose ju, ose ne jemi në humbje të qartë!”
34:24. Thuaj: "Kush ju furnizon nga qiejt dhe toka?" Thuaj: "Allahu." Dhe me të vërtetë, ose ne ose ju jeni në udhëzim të drejtë ose në një devijim të qartë.
34:24. KUL MEN JERZUKUKUM MINE ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KULI ELLAHU WE 'INNA 'EW 'IJAKUM LE'ALA HUDEN 'EW FI DELALIN MUBININ