Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 34:10. Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: "O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!" Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).
34:10. Me të vërtetë, Ne i dhamë Daudit mirësi prej Nesh (dhe thamë): “O male dhe zogj! Lavdërojeni emrin Tim bashkë me Daudin”. Ne ia zbutëm atij hekurin,
34:10. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Davudit nga mirësia Jonë: "O male, dhe ju zogj, lavdëroni bashkë me të." Dhe Ne i bëmë hekuri të butë për të.
34:10. WE LEKAD 'ATEJNA DAWUDE MINNA FEDLEN JA XHIBALU 'EWWIBI ME'AHU WET-TEJRE WE 'ELENNA LEHUL-HEDIDE
C 34:11. (I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni.
34:11. (dhe i thamë): “Puno parzmore të gjera! Thuri ato me maja të barazpeshuara dhe bëj vepra të mira! Pa dyshim, Unë shoh çfarë punoni ju.”
34:11. Bëj parzmore të plota dhe rregullo zinxhirët në mënyrë të përshtatshme. Dhe bëni mirë. Me të vërtetë, Unë e shoh atë që bëni.
34:11. 'ENI A'MEL SABIGATIN WE KADDIR FI ES-SERDI WE A'MELU SALIHEN 'INNI BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 34:12. Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t'i rrjedhë burim i remit dhe me urdhrin e Zotit të tij ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhri Jonë, atij do t'ia shijojmë zjarrin e fortë.
34:12. Sulejmanit Ne ia nënshtruam erën, me të cilën udhëtimin e një muaji ai e bënte brenda një paraditeje ose një pasditeje. Ne i dhamë atij një burim të rrjedhshëm bakri të shkrirë dhe xhinde që i bëmë të punonin para syve të tij, me urdhrin e Zotit të tij. Këdo prej tyre që largohet nga urdhri ynë, do ta bëjmë që të shijojë dënimin e Zjarrit.
34:12. Dhe Ne ia nënshtruam Sulejmanit erën. Udhëtimi i saj në mëngjes ishte sa një muaj dhe udhëtimi i saj në mbrëmje ishte sa një muaj. Dhe Ne i bëmë të buronte për të burimi i bakrit të shkrirë. Dhe xhindët punuan për të me urdhrin e Zotit të tij. Dhe kushdo prej tyre që devijonte nga urdhri Ynë, Ne do ta bënim të shijonte ndëshkimin e flakës.
34:12. WE LISULEJMANE ER-RIHE GUDUWUHA SHEHRUN WE REWAHUHA SHEHRUN WE 'ESELNA LEHU 'AJNEL-KITRI WE MINEL-XHINNI MEN JA'MELU BEJNE JEDEJHI BI'IDHNI RABBIHI WE MEN JEZIG MINHUM 'AN 'EMRINA NUDHIKHU MIN 'ADHABI ES-SA'IRI
C 34:13. I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme. Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.
34:13. Ata punonin për atë çfarë të dëshironte: faltore dhe statuja, enë të gjera si puse dhe kazanë të mëdhenj të palëvizshëm. “O familje e Daudit! Bëni falënderim (për Allahun)!” Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues.
34:13. Ata i bënë atij atë që ai dëshironte: fortifikata, statuja, enë të mëdha si pellgje dhe kazanë të palëvizshëm. "O familja e Davudit, punoni me mirënjohje." Por pak janë nga robërit e Mi që janë mirënjohës.
34:13. JA'MELUNE LEHU MA JESHA'U MIN MEHARIBE WE TEMATHILE WE XHIFANIN KALXHEWABI WE KUDURIN RASIJATIN A'MELU 'ALE DAWUDE SHUKREN WE KALILUN MIN 'IBADIJE ESH-SHEKURU
C 34:14. E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
34:14. Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, atyre nuk u dha shenjë askush për vdekjen e tij, pos krimbit të drurit. Dhe, kur u rrëzua (Sulejmani), u bë e qartë se, sikur ta dinin xhindet të padukshmen, nuk do të vijonin në dënimin e poshtëruar.
34:14. Pastaj, kur Ne e përcaktuam për të vdekjen, asgjë nuk tregoi për ta vdekjen e tij përveç një krimbi që hante shkopin e tij. Por kur ai ra, atëherë u bë e qartë për xhindët se sikur ata ta kishin ditur të padukshmen, ata nuk do të kishin mbetur në ndëshkimin poshtërues.
34:14. FELEMMA KADEJNA 'ALEJHIL-MEWTE MA DELLEHUM 'ALA MEWTIHI 'ILLA DABBETUL-'ERDI TE'KULU MINSE'ETEHU FELEMMA HARRE TEBEJJENETIL-XHINNU 'EN LEW KANU JA'LEMUNEL-GAJBE MA LEBITHU FIL-'ADHABIL-MUHINI
C 34:15. Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
34:15. Vendbanimi i Sebës ishte një shenjë e qartë për banorët e tij: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (Ne u thamë atyre): “Hani nga ato që ju ka dhënë Zoti juaj dhe falënderojeni Atë. I mrekullueshëm është vendi juaj dhe Falës i madh është Zoti juaj!”
34:15. Për popullin e Sabeas ishte një shenjë në vendbanimin e tyre – dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë. "Hani nga furnizimi i Zotit tuaj dhe falënderoni Atë. Një tokë e mirë dhe një Zot Falës."
34:15. LEKAD KANE LISEBE'IIN FI MESKENIHIM 'AJETUN XHENNETANI 'AN JEMININ WE SHIMALIN KULU MIN RIZKI RABBIKUM WE ESHKURU LEHU BELDETUN TEJJIBETUN WE REBBUN GAFURUN
C 34:16. Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.
34:16. Por ata nuk ua vunë veshin (fjalëve Tona), prandaj Ne lëshuam mbi ta ujërat e digës dhe dy kopshtet e tyre ua zëvendësuam me kopshte të tjera, me fruta të idhëta marine dhe pak lotusa.
34:16. Por ata u kthyen larg, prandaj Ne dërguam mbi ta një përmbytje nga diga, dhe Ne i zëvendësuam kopshtet e tyre me dy kopshte që prodhonin fruta të hidhura, tamariskë dhe disa pemë të pakta të lotosit.
34:16. FE'A'REDU FE'ERSELNA 'ALEJHIM SEJLEL-'ARIMI WE BEDDELNAHUM BIXHENNETEJHIM XHENNETEJNI DHEWATA 'UKULIN HAMTIN WE 'ETHLIN WE SHEJ'IN MIN SIDRIN KALILIN
C 34:17. Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.
34:17. Ne i dënuam kështu si pasojë e mosbesimit dhe e mosmirënjohjes së tyre. Vallë, a dënojmë Ne tjetërkënd, përveç mosmirënjohësve?
34:17. Kjo ishte ajo që Ne i ndëshkuam ata për shkak të mosmirënjohjes së tyre. Dhe a ndëshkojmë Ne ndokënd përveç atij që është mosmirënjohës?
34:17. DHALIKE XHEZEJNAHUM BIMA KEFERU WE HEL NUXHAZI 'ILLAL-KEFURE
C 34:18. Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të përshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën.
34:18. Midis atyre dhe qyteteve që i kemi bekuar, Ne vendosëm vendbanime të dukshme buzë rrugës dhe e bëmë të lehtë udhëtimin (duke u thënë): “Udhëtoni të sigurt nëpër to natë e ditë!”
34:18. Dhe Ne vendosëm midis tyre dhe fshatrave që Ne i bekuam vendbanime të dukshme dhe caktojëm udhëtime të lehta midis tyre: "Udhëtoni në to netëve dhe ditëve të sigurta."
34:18. WE XHE'ALNA BEJNEHUM WE BEJNEL-KURA ELLETI BAREKNA FIHA KUREN DHAHIRETEN WE KADDERNA FIHA ES-SEJRE SIRU FIHA LEJALIJE WE 'EJJAMEN 'AMININE
C 34:19. Po ata thanë: "Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!" E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës.
34:19. Por ata thanë: “O Zoti ynë, bëje më të madhe largësinë e udhëtimeve tona”. kështu ata e ngarkuan veten me gjynahe dhe Ne i bëmë ata rrëfenja dhe i përndamë plotësisht. Sigurisht, në këtë, ka shenja si mësime për çdo të durueshëm dhe falënderues.
34:19. Por ata thanë: "Zoti ynë, bëji më të gjata distancat midis udhëtimeve tona." Dhe ata e bënë veten të padrejtë, prandaj Ne i bëmë ata tregime dhe i shpërndamë ata plotësisht. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për të gjithë ata që janë të duruar dhe falënderues.
34:19. FEKALU REBBENA BA'ID BEJNE 'ESFARINA WE DHELEMU 'ENFUSEHUM FEXHE'ALNAHUM 'EHADITHE WE MEZZEKNAHUM KULLE MUMEZZEKIN 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN
C 34:20. Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.
34:20. Me të vërtetë, hamendja e Iblisit për ata u vërtetua; ata shkuan pas tij, përveç një grupi besimtarësh të vërtetë.
34:20. Dhe me të vërtetë, Shejtani e përmbushi premtimin e tij ndaj tyre. Dhe ata e ndoqën atë, përveç një grupi besimtarësh.
34:20. WE LEKAD SEDDEKA 'ALEJHIM 'IBLISU DHENNEHU FE ETTEBA'UHU 'ILLA FERIKEN MINEL-MU'UMININE