Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 34:5. Ata që u përpoqën t'i mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim të keq, të dhembshëm.
34:5. Ndërsa për ata që luftojnë kundër shpalljeve Tona, duke u përpjekur që t'i pengojnë ato, do të ketë dënim të tmerrshëm dhe të dhembshëm.
34:5. Dhe ata që përpiqen të kundërshtojnë shpalljet Tona, duke u përpjekur për t'i mposhtur ato, për ata do të jetë ndëshkimi i një ndotjeje të keqe.
34:5. WEL-LEDHINE SE'AW FI 'AJATINA MU'AXHIZINE 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN MIN RIXHZIN 'ELIMUN
C 34:6. Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti, është e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të lavdishmit.
34:6. Ata, të cilëve u është dhënë dituria, e shohin se ajo, që të është zbritur ty nga Zoti yt, është e vërteta, e cila të udhëzon në rrugën e të Plotfuqishmit dhe të Denjit për çdo lavd.
34:6. Dhe ata që u është dhënë dije shohin se ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt është e vërteta dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit, të Lavdishmit.
34:6. WE JERAL-LEDHINE 'UTUL-'ILMEL-LEDHI 'UNZILE 'ILEJKE MIN RABBIKE HUWEL-HEKKA WE JEHDI 'ILA SIRATIL-'AZIZIL-HEMIDI
C 34:7. Dhe ata që nuk besuan thanë: "A doni t'ju tregojmë për një njeri që do t'ju informojë juve se si, pasi që (të vdisni e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?
34:7. Ndërsa jobesimtarët thonë: “A doni t'ju tregojmë një njeri që pretendon se, kur të shpërbëheni plotësisht e të bëheni pluhur, ju, me siguri do të rikrijoheni nga e para?
34:7. Dhe ata që nuk besojnë thonë: "A do t'ju tregojmë një njeri që ju informon se, kur të jeni shpërbërë plotësisht, ju me siguri do të krijoheni përsëri të rinj?"
34:7. WE KALEL-LEDHINE KEFERU HEL NEDULLUKUM 'ALA REXHULIN JUNEBBI'UKUM 'IDHA MUZZIKTUM KULLE MUMEZZEKIN 'INNEKUM LEFI HALKIN XHEDIDIN
C 34:8. A është duke krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?" Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhshme janë të dënuar përjetë, e tash janë në humbje të pambarim.
34:8. A po trillon gënjeshtra për Allahun apo është i çmendur?” (Nuk është kështu), por ata që nuk besojnë në jetën tjetër, do të dënohen dhe janë në humbje të madhe.
34:8. A ka shpikur ai një gënjeshtër për Allahun ose është i çmendur? Jo, por ata që nuk besojnë në botën tjetër janë në ndëshkim dhe në një devijim të largët.
34:8. 'AFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'EM BIHI XHINNETUN BELIL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI FIL-'ADHABI WE ED-DELALIL-BA'IDI
C 34:9. A nuk e shohin qiellin e tokën që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me ta ose shembim mbi ta copa nga qielli. S'ka dyshim se në këtë ka argument për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti.
34:9. Vallë, a nuk shohin ata çfarë ka para tyre e pas tyre në qiell dhe në Tokë? Sikur të donim, Ne do t'i fundosnim ata në tokë ose do të hidhnim mbi ta copa nga qielli. Me të vërtetë, në këtë ka shenjë për çdo rob që kthehet tek Allahu me pendesë.
34:9. A nuk shohin ata atë që është para tyre dhe atë që është pas tyre nga qielli dhe toka? Sikur Ne të dëshironim, do t'i bënim ata të fundosen në tokë ose do t'i bënim mbi ta të bien copa të qiellit. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për çdo rob të penduar.
34:9. 'EFELEM JEREW 'ILA MA BEJNE 'EJDIHIM WE MA HALFEHUM MINE ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'IN NESHE' NEHSIF BIHIMUL-'ERDE 'EW NUSKIT 'ALEJHIM KISEFEN MINE ES-SEMA'I 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKULLI 'ABDIN MUNIBIN
C 34:10. Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: "O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!" Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).
34:10. Me të vërtetë, Ne i dhamë Daudit mirësi prej Nesh (dhe thamë): “O male dhe zogj! Lavdërojeni emrin Tim bashkë me Daudin”. Ne ia zbutëm atij hekurin,
34:10. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Davudit nga mirësia Jonë: "O male, dhe ju zogj, lavdëroni bashkë me të." Dhe Ne i bëmë hekuri të butë për të.
34:10. WE LEKAD 'ATEJNA DAWUDE MINNA FEDLEN JA XHIBALU 'EWWIBI ME'AHU WET-TEJRE WE 'ELENNA LEHUL-HEDIDE
C 34:11. (I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni.
34:11. (dhe i thamë): “Puno parzmore të gjera! Thuri ato me maja të barazpeshuara dhe bëj vepra të mira! Pa dyshim, Unë shoh çfarë punoni ju.”
34:11. Bëj parzmore të plota dhe rregullo zinxhirët në mënyrë të përshtatshme. Dhe bëni mirë. Me të vërtetë, Unë e shoh atë që bëni.
34:11. 'ENI A'MEL SABIGATIN WE KADDIR FI ES-SERDI WE A'MELU SALIHEN 'INNI BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C 34:12. Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t'i rrjedhë burim i remit dhe me urdhrin e Zotit të tij ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhri Jonë, atij do t'ia shijojmë zjarrin e fortë.
34:12. Sulejmanit Ne ia nënshtruam erën, me të cilën udhëtimin e një muaji ai e bënte brenda një paraditeje ose një pasditeje. Ne i dhamë atij një burim të rrjedhshëm bakri të shkrirë dhe xhinde që i bëmë të punonin para syve të tij, me urdhrin e Zotit të tij. Këdo prej tyre që largohet nga urdhri ynë, do ta bëjmë që të shijojë dënimin e Zjarrit.
34:12. Dhe Ne ia nënshtruam Sulejmanit erën. Udhëtimi i saj në mëngjes ishte sa një muaj dhe udhëtimi i saj në mbrëmje ishte sa një muaj. Dhe Ne i bëmë të buronte për të burimi i bakrit të shkrirë. Dhe xhindët punuan për të me urdhrin e Zotit të tij. Dhe kushdo prej tyre që devijonte nga urdhri Ynë, Ne do ta bënim të shijonte ndëshkimin e flakës.
34:12. WE LISULEJMANE ER-RIHE GUDUWUHA SHEHRUN WE REWAHUHA SHEHRUN WE 'ESELNA LEHU 'AJNEL-KITRI WE MINEL-XHINNI MEN JA'MELU BEJNE JEDEJHI BI'IDHNI RABBIHI WE MEN JEZIG MINHUM 'AN 'EMRINA NUDHIKHU MIN 'ADHABI ES-SA'IRI
C 34:13. I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme. Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.
34:13. Ata punonin për atë çfarë të dëshironte: faltore dhe statuja, enë të gjera si puse dhe kazanë të mëdhenj të palëvizshëm. “O familje e Daudit! Bëni falënderim (për Allahun)!” Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues.
34:13. Ata i bënë atij atë që ai dëshironte: fortifikata, statuja, enë të mëdha si pellgje dhe kazanë të palëvizshëm. "O familja e Davudit, punoni me mirënjohje." Por pak janë nga robërit e Mi që janë mirënjohës.
34:13. JA'MELUNE LEHU MA JESHA'U MIN MEHARIBE WE TEMATHILE WE XHIFANIN KALXHEWABI WE KUDURIN RASIJATIN A'MELU 'ALE DAWUDE SHUKREN WE KALILUN MIN 'IBADIJE ESH-SHEKURU
C 34:14. E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
34:14. Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, atyre nuk u dha shenjë askush për vdekjen e tij, pos krimbit të drurit. Dhe, kur u rrëzua (Sulejmani), u bë e qartë se, sikur ta dinin xhindet të padukshmen, nuk do të vijonin në dënimin e poshtëruar.
34:14. Pastaj, kur Ne e përcaktuam për të vdekjen, asgjë nuk tregoi për ta vdekjen e tij përveç një krimbi që hante shkopin e tij. Por kur ai ra, atëherë u bë e qartë për xhindët se sikur ata ta kishin ditur të padukshmen, ata nuk do të kishin mbetur në ndëshkimin poshtërues.
34:14. FELEMMA KADEJNA 'ALEJHIL-MEWTE MA DELLEHUM 'ALA MEWTIHI 'ILLA DABBETUL-'ERDI TE'KULU MINSE'ETEHU FELEMMA HARRE TEBEJJENETIL-XHINNU 'EN LEW KANU JA'LEMUNEL-GAJBE MA LEBITHU FIL-'ADHABIL-MUHINI
C 34:15. Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
34:15. Vendbanimi i Sebës ishte një shenjë e qartë për banorët e tij: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (Ne u thamë atyre): “Hani nga ato që ju ka dhënë Zoti juaj dhe falënderojeni Atë. I mrekullueshëm është vendi juaj dhe Falës i madh është Zoti juaj!”
34:15. Për popullin e Sabeas ishte një shenjë në vendbanimin e tyre – dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë. "Hani nga furnizimi i Zotit tuaj dhe falënderoni Atë. Një tokë e mirë dhe një Zot Falës."
34:15. LEKAD KANE LISEBE'IIN FI MESKENIHIM 'AJETUN XHENNETANI 'AN JEMININ WE SHIMALIN KULU MIN RIZKI RABBIKUM WE ESHKURU LEHU BELDETUN TEJJIBETUN WE REBBUN GAFURUN