Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 34:32. E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: "A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!"
34:32. Ata që madhështoheshin, do t'u thonë atyre që i quanin për të dobët: “Vallë, ne ju penguam nga udhëzimi i Allahut, kur ju erdhi juve?! Jo, por ju jeni keqbërës!”
34:32. Ata që ishin arrogantë do t'u thonë atyre që ishin të dobët: "A mos ju penguam ne nga udhëzimi pasi ai ju erdhi? Jo, por ju ishit mëkatarë."
34:32. KALEL-LEDHINE ESTEKBERU LILLEDHINE ESTUD'IFU 'ENEHNU SEDEDNAKUM 'ANIL-HUDA BA'DE 'IDH XHA'EKUM BEL KUNTUM MUXHRIMINE
C 34:33. E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t'i bëjmë Atij shokë. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e atyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.
34:33. Ndërsa të dobëtit do t'u thonë atyre që madhështoheshin: “Nuk është kështu! Ju keni komplotuar natë e ditë, duke na urdhëruar, që ta mohonim Allahun dhe t'i vishnim Atij (zota të tjerë) të barabartë me Atë”. Dhe ata do ta fshehin pikëllimin, kur ta shohin dënimin. Ne do të vëmë vargonj në qafat e atyre që mohuan. A do të ndëshkohen ndryshe, veçse sipas asaj që kanë bërë?!
34:33. Dhe ata që ishin të dobët do t'u thonë atyre që ishin arrogantë: "Jo, por ishte dinakëria juaj natën dhe ditën, kur ju na urdhëruat që të mos besonim në Allahun dhe të bënim Atij të barabartë." Dhe ata do të fshehin pendimin e tyre kur të shohin ndëshkimin. Dhe Ne do të vëmë pranga në qafat e atyre që nuk besuan. A mos do të shpërbleheni përveçse për atë që keni bërë?
34:33. WE KALEL-LEDHINE ESTUD'IFU LILLEDHINE ESTEKBERU BEL MEKRUL-LEJLI WE EN-NEHARI 'IDH TE'MURUNENA 'EN NEKFURE BILLAHI WE NEXH'ALE LEHU 'ENDADEN WE 'ESERRU EN-NEDAMETE LEMMA RE'EWL-'ADHABE WE XHE'ALNAL-'EGLALE FI 'A'NAKIL-LEDHINE KEFERU HEL JUXHZEWNE 'ILLA MA KANU JA'MELUNE
C 34:34. Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thonin: "Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar".
34:34. Në çdo vendbanim që Ne kemi nisur ndonjë të dërguar, ata që bënin jetë luksoze thoshin: “Me të vërtetë, ne nuk besojmë në mesazhin që keni sjellë!”
34:34. Dhe Ne nuk kemi dërguar asnjë paralajmërues në ndonjë qytet përveçse ata që jetonin në luks në të thanë: "Ne mohojmë atë që ju është dërguar."
34:34. WE MA 'ERSELNA FI KARJETIN MIN NEDHIRIN 'ILLA KALE MUTREFUHA 'INNA BIMA 'URSILTUM BIHI KAFIRUNE
C 34:35. Ata thoshin: "Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi të ndëshkuar".
34:35. Dhe thanë: “Ne kemi më shumë pasuri dhe fëmijë, prandaj ne nuk do të jemi të dënuar.”
34:35. Dhe ata thonë: "Ne kemi më shumë pasuri dhe fëmijë, dhe ne nuk do të ndëshkohemi."
34:35. WE KALU NEHNU 'EKTHERU 'EMWALEN WE 'EWLADAN WE MA NEHNU BIMU'ADHDHEBINE
C 34:36. Thuaj: "All-llahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk e dinë".
34:36. Thuaju: “Pa dyshim, Zoti im ia shton riskun ose ia pakëson kujt të dojë, por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë.”
34:36. Thuaj: "Me të vërtetë, Zoti im zgjeron furnizimin për kë të dojë dhe e ngushton atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë."
34:36. KUL 'INNE RABBI JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U WE JEKDIRU WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 34:37. Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.
34:37. As pasuria juaj, as fëmijët tuaj nuk do t'ju afrojnë më shumë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (e meritojnë këtë). Ata do të kenë shpërblim të shumëfishtë për atë që kanë bërë dhe do të jenë të sigurtë në banesa të larta (në Xhenet).
34:37. Dhe nuk janë pasuritë tuaja dhe as fëmijët tuaj ato që ju afrojnë pranë Nesh, por vetëm ai që beson dhe bën vepra të mira. Për ata, do të jetë një shpërblim i shumëfishtë për atë që kanë bërë, dhe ata do të jenë të sigurt në dhomat e larta.
34:37. WE MA 'EMWALUKUM WE LA 'EWLADUKUM BI-ETI TUKARRIBUKUM 'INDENA ZULFA 'ILLA MEN 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN FE'ULA'IKE LEHUM XHEZA'U ED-DI'FI BIMA 'AMILU WE HUM FIL-GURUFATI 'AMINUNE
C 34:38. Ndërsa ata që përpiqen t'i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë të dënuar.
34:38. Ndërsa, ata që përpiqen t'i luftojnë shpalljet Tona, ata do të dënohen.
34:38. Dhe ata që përpiqen të kundërshtojnë shpalljet Tona, për ata do të jetë ndëshkimi i një ndotjeje të keqe.
34:38. WEL-LEDHINE JES'AWNE FI 'AJATINA MU'AXHIZINE 'ULA'IKE FIL-'ADHABI MUHDERUNE
C 34:39. Thuaj: "S'ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh".
34:39. Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im i jep begati të bollshme kujt të dojë nga robërit e Tij dhe ia pakëson kujt të dojë. Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë.”
34:39. Thuaj: "Me të vërtetë, Zoti im zgjeron furnizimin për kë të dojë nga robërit e Tij dhe e ngushton atë për kë të dojë. Dhe çfarëdo që ju jepni nga pasuria juaj, Ai e zëvendëson atë. Dhe Ai është më i Miri i furnizuesve."
34:39. KUL 'INNE RABBI JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U MIN 'IBADIHI WE JEKDIRU LEHU WE MA 'ENFEKTUM MIN SHEJ'IN FEHUWE JUHLIFUHU WE HUWE HAJRU ER-RAZIKINE
C 34:40. Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: "A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?"
34:40. Ditën, kur do t'i tubojë të gjithë, do t'u thotë engjëjve: “Vallë, këta juve ju adhuronin?”
34:40. Dhe një ditë, Ai do t'i mbledhë të gjithë dhe pastaj do t'u thotë engjëjve: "A ishin këta që ju adhuruat?"
34:40. WE JEWME JEHSHURUHUM XHEMI'EN THUMME JEKULU LILMELA'IKETI 'EHA'UULA' 'IJAKUM KANU JA'BUDUNE
C 34:41. Ata (engjëjt) thonë: "I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre".
34:41. Ata do të thonë: “Qofsh i lavdëruar Ti, o Zoti ynë! Ti je Mbrojtësi ynë, jo ata. Ata adhuronin xhindet dhe shumica e mohuesve u besonin atyre.”
34:41. Ata do të thonë: "I Lartësuar je Ti! Ti je Miku ynë, jo ata. Por ata adhuronin xhindët. Shumica e tyre ishin besimtarë në ta."
34:41. KALU SUBHANEKE 'ENTE WELIJUNA MIN DUNIHIM BEL KANU JA'BUDUNEL-XHINNE 'EKTHERUHUM BIHIM MU'UMINUNE
C 34:42. E sot pra, Nuk keni gjë në dorë t'i bëni as dobi, as dëm njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: "Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!"
34:42. Atë Ditë ata nuk do të mund t'i bëjnë as dobi, as dëm njëri tjetrit. Ne do t'u themi keqbërësve: “Shijoni dënimin e zjarrit të cilin e keni mohuar!”
34:42. Prandaj, sot, as ju nuk keni asnjë fuqi për të ndihmuar ose për të dëmtuar njëri-tjetrin. Dhe Ne do t'u themi atyre që bënë padrejtësi: "Shijoni ndëshkimin e zjarrit, atë që ju e përgënjeshtruat."
34:42. FALJEWME LA JEMLIKU BA'DUKUM LIBA'DIN NEF'EN WE LA DERRAN WE NEKULU LILLEDHINE DHELEMU DHUKU 'ADHABE EN-NARI ELLETI KUNTUM BIHA TUKEDHDHIBUN