Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 21. Enbija
Ajete: 112

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 21:1. Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.
21:1. Po u afrohet njerëzve dita për të dhënë llogari, por ata vazhdojnë të jenë të shkujdesur e të shmangur (nga e vërteta).
21:1. EKTEREBE LILNNASI HISABUHUM WE HUM FI GAFLETIN MU’RIDUNE
C 21:2. Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur'an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.
21:2. Sa herë që atyre u vjen nga Zoti i tyre ndonjë paralajmërim i ri, ata e dëgjojnë, duke u tallur me të.
21:2. MA JE’TIHIM MIN DHIKRIN MIN RABBIHIM MUHDETHIN ‘ILLA ESTEMA’UHU WE HUM JEL’ABUNE
C 21:3. Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): "A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t'ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?"
21:3. Zemrat e tyre janë të hutuara. Ndërsa ata që janë idhujtarë, flasin fshehurazi: “A është ky (Muhamedi) diçka tjetër, përveçse njeri si ju? Vallë, a do të shkoni ju pas magjisë (së tij), kur e shikoni me sytë tuaj?
21:3. LAHIJETEN KULUBUHUM WE ‘ESERRU EN-NEXHWAL-LEDHINE DHELEMU HEL HADHA ‘ILLA BESHERUN MITHLUKUM ‘EFETE’TUNE ES-SIHRE WE ‘ENTUM TUBSIRUNE
C 21:4. Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im di për thënien që thuhet në qiell e në tokë (pra di edhe për bisedën tuaj), Ai është më dëgjuesi, më i dijshmi!"
21:4. (I Dërguari) tha: “Zoti im e di se ç’flitet qoftë në qiell, qoftë në Tokë, Ai dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.”
21:4. KALE RABBI JA’LEMUL-KAWLE FI ES-SEMA’I WEL-’ERDI WE HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C 21:5. Ata madje thanë: "(për Kur'anin) Ëndrra të përziera, madje thanë se ai (Muhammedi) vetë e trilloi, ai është poet! Le të na sjellë një mrekulli ashtu si u dërguan të mëparshmit (me mrekulli)!"
21:5. Ata thonë: “Këto janë vetëm ëndrra të turbullta! Ose ai i ka trilluar ato. Madje ai është poet. Le të na sjellë një mrekulli, ashtu si i kanë sjellë të dërguarit e parë!”
21:5. BEL KALU ‘EDGATHU ‘EHLAMIN BEL EFTERAHU BEL HUWE SHA’IRUN FELJE’TINA BI’AJETIN KEMA ‘URSILEL-’EWWELUNE
C 21:6. Banorët e qyteteve para tyre nuk i besuan (mrekullitë), prandaj Ne i shkatërruam, a mos do të besojnë këta?
21:6. Asnjë vendbanim nga ata që i kemi shkatërruar, nuk ka besuar e vallë, a do të besojnë këta?
21:6. MA ‘AMENET KABLEHUM MIN KARJETIN ‘EHLEKNAHA ‘EFEHUM JU’UMINUNE
C 21:7. Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.
21:7. Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve, u kemi shpallur; andaj, pyetni njerëzit e shkrimeve (të mëparshme), nëse ju nuk dini!
21:7. WE MA ‘ERSELNA KABLEKE ‘ILLA RIXHALEN NUHI ‘ILEJHIM FAS’ELU ‘EHLE EDH-DHIKRI ‘IN KUNTUM LA TA’LEMUNE
C 21:8. Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm).
21:8. Dhe ne nuk i kemi bërë ata (të dërguarit) trupa që nuk hanë ushqim, as nuk kanë qenë të pavdekshëm.
21:8. WE MA XHE’ALNAHUM XHESEDEN LA JE’KULUNET-TA’AME WE MA KANU HALIDINE
C 21:9. Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.
21:9. Pastaj, ua kemi përmbushur atyre premtimin e i kemi shpëtuar së bashku me njerëzit (besimtarë) që kemi dashur; ndërsa i kemi shkatërruar ata që e kanë shkelur kufirin (mohuesit).
21:9. THUMME SEDEKNAHUMUL-WA’DE FE’ENXHEJNAHUM WE MEN NESHA’U WE ‘EHLEKNAL-MUSRIFINE
C 21:10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin gjendet krenaria juaj?
21:10. Ne të kemi shpallur Librin, i cili është përkujtesë për ju. Vallë, a nuk po kuptoni?
21:10. LEKAD ‘ENZELNA ‘ILEJKUM KITABEN FIHI DHIKRUKUM ‘EFELA TA’KILUNE
C 21:11. Ne shpartalluam sa vendbanime që ishin mizore, e në vend të tyre sollëm popull tjetër.
21:11. Sa e sa vendbanime, banorët e të cilëve kanë qenë mohues, i kemi shkatërruar; e pas tyre kemi ngritur popuj të tjerë!
21:11. WE KEM KASEMNA MIN KARJETIN KANET DHALIMETEN WE ‘ENSHE’NA BA’DEHA KAWMEN ‘AHARINE
C 21:12. E ata kur e hetonin forcën e dënimit tonë, iknin me shpejtësi.
21:12. Kur e ndienin dënimin Tonë, ata iknin me të shpejtë.
21:12. FELEMMA ‘EHESSU BE’SENA ‘IDHA HUM MINHA JERKUDUNE
C 21:13. (atëherë atyre u thuhej) Mos ikni, po kthehuni në begatitë dhe në vendbanimet tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh (e gjithë kjo ishte një ironi kundër tyre).
21:13. Mos ikni! Kthehuni atje, në luksin tuaj dhe në pallatet tuaja, se ju do të pyeteni.”
21:13. LA TERKUDU WE ERXHI’U ‘ILA MA ‘UTRIFTUM FIHI WE MESAKINIKUM LE’ALLEKUM TUS’ELUNE
C 21:14. Ata thonin: "O shkatërrimi ynë, vërtet ne ishim zullumqarë!"
21:14. Ata do të thonë: “Mjerë ne, me të vërtetë, kemi qenë keqbërës!”
21:14. KALU JA WEJLENA ‘INNA KUNNA DHALIMINE
C 21:15. Mjerimi i tyre vazhdoi ashtu derisa i bëmë të korrur e të ftohur (të vdekur).
21:15. Këto rënkime të tyre nuk pushuan, derisa Ne i palosëm si drithë i korrur.
21:15. FEMA ZALET TILKE DA’WAHUM HETTA XHE’ALNAHUM HESIDEN HAMIDINE
C 21:16. Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka ka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).
21:16. Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe Tokën e ç’gjendet në mes tyre, për të luajtur (pa qëllim).
21:16. WE MA HALEKNA ES-SEMA’E WEL-’ERDE WE MA BEJNEHUMA LA’IBINE
C 21:17. Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk e bëmë atë.
21:17. Sikur të donim argëtim, Ne do ta bënim me gjërat pranë Nesh (si engjëjt, hyrijet etj.), nëse do të bënim diçka të tillë.
21:17. LEW ‘EREDNA ‘EN NETTEHIDHE LEHWEN LATTEHADHNAHU MIN LEDUNNA ‘IN KUNNA FA’ILINE
C 21:18. Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.).
21:18. Por Ne e godasim të pavërtetën, me të vërtetën, e cila e shkatërron atë dhe ajo zhduket. Dhe, mjerë për ju, për atë që i vishni (Allahut!)
21:18. BEL NEKDHIFU BIL-HEKKI ‘ALEL-BATILI FEJEDMEGUHU FE’IDHA HUWE ZAHIKUN WE LEKUMUL-WEJLU MIMMA TESIFUNE
C 21:19. Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e në tokë! E ata që janë pranë Tij (melaiket), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton.
21:19. Atij i përket gjithkush që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ata që janë tek Ai (engjëjt), nuk ngurrojnë për të adhuruar Atë e nuk ndiejnë lodhje,
21:19. WE LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE MEN ‘INDEHU LA JESTEKBIRUNE ‘AN ‘IBADETIHI WE LA JESTEHSIRUNE
C 21:20. Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten.
21:20. por e lavdërojnë (Atë) natën dhe ditën, paprerë.
21:20. JUSEBBIHUNEL-LEJLE WE EN-NEHARE LA JEFTURUNE
C 21:21. A mos morën ata zota prej toke që mund Të ringjallin (të vdekurit)?
21:21. Vallë, a mos i kanë marrë zotat prej dheu, që të ishin në gjendje t’i ngjallnin të vdekurit?
21:21. ‘EM ETTEHADHU ‘ALIHETEN MINEL-’ERDI HUM JUNSHIRUNE
C 21:22. Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është All-llahu, Zoti i Arshit.
21:22. Sikur në qiej dhe në Tokë të kishte zota të tjerë, përveç Allahut, si qiejt, ashtu edhe Toka do të shkatërroheshin. Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i Fronit dhe i lartësuar mbi çka ia veshin Atij!
21:22. LEW KANE FIHIMA ‘ALIHETUN ‘ILLALLAHU LEFESEDETA FESUBHANEL-LAHI RABBIL-’ARSHI ‘AMMA JESIFUNE
C 21:23. Ai nuk pyetet se çka punon, po ata, (njerëzit), pyeten.
21:23. Ai nuk mund të pyetet për atë që punon, kurse ata do të pyeten.
21:23. LA JUS’ELU ‘AMMA JEF’ALU WE HUM JUS’ELUNE
C 21:24. A përvetësuan ata zota të tjerë pos Tij? Thuaj: "Silleni argumentin tuaj!" Ky (Kur'ani) është argument për këta që tani janë me mua dhe për ata që ishin para meje, por shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, andaj edhe nuk vështrojnë.
21:24. Vallë, a adhurojnë ata të tjerë zota, në vend të Atij?! Thuaj: “Sillni provën tuaj!” Ky është mesazhi për ata që janë me mua dhe i atyre që kanë qenë para meje, por shumica e tyre nuk e di të Vërtetën dhe shmangen nga ajo”.
21:24. ‘EM ETTEHADHU MIN DUNIHI ‘ALIHETEN KUL HATU BURHANEKUM HADHA DHIKRU MEN MA’IJE WE DHIKRU MEN KABLI BEL ‘EKTHERUHUM LA JA’LEMUNEL-HEKKA FEHUM MU’RIDUNE
C 21:25. Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!"
21:25. Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!”
21:25. WE MA ‘ERSELNA MIN KABLIKE MIN RESUL IN’ILLA NUHI ‘ILEJHI ‘ENNEHU LA ‘ILAHE ‘ILLA ‘ENA FA’BUDUNI
C 21:26. E ata thanë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!
21:26. Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka për Vete një bir (prej engjëjve)”. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar! Jo, ata (engjëjt) janë robër të nderuar.
21:26. WE KALU ETTEHADHE ER-REHMANU WELEDEN SUBHANEHU BEL ‘IBADUN MUKREMUNE
C 21:27. Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.
21:27. Ata nuk flasin para (Fjalës së) Tij dhe veprojnë me Urdhrin e Tij.
21:27. LA JESBIKUNEHU BIL-KAWLI WE HUM BI’EMRIHI JA’MELUNE
C 21:28. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.
21:28. Ai e di se ç’ka para tyre (ç’kanë vepruar) dhe ç’ka pas tyre (çfarë do të veprojnë), ndërsa ata ndërmje-tësojnë vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur, e prej frikës së Tij qëndrojnë me nderim dhe frikë (se mos i ndëshkon).
21:28. JA’LEMU MA BEJNE ‘EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE LA JESHFA’UNE ‘ILLA LIMENI ERTEDA WE HUM MIN HASHJETIHI MUSHFIKUNE
C 21:29. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.
21:29. Këdo prej tyre që thotë: “Unë jam zot, përveç Atij”, Ne e dënojmë me Xhehenem. Kështu i “shpërblejmë” keqbërësit.
21:29. WE MEN JEKUL MINHUM ‘INNI ‘ILEHUN MIN DUNIHI FEDHALIKE NEXHZIHI XHEHENNEME KEDHALIKE NEXHZI EDH-DHALIMINE
C 21:30. A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
21:30. A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?!
21:30. ‘EWELEM JERAL-LEDHINE KEFERU ‘ENNE ES-SEMAWATI WEL-’ERDE KANETA RETKEN FEFETEKNAHUMA WE XHE’ALNA MINEL-MA’I KULLE SHEJ’IN HEJJIN ‘EFELA JU’UMINUNE
C 21:31. Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë, në mënyrë që ata të dinë të orientohen.
21:31. Ne vendosëm nëpër Tokë male të patundura, që ajo të mos lëkundet bashkë me njerëzit dhe bëmë lugina dhe rrugë për të udhëtuar në to.
21:31. WE XHE’ALNA FIL-’ERDI REWASIJE ‘EN TEMIDE BIHIM WE XHE’ALNA FIHA FIXHAXHEN SUBULAN LE’ALLEHUM JEHTEDUNE
C 21:32. Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.
21:32. Ne e bëmë qiellin mbulesë të mbrojtur, por përsëri ata shmangen nga shenjat që gjenden aty.
21:32. WE XHE’ALNA ES-SEMA’E SEKFEN MEHFUDHAN WE HUM ‘AN ‘AJATIHA MU’RIDUNE
C 21:33. Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.
21:33. Allahu është Ai, i Cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; e të gjitha këto lundrojnë në gjithësi.
21:33. WE HUWEL-LEDHI HALEKAL-LEJLE WE EN-NEHARE WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN FI FELEKIN JESBEHUNE
C 21:34. Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?
21:34. Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm?!
21:34. WE MA XHE’ALNA LIBESHERIN MIN KABLIKEL-HULDE ‘EFE’IN MITTE FEHUMUL-HALIDUNE
C 21:35. Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.
21:35. Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.
21:35. KULLU NEFSIN DHA’IKATUL-MEWTI WE NEBLUKUM BISH-SHERRI WEL-HAJRI FITNETEN WE ‘ILEJNA TURXHA’UNE
C 21:36. E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): "A ky është ai që përgojon zotat tuaj!" E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
21:36. Kur të shohin jobesimtarët, ata tallen me ty (duke thënë): “Ky është ai që i përmend (për keq) zotat tuaj?” Ndërkohë, ata e mohojnë Këshillën e të Gjithëmëshirshmit.
21:36. WE ‘IDHA RE’AKEL-LEDHINE KEFERU ‘IN JETTEHIDHUNEKE ‘ILLA HUZUEN ‘EHEDHAL-LEDHI JEDHKURU ‘ALIHETEKUM WE HUM BIDHIKRI ER-REHMANI HUM KAFIRUNE
C 21:37. Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t'ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t'u vijë më shpejtë.
21:37. Njeriu është krijuar i ngutur. Unë do t’jua tregoj shenjat e Mia, prandaj mos më kërkoni të ngutem.
21:37. HULIKAL-’INSANU MIN ‘AXHELIN SE’URIKUM ‘AJATI FELA TESTA’XHILUNI
C 21:38. Ata thanë: "Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse e thoni të vërtetën?"
21:38. Ata thonë: “Kur do të bëhet ky premtim, nëse flisni të vërtetën?”
21:38. WE JEKULUNE META HADHAL-WA’DU ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 21:39. Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
21:39. Sikur mohuesit ta dinin kohën, kur nuk do të mund ta shmangin zjarrin nga fytyrat dhe shpinat e tyre dhe nuk do të ndihmohen, (nuk do të flisnin kështu)!
21:39. LEW JA’LEMUL-LEDHINE KEFERU HINE LA JEKUFFUNE ‘AN WUXHUHIHIMU EN-NARE WE LA ‘AN DHUHURIHIM WE LA HUM JUNSERUNE
C 21:40. Por atyre do t'u vijë befas, do t'i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat.
21:40. Por atyre (Kiameti) do t’u vijë papritmas e do t’i trullosë, kështu që nuk do të mund ta shmangin atë e as nuk do t’u jepet afat!
21:40. BEL TE’TIHIM BEGTETEN FETEBHETUHUM FELA JESTETI’UNE REDDEHA WE LA HUM JUNDHERUNE
C 21:41. Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin.
21:41. Në të vërtetë, janë përqeshur edhe të dërguar të tjerë para teje, por shpotitësve u erdhi dënimi, me të cilin talleshin.
21:41. WE LEKADI ESTUHZI’E BIRUSULIN MIN KABLIKE FEHAKA BIEL-LEDHINE SEHIRU MINHUM MA KANU BIHI JESTEHZI’UN
C 21:42. Thuaj: "Kush ju mbron juve prej (dënimit të) të Madhëruarit natën e ditën?" Por jo, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre.
21:42. Thuaj: “Kush do t’ju ruajë natën dhe ditën (nga dënimi) i të Gjithëmëshirshmit?” Jo, askush! E, megjithatë, ata shmangen nga përmendja e Zotit të tyre.
21:42. KUL MEN JEKLE’UUKUM BIL-LEJLI WE EN-NEHARI MINE ER-REHMANI BEL HUM ‘AN DHIKRI RABBIHIM MU’RIDUNE
C 21:43. A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t'i ndihmojnë vetvetes (e lëre më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.
21:43. Apo ata kanë zota të tjerë, të cilët mund t’i mbrojnë prej Nesh? Këta nuk mund të ndihmojnë as veten dhe askush nuk mund t’i marrë në mbrojtje kundër Nesh.
21:43. ‘EM LEHUM ‘ALIHETUN TEMNA’UHUM MIN DUNINA LA JESTETI’UNE NESRE ‘ENFUSIHIM WE LA HUM MINNA JUSHEBUNE
C 21:44. Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?
21:44. Ne u dhamë atyre dhe baballarëve të tyre kënaqësi e ua zgjatëm jetën. A nuk e shohin vallë ata që Ne i qasemi tokës së tyre dhe ia cungojmë skajet? E si mund të jenë ata fitues?!
21:44. BEL METTA’NA HA’UULA’ WE ‘ABA’EHUM HETTA TALE ‘ALEJHIMUL-’UMURU ‘EFELA JEREWNE ‘ENNA NE’TIL-’ERDE NENKUSUHA MIN ‘ETRAFIHA ‘EFEHUMUL-GALIBUNE
C 21:45. Thuaj: "Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja".
21:45. Thuaj: “Unë vetëm ju paralajmëroj, me atë që më është shpallur”. Por, shurdhët nuk e dëgjojnë thirrjen kur paralajmërohen.
21:45. KUL ‘INNEMA ‘UNDHIRUKUM BIL-WEHJI WE LA JESMA’U ES-SUMMU ED-DU’A’E ‘IDHA MA JUNDHERUNE
C 21:46. E sikur t'i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: "Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi"!
21:46. Sikur ata t’i prekte një puhi prej dënimit të Zotit tënd, me siguri, do të thoshin: “Mjerë ne që kemi qenë keqbërës!”
21:46. WE LE’IN MESSET/HUM NEFHETUN MIN ‘ADHABI RABBIKE LEJEKULUNNE JA WEJLENA ‘INNA KUNNA DHALIMINE
C 21:47. Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.
21:47. Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.
21:47. WE NEDA’UL-MEWAZINEL-KISTE LIJEWMIL-KIJAMETI FELA TUDHLEMU NEFSUN SHEJ’EN WE ‘IN KANE MITHKALE HEBBETIN MIN HARDELIN ‘ETEJNA BIHA WE KEFA BINA HASIBINE
C 21:48. Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin mes të vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit.
21:48. Ne i dhamë Musait dhe Harunit Dalluesin, që është dritë dhe këshillë për të devotshmit,
21:48. WE LEKAD ‘ATEJNA MUSA WE HARUNEL-FURKANE WE DIJA’EN WE DHIKREN LILMUTTEKINE
C 21:49. Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit.
21:49. që i frikësohen Zotit të tyre - edhe kur nuk i sheh askush dhe, që i tremben Orës (së Kiametit).
21:49. EL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM BIL-GAJBI WE HUM MINE ES-SA’ATI MUSHFIKUNE
C 21:50. Edhe ky (Kur'ani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni.
21:50. Ndërsa ky (Kuran) është Këshillë e bekuar, të cilën Ne e kemi shpallur, prandaj, si mund ta mohoni ju atë?!
21:50. WE HEDHA DHIKRUN MUBAREKUN ‘ENZELNAHU ‘EFE’ENTUM LEHU MUNKIRUNE
C 21:51. Ne ia dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne e kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi).
21:51. Në të vërtetë, Ne e udhëzuam Ibrahimin në rrugë të drejtë qysh më parë dhe e njihnim atë (se ishte i aftë për këtë gjë).
21:51. WE LEKAD ‘ATEJNA ‘IBRAHIME RUSHDEHU MIN KABLU WE KUNNA BIHI ‘ALIMINE
C 21:52. Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: "Ç'janë këto statuja që i adhuroni?"
21:52. Kur ai i tha të atit dhe popullit të tij: “Ç’janë këta idhuj, që ju po i adhuroni kaq shumë?”,
21:52. ‘IDH KALE LI’EBIHI WE KAWMIHI MA HEDHIHIT-TEMATHILU ELLETI ‘ENTUM LEHA ‘AKIFUNE
C 21:53. Ata thanë: "I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin".
21:53. ata thanë: “Baballarët tanë i adhuronin këta.”
21:53. KALU WEXHEDNA ‘ABA’ENA LEHA ‘ABIDINE
C 21:54. Ai u tha: "Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!"
21:54. (Ibrahimi) tha: “Me të vërtetë, ju dhe baballarët tuaj keni qenë në humbje të qartë.”
21:54. KALE LEKAD KUNTUM ‘ENTUM WE ‘ABA’UUKUM FI DELALIN MUBININ
C 21:55. Ata thanë: "Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!"
21:55. Ata thanë: “A po na sjell të Vërtetën apo je nga ata që tallen?”
21:55. KALU ‘EXHI’TENA BIL-HEKKI ‘EM ‘ENTE MINEL-LA’IBINE
C 21:56. Atëherë ai tha: "Jo, por Zoti juaj është Zot i qiejve e i tokës, është Ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!"
21:56. Ai tha: “Jo, por Zoti juaj është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Është Ai që i ka krijuar ato, ndërsa unë jam njëri prej atyre që e dëshmojnë këtë.
21:56. KALE BEL REBBUKUM REBBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDIL-LEDHI FETEREHUNNE WE ‘ENA ‘ALA DHALIKUM MINE ESH-SHAHIDINE
C 21:57. Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t'ia bërë atë që duhet statujave tuaja!
21:57. (Betohem) për Allahun, se do t’i flak idhujt tuaj, posa të largoheni ju!”
21:57. WE TALLLEHI LE’EKIDENNE ‘ESNAMEKUM BA’DE ‘EN TUWELLU MUDBIRINE
C 21:58. Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se atij do t'i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu).
21:58. Dhe i bëri ata copa-copa, përveç idhullit të tyre më të madh, kështu që ata t’i drejtoheshin atij.
21:58. FEXHE’ALEHUM XHUDHADHEN ‘ILLA KEBIRAN LEHUM LE’ALLEHUM ‘ILEJHI JERXHI’UNE
C 21:59. (Kur u kthyen i panë) Ata thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!"
21:59. Disa thanë: “Kush i bëri kështu zotat tanë? Me të vërtetë, ai është keqbërës!”
21:59. KALU MEN FE’ALE HADHA BI’ALIHETINA ‘INNEHU LEMINE EDH-DHALIMINE
C 21:60. (pastaj) Thanë: "Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim".
21:60. Të tjerët u përgjigjën: “Dëgjuam një djalosh që i përgojonte, quhej Ibrahim.”
21:60. KALU SEMI’NA FETEN JEDHKURUHUM JUKALU LEHU ‘IBRAHIMU
C 21:61. Ata thanë: "Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)".
21:61. “Atëherë silleni atë para syve të botës, që ata të dëshmojnë” – thanë ata.
21:61. KALU FE’TU BIHI ‘ALA ‘A’JUNI EN-NASI LE’ALLEHUM JESH/HEDUNE
C 21:62. I thanë: "A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?"
21:62. Ata e pyetën: “Ti i bëre kështu zotat tanë, o Ibrahim?”
21:62. KALU ‘E’ENTE FE’ALTE HADHA BI’ALIHETINA JA ‘IBRAHIMU
C 21:63. Ai tha: "Jo, por atë e bëri i madhi i tyre, ju pyeteni ata nëse janë që flasin?"
21:63. Ai tha: “Jo! Këtë e ka bërë ky i madhi i tyre. Pyesni ata, nëse flasin!”
21:63. KALE BEL FE’ALEHU KEBIRUHUM HADHA FAS’ELUHUM ‘IN KANU JENTIKUNE
C 21:64. Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: "Vërtet, ju jeni mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)".
21:64. Atëherë ata i thirrën mendjes dhe i thanë njëri-tjetrit: “Me të vërtetë, ju vetë jeni keqbërësit.”
21:64. FEREXHA’U ‘ILA ‘ENFUSIHIM FEKALU ‘INNEKUM ‘ENTUMU EDH-DHALIMUNE
C 21:65. Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: "Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!"
21:65. Pastaj ulën kokat dhe i thanë: “Sigurisht që ti e di, se këta nuk flasin!”
21:65. THUMME NUKISU ‘ALA RU’USIHIM LEKAD ‘ALIMTE MA HA’UULA’ JENTIKUNE
C 21:66. Ai tha: "A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?"
21:66. Ai u tha: “Mos vallë, ju adhuroni në vend të Allahut gjëra që nuk mund t’ju sjelljn kurrfarë dobie e as dëmi?!
21:66. KALE ‘EFETA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JENFA’UKUM SHEJ’EN WE LA JEDURRUKUM
C 21:67. Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?"
21:67. Mjerë ju dhe mjerë ata që ju i adhuroni në vend të Allahut! A nuk arsyetoni?!”
21:67. ‘UFFIN LEKUM WE LIMA TA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI ‘EFELA TA’KILUNE
C 21:68. Atëherë ata thanë: "Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t'u ndihmoni!"
21:68. Ata thirrën: “Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni të bëni ndonjë vepër!”
21:68. KALU HERRIKUHU WE ENSURU ‘ALIHETEKUM ‘IN KUNTUM FA’ILINE
C 21:69. Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!"
21:69. Ne thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”
21:69. KULNA JA NARU KUNI BERDEN WE SELAMAN ‘ALA ‘IBRAHIME
C 21:70. Ata deshën t'i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit.
21:70. Ata deshën ta lëndonin, por Ne i bëmë të dështonin.
21:70. WE ‘ERADU BIHI KEJDEN FEXHE’ALNAHUMUL-’EHSERINE
C 21:71. E Ne e shpëtuam atë e edhe Lutin në atë tokën që e kemi bekuar për njerëz.
21:71. Ne e shpëtuam atë dhe Lutin (dhe i çuam) në tokën, të cilën e kemi bekuar për njerëzit.
21:71. WE NEXHXHEJNAHU WE LUTEN ‘ILAL-’ERDI ELLETI BAREKNA FIHA LIL’ALEMINE
C 21:72. Dhe ia falëm atij Is'hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë).
21:72. Ne i dhuruam atij Is’hakun dhe Jakubin si dhunti dhe të gjithë i bëmë të drejtë.
21:72. WE WEHEBNA LEHU ‘ISHAKA WE JA’KUBE NAFILETEN WE KULLEN XHE’ALNA SALIHINE
C 21:73. Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhrit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.
21:73. Ne i bëmë ata udhëheqës që udhëzonin sipas urdhrit Tonë dhe i frymëzuam që të bënin vepra të mira, të kryenin faljet dhe të jepnin zeqatin, dhe ata vetëm Ne na adhuruan.
21:73. WE XHE’ALNAHUM ‘E’IMMETEN JEHDUNE BI’EMRINA WE ‘EWHEJNA ‘ILEJHIM FI’LEL-HAJRATI WE ‘IKAME ES-SELETI WE ‘ITA’E EZ-ZEKATI WE KANU LENA ‘ABIDINE
C 21:74. Dhe Ne Lutit i dhamë të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanimi) që bënte punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur.
21:74. Lutit i dhamë urtësi dhe dituri, dhe e shpëtuam prej vendbanimit ku bëheshin vepra të liga. Ata ishin vërtet njerëz të këqij e të mbrapshtë.
21:74. WE LUTEN ‘ATEJNAHU HUKMAN WE ‘ILMÆN WE NEXHXHEJNAHU MINEL-KARJETI ELLETI KANET TA’MELUL-HABA’ITHE ‘INNEHUM KANU KAWME SEW’IN FASIKINE
C 21:75. Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve.
21:75. Lutin e pranuam në mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ai është prej të mirëve.
21:75. WE ‘EDHALNAHU FI REHMETINA ‘INNEHU MINE ES-SALIHINE
C 21:76. (Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e atë dhe familjen e tij e shpëtuam nga ai tmerri i madh.
21:76. (Kujtoje) Nuhun kur ai Na thirri më përpara, dhe Ne iu përgjigjëm atij, duke e shpëtuar atë dhe familjen e tij nga mjerimi i madh (mbytja).
21:76. WE NUHEN ‘IDH NADA MIN KABLU FASTEXHEBNA LEHU FENEXHXHEJNAHU WE ‘EHLEHU MINEL-KERBIL-’ADHIMI
C 21:77. Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që i përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë.
21:77. Dhe e ndihmuam atë kundër popullit që i quante gënjeshtra shenjat Tona. Me të vërtetë, ai ishte popull i keq, prandaj e fundosëm të gjithin.
21:77. WE NESERNAHU MINEL-KAWMIL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA ‘INNEHUM KANU KAWME SEW’IN FE’EGREKNAHUM ‘EXHMA’INE
C 21:78. (Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.
21:78. (Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi të lashtat në të cilat kishin kullotur natën bagëtitë e disa njerëzve. Ne ishim dëshmitarë të gjykimit të tyre.
21:78. WE DAWUDE WE SULEJMANE ‘IDH JEHKUMANI FIL-HERTHI ‘IDH NEFESHET FIHI GANEMUL-KAWMI WE KUNNA LIHUKMIHIM SHAHIDINE
C 21:79. E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.
21:79. Ne e bëmë Sulejmanin ta kuptonte drejtë çështjen dhe, që të dyve u dhamë mençuri e dituri. Ne i nënshtruam malet dhe shpendët që, bashkë me Dautin, të thurnin lavde (për Allahun). Ishim Ne që i bënim këto.
21:79. FEFEHHEMNAHA SULEJMANE WE KULLEN ‘ATEJNA HUKMAN WE ‘ILMÆN WE SEHHARNA ME’A DAWUDEL-XHIBALE JUSEBBIHNE WET-TEJRE WE KUNNA FA’ILINE
C 21:80. Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t'ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?
21:80. Ne i mësuam atij (Dautit) punimin e parzmoreve prej hekuri për ju, për t’ju mbrojtur në luftë me armikun, andaj, a jeni mirënjohës?
21:80. WE ‘ALLEMNAHU SEN’ATE LEBUSIN LEKUM LITUHSINEKUM MIN BE’SIKUM FEHEL ‘ENTUM SHAKIRUNE
C 21:81. Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës së tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithdijshëm për çdo gjë.
21:81. Sulejmanit i dhamë erën e fortë, që të fryjë sipas urdhrit të tij, drejt tokës, të cilën Ne e kemi bekuar; Ne jemi të Dijshëm për çdo gjë.
21:81. WE LISULEJMANE ER-RIHE ‘ASIFETEN TEXHRI BI’EMRIHI ‘ILAL-’ERDI ELLETI BAREKNA FIHA WE KUNNA BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMINE
C 21:82. Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin).
21:82. Dhe (ia nënshtruam atij) disa nga djajtë që zhyteshin në det për të, (duke nxjerrë xhevahire) dhe bënin edhe punë të tjera dhe Ne i ruanim ata (që të mos i bënin dëm).
21:82. WE MINE ESH-SHEJATINI MEN JEGUSUNE LEHU WE JA’MELUNE ‘AMELEN DUNE DHALIKE WE KUNNA LEHUM HAFIDHINE
C 21:83. (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!"
21:83. (Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”
21:83. WE ‘EJJUBE ‘IDH NADA REBBEHU ‘ENNI MESSENI ED-DURRU WE ‘ENTE ‘ERHEMU ER-RAHIMINE
C 21:84. Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.
21:84. Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë.
21:84. FASTEXHEBNA LEHU FEKESHEFNA MA BIHI MIN DURRIN WE ‘ATEJNAHU ‘EHLEHU WE MITHLEHUM ME’AHUM REHMETEN MIN ‘INDINA WE DHIKRA LIL’ABIDINE
C 21:85. (Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflinë, që të gjithë ishin të durueshëm.
21:85. (Kujto) Ismailin, Idrizin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm.
21:85. WE ‘ISMA’ILE WE ‘IDRISE WE DHAL-KIFLI KULLUN MINE ES-SABIRINE
C 21:86. Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.
21:86. Ne i pranuam ata me mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata ishin ndër të drejtët.
21:86. WE ‘EDHALNAHUM FI REHMETINA ‘INNEHUM MINE ES-SALIHINE
C 21:87. (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!"
21:87. (Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”
21:87. WE DHA EN-NUNI ‘IDH DHEHEBE MUGADIBEN FEDHENNE ‘EN LEN NEKDIRE ‘ALEJHI FENADA FI EDH-DHULUMATI ‘EN LA ‘ILAHE ‘ILLA ‘ENTE SUBHANEKE ‘INNI KUNTU MINE EDH-DHALIMINE
C 21:88. Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.
21:88. Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët.
21:88. FASTEXHEBNA LEHU WE NEXHXHEJNAHU MINEL-GAMMI WE KEDHELIKE NUNXHIL-MU’UMININE
C 21:89. (Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)".
21:89. (Kujtoje) Zekerijan, kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im, mos më lër vetëm (pa fëmijë), e Ti je trashëgimtari më i mirë.”
21:89. WE ZEKERIJA ‘IDH NADA REBBEHU RABBI LA TEDHERNI FERDEN WE ‘ENTE HAJRUL-WARITHINE
C 21:90. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.
21:90. Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjain, duke ia bërë gruan të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.
21:90. FASTEXHEBNA LEHU WE WEHEBNA LEHU JEHJA WE ‘ESLEHNA LEHU ZEWXHEHU ‘INNEHUM KANU JUSARI’UNE FIL-HAJRATI WE JED’UNENA REGABEN WE REHEBAN WE KANU LENA HASHI’INE
C 21:91. (Përkujto) Edhe atë që ruajti nderin e saj, e Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit.
21:91. (Kujtoje) atë që ruajti virgjërinë e saj! Ne frymë brenda saj nga shpirti Ynë dhe e bëmë atë dhe birin e saj mrekulli për gjithë njerëzit.
21:91. WE E-ETI ‘EHSENET FERXHEHA FENEFEHNA FIHA MIN RUHINA WE XHE’ALNAHA WE EBNEHA ‘AJETEN LIL’ALEMINE
C 21:92. Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
21:92. Vërtet, ky është besimi juaj - besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!
21:92. ‘INNE HEDHIHI ‘UMMETUKUM ‘UMMETEN WAHIDETEN WE ‘ENA REBBUKUM FA’BUDUNI
C 21:93. Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrputistë etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne.
21:93. Njerëzit janë përçarë në çështje të besimit, por të gjithë do të kthehen te Ne (Ditën e Gjykimit).
21:93. WE TEKATTA’U ‘EMREHUM BEJNEHUM KULLUN ‘ILEJNA RAXHI’UNE
C 21:94. E kush bën ndonjë vepër të mirë dhe është besimtar, mundi i tij nuk i mohohet, pse Ne i shënojmë ato.
21:94. Atij që bën vepra të mira dhe është besimtar, përpjekja nuk do t’i mohohet. Dhe këtë Ne ia shënojmë atij.
21:94. FEMEN JA’MEL MINE ES-SALIHATI WE HUWE MU’UMINUN FELA KUFRANE LISA’JIHI WE ‘INNA LEHU KATIBUNE
C 21:95. Ndërsa është e pamundur për (banorët e) një fshat të cilin e kemi shkatërruar Ne, të kthehen (në këtë jetë).
21:95. Është e pamundur, që banorët e një vendi, të cilët i kemi zhdukur Ne, të kthehen sërish në këtë botë.
21:95. WE HERAMUN ‘ALA KARJETIN ‘EHLEKNAHA ‘ENNEHUM LA JERXHI’UNE
C 21:96. Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi.
21:96. Dhe, kur të dalin Jexhuxhët dhe Mexhuxhët e të shpejtojnë prej çdo lartësie,
21:96. HETTA ‘IDHA FUTIHET JE’XHUXHU WE ME’XHUXHU WE HUM MIN KULLI HEDEBIN JENSILUNE
C 21:97. Dhe derisa të jetë afruar premtimi i saktë (dita e kijametit) e ai është momenti kur mbeten të shtangur sytë e atyre që nuk besuan (në ato çaste thonë): "Të mjerët ne, vërtet ishim krejt të pavetëdijshëm për këtë (moment); por jo, është e vërtetë se ishim zullumqarë të mëdhenj".
21:97. dhe të afrohet premtimi i vërtetë (Kiameti), atëherë sytë e atyre që nuk kanë besuar, do të zgurdullohen, (e thonë): “Mjerë për ne! Ne kemi qenë të pavëmendshëm ndaj kësaj dhe e kemi ngarkuar veten me gjynahe”.
21:97. WAKTEREBEL-WA’DUL-HEKKU FE’IDHA HIJE SHAHISETUN ‘EBSARUL-LEDHINE KEFERU JA WEJLENA KAD KUNNA FI GAFLETIN MIN HADHA BEL KUNNA DHALIMINE
C 21:98. Ju dhe ajo që adhuruat ju pos All-llahut, do të jeni lëndë e xhehennemit, dhe keni për të hyrë në të.
21:98. Me të vërtetë, ju (idhujtarë) dhe idhujt që i adhuroni në vend të Allahut, do të jeni lëndë djegëse për Xhehenemin. Ju do të vini në të.
21:98. ‘INNEKUM WE MA TA’BUDUNE MIN DUNI ELLAHI HESEBU XHEHENNEME ‘ENTUM LEHA WE ERIDUNE
C 21:99. Sikur të kishin qenë ata zota, ata nuk do të hynin në të, po që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë.
21:99. Sikur këta të ishin zota (të vërtetë), nuk do të vinin atje dhe të gjithë do të mbeteni përherë aty.
21:99. LEW KANE HA’UULA’ ‘ALIHETEN MA WEREDUHA WE KULLUN FIHA HALIDUNE
C 21:100. Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojnë.
21:100. Ata do të gulçojnë dhe nuk do të dëgjojnë (asgjë).
21:100. LEHUM FIHA ZEFIRUN WE HUM FIHA LA JESMA’UNE
C 21:101. E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (xhehennemit).
21:101. Ndërsa ata të cilëve u ka prirë mirësia Jonë qysh më parë, do të jenë larg nga Xhehenemi.
21:101. ‘INNEL-LEDHINE SEBEKAT LEHUM MINNAL-HUSNA ‘ULA’IKE ‘ANHA MUB’ADUNE
C 21:102. Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.
21:102. Ata nuk do të dëgjojnë fërshëllimën e tij dhe do të qëndrojnë përherë në atë që u ka dëshiruar shpirti i tyre.
21:102. LA JESMA’UNE HESISEHA WE HUM FI MA ESHTEHET ‘ENFUSUHUM HALIDUNE
C 21:103. Ata nuk do t'i shqetësojë ajo frika e madhe (e fryerjes së surit), dhe do t'i presin engjëjt (duke i uruar): "Kjo është dita juaj që ju premtohej".
21:103. Ata nuk do t’i brengosë tmerri më i madh dhe engjëjt do t’i presin (duke u thënë): “Kjo është dita juaj e premtuar.”
21:103. LA JEHZUNUHUMUL-FEZA’UL-’EKBERU WE TETELEKKAHUMUL-MELA’IKETU HADHA JEWMUKUMUL-LEDHI KUNTUM TU’ADUNE
C 21:104. (Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.
21:104. Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç paloset letra e librit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë.
21:104. JEWME NETWI ES-SEMA’E KETEJJI ES-SIXHILLI LILKUTUBI KEMA BEDE’NA ‘EWWELE HALKIN NU’IDUHU WA’DEN ‘ALEJNA ‘INNA KUNNA FA’ILINE
C 21:105. Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë.
21:105. Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën (e Xhenetit) do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.
21:105. WE LEKAD KETEBNA FI EZ-ZEBURI MIN BA’DI EDH-DHIKRI ‘ENNEL-’ERDE JERITHUHA ‘IBADIJE ES-SALIHUNE
C 21:106. Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.
21:106. Me të vërtetë, në këtë (Kuran) ka mësime të mjaftueshme për ata që (e) adhurojnë (Allahun).
21:106. ‘INNE FI HADHA LEBELAGEN LIKAWMIN ‘ABIDINE
C 21:107. E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.
21:107. Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.
21:107. WE MA ‘ERSELNAKE ‘ILLA REHMETEN LIL’ALEMINE
C 21:108. Thuaj: "Mua më shpallet se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?"
21:108. Thuaj: “Mua më është shpallur që Zoti juaj është një Zot i vetëm; pra, a jeni myslimanë?”
21:108. KUL ‘INNEMA JUHA ‘ILEJJE ‘ENNEMA ‘ILEHUKUM ‘ILEHUN WAHIDUN FEHEL ‘ENTUM MUSLIMUNE
C 21:109. E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: "Unë ju njoftova juve në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni?"
21:109. E, nëse ata i shmangen (thirrjes sate), ti thuaju: “Unë ju kam lajmëruar të gjithëve pa dallim dhe nuk di a është afër apo larg ajo, që ju është premtuar.
21:109. FE’IN TEWELLEW FEKUL ‘ADHENTUKUM ‘ALA SEWA’IN WE ‘IN ‘EDRI ‘EKARIBUN ‘EM BA’IDUN MA TU’ADUNE
C 21:110. Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fshehtë.
21:110. Ai i di vërtet fjalët e thëna haptazi apo fshehtazi.
21:110. ‘INNEHU JA’LEMUL-XHEHRE MINEL-KAWLI WE JA’LEMU MA TEKTUMUNE
C 21:111. E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë.
21:111. Ndërsa unë nuk e di: a është ajo sprovë për ju apo kënaqësi e përkohshme.
21:111. WE ‘IN ‘EDRI LE’ALLEHU FITNETUN LEKUM WE META’UN ‘ILA HININ
C 21:112. Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!"
21:112. O Zoti im, gjyko me drejtësi! Zoti ynë është i Gjithëmëshirshmi, ndihmën e të Cilit kërkojmë kundër atyre që thoni.”
21:112. KALE RABBI EHKUM BIL-HEKKI WE REBBUNA ER-REHMANUL-MUSTA’ANU ‘ALA MA TESIFUNE