Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 21:28. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.
21:28. Ai e di se ç’ka para tyre (ç’kanë vepruar) dhe ç’ka pas tyre (çfarë do të veprojnë), ndërsa ata ndërmje-tësojnë vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur, e prej frikës së Tij qëndrojnë me nderim dhe frikë (se mos i ndëshkon).
21:28. JA’LEMU MA BEJNE ‘EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE LA JESHFA’UNE ‘ILLA LIMENI ERTEDA WE HUM MIN HASHJETIHI MUSHFIKUNE
C 21:29. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.
21:29. Këdo prej tyre që thotë: “Unë jam zot, përveç Atij”, Ne e dënojmë me Xhehenem. Kështu i “shpërblejmë” keqbërësit.
21:29. WE MEN JEKUL MINHUM ‘INNI ‘ILEHUN MIN DUNIHI FEDHALIKE NEXHZIHI XHEHENNEME KEDHALIKE NEXHZI EDH-DHALIMINE
C 21:30. A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?
21:30. A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?!
21:30. ‘EWELEM JERAL-LEDHINE KEFERU ‘ENNE ES-SEMAWATI WEL-’ERDE KANETA RETKEN FEFETEKNAHUMA WE XHE’ALNA MINEL-MA’I KULLE SHEJ’IN HEJJIN ‘EFELA JU’UMINUNE
C 21:31. Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë, në mënyrë që ata të dinë të orientohen.
21:31. Ne vendosëm nëpër Tokë male të patundura, që ajo të mos lëkundet bashkë me njerëzit dhe bëmë lugina dhe rrugë për të udhëtuar në to.
21:31. WE XHE’ALNA FIL-’ERDI REWASIJE ‘EN TEMIDE BIHIM WE XHE’ALNA FIHA FIXHAXHEN SUBULAN LE’ALLEHUM JEHTEDUNE
C 21:32. Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.
21:32. Ne e bëmë qiellin mbulesë të mbrojtur, por përsëri ata shmangen nga shenjat që gjenden aty.
21:32. WE XHE’ALNA ES-SEMA’E SEKFEN MEHFUDHAN WE HUM ‘AN ‘AJATIHA MU’RIDUNE
C 21:33. Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.
21:33. Allahu është Ai, i Cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; e të gjitha këto lundrojnë në gjithësi.
21:33. WE HUWEL-LEDHI HALEKAL-LEJLE WE EN-NEHARE WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN FI FELEKIN JESBEHUNE
C 21:34. Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?
21:34. Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm?!
21:34. WE MA XHE’ALNA LIBESHERIN MIN KABLIKEL-HULDE ‘EFE’IN MITTE FEHUMUL-HALIDUNE
C 21:35. Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.
21:35. Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.
21:35. KULLU NEFSIN DHA’IKATUL-MEWTI WE NEBLUKUM BISH-SHERRI WEL-HAJRI FITNETEN WE ‘ILEJNA TURXHA’UNE
C 21:36. E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): "A ky është ai që përgojon zotat tuaj!" E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
21:36. Kur të shohin jobesimtarët, ata tallen me ty (duke thënë): “Ky është ai që i përmend (për keq) zotat tuaj?” Ndërkohë, ata e mohojnë Këshillën e të Gjithëmëshirshmit.
21:36. WE ‘IDHA RE’AKEL-LEDHINE KEFERU ‘IN JETTEHIDHUNEKE ‘ILLA HUZUEN ‘EHEDHAL-LEDHI JEDHKURU ‘ALIHETEKUM WE HUM BIDHIKRI ER-REHMANI HUM KAFIRUNE
C 21:37. Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t'ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t'u vijë më shpejtë.
21:37. Njeriu është krijuar i ngutur. Unë do t’jua tregoj shenjat e Mia, prandaj mos më kërkoni të ngutem.
21:37. HULIKAL-’INSANU MIN ‘AXHELIN SE’URIKUM ‘AJATI FELA TESTA’XHILUNI
C 21:38. Ata thanë: "Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse e thoni të vërtetën?"
21:38. Ata thonë: “Kur do të bëhet ky premtim, nëse flisni të vërtetën?”
21:38. WE JEKULUNE META HADHAL-WA’DU ‘IN KUNTUM SADIKINE