Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 21:31. Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë, në mënyrë që ata të dinë të orientohen.
21:31. Ne vendosëm nëpër Tokë male të patundura, që ajo të mos lëkundet bashkë me njerëzit dhe bëmë lugina dhe rrugë për të udhëtuar në to.
21:31. WE XHE’ALNA FIL-’ERDI REWASIJE ‘EN TEMIDE BIHIM WE XHE’ALNA FIHA FIXHAXHEN SUBULAN LE’ALLEHUM JEHTEDUNE
C 21:32. Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve.
21:32. Ne e bëmë qiellin mbulesë të mbrojtur, por përsëri ata shmangen nga shenjat që gjenden aty.
21:32. WE XHE’ALNA ES-SEMA’E SEKFEN MEHFUDHAN WE HUM ‘AN ‘AJATIHA MU’RIDUNE
C 21:33. Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.
21:33. Allahu është Ai, i Cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; e të gjitha këto lundrojnë në gjithësi.
21:33. WE HUWEL-LEDHI HALEKAL-LEJLE WE EN-NEHARE WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN FI FELEKIN JESBEHUNE
C 21:34. Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes, a mos do të mbesin ata përgjithmonë?
21:34. Para teje, Ne nuk e kemi bërë asnjë të pavdekshëm. Nëse ti vdes, a do të mbesin ata të përjetshëm?!
21:34. WE MA XHE’ALNA LIBESHERIN MIN KABLIKEL-HULDE ‘EFE’IN MITTE FEHUMUL-HALIDUNE
C 21:35. Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.
21:35. Çdo njeri do ta shijojë vdekjen! Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.
21:35. KULLU NEFSIN DHA’IKATUL-MEWTI WE NEBLUKUM BISH-SHERRI WEL-HAJRI FITNETEN WE ‘ILEJNA TURXHA’UNE
C 21:36. E kur të shohin ty ata që nuk besuan, nuk të marrin ndryshe vetëm se në tallje (duke thënë): "A ky është ai që përgojon zotat tuaj!" E ata përmendjen e Mëshiruesit (Rrahman) e mohojnë.
21:36. Kur të shohin jobesimtarët, ata tallen me ty (duke thënë): “Ky është ai që i përmend (për keq) zotat tuaj?” Ndërkohë, ata e mohojnë Këshillën e të Gjithëmëshirshmit.
21:36. WE ‘IDHA RE’AKEL-LEDHINE KEFERU ‘IN JETTEHIDHUNEKE ‘ILLA HUZUEN ‘EHEDHAL-LEDHI JEDHKURU ‘ALIHETEKUM WE HUM BIDHIKRI ER-REHMANI HUM KAFIRUNE
C 21:37. Njeriu nga vetë natyra e tij është i ngutshëm, e Unë do t'ua tregoj juve masën Time ndëshkuese, pra mos kërkoni t'u vijë më shpejtë.
21:37. Njeriu është krijuar i ngutur. Unë do t’jua tregoj shenjat e Mia, prandaj mos më kërkoni të ngutem.
21:37. HULIKAL-’INSANU MIN ‘AXHELIN SE’URIKUM ‘AJATI FELA TESTA’XHILUNI
C 21:38. Ata thanë: "Kur do të jetë ai premtim (me dënim) nëse e thoni të vërtetën?"
21:38. Ata thonë: “Kur do të bëhet ky premtim, nëse flisni të vërtetën?”
21:38. WE JEKULUNE META HADHAL-WA’DU ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 21:39. Sikur ta dinin ata që nuk besuan se atëherë nuk do të mund ta largojnë zjarrin as nga fytyrat e tyre e as nga shpinat, e as që do të ndihmohen (nuk do të ishin jobesimtarë).
21:39. Sikur mohuesit ta dinin kohën, kur nuk do të mund ta shmangin zjarrin nga fytyrat dhe shpinat e tyre dhe nuk do të ndihmohen, (nuk do të flisnin kështu)!
21:39. LEW JA’LEMUL-LEDHINE KEFERU HINE LA JEKUFFUNE ‘AN WUXHUHIHIMU EN-NARE WE LA ‘AN DHUHURIHIM WE LA HUM JUNSERUNE
C 21:40. Por atyre do t'u vijë befas, do t'i tronditë ata, e atëherë as nuk mund ta largojnë dhe as nuk u jepet afat.
21:40. Por atyre (Kiameti) do t’u vijë papritmas e do t’i trullosë, kështu që nuk do të mund ta shmangin atë e as nuk do t’u jepet afat!
21:40. BEL TE’TIHIM BEGTETEN FETEBHETUHUM FELA JESTETI’UNE REDDEHA WE LA HUM JUNDHERUNE
C 21:41. Në të vërtetë, janë bërë përqeshje edhe me të dërguarit tjerë para teje, ata që u tallën me ta, i përfshiu ajo me çka talleshin.
21:41. Në të vërtetë, janë përqeshur edhe të dërguar të tjerë para teje, por shpotitësve u erdhi dënimi, me të cilin talleshin.
21:41. WE LEKADI ESTUHZI’E BIRUSULIN MIN KABLIKE FEHAKA BIEL-LEDHINE SEHIRU MINHUM MA KANU BIHI JESTEHZI’UN