U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
21:43.
A mos kanë ata pos Nesh zota të tjerë që i mbrojnë? Po ata nuk mund t'i ndihmojnë vetvetes (e lëre më adhuruesve), Ata (mosbesimtarët) as nuk do të pranohen prej Nesh në fqinjësi.
21:43.
Apo ata kanë zota të tjerë, të cilët mund t’i mbrojnë prej Nesh? Këta nuk mund të ndihmojnë as veten dhe askush nuk mund t’i marrë në mbrojtje kundër Nesh.
21:43.
‘EM LEHUM ‘ALIHETUN TEMNA’UHUM MIN DUNINA LA JESTETI’UNE NESRE ‘ENFUSIHIM WE LA HUM MINNA JUSHEBUNE
C
21:44.
Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi (e ata u mashtruan). A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?
21:44.
Ne u dhamë atyre dhe baballarëve të tyre kënaqësi e ua zgjatëm jetën. A nuk e shohin vallë ata që Ne i qasemi tokës së tyre dhe ia cungojmë skajet? E si mund të jenë ata fitues?!
21:44.
BEL METTA’NA HA’UULA’ WE ‘ABA’EHUM HETTA TALE ‘ALEJHIMUL-’UMURU ‘EFELA JEREWNE ‘ENNA NE’TIL-’ERDE NENKUSUHA MIN ‘ETRAFIHA ‘EFEHUMUL-GALIBUNE
C
21:45.
Thuaj: "Unë ua tërheq vërejtjen vetëm me anën e kësaj shpalljeje, po i shurdhëti nuk dëgjon thirrjen edhe kur i tërhiqet vërejtja".
21:45.
Thuaj: “Unë vetëm ju paralajmëroj, me atë që më është shpallur”. Por, shurdhët nuk e dëgjojnë thirrjen kur paralajmërohen.
21:45.
KUL ‘INNEMA ‘UNDHIRUKUM BIL-WEHJI WE LA JESMA’U ES-SUMMU ED-DU’A’E ‘IDHA MA JUNDHERUNE
C
21:46.
E sikur t'i godasë pak ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thonë: "Të mjerët ne, i bëmë vetes padrejtësi"!
21:46.
Sikur ata t’i prekte një puhi prej dënimit të Zotit tënd, me siguri, do të thoshin: “Mjerë ne që kemi qenë keqbërës!”
21:46.
WE LE’IN MESSET/HUM NEFHETUN MIN ‘ADHABI RABBIKE LEJEKULUNNE JA WEJLENA ‘INNA KUNNA DHALIMINE
C
21:47.
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.
21:47.
Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.
21:47.
WE NEDA’UL-MEWAZINEL-KISTE LIJEWMIL-KIJAMETI FELA TUDHLEMU NEFSUN SHEJ’EN WE ‘IN KANE MITHKALE HEBBETIN MIN HARDELIN ‘ETEJNA BIHA WE KEFA BINA HASIBINE
C
21:48.
Ne i patëm dhënë Musait e Harunit Furkanin (dalluesin mes të vërtetës e të kotës - Tevratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit.
21:48.
Ne i dhamë Musait dhe Harunit Dalluesin, që është dritë dhe këshillë për të devotshmit,
21:48.
WE LEKAD ‘ATEJNA MUSA WE HARUNEL-FURKANE WE DIJA’EN WE DHIKREN LILMUTTEKINE
C
21:49.
Të cilët ia kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk e shohin dhe ata të cilët ia kanë dronë kijametit.
21:49.
që i frikësohen Zotit të tyre - edhe kur nuk i sheh askush dhe, që i tremben Orës (së Kiametit).
21:49.
EL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM BIL-GAJBI WE HUM MINE ES-SA’ATI MUSHFIKUNE
C
21:50.
Edhe ky (Kur'ani) është këshillë, është i bekuar që Ne e shpallëm. A, ju po e refuzoni.
21:50.
Ndërsa ky (Kuran) është Këshillë e bekuar, të cilën Ne e kemi shpallur, prandaj, si mund ta mohoni ju atë?!
21:50.
WE HEDHA DHIKRUN MUBAREKUN ‘ENZELNAHU ‘EFE’ENTUM LEHU MUNKIRUNE
C
21:51.
Ne ia dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne e kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi).
21:51.
Në të vërtetë, Ne e udhëzuam Ibrahimin në rrugë të drejtë qysh më parë dhe e njihnim atë (se ishte i aftë për këtë gjë).
21:51.
WE LEKAD ‘ATEJNA ‘IBRAHIME RUSHDEHU MIN KABLU WE KUNNA BIHI ‘ALIMINE
C
21:52.
Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: "Ç'janë këto statuja që i adhuroni?"
21:52.
Kur ai i tha të atit dhe popullit të tij: “Ç’janë këta idhuj, që ju po i adhuroni kaq shumë?”,
21:52.
‘IDH KALE LI’EBIHI WE KAWMIHI MA HEDHIHIT-TEMATHILU ELLETI ‘ENTUM LEHA ‘AKIFUNE
C
21:53.
Ata thanë: "I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin".
21:53.
ata thanë: “Baballarët tanë i adhuronin këta.”
21:53.
KALU WEXHEDNA ‘ABA’ENA LEHA ‘ABIDINE