Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 21:100. Aty ata do të kenë rrënkim dhe aty ata nuk dëgjojnë.
21:100. Ata do të gulçojnë dhe nuk do të dëgjojnë (asgjë).
21:100. LEHUM FIHA ZEFIRUN WE HUM FIHA LA JESMA’UNE
C 21:101. E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (xhehennemit).
21:101. Ndërsa ata të cilëve u ka prirë mirësia Jonë qysh më parë, do të jenë larg nga Xhehenemi.
21:101. ‘INNEL-LEDHINE SEBEKAT LEHUM MINNAL-HUSNA ‘ULA’IKE ‘ANHA MUB’ADUNE
C 21:102. Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën e tij, dhe ata do të jenë përgjithmonë të kënaqur me atë që e dëshirojnë vetë.
21:102. Ata nuk do të dëgjojnë fërshëllimën e tij dhe do të qëndrojnë përherë në atë që u ka dëshiruar shpirti i tyre.
21:102. LA JESMA’UNE HESISEHA WE HUM FI MA ESHTEHET ‘ENFUSUHUM HALIDUNE
C 21:103. Ata nuk do t'i shqetësojë ajo frika e madhe (e fryerjes së surit), dhe do t'i presin engjëjt (duke i uruar): "Kjo është dita juaj që ju premtohej".
21:103. Ata nuk do t’i brengosë tmerri më i madh dhe engjëjt do t’i presin (duke u thënë): “Kjo është dita juaj e premtuar.”
21:103. LA JEHZUNUHUMUL-FEZA’UL-’EKBERU WE TETELEKKAHUMUL-MELA’IKETU HADHA JEWMUKUMUL-LEDHI KUNTUM TU’ADUNE
C 21:104. (Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë.
21:104. Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç paloset letra e librit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë.
21:104. JEWME NETWI ES-SEMA’E KETEJJI ES-SIXHILLI LILKUTUBI KEMA BEDE’NA ‘EWWELE HALKIN NU’IDUHU WA’DEN ‘ALEJNA ‘INNA KUNNA FA’ILINE
C 21:105. Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë.
21:105. Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën (e Xhenetit) do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.
21:105. WE LEKAD KETEBNA FI EZ-ZEBURI MIN BA’DI EDH-DHIKRI ‘ENNEL-’ERDE JERITHUHA ‘IBADIJE ES-SALIHUNE
C 21:106. Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.
21:106. Me të vërtetë, në këtë (Kuran) ka mësime të mjaftueshme për ata që (e) adhurojnë (Allahun).
21:106. ‘INNE FI HADHA LEBELAGEN LIKAWMIN ‘ABIDINE
C 21:107. E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.
21:107. Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.
21:107. WE MA ‘ERSELNAKE ‘ILLA REHMETEN LIL’ALEMINE
C 21:108. Thuaj: "Mua më shpallet se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?"
21:108. Thuaj: “Mua më është shpallur që Zoti juaj është një Zot i vetëm; pra, a jeni myslimanë?”
21:108. KUL ‘INNEMA JUHA ‘ILEJJE ‘ENNEMA ‘ILEHUKUM ‘ILEHUN WAHIDUN FEHEL ‘ENTUM MUSLIMUNE
C 21:109. E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: "Unë ju njoftova juve në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni?"
21:109. E, nëse ata i shmangen (thirrjes sate), ti thuaju: “Unë ju kam lajmëruar të gjithëve pa dallim dhe nuk di a është afër apo larg ajo, që ju është premtuar.
21:109. FE’IN TEWELLEW FEKUL ‘ADHENTUKUM ‘ALA SEWA’IN WE ‘IN ‘EDRI ‘EKARIBUN ‘EM BA’IDUN MA TU’ADUNE
C 21:110. Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fshehtë.
21:110. Ai i di vërtet fjalët e thëna haptazi apo fshehtazi.
21:110. ‘INNEHU JA’LEMUL-XHEHRE MINEL-KAWLI WE JA’LEMU MA TEKTUMUNE