Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 21:105. Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi Mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë.
21:105. Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën (e Xhenetit) do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.
21:105. WE LEKAD KETEBNA FI EZ-ZEBURI MIN BA’DI EDH-DHIKRI ‘ENNEL-’ERDE JERITHUHA ‘IBADIJE ES-SALIHUNE
C 21:106. Në këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm.
21:106. Me të vërtetë, në këtë (Kuran) ka mësime të mjaftueshme për ata që (e) adhurojnë (Allahun).
21:106. ‘INNE FI HADHA LEBELAGEN LIKAWMIN ‘ABIDINE
C 21:107. E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.
21:107. Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.
21:107. WE MA ‘ERSELNAKE ‘ILLA REHMETEN LIL’ALEMINE
C 21:108. Thuaj: "Mua më shpallet se Zoti i juaj është vetëm një Zot, e ju a po dorëzoheni?"
21:108. Thuaj: “Mua më është shpallur që Zoti juaj është një Zot i vetëm; pra, a jeni myslimanë?”
21:108. KUL ‘INNEMA JUHA ‘ILEJJE ‘ENNEMA ‘ILEHUKUM ‘ILEHUN WAHIDUN FEHEL ‘ENTUM MUSLIMUNE
C 21:109. E nëse ata refuzojnë, ti thuaju: "Unë ju njoftova juve në mënyrë të barabartë, dhe se unë nuk e di se është afër ose larg ajo që po premtoheni?"
21:109. E, nëse ata i shmangen (thirrjes sate), ti thuaju: “Unë ju kam lajmëruar të gjithëve pa dallim dhe nuk di a është afër apo larg ajo, që ju është premtuar.
21:109. FE’IN TEWELLEW FEKUL ‘ADHENTUKUM ‘ALA SEWA’IN WE ‘IN ‘EDRI ‘EKARIBUN ‘EM BA’IDUN MA TU’ADUNE
C 21:110. Ai e di thënien e haptë, e di edhe atë që mbani fshehtë.
21:110. Ai i di vërtet fjalët e thëna haptazi apo fshehtazi.
21:110. ‘INNEHU JA’LEMUL-XHEHRE MINEL-KAWLI WE JA’LEMU MA TEKTUMUNE
C 21:111. E nuk e di, mos është kjo sprovë për ju (vonesa e dënimit), apo të kënaqeni deri në një kohë.
21:111. Ndërsa unë nuk e di: a është ajo sprovë për ju apo kënaqësi e përkohshme.
21:111. WE ‘IN ‘EDRI LE’ALLEHU FITNETUN LEKUM WE META’UN ‘ILA HININ
C 21:112. Ai (Muhammedi) tha: "Zoti im, gjyko (mes meje dhe atyre gënjeshtarëve) me të vërtetën! E Zoti ynë, Mëshirues është ai prej të cilit kërkohet ndihmë kundër asaj që ju përshkruani!"
21:112. O Zoti im, gjyko me drejtësi! Zoti ynë është i Gjithëmëshirshmi, ndihmën e të Cilit kërkojmë kundër atyre që thoni.”
21:112. KALE RABBI EHKUM BIL-HEKKI WE REBBUNA ER-REHMANUL-MUSTA’ANU ‘ALA MA TESIFUNE
C 22:1. O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.
22:1. O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit), është vërtet një ngjarje e madhe!
22:1. JA ‘EJJUHA EN-NASU ETTEKU REBBEKUM ‘INNE ZELZELETE ES-SA’ATI SHEJ’UN ‘ADHIMUN
C 22:2. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.
22:2. Ditën, që do të shihni atë, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.
22:2. JEWME TEREWNEHA TEDH/HELU KULLU MURDI’ATIN ‘AMMA ‘ERDE’AT WE TEDA’U KULLU DHATI HEMLIN HEMLEHA WE TERA EN-NASE SUKARA WE MA HUM BISUKARA WE LEKINNE ‘ADHABEL-LAHI SHEDIDUN
C 22:3. Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështjet rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.
22:3. Ka disa njerëz që diskutojnë për Allahun, pa kurrfarë dijenie dhe ndjekin rrugën e çdo djalli të ndërkryer,
22:3. WE MINE EN-NASI MEN JUXHADILU FI ELLAHI BIGAJRI ‘ILMIN WE JETTEBI’U KULLE SHEJTANIN MERIDIN