U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
21:76.
(Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë - pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e atë dhe familjen e tij e shpëtuam nga ai tmerri i madh.
21:76.
(Kujtoje) Nuhun kur ai Na thirri më përpara, dhe Ne iu përgjigjëm atij, duke e shpëtuar atë dhe familjen e tij nga mjerimi i madh (mbytja).
21:76.
WE NUHEN ‘IDH NADA MIN KABLU FASTEXHEBNA LEHU FENEXHXHEJNAHU WE ‘EHLEHU MINEL-KERBIL-’ADHIMI
C
21:77.
Ne e mbrojtëm atë prej atij populli që i përgënjeshtronte argumentet Tona, vërtet ai ishte popull i keq, prandaj i përmbytëm të gjithë.
21:77.
Dhe e ndihmuam atë kundër popullit që i quante gënjeshtra shenjat Tona. Me të vërtetë, ai ishte popull i keq, prandaj e fundosëm të gjithin.
21:77.
WE NESERNAHU MINEL-KAWMIL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA ‘INNEHUM KANU KAWME SEW’IN FE’EGREKNAHUM ‘EXHMA’INE
C
21:78.
(Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre.
21:78.
(Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi të lashtat në të cilat kishin kullotur natën bagëtitë e disa njerëzve. Ne ishim dëshmitarë të gjykimit të tyre.
21:78.
WE DAWUDE WE SULEJMANE ‘IDH JEHKUMANI FIL-HERTHI ‘IDH NEFESHET FIHI GANEMUL-KAWMI WE KUNNA LIHUKMIHIM SHAHIDINE
C
21:79.
E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije. Ne bëmë që kodrat dhe shpezët të madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Davudin. Ne kemi mundësi (ta bëjmë këtë) edhe e bëmë.
21:79.
Ne e bëmë Sulejmanin ta kuptonte drejtë çështjen dhe, që të dyve u dhamë mençuri e dituri. Ne i nënshtruam malet dhe shpendët që, bashkë me Dautin, të thurnin lavde (për Allahun). Ishim Ne që i bënim këto.
21:79.
FEFEHHEMNAHA SULEJMANE WE KULLEN ‘ATEJNA HUKMAN WE ‘ILMÆN WE SEHHARNA ME’A DAWUDEL-XHIBALE JUSEBBIHNE WET-TEJRE WE KUNNA FA’ILINE
C
21:80.
Ne i mësuam atij (Davudit) mbarimin e petkave (të hekurta) për ju, që t'ju mbrojnë në raste lufte. A jeni pra mirënjohës ju për këtë?
21:80.
Ne i mësuam atij (Dautit) punimin e parzmoreve prej hekuri për ju, për t’ju mbrojtur në luftë me armikun, andaj, a jeni mirënjohës?
21:80.
WE ‘ALLEMNAHU SEN’ATE LEBUSIN LEKUM LITUHSINEKUM MIN BE’SIKUM FEHEL ‘ENTUM SHAKIRUNE
C
21:81.
Ndërsa Sulejmanit (ia nënshtruam) erën e fortë që sipas dëshirës së tij ecte me të deri te toka të cilën e kemi bekuar Ne. Ne jemi të gjithdijshëm për çdo gjë.
21:81.
Sulejmanit i dhamë erën e fortë, që të fryjë sipas urdhrit të tij, drejt tokës, të cilën Ne e kemi bekuar; Ne jemi të Dijshëm për çdo gjë.
21:81.
WE LISULEJMANE ER-RIHE ‘ASIFETEN TEXHRI BI’EMRIHI ‘ILAL-’ERDI ELLETI BAREKNA FIHA WE KUNNA BIKULLI SHEJ’IN ‘ALIMINE
C
21:82.
Edhe disa nga djajtë (ia nënshtruam) që zhyteshin (në thellësi të ujit) dhe bënin edhe punë të tjera për të (për Sulejmanin), por Ne i ruanim ata (të mos shmangeshin).
21:82.
Dhe (ia nënshtruam atij) disa nga djajtë që zhyteshin në det për të, (duke nxjerrë xhevahire) dhe bënin edhe punë të tjera dhe Ne i ruanim ata (që të mos i bënin dëm).
21:82.
WE MINE ESH-SHEJATINI MEN JEGUSUNE LEHU WE JA’MELUNE ‘AMELEN DUNE DHALIKE WE KUNNA LEHUM HAFIDHINE
C
21:83.
(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!"
21:83.
(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!”
21:83.
WE ‘EJJUBE ‘IDH NADA REBBEHU ‘ENNI MESSENI ED-DURRU WE ‘ENTE ‘ERHEMU ER-RAHIMINE
C
21:84.
Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.
21:84.
Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë.
21:84.
FASTEXHEBNA LEHU FEKESHEFNA MA BIHI MIN DURRIN WE ‘ATEJNAHU ‘EHLEHU WE MITHLEHUM ME’AHUM REHMETEN MIN ‘INDINA WE DHIKRA LIL’ABIDINE
C
21:85.
(Përkujto) Edhe Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflinë, që të gjithë ishin të durueshëm.
21:85.
(Kujto) Ismailin, Idrizin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm.
21:85.
WE ‘ISMA’ILE WE ‘IDRISE WE DHAL-KIFLI KULLUN MINE ES-SABIRINE
C
21:86.
Ata i përfshimë në mëshirën Tonë, se ishin vërtet prej të mirëve.
21:86.
Ne i pranuam ata me mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ata ishin ndër të drejtët.
21:86.
WE ‘EDHALNAHUM FI REHMETINA ‘INNEHUM MINE ES-SALIHINE