Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 79. Naziat
Ajete: 46

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 79:1. Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!
79:1. Për ata (engjëj) që marrin me forcë,
79:1. Betohem për ata që tërheqin me forcë të madhe,
79:1. WE EN-NAZI'ATI GARKEN
C 79:2. Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!
79:2. për ata që marrin butësisht,
79:2. Dhe ata që nxjerrin butësisht,
79:2. WE EN-NASHITATI NESHTEN
C 79:3. Dhe ata që notojnë me shpejtësi!
79:3. për ata që notojnë në hapësirë,
79:3. Dhe ata që lundrojnë me lehtësi,
79:3. WE ES-SABIHATI SEBHEN
C 79:4. Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!
79:4. për ata që nxitojnë,
79:4. Dhe ata që garojnë përpara,
79:4. FALSSABIKATI SEBKEN
C 79:5. Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!
79:5. dhe për ata që i rregullojnë punët!
79:5. Dhe ata që rregullojnë çështjet.
79:5. FALMUDEBBIRATI 'EMREN
C 79:6. Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.
79:6. Ditën kur do të dridhet gjithçka nga ushtima (që lajmëron Kiametin),
79:6. Ditën kur do të tronditet tronditja e parë,
79:6. JEWME TERXHUFU ER-RAXHIFETU
C 79:7. Që pas saj pason tjetra.
79:7. e cila do ta ndiqet nga një e dytë,
79:7. Pasuar nga një tjetër tronditje,
79:7. TETBA'UHA ER-RADIFETU
C 79:8. Atë ditë zemrat janë të tronditura.
79:8. disa zemra do të jenë të mbushura me tmerr
79:8. Ato zemra atë ditë do të dridhen,
79:8. KULUBUN JEWME'IDHIN WAXHIFETUN
C 79:9. Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).
79:9. e shikimet e tyre do të bien përdhe.
79:9. Sytë e tyre do të jenë të ulur.
79:9. 'EBSARUHA HASHI'ATUN
C 79:10. Ata (idhujtarët në Dunja) thonë: "A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?"
79:10. Ata thonë: “Vallë, vërtet do të rikthehemi në jetë?!
79:10. Ata thonë: "A do të kthehemi ne përsëri në jetën e mëparshme
79:10. JEKULUNE 'E'INNA LEMERDUDUNE FIL-HAFIRETI
C 79:11. A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?"
79:11. A thua, edhe kur të bëhemi eshtra të thërrmuara?!”
79:11. Pasi të jemi kthyer në eshtra të thara?"
79:11. 'E'IDHA KUNNA 'IDHAMEN NEHIRETEN
C 79:12. Ata thanë: "Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!"
79:12. Dhe thonë: “Po qe kështu, atëherë ky kthim do të jetë humbje (për ne)!”
79:12. Ata thonë: "Atëherë kjo do të jetë një kthim i kotë."
79:12. KALU TILKE 'IDHEN KERRETUN HASIRETUN
C 79:13. Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).
79:13. Por, ajo do të jetë veç një fryrje e vetme (e Surit)
79:13. Por me të vërtetë, ai do të jetë vetëm një thirrje e vetme,
79:13. FE'INNEMA HIJE ZEXHRETUN WAHIDETUN
C 79:14. Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.
79:14. dhe ata përnjëherësh do të brofin (të ringjallur).
79:14. Dhe ja, ata do të jenë të gjallë mbi tokë.
79:14. FE'IDHA HUM BIS-SAHIRETI
C 79:15. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?
79:15. A e ke dëgjuar (o Muhamed) historinë e Musait?
79:15. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait,
79:15. HEL 'TAKE HEDITHU MUSA
C 79:16. Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).
79:16. Zoti i tij e thirri në luginën e shenjtë të Tuvas dhe i tha:
79:16. Kur Zoti i tij e thirri atë në luginën e shenjtë Tuva,
79:16. 'IDH NADAHU REBBUHU BIL-WADIL-MUKADDESI TUWEN
C 79:17. Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.
79:17. “Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, ka kaluar çdo kufi;
79:17. (Duke thënë): "Shko te Faraoni. Me të vërtetë, ai ka kaluar kufirin.
79:17. EDH/HEB 'ILA FIR'AWNE 'INNEHU TEGA
C 79:18. Dhe thuaj: "E ke ndër mend të pastrohesh?"
79:18. dhe thuaji: “A do ta pastrosh veten,
79:18. Dhe thuaj: 'A dëshiron të pastrohesh?
79:18. FEKUL HEL LEKE 'ILA 'EN TEZEKKA
C 79:19. Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti t'ia keshë frikën Atij!
79:19. dhe të të udhëzoj te Zoti yt, që t'i frikësohesh?”
79:19. Dhe unë do të të udhëzoj te Zoti yt, që të mund të kesh frikë prej Tij.'"
79:19. WE 'EHDIJEKE 'ILA RABBIKE FETEHSHA
C 79:20. Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.
79:20. Musai ia tregoi mrekullinë më të madhe,
79:20. Pastaj, ai i tregoi atij shenjën më të madhe.
79:20. FE'ERAHUL-'AJETEL-KUBRA
C 79:21. Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.
79:21. por ai (Faraoni) e mohoi dhe e kundërshtoi.
79:21. Por ai e përgënjeshtroi atë dhe u rebelua.
79:21. FEKEDHDHEBE WE 'ASA
C 79:22. Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.
79:22. Pastaj i ktheu shpinën, duke u përpjekur (kundër së vërtetës)
79:22. Pastaj, ai u kthye me shpejtësi,
79:22. THUMME 'EDBERE JES'A
C 79:23. I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.
79:23. dhe tuboi njerëzit e u deklaroi:
79:23. Dhe ai mblodhi (njerëzit) dhe shpalli:
79:23. FEHESHERE FENADA
C 79:24. E u tha: "Unë jam zoti juaj më i lartë!"
79:24. “Unë jam zoti juaj më i lartë!”
79:24. Unë jam zoti juaj më i lartë.
79:24. FEKALE 'ENA REBBUKUMUL-'A'LA
C 79:25. Atëherë All-llahu tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.
79:25. Prandaj Allahu e goditi atë me dënim në jetën tjetër dhe në këtë jetë.
79:25. Prandaj, Allahu e kapi atë me ndëshkimin e fundit dhe të parë.
79:25. FE'EHADHEHU ELLAHU NEKALEL-'AHIRETI WEL-'ULA
C 79:26. Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.
79:26. Kjo është këshillë për ata që i frikësohen Allahut.
79:26. Me të vërtetë, në këtë është një mësim për atë që ka frikë.
79:26. 'INNE FI DHALIKE LA'IBRETEN LIMEN JEHSHA
C 79:27. A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!
79:27. Cili është më i vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit, të cilin Ai e ndërtoi,
79:27. A jeni ju më të vështirë për t'u krijuar apo qielli që Ai ka ndërtuar?
79:27. 'E'ENTUM 'ESHEDDU HALKEN 'EMI ES-SEMA'U BENAHA
C 79:28. Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.
79:28. ia ngriti lart kupën dhe e përsosi.
79:28. Ai e ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.
79:28. REFE'A SEMKEHA FESEWWAHA
C 79:29. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.
79:29. Netët i bëri të errëta, kurse ditët të ndritshme.
79:29. Dhe Ai errësoi natën e tij dhe e bëri të ndritshëm mëngjesin e tij.
79:29. WE 'EGTESHE LEJLEHA WE 'EHREXHE DUHAHA
C 79:30. E pastaj tokën e sheshoi.
79:30. Pastaj e shtriu rrafsh Tokën,
79:30. Dhe pas kësaj Ai përhapi tokën.
79:30. WEL-'ERDE BA'DE DHALIKE DEHAHA
C 79:31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.
79:31. dhe, nga ajo nxori ujërat dhe bëri kullotat,
79:31. Ai nxori nga ajo ujin e saj dhe kullotat e saj.
79:31. 'EHREXHE MINHA MA'EHA WE MER'AHA
C 79:32. Kurse kodrat ia përforcoi.
79:32. kurse malet i bëri të patundshme,
79:32. Dhe Ai i vendosi malet,
79:32. WEL-XHIBALE 'ERSAHA
C 79:33. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.
79:33. që t'i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.
79:33. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.
79:33. META'EN LEKUM WE LI'EN'AMIKUM
C 79:34. E kur të vijë vala e madhe (kijameti),
79:34. Kur të arrijë gjëma më e madhe,
79:34. Por kur të vijë fatkeqësia më e madhe,
79:34. FE'IDHA XHA'ETIT-TAMMETUL-KUBRA
C 79:35. Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.
79:35. atë Ditë njeriu do të kujtojë gjithçka që ka bërë
79:35. Ditën kur njeriu do të kujtojë atë për të cilën është përpjekur,
79:35. JEWME JETEDHEKKERUL-'INSANU MA SA'A
C 79:36. E xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.
79:36. dhe Zjarri flakërues do t'i tregohet çdokujt që sheh.
79:36. Dhe Xhehenemi do të shfaqet për atë që sheh,
79:36. WE BURRIZETIL-XHEHIMU LIMEN JERA
C 79:37. E për sa i përket atij që ka tepruar.
79:37. Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka
79:37. Sa për atë që kaloi kufirin
79:37. FE'EMMA MEN TEGA
C 79:38. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
79:38. dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote,
79:38. Dhe zgjodhi jetën e kësaj bote,
79:38. WE 'ATHEREL-HEJETE ED-DUNJA
C 79:39. xhehennemi do të jetë vendi i tij.
79:39. sigurisht që do të ketë për strehë Xhehenemin.
79:39. Me të vërtetë, Xhehenemi do të jetë vendbanimi i tij.
79:39. FE'INNEL-XHEHIME HIJEL-ME'WA
C 79:40. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
79:40. Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat,
79:40. Por sa për atë që kishte frikë nga qëndrimi para Zotit të tij dhe ndaloi vetveten nga dëshira,
79:40. WE 'EMMA MEN HAFE MEKAME RABBIHI WE NEHA EN-NEFSE 'ANIL-HEWA
C 79:41. xhenneti është vendi i tij.
79:41. pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.
79:41. Me të vërtetë, Xheneti do të jetë vendbanimi i tij.
79:41. FE'INNEL-XHENNETE HIJEL-ME'WA
C 79:42. Ty të pyesin për kijametin: "Kur do të ndodhë ai?!"
79:42. Të pyesin ty për Orën (e Kiametit) se kur do të ndodhë.
79:42. Ata të pyesin për Orën: "Kur do të ndodhë ajo?"
79:42. JES'ELUNEKE 'ANI ES-SA'ATI 'EJJANE MURSAHA
C 79:43. Po, në çfarë gjendje je ti t'ua përkujtosh atë?
79:43. Çfarë rëndësie ka për ty që ta përmendësh atë?
79:43. Por çfarë dijenie ke ti për të?
79:43. FIME 'ENTE MIN DHIKRAHA
C 79:44. Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.
79:44. Tek Zoti yt është fundi i (dijenisë rreth) saj.
79:44. Tek Zoti yt është përfundimi i saj.
79:44. 'ILA RABBIKE MUNTEHAHA
C 79:45. Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.
79:45. Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i frikësohen asaj.
79:45. Ti je vetëm një paralajmërues për atë që ka frikë prej saj.
79:45. 'INNEMA 'ENTE MUNDHIRU MEN JEHSHAHA
C 79:46. Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t'u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.
79:46. Ditën kur do ta shohin atë, (njerëzve) do t'u duket se kanë qëndruar (në Tokë) veç një mbrëmje apo një mëngjes.
79:46. Ditën kur ata ta shohin atë, do t'u duket atyre sikur kanë qëndruar vetëm një mbrëmje ose mëngjes.
79:46. KE'ENNEHUM JEWME JEREWNEHA LEM JELBETHU 'ILLA 'ASHIJETEN 'EW DUHAHA