U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
79:34.
E kur të vijë vala e madhe (kijameti),
79:34.
Kur të arrijë gjëma më e madhe,
79:34.
Por kur të vijë fatkeqësia më e madhe,
79:34.
FE'IDHA XHA'ETIT-TAMMETUL-KUBRA
C
79:35.
Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.
79:35.
atë Ditë njeriu do të kujtojë gjithçka që ka bërë
79:35.
Ditën kur njeriu do të kujtojë atë për të cilën është përpjekur,
79:35.
JEWME JETEDHEKKERUL-'INSANU MA SA'A
C
79:36.
E xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.
79:36.
dhe Zjarri flakërues do t'i tregohet çdokujt që sheh.
79:36.
Dhe Xhehenemi do të shfaqet për atë që sheh,
79:36.
WE BURRIZETIL-XHEHIMU LIMEN JERA
C
79:37.
E për sa i përket atij që ka tepruar.
79:37.
Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka
79:37.
Sa për atë që kaloi kufirin
C
79:38.
Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
79:38.
dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote,
79:38.
Dhe zgjodhi jetën e kësaj bote,
79:38.
WE 'ATHEREL-HEJETE ED-DUNJA
C
79:39.
xhehennemi do të jetë vendi i tij.
79:39.
sigurisht që do të ketë për strehë Xhehenemin.
79:39.
Me të vërtetë, Xhehenemi do të jetë vendbanimi i tij.
79:39.
FE'INNEL-XHEHIME HIJEL-ME'WA
C
79:40.
E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
79:40.
Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat,
79:40.
Por sa për atë që kishte frikë nga qëndrimi para Zotit të tij dhe ndaloi vetveten nga dëshira,
79:40.
WE 'EMMA MEN HAFE MEKAME RABBIHI WE NEHA EN-NEFSE 'ANIL-HEWA
C
79:41.
xhenneti është vendi i tij.
79:41.
pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.
79:41.
Me të vërtetë, Xheneti do të jetë vendbanimi i tij.
79:41.
FE'INNEL-XHENNETE HIJEL-ME'WA
C
79:42.
Ty të pyesin për kijametin: "Kur do të ndodhë ai?!"
79:42.
Të pyesin ty për Orën (e Kiametit) se kur do të ndodhë.
79:42.
Ata të pyesin për Orën: "Kur do të ndodhë ajo?"
79:42.
JES'ELUNEKE 'ANI ES-SA'ATI 'EJJANE MURSAHA
C
79:43.
Po, në çfarë gjendje je ti t'ua përkujtosh atë?
79:43.
Çfarë rëndësie ka për ty që ta përmendësh atë?
79:43.
Por çfarë dijenie ke ti për të?
79:43.
FIME 'ENTE MIN DHIKRAHA
C
79:44.
Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.
79:44.
Tek Zoti yt është fundi i (dijenisë rreth) saj.
79:44.
Tek Zoti yt është përfundimi i saj.
79:44.
'ILA RABBIKE MUNTEHAHA