Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 79:11. A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?"
79:11. A thua, edhe kur të bëhemi eshtra të thërrmuara?!”
79:11. Pasi të jemi kthyer në eshtra të thara?"
79:11. 'E'IDHA KUNNA 'IDHAMEN NEHIRETEN
C 79:12. Ata thanë: "Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!"
79:12. Dhe thonë: “Po qe kështu, atëherë ky kthim do të jetë humbje (për ne)!”
79:12. Ata thonë: "Atëherë kjo do të jetë një kthim i kotë."
79:12. KALU TILKE 'IDHEN KERRETUN HASIRETUN
C 79:13. Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).
79:13. Por, ajo do të jetë veç një fryrje e vetme (e Surit)
79:13. Por me të vërtetë, ai do të jetë vetëm një thirrje e vetme,
79:13. FE'INNEMA HIJE ZEXHRETUN WAHIDETUN
C 79:14. Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.
79:14. dhe ata përnjëherësh do të brofin (të ringjallur).
79:14. Dhe ja, ata do të jenë të gjallë mbi tokë.
79:14. FE'IDHA HUM BIS-SAHIRETI
C 79:15. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?
79:15. A e ke dëgjuar (o Muhamed) historinë e Musait?
79:15. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait,
79:15. HEL 'TAKE HEDITHU MUSA
C 79:16. Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).
79:16. Zoti i tij e thirri në luginën e shenjtë të Tuvas dhe i tha:
79:16. Kur Zoti i tij e thirri atë në luginën e shenjtë Tuva,
79:16. 'IDH NADAHU REBBUHU BIL-WADIL-MUKADDESI TUWEN
C 79:17. Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.
79:17. “Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, ka kaluar çdo kufi;
79:17. (Duke thënë): "Shko te Faraoni. Me të vërtetë, ai ka kaluar kufirin.
79:17. EDH/HEB 'ILA FIR'AWNE 'INNEHU TEGA
C 79:18. Dhe thuaj: "E ke ndër mend të pastrohesh?"
79:18. dhe thuaji: “A do ta pastrosh veten,
79:18. Dhe thuaj: 'A dëshiron të pastrohesh?
79:18. FEKUL HEL LEKE 'ILA 'EN TEZEKKA
C 79:19. Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti t'ia keshë frikën Atij!
79:19. dhe të të udhëzoj te Zoti yt, që t'i frikësohesh?”
79:19. Dhe unë do të të udhëzoj te Zoti yt, që të mund të kesh frikë prej Tij.'"
79:19. WE 'EHDIJEKE 'ILA RABBIKE FETEHSHA
C 79:20. Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.
79:20. Musai ia tregoi mrekullinë më të madhe,
79:20. Pastaj, ai i tregoi atij shenjën më të madhe.
79:20. FE'ERAHUL-'AJETEL-KUBRA
C 79:21. Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.
79:21. por ai (Faraoni) e mohoi dhe e kundërshtoi.
79:21. Por ai e përgënjeshtroi atë dhe u rebelua.
79:21. FEKEDHDHEBE WE 'ASA