Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 78:39. Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.
78:39. Ajo është Dita e Vërtetë, prandaj kush të dojë, le të kthehet te Zoti i vet (që në këtë jetë).
78:39. Kjo është dita e së vërtetës. Prandaj, kushdo që dëshiron – le të marrë një rrugë drejt Zotit të tij.
78:39. DHALIKEL-JEWMUL-HEKKU FEMEN SHA'E ETTEHADHE 'ILA RABBIHI ME'ABEN
C 78:40. Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: "Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!"
78:40. Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar se është i afërt dënimi, Ditën, kur njeriu do të shohë se ç'kanë bërë duart e tij dhe, kur jobesimtari do të thotë: “Ah, sikur të isha pluhur!”
78:40. Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar për një ndëshkim të afërt, Ditën kur njeriu do të shohë atë që kanë dërguar duart e tij përpara, dhe mohuesi do të thotë: "Ah, sikur të isha pluhur!"
78:40. 'INNA 'ENDHERNAKUM 'ADHABEN KARIBAN JEWME JENDHURUL-MER'U MA KADDEMET JEDAHU WE JEKULUL-KAFIRU JA LEJTENI KUNTU TURABÆN
C 79:1. Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!
79:1. Për ata (engjëj) që marrin me forcë,
79:1. Betohem për ata që tërheqin me forcë të madhe,
79:1. WE EN-NAZI'ATI GARKEN
C 79:2. Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!
79:2. për ata që marrin butësisht,
79:2. Dhe ata që nxjerrin butësisht,
79:2. WE EN-NASHITATI NESHTEN
C 79:3. Dhe ata që notojnë me shpejtësi!
79:3. për ata që notojnë në hapësirë,
79:3. Dhe ata që lundrojnë me lehtësi,
79:3. WE ES-SABIHATI SEBHEN
C 79:4. Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!
79:4. për ata që nxitojnë,
79:4. Dhe ata që garojnë përpara,
79:4. FALSSABIKATI SEBKEN
C 79:5. Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!
79:5. dhe për ata që i rregullojnë punët!
79:5. Dhe ata që rregullojnë çështjet.
79:5. FALMUDEBBIRATI 'EMREN
C 79:6. Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.
79:6. Ditën kur do të dridhet gjithçka nga ushtima (që lajmëron Kiametin),
79:6. Ditën kur do të tronditet tronditja e parë,
79:6. JEWME TERXHUFU ER-RAXHIFETU
C 79:7. Që pas saj pason tjetra.
79:7. e cila do ta ndiqet nga një e dytë,
79:7. Pasuar nga një tjetër tronditje,
79:7. TETBA'UHA ER-RADIFETU
C 79:8. Atë ditë zemrat janë të tronditura.
79:8. disa zemra do të jenë të mbushura me tmerr
79:8. Ato zemra atë ditë do të dridhen,
79:8. KULUBUN JEWME'IDHIN WAXHIFETUN
C 79:9. Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).
79:9. e shikimet e tyre do të bien përdhe.
79:9. Sytë e tyre do të jenë të ulur.
79:9. 'EBSARUHA HASHI'ATUN