Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 78. Nebe
Ajete: 40

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 78:1. Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit?
78:1. Për çfarë e pyesin ata njëri-tjetrin?
78:1. Për çfarë po pyesin njëri-tjetrin?
78:1. 'AMME JETESA'ELUNE
C 78:2. Për lajmin e madh e tronditës.
78:2. Për Lajmin e madh,
78:2. Për lajmin e madh,
78:2. 'ANI EN-NEBE'IL-'ADHIMI
C 78:3. Në të cilin ata janë në kundërshti.
78:3. rreth të cilit ata kanë kundërshtime.
78:3. Për të cilin ata janë në mosmarrëveshje.
78:3. EL-LEDHI HUM FIHI MUHTELIFUNE
C 78:4. Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!
78:4. Ani, shpejt do ta marrin vesh!
78:4. Jo! Së shpejti ata do ta dinë.
78:4. KELLA SEJA'LEMUNE
C 78:5. Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!
78:5. Sigurisht që shpejt do ta marrin vesh!
78:5. Përsëri, jo! Së shpejti ata do ta dinë.
78:5. THUMME KELLA SEJA'LEMUNE
C 78:6. A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
78:6. A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat
78:6. A nuk e kemi bërë Ne tokën një shtrojë?
78:6. 'ELEM NEXH'ALIL-'ERDE MIHADEN
C 78:7. Ndërsa kodrat shtylla?
78:7. e malet si shtylla?!
78:7. Dhe malet shtylla?
78:7. WEL-XHIBALE 'EWTADEN
C 78:8. Dhe Ne ju krijuam juve në çifte.
78:8. Ne ju kemi krijuar në çifte
78:8. Dhe Ne ju kemi krijuar ju në palë?
78:8. WE HALEKNAKUM 'EZWAXHEN
C 78:9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.
78:9. dhe gjumin jua kemi bërë për prehje.
78:9. Dhe Ne kemi bërë gjumin tuaj për pushim?
78:9. WE XHE'ALNA NEWMEKUM SUBATEN
C 78:10. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat).
78:10. Natën jua kemi bërë mbulesë,
78:10. Dhe Ne kemi bërë natën një mbulesë?
78:10. WE XHE'ALNAL-LEJLE LIBASEN
C 78:11. Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.
78:11. ndërsa ditën e kemi caktuar për të punuar.
78:11. Dhe Ne kemi bërë ditën për furnizim?
78:11. WE XHE'ALNA EN-NEHARE MA'ASHEN
C 78:12. Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.
78:12. Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë
78:12. Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju shtatë shtresa të forta?
78:12. WE BENEJNA FEWKAKUM SEB'EN SHIDADAN
C 78:13. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.
78:13. dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm!
78:13. Dhe Ne kemi vendosur një llambë ndriçuese?
78:13. WE XHE'ALNA SIRAXHEN WE HHAXHAN
C 78:14. Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.
78:14. Nga retë Ne ju lëshojmë ujëra të bollshme
78:14. Dhe Ne zbresim nga retë ujë të bollshëm,
78:14. WE 'ENZELNA MINEL-MU'SIRATI MA'EN THEXHXHAXHEN
C 78:15. Që me të të rrisim drithëra e bimë.
78:15. për rritjen e drithërave, bimëve
78:15. Për të prodhuar me të fara dhe bimë,
78:15. LINUHRIXHE BIHI HEBBEN WE NEBATAN
C 78:16. Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.
78:16. dhe të kopshteve të dendura.
78:16. Dhe kopshtet me bimësi të harlisur.
78:16. WE XHENNATIN 'ELFAFEN
C 78:17. S'ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.
78:17. Sigurisht, Dita e Ndarjes vendimtare është caktuar.
78:17. Me të vërtetë, Dita e Vendimit është caktuar,
78:17. 'INNE JEWMEL-FESLI KANE MIKATEN
C 78:18. Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.
78:18. Atë Ditë do të fryhet në Sur dhe ju do të vini grupe-grupe.
78:18. Dita kur do të fryhet borisë dhe ju do të vini grupe-grupe.
78:18. JEWME JUNFEHU FI ES-SURI FETE'TUNE 'EFWAXHEN
C 78:19. Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.
78:19. Dyert e qiellit do të hapen
78:19. Dhe qielli do të hapet, duke u bërë porta.
78:19. WE FUTIHETI ES-SEMA'U FEKANET 'EBWABEN
C 78:20. Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).
78:20. dhe malet do të shtyhen tutje e do të bëhen si mirazh.
78:20. Dhe malet do të hiqen dhe do të bëhen si një mirazh.
78:20. WE SUJJIRETIL-XHIBALU FEKANET SERABEN
C 78:21. E xhehennemi është në pritë (në pusi).
78:21. Me të vërtetë, Xhehenemi do të bëhet pusi,
78:21. Me të vërtetë, Xhehenemi do të jetë në pritë,
78:21. 'INNE XHEHENNEME KANET MIRSADEN
C 78:22. Është vendstrehim i arrogantëve.
78:22. vendbanim i caktuar për keqbërësit,
78:22. Për të pabesët, një vend kthimi.
78:22. LILTTAGINE ME'ABEN
C 78:23. Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).
78:23. që aty të mbeten përgjithmonë.
78:23. Ata do të qëndrojnë aty për epoka.
78:23. LABITHINE FIHA 'EHKABEN
C 78:24. Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.
78:24. Aty nuk do të shijojnë as freski, as pije,
78:24. Aty nuk do të shijojnë as freskim dhe as pije,
78:24. LA JEDHUKUNE FIHA BERDEN WE LA SHERABAN
C 78:25. Përveç ujë të valë e kalbësirë.
78:25. përpos ujit të valuar dhe qelbësirave,
78:25. Përveç ujit të valë dhe një qelbësirë,
78:25. 'ILLA HEMIMEN WE GASSAKAN
C 78:26. Si ndëshkim i merituar.
78:26. si shpërblim përkatës (të veprave të tyre).
78:26. Një shpërblim të përshtatshëm.
78:26. XHEZA'EN WIFAKEN
C 78:27. Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari.
78:27. Në të vërtetë, ata as që e çonin nëpër mend se do të jepnin llogari
78:27. Me të vërtetë, ata nuk prisnin për llogarinë,
78:27. 'INNEHUM KANU LA JERXHUNE HISABEN
C 78:28. Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan me këmbëngulje.
78:28. dhe shpalljet Tona i mohonin prerazi.
78:28. Dhe ata përgënjeshtruan ajetet Tona me fuqishmëri.
78:28. WE KEDHDHEBU BI'AJATINA KIDHDHABEN
C 78:29. Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.
78:29. Por Ne çdo gjë e kemi shënuar në një libër.
78:29. Dhe çdo gjë Ne e kemi regjistruar në një libër.
78:29. WE KULLE SHEJ'IN 'EHSEJNAHU KITABEN
C 78:30. E ju pra, vuani, se Ne nuk do t'ju shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.
78:30. Prandaj do t'u themi: “Shijojeni këtë! Ne nuk do t'ju shtojmë gjë tjetër përveçse dënim!”
78:30. Prandaj, shijoni. Por Ne nuk do t'ju shtojmë asgjë tjetër përveç ndëshkimit.
78:30. FEDHUKU FELEN NEZIDEKUM 'ILLA 'ADHABEN
C 78:31. S'ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.
78:31. Vërtet, për punëdrejtët është përgatitur e mira (Xheneti):
78:31. Me të vërtetë, për të devotshmit ka një fitore,
78:31. 'INNE LILMUTTEKINE MEFAZEN
C 78:32. Kopshte e vreshta rrushi.
78:32. kopshte dhe vreshta,
78:32. Kopshte dhe vreshta,
78:32. HEDA'IKA WE 'A'NABEN
C 78:33. Edhe vasha të një moshe.
78:33. vajza të reja, të së njëjtës moshë,
78:33. Dhe shoqëruese me gjoks të përshtatur,
78:33. WE KEWA'IBE 'ETRABEN
C 78:34. Edhe gota të mbushura plot verë.
78:34. dhe kupa të plota.
78:34. Dhe një kupë të mbushur.
78:34. WE KE'SEN DIHAKAN
C 78:35. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.
78:35. Atje nuk do të dëgjojnë biseda të kota e as gënjeshtra.
78:35. Aty ata nuk do të dëgjojnë asnjë fjalë të kotë dhe as gënjeshtër.
78:35. LA JESMA'UNE FIHA LEGWEN WE LA KIDHDHABEN
C 78:36. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.
78:36. Kështu është shpërblimi nga Zoti yt - dhuratë sipas meritës
78:36. Një shpërblim nga Zoti yt, një dhuratë e llogaritur.
78:36. XHEZA'EN MIN RABBIKE 'ATA'EN HISABEN
C 78:37. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t'i bëjnë vërejtje.
78:37. Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk do të mund t'i flasë (nga frika).
78:37. Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i gjithçkaje midis tyre, të Gjithëmëshirshmi. Askush nuk do të jetë në gjendje të flasë me Të.
78:37. REBBI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA ER-REHMANI LA JEMLIKUNE MINHU HITABEN
C 78:38. Atë ditë Xibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.
78:38. Në ditën, kur Shpirti (Xhebraili) dhe engjëjt do të jenë të rreshtuar, nuk do të flasë askush, përveç atij që do t'i japë lejë i Gjithëmëshirshmi e që do të thotë të vërtetën.
78:38. Ditën kur Fryma dhe engjëjt do të qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk do të flasë, përveç atij që i lejohet nga i Gjithëmëshirshmi, dhe ai thotë të drejtën.
78:38. JEWME JEKUMU ER-RUHU WEL-MELA'IKETU SEFFEN LA JETEKELLEMUNE 'ILLA MEN 'EDHINE LEHU ER-REHMANU WE KALE SEWABAN
C 78:39. Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.
78:39. Ajo është Dita e Vërtetë, prandaj kush të dojë, le të kthehet te Zoti i vet (që në këtë jetë).
78:39. Kjo është dita e së vërtetës. Prandaj, kushdo që dëshiron – le të marrë një rrugë drejt Zotit të tij.
78:39. DHALIKEL-JEWMUL-HEKKU FEMEN SHA'E ETTEHADHE 'ILA RABBIHI ME'ABEN
C 78:40. Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: "Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!"
78:40. Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar se është i afërt dënimi, Ditën, kur njeriu do të shohë se ç'kanë bërë duart e tij dhe, kur jobesimtari do të thotë: “Ah, sikur të isha pluhur!”
78:40. Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar për një ndëshkim të afërt, Ditën kur njeriu do të shohë atë që kanë dërguar duart e tij përpara, dhe mohuesi do të thotë: "Ah, sikur të isha pluhur!"
78:40. 'INNA 'ENDHERNAKUM 'ADHABEN KARIBAN JEWME JENDHURUL-MER'U MA KADDEMET JEDAHU WE JEKULUL-KAFIRU JA LEJTENI KUNTU TURABÆN