Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 78:19. Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.
78:19. Dyert e qiellit do të hapen
78:19. Dhe qielli do të hapet, duke u bërë porta.
78:19. WE FUTIHETI ES-SEMA'U FEKANET 'EBWABEN
C 78:20. Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).
78:20. dhe malet do të shtyhen tutje e do të bëhen si mirazh.
78:20. Dhe malet do të hiqen dhe do të bëhen si një mirazh.
78:20. WE SUJJIRETIL-XHIBALU FEKANET SERABEN
C 78:21. E xhehennemi është në pritë (në pusi).
78:21. Me të vërtetë, Xhehenemi do të bëhet pusi,
78:21. Me të vërtetë, Xhehenemi do të jetë në pritë,
78:21. 'INNE XHEHENNEME KANET MIRSADEN
C 78:22. Është vendstrehim i arrogantëve.
78:22. vendbanim i caktuar për keqbërësit,
78:22. Për të pabesët, një vend kthimi.
78:22. LILTTAGINE ME'ABEN
C 78:23. Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).
78:23. që aty të mbeten përgjithmonë.
78:23. Ata do të qëndrojnë aty për epoka.
78:23. LABITHINE FIHA 'EHKABEN
C 78:24. Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.
78:24. Aty nuk do të shijojnë as freski, as pije,
78:24. Aty nuk do të shijojnë as freskim dhe as pije,
78:24. LA JEDHUKUNE FIHA BERDEN WE LA SHERABAN
C 78:25. Përveç ujë të valë e kalbësirë.
78:25. përpos ujit të valuar dhe qelbësirave,
78:25. Përveç ujit të valë dhe një qelbësirë,
78:25. 'ILLA HEMIMEN WE GASSAKAN
C 78:26. Si ndëshkim i merituar.
78:26. si shpërblim përkatës (të veprave të tyre).
78:26. Një shpërblim të përshtatshëm.
78:26. XHEZA'EN WIFAKEN
C 78:27. Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari.
78:27. Në të vërtetë, ata as që e çonin nëpër mend se do të jepnin llogari
78:27. Me të vërtetë, ata nuk prisnin për llogarinë,
78:27. 'INNEHUM KANU LA JERXHUNE HISABEN
C 78:28. Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan me këmbëngulje.
78:28. dhe shpalljet Tona i mohonin prerazi.
78:28. Dhe ata përgënjeshtruan ajetet Tona me fuqishmëri.
78:28. WE KEDHDHEBU BI'AJATINA KIDHDHABEN
C 78:29. Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.
78:29. Por Ne çdo gjë e kemi shënuar në një libër.
78:29. Dhe çdo gjë Ne e kemi regjistruar në një libër.
78:29. WE KULLE SHEJ'IN 'EHSEJNAHU KITABEN