Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 78:6. A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
78:6. A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat
78:6. A nuk e kemi bërë Ne tokën një shtrojë?
78:6. 'ELEM NEXH'ALIL-'ERDE MIHADEN
C 78:7. Ndërsa kodrat shtylla?
78:7. e malet si shtylla?!
78:7. Dhe malet shtylla?
78:7. WEL-XHIBALE 'EWTADEN
C 78:8. Dhe Ne ju krijuam juve në çifte.
78:8. Ne ju kemi krijuar në çifte
78:8. Dhe Ne ju kemi krijuar ju në palë?
78:8. WE HALEKNAKUM 'EZWAXHEN
C 78:9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.
78:9. dhe gjumin jua kemi bërë për prehje.
78:9. Dhe Ne kemi bërë gjumin tuaj për pushim?
78:9. WE XHE'ALNA NEWMEKUM SUBATEN
C 78:10. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat).
78:10. Natën jua kemi bërë mbulesë,
78:10. Dhe Ne kemi bërë natën një mbulesë?
78:10. WE XHE'ALNAL-LEJLE LIBASEN
C 78:11. Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.
78:11. ndërsa ditën e kemi caktuar për të punuar.
78:11. Dhe Ne kemi bërë ditën për furnizim?
78:11. WE XHE'ALNA EN-NEHARE MA'ASHEN
C 78:12. Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.
78:12. Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë
78:12. Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju shtatë shtresa të forta?
78:12. WE BENEJNA FEWKAKUM SEB'EN SHIDADAN
C 78:13. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.
78:13. dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm!
78:13. Dhe Ne kemi vendosur një llambë ndriçuese?
78:13. WE XHE'ALNA SIRAXHEN WE HHAXHAN
C 78:14. Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.
78:14. Nga retë Ne ju lëshojmë ujëra të bollshme
78:14. Dhe Ne zbresim nga retë ujë të bollshëm,
78:14. WE 'ENZELNA MINEL-MU'SIRATI MA'EN THEXHXHAXHEN
C 78:15. Që me të të rrisim drithëra e bimë.
78:15. për rritjen e drithërave, bimëve
78:15. Për të prodhuar me të fara dhe bimë,
78:15. LINUHRIXHE BIHI HEBBEN WE NEBATAN
C 78:16. Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.
78:16. dhe të kopshteve të dendura.
78:16. Dhe kopshtet me bimësi të harlisur.
78:16. WE XHENNATIN 'ELFAFEN