U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
78:32.
Kopshte e vreshta rrushi.
78:32.
kopshte dhe vreshta,
78:32.
Kopshte dhe vreshta,
78:32.
HEDA'IKA WE 'A'NABEN
C
78:33.
Edhe vasha të një moshe.
78:33.
vajza të reja, të së njëjtës moshë,
78:33.
Dhe shoqëruese me gjoks të përshtatur,
78:33.
WE KEWA'IBE 'ETRABEN
C
78:34.
Edhe gota të mbushura plot verë.
78:34.
dhe kupa të plota.
78:34.
Dhe një kupë të mbushur.
C
78:35.
Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.
78:35.
Atje nuk do të dëgjojnë biseda të kota e as gënjeshtra.
78:35.
Aty ata nuk do të dëgjojnë asnjë fjalë të kotë dhe as gënjeshtër.
78:35.
LA JESMA'UNE FIHA LEGWEN WE LA KIDHDHABEN
C
78:36.
Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.
78:36.
Kështu është shpërblimi nga Zoti yt - dhuratë sipas meritës
78:36.
Një shpërblim nga Zoti yt, një dhuratë e llogaritur.
78:36.
XHEZA'EN MIN RABBIKE 'ATA'EN HISABEN
C
78:37.
Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t'i bëjnë vërejtje.
78:37.
Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk do të mund t'i flasë (nga frika).
78:37.
Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i gjithçkaje midis tyre, të Gjithëmëshirshmi. Askush nuk do të jetë në gjendje të flasë me Të.
78:37.
REBBI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA ER-REHMANI LA JEMLIKUNE MINHU HITABEN
C
78:38.
Atë ditë Xibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.
78:38.
Në ditën, kur Shpirti (Xhebraili) dhe engjëjt do të jenë të rreshtuar, nuk do të flasë askush, përveç atij që do t'i japë lejë i Gjithëmëshirshmi e që do të thotë të vërtetën.
78:38.
Ditën kur Fryma dhe engjëjt do të qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk do të flasë, përveç atij që i lejohet nga i Gjithëmëshirshmi, dhe ai thotë të drejtën.
78:38.
JEWME JEKUMU ER-RUHU WEL-MELA'IKETU SEFFEN LA JETEKELLEMUNE 'ILLA MEN 'EDHINE LEHU ER-REHMANU WE KALE SEWABAN
C
78:39.
Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.
78:39.
Ajo është Dita e Vërtetë, prandaj kush të dojë, le të kthehet te Zoti i vet (që në këtë jetë).
78:39.
Kjo është dita e së vërtetës. Prandaj, kushdo që dëshiron – le të marrë një rrugë drejt Zotit të tij.
78:39.
DHALIKEL-JEWMUL-HEKKU FEMEN SHA'E ETTEHADHE 'ILA RABBIHI ME'ABEN
C
78:40.
Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: "Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!"
78:40.
Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar se është i afërt dënimi, Ditën, kur njeriu do të shohë se ç'kanë bërë duart e tij dhe, kur jobesimtari do të thotë: “Ah, sikur të isha pluhur!”
78:40.
Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar për një ndëshkim të afërt, Ditën kur njeriu do të shohë atë që kanë dërguar duart e tij përpara, dhe mohuesi do të thotë: "Ah, sikur të isha pluhur!"
78:40.
'INNA 'ENDHERNAKUM 'ADHABEN KARIBAN JEWME JENDHURUL-MER'U MA KADDEMET JEDAHU WE JEKULUL-KAFIRU JA LEJTENI KUNTU TURABÆN
C
79:1.
Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!
79:1.
Për ata (engjëj) që marrin me forcë,
79:1.
Betohem për ata që tërheqin me forcë të madhe,
79:1.
WE EN-NAZI'ATI GARKEN
C
79:2.
Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!
79:2.
për ata që marrin butësisht,
79:2.
Dhe ata që nxjerrin butësisht,
79:2.
WE EN-NASHITATI NESHTEN