U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 79. Naziat
Ajete: 46
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
79:1.
Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!
79:1.
Për ata (engjëj) që marrin me forcë,
79:1.
Betohem për ata që tërheqin me forcë të madhe,
79:1.
WE EN-NAZI'ATI GARKEN
C
79:2.
Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!
79:2.
për ata që marrin butësisht,
79:2.
Dhe ata që nxjerrin butësisht,
79:2.
WE EN-NASHITATI NESHTEN
C
79:3.
Dhe ata që notojnë me shpejtësi!
79:3.
për ata që notojnë në hapësirë,
79:3.
Dhe ata që lundrojnë me lehtësi,
79:3.
WE ES-SABIHATI SEBHEN
C
79:4.
Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!
79:4.
për ata që nxitojnë,
79:4.
Dhe ata që garojnë përpara,
79:4.
FALSSABIKATI SEBKEN
C
79:5.
Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!
79:5.
dhe për ata që i rregullojnë punët!
79:5.
Dhe ata që rregullojnë çështjet.
79:5.
FALMUDEBBIRATI 'EMREN
C
79:6.
Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.
79:6.
Ditën kur do të dridhet gjithçka nga ushtima (që lajmëron Kiametin),
79:6.
Ditën kur do të tronditet tronditja e parë,
79:6.
JEWME TERXHUFU ER-RAXHIFETU
C
79:7.
Që pas saj pason tjetra.
79:7.
e cila do ta ndiqet nga një e dytë,
79:7.
Pasuar nga një tjetër tronditje,
79:7.
TETBA'UHA ER-RADIFETU
C
79:8.
Atë ditë zemrat janë të tronditura.
79:8.
disa zemra do të jenë të mbushura me tmerr
79:8.
Ato zemra atë ditë do të dridhen,
79:8.
KULUBUN JEWME'IDHIN WAXHIFETUN
C
79:9.
Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).
79:9.
e shikimet e tyre do të bien përdhe.
79:9.
Sytë e tyre do të jenë të ulur.
79:9.
'EBSARUHA HASHI'ATUN
C
79:10.
Ata (idhujtarët në Dunja) thonë: "A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?"
79:10.
Ata thonë: “Vallë, vërtet do të rikthehemi në jetë?!
79:10.
Ata thonë: "A do të kthehemi ne përsëri në jetën e mëparshme
79:10.
JEKULUNE 'E'INNA LEMERDUDUNE FIL-HAFIRETI
C
79:11.
A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?"
79:11.
A thua, edhe kur të bëhemi eshtra të thërrmuara?!”
79:11.
Pasi të jemi kthyer në eshtra të thara?"
79:11.
'E'IDHA KUNNA 'IDHAMEN NEHIRETEN
C
79:12.
Ata thanë: "Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!"
79:12.
Dhe thonë: “Po qe kështu, atëherë ky kthim do të jetë humbje (për ne)!”
79:12.
Ata thonë: "Atëherë kjo do të jetë një kthim i kotë."
79:12.
KALU TILKE 'IDHEN KERRETUN HASIRETUN
C
79:13.
Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).
79:13.
Por, ajo do të jetë veç një fryrje e vetme (e Surit)
79:13.
Por me të vërtetë, ai do të jetë vetëm një thirrje e vetme,
79:13.
FE'INNEMA HIJE ZEXHRETUN WAHIDETUN
C
79:14.
Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.
79:14.
dhe ata përnjëherësh do të brofin (të ringjallur).
79:14.
Dhe ja, ata do të jenë të gjallë mbi tokë.
79:14.
FE'IDHA HUM BIS-SAHIRETI
C
79:15.
A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?
79:15.
A e ke dëgjuar (o Muhamed) historinë e Musait?
79:15.
A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait,
79:15.
HEL 'TAKE HEDITHU MUSA
C
79:16.
Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).
79:16.
Zoti i tij e thirri në luginën e shenjtë të Tuvas dhe i tha:
79:16.
Kur Zoti i tij e thirri atë në luginën e shenjtë Tuva,
79:16.
'IDH NADAHU REBBUHU BIL-WADIL-MUKADDESI TUWEN
C
79:17.
Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.
79:17.
“Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, ka kaluar çdo kufi;
79:17.
(Duke thënë): "Shko te Faraoni. Me të vërtetë, ai ka kaluar kufirin.
79:17.
EDH/HEB 'ILA FIR'AWNE 'INNEHU TEGA
C
79:18.
Dhe thuaj: "E ke ndër mend të pastrohesh?"
79:18.
dhe thuaji: “A do ta pastrosh veten,
79:18.
Dhe thuaj: 'A dëshiron të pastrohesh?
79:18.
FEKUL HEL LEKE 'ILA 'EN TEZEKKA
C
79:19.
Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti t'ia keshë frikën Atij!
79:19.
dhe të të udhëzoj te Zoti yt, që t'i frikësohesh?”
79:19.
Dhe unë do të të udhëzoj te Zoti yt, që të mund të kesh frikë prej Tij.'"
79:19.
WE 'EHDIJEKE 'ILA RABBIKE FETEHSHA
C
79:20.
Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.
79:20.
Musai ia tregoi mrekullinë më të madhe,
79:20.
Pastaj, ai i tregoi atij shenjën më të madhe.
79:20.
FE'ERAHUL-'AJETEL-KUBRA
C
79:21.
Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.
79:21.
por ai (Faraoni) e mohoi dhe e kundërshtoi.
79:21.
Por ai e përgënjeshtroi atë dhe u rebelua.
79:21.
FEKEDHDHEBE WE 'ASA
C
79:22.
Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.
79:22.
Pastaj i ktheu shpinën, duke u përpjekur (kundër së vërtetës)
79:22.
Pastaj, ai u kthye me shpejtësi,
79:22.
THUMME 'EDBERE JES'A
C
79:23.
I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.
79:23.
dhe tuboi njerëzit e u deklaroi:
79:23.
Dhe ai mblodhi (njerëzit) dhe shpalli:
C
79:24.
E u tha: "Unë jam zoti juaj më i lartë!"
79:24.
“Unë jam zoti juaj më i lartë!”
79:24.
Unë jam zoti juaj më i lartë.
79:24.
FEKALE 'ENA REBBUKUMUL-'A'LA
C
79:25.
Atëherë All-llahu tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.
79:25.
Prandaj Allahu e goditi atë me dënim në jetën tjetër dhe në këtë jetë.
79:25.
Prandaj, Allahu e kapi atë me ndëshkimin e fundit dhe të parë.
79:25.
FE'EHADHEHU ELLAHU NEKALEL-'AHIRETI WEL-'ULA
C
79:26.
Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.
79:26.
Kjo është këshillë për ata që i frikësohen Allahut.
79:26.
Me të vërtetë, në këtë është një mësim për atë që ka frikë.
79:26.
'INNE FI DHALIKE LA'IBRETEN LIMEN JEHSHA
C
79:27.
A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!
79:27.
Cili është më i vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit, të cilin Ai e ndërtoi,
79:27.
A jeni ju më të vështirë për t'u krijuar apo qielli që Ai ka ndërtuar?
79:27.
'E'ENTUM 'ESHEDDU HALKEN 'EMI ES-SEMA'U BENAHA
C
79:28.
Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.
79:28.
ia ngriti lart kupën dhe e përsosi.
79:28.
Ai e ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.
79:28.
REFE'A SEMKEHA FESEWWAHA
C
79:29.
Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.
79:29.
Netët i bëri të errëta, kurse ditët të ndritshme.
79:29.
Dhe Ai errësoi natën e tij dhe e bëri të ndritshëm mëngjesin e tij.
79:29.
WE 'EGTESHE LEJLEHA WE 'EHREXHE DUHAHA
C
79:30.
E pastaj tokën e sheshoi.
79:30.
Pastaj e shtriu rrafsh Tokën,
79:30.
Dhe pas kësaj Ai përhapi tokën.
79:30.
WEL-'ERDE BA'DE DHALIKE DEHAHA
C
79:31.
Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.
79:31.
dhe, nga ajo nxori ujërat dhe bëri kullotat,
79:31.
Ai nxori nga ajo ujin e saj dhe kullotat e saj.
79:31.
'EHREXHE MINHA MA'EHA WE MER'AHA
C
79:32.
Kurse kodrat ia përforcoi.
79:32.
kurse malet i bëri të patundshme,
79:32.
Dhe Ai i vendosi malet,
79:32.
WEL-XHIBALE 'ERSAHA
C
79:33.
Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.
79:33.
që t'i gëzoni ju dhe bagëtitë tuaja.
79:33.
Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.
79:33.
META'EN LEKUM WE LI'EN'AMIKUM
C
79:34.
E kur të vijë vala e madhe (kijameti),
79:34.
Kur të arrijë gjëma më e madhe,
79:34.
Por kur të vijë fatkeqësia më e madhe,
79:34.
FE'IDHA XHA'ETIT-TAMMETUL-KUBRA
C
79:35.
Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.
79:35.
atë Ditë njeriu do të kujtojë gjithçka që ka bërë
79:35.
Ditën kur njeriu do të kujtojë atë për të cilën është përpjekur,
79:35.
JEWME JETEDHEKKERUL-'INSANU MA SA'A
C
79:36.
E xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.
79:36.
dhe Zjarri flakërues do t'i tregohet çdokujt që sheh.
79:36.
Dhe Xhehenemi do të shfaqet për atë që sheh,
79:36.
WE BURRIZETIL-XHEHIMU LIMEN JERA
C
79:37.
E për sa i përket atij që ka tepruar.
79:37.
Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka
79:37.
Sa për atë që kaloi kufirin
C
79:38.
Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
79:38.
dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote,
79:38.
Dhe zgjodhi jetën e kësaj bote,
79:38.
WE 'ATHEREL-HEJETE ED-DUNJA
C
79:39.
xhehennemi do të jetë vendi i tij.
79:39.
sigurisht që do të ketë për strehë Xhehenemin.
79:39.
Me të vërtetë, Xhehenemi do të jetë vendbanimi i tij.
79:39.
FE'INNEL-XHEHIME HIJEL-ME'WA
C
79:40.
E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
79:40.
Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat,
79:40.
Por sa për atë që kishte frikë nga qëndrimi para Zotit të tij dhe ndaloi vetveten nga dëshira,
79:40.
WE 'EMMA MEN HAFE MEKAME RABBIHI WE NEHA EN-NEFSE 'ANIL-HEWA
C
79:41.
xhenneti është vendi i tij.
79:41.
pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.
79:41.
Me të vërtetë, Xheneti do të jetë vendbanimi i tij.
79:41.
FE'INNEL-XHENNETE HIJEL-ME'WA
C
79:42.
Ty të pyesin për kijametin: "Kur do të ndodhë ai?!"
79:42.
Të pyesin ty për Orën (e Kiametit) se kur do të ndodhë.
79:42.
Ata të pyesin për Orën: "Kur do të ndodhë ajo?"
79:42.
JES'ELUNEKE 'ANI ES-SA'ATI 'EJJANE MURSAHA
C
79:43.
Po, në çfarë gjendje je ti t'ua përkujtosh atë?
79:43.
Çfarë rëndësie ka për ty që ta përmendësh atë?
79:43.
Por çfarë dijenie ke ti për të?
79:43.
FIME 'ENTE MIN DHIKRAHA
C
79:44.
Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.
79:44.
Tek Zoti yt është fundi i (dijenisë rreth) saj.
79:44.
Tek Zoti yt është përfundimi i saj.
79:44.
'ILA RABBIKE MUNTEHAHA
C
79:45.
Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.
79:45.
Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i frikësohen asaj.
79:45.
Ti je vetëm një paralajmërues për atë që ka frikë prej saj.
79:45.
'INNEMA 'ENTE MUNDHIRU MEN JEHSHAHA
C
79:46.
Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t'u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.
79:46.
Ditën kur do ta shohin atë, (njerëzve) do t'u duket se kanë qëndruar (në Tokë) veç një mbrëmje apo një mëngjes.
79:46.
Ditën kur ata ta shohin atë, do t'u duket atyre sikur kanë qëndruar vetëm një mbrëmje ose mëngjes.
79:46.
KE'ENNEHUM JEWME JEREWNEHA LEM JELBETHU 'ILLA 'ASHIJETEN 'EW DUHAHA