U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 78. Nebe
Ajete: 40
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
78:1.
Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit?
78:1.
Për çfarë e pyesin ata njëri-tjetrin?
78:1.
Për çfarë po pyesin njëri-tjetrin?
C
78:2.
Për lajmin e madh e tronditës.
78:2.
'ANI EN-NEBE'IL-'ADHIMI
C
78:3.
Në të cilin ata janë në kundërshti.
78:3.
rreth të cilit ata kanë kundërshtime.
78:3.
Për të cilin ata janë në mosmarrëveshje.
78:3.
EL-LEDHI HUM FIHI MUHTELIFUNE
C
78:4.
Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!
78:4.
Ani, shpejt do ta marrin vesh!
78:4.
Jo! Së shpejti ata do ta dinë.
C
78:5.
Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!
78:5.
Sigurisht që shpejt do ta marrin vesh!
78:5.
Përsëri, jo! Së shpejti ata do ta dinë.
78:5.
THUMME KELLA SEJA'LEMUNE
C
78:6.
A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
78:6.
A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat
78:6.
A nuk e kemi bërë Ne tokën një shtrojë?
78:6.
'ELEM NEXH'ALIL-'ERDE MIHADEN
C
78:7.
Ndërsa kodrat shtylla?
78:7.
e malet si shtylla?!
78:7.
WEL-XHIBALE 'EWTADEN
C
78:8.
Dhe Ne ju krijuam juve në çifte.
78:8.
Ne ju kemi krijuar në çifte
78:8.
Dhe Ne ju kemi krijuar ju në palë?
78:8.
WE HALEKNAKUM 'EZWAXHEN
C
78:9.
Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.
78:9.
dhe gjumin jua kemi bërë për prehje.
78:9.
Dhe Ne kemi bërë gjumin tuaj për pushim?
78:9.
WE XHE'ALNA NEWMEKUM SUBATEN
C
78:10.
Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat).
78:10.
Natën jua kemi bërë mbulesë,
78:10.
Dhe Ne kemi bërë natën një mbulesë?
78:10.
WE XHE'ALNAL-LEJLE LIBASEN
C
78:11.
Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.
78:11.
ndërsa ditën e kemi caktuar për të punuar.
78:11.
Dhe Ne kemi bërë ditën për furnizim?
78:11.
WE XHE'ALNA EN-NEHARE MA'ASHEN
C
78:12.
Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.
78:12.
Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë
78:12.
Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju shtatë shtresa të forta?
78:12.
WE BENEJNA FEWKAKUM SEB'EN SHIDADAN
C
78:13.
Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.
78:13.
dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm!
78:13.
Dhe Ne kemi vendosur një llambë ndriçuese?
78:13.
WE XHE'ALNA SIRAXHEN WE HHAXHAN
C
78:14.
Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.
78:14.
Nga retë Ne ju lëshojmë ujëra të bollshme
78:14.
Dhe Ne zbresim nga retë ujë të bollshëm,
78:14.
WE 'ENZELNA MINEL-MU'SIRATI MA'EN THEXHXHAXHEN
C
78:15.
Që me të të rrisim drithëra e bimë.
78:15.
për rritjen e drithërave, bimëve
78:15.
Për të prodhuar me të fara dhe bimë,
78:15.
LINUHRIXHE BIHI HEBBEN WE NEBATAN
C
78:16.
Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.
78:16.
dhe të kopshteve të dendura.
78:16.
Dhe kopshtet me bimësi të harlisur.
78:16.
WE XHENNATIN 'ELFAFEN
C
78:17.
S'ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.
78:17.
Sigurisht, Dita e Ndarjes vendimtare është caktuar.
78:17.
Me të vërtetë, Dita e Vendimit është caktuar,
78:17.
'INNE JEWMEL-FESLI KANE MIKATEN
C
78:18.
Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.
78:18.
Atë Ditë do të fryhet në Sur dhe ju do të vini grupe-grupe.
78:18.
Dita kur do të fryhet borisë dhe ju do të vini grupe-grupe.
78:18.
JEWME JUNFEHU FI ES-SURI FETE'TUNE 'EFWAXHEN
C
78:19.
Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.
78:19.
Dyert e qiellit do të hapen
78:19.
Dhe qielli do të hapet, duke u bërë porta.
78:19.
WE FUTIHETI ES-SEMA'U FEKANET 'EBWABEN
C
78:20.
Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).
78:20.
dhe malet do të shtyhen tutje e do të bëhen si mirazh.
78:20.
Dhe malet do të hiqen dhe do të bëhen si një mirazh.
78:20.
WE SUJJIRETIL-XHIBALU FEKANET SERABEN
C
78:21.
E xhehennemi është në pritë (në pusi).
78:21.
Me të vërtetë, Xhehenemi do të bëhet pusi,
78:21.
Me të vërtetë, Xhehenemi do të jetë në pritë,
78:21.
'INNE XHEHENNEME KANET MIRSADEN
C
78:22.
Është vendstrehim i arrogantëve.
78:22.
vendbanim i caktuar për keqbërësit,
78:22.
Për të pabesët, një vend kthimi.
78:22.
LILTTAGINE ME'ABEN
C
78:23.
Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).
78:23.
që aty të mbeten përgjithmonë.
78:23.
Ata do të qëndrojnë aty për epoka.
78:23.
LABITHINE FIHA 'EHKABEN
C
78:24.
Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.
78:24.
Aty nuk do të shijojnë as freski, as pije,
78:24.
Aty nuk do të shijojnë as freskim dhe as pije,
78:24.
LA JEDHUKUNE FIHA BERDEN WE LA SHERABAN
C
78:25.
Përveç ujë të valë e kalbësirë.
78:25.
përpos ujit të valuar dhe qelbësirave,
78:25.
Përveç ujit të valë dhe një qelbësirë,
78:25.
'ILLA HEMIMEN WE GASSAKAN
C
78:26.
Si ndëshkim i merituar.
78:26.
si shpërblim përkatës (të veprave të tyre).
78:26.
Një shpërblim të përshtatshëm.
C
78:27.
Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari.
78:27.
Në të vërtetë, ata as që e çonin nëpër mend se do të jepnin llogari
78:27.
Me të vërtetë, ata nuk prisnin për llogarinë,
78:27.
'INNEHUM KANU LA JERXHUNE HISABEN
C
78:28.
Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan me këmbëngulje.
78:28.
dhe shpalljet Tona i mohonin prerazi.
78:28.
Dhe ata përgënjeshtruan ajetet Tona me fuqishmëri.
78:28.
WE KEDHDHEBU BI'AJATINA KIDHDHABEN
C
78:29.
Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.
78:29.
Por Ne çdo gjë e kemi shënuar në një libër.
78:29.
Dhe çdo gjë Ne e kemi regjistruar në një libër.
78:29.
WE KULLE SHEJ'IN 'EHSEJNAHU KITABEN
C
78:30.
E ju pra, vuani, se Ne nuk do t'ju shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.
78:30.
Prandaj do t'u themi: “Shijojeni këtë! Ne nuk do t'ju shtojmë gjë tjetër përveçse dënim!”
78:30.
Prandaj, shijoni. Por Ne nuk do t'ju shtojmë asgjë tjetër përveç ndëshkimit.
78:30.
FEDHUKU FELEN NEZIDEKUM 'ILLA 'ADHABEN
C
78:31.
S'ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.
78:31.
Vërtet, për punëdrejtët është përgatitur e mira (Xheneti):
78:31.
Me të vërtetë, për të devotshmit ka një fitore,
78:31.
'INNE LILMUTTEKINE MEFAZEN
C
78:32.
Kopshte e vreshta rrushi.
78:32.
kopshte dhe vreshta,
78:32.
Kopshte dhe vreshta,
78:32.
HEDA'IKA WE 'A'NABEN
C
78:33.
Edhe vasha të një moshe.
78:33.
vajza të reja, të së njëjtës moshë,
78:33.
Dhe shoqëruese me gjoks të përshtatur,
78:33.
WE KEWA'IBE 'ETRABEN
C
78:34.
Edhe gota të mbushura plot verë.
78:34.
dhe kupa të plota.
78:34.
Dhe një kupë të mbushur.
C
78:35.
Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.
78:35.
Atje nuk do të dëgjojnë biseda të kota e as gënjeshtra.
78:35.
Aty ata nuk do të dëgjojnë asnjë fjalë të kotë dhe as gënjeshtër.
78:35.
LA JESMA'UNE FIHA LEGWEN WE LA KIDHDHABEN
C
78:36.
Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.
78:36.
Kështu është shpërblimi nga Zoti yt - dhuratë sipas meritës
78:36.
Një shpërblim nga Zoti yt, një dhuratë e llogaritur.
78:36.
XHEZA'EN MIN RABBIKE 'ATA'EN HISABEN
C
78:37.
Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t'i bëjnë vërejtje.
78:37.
Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk do të mund t'i flasë (nga frika).
78:37.
Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i gjithçkaje midis tyre, të Gjithëmëshirshmi. Askush nuk do të jetë në gjendje të flasë me Të.
78:37.
REBBI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA ER-REHMANI LA JEMLIKUNE MINHU HITABEN
C
78:38.
Atë ditë Xibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.
78:38.
Në ditën, kur Shpirti (Xhebraili) dhe engjëjt do të jenë të rreshtuar, nuk do të flasë askush, përveç atij që do t'i japë lejë i Gjithëmëshirshmi e që do të thotë të vërtetën.
78:38.
Ditën kur Fryma dhe engjëjt do të qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk do të flasë, përveç atij që i lejohet nga i Gjithëmëshirshmi, dhe ai thotë të drejtën.
78:38.
JEWME JEKUMU ER-RUHU WEL-MELA'IKETU SEFFEN LA JETEKELLEMUNE 'ILLA MEN 'EDHINE LEHU ER-REHMANU WE KALE SEWABAN
C
78:39.
Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.
78:39.
Ajo është Dita e Vërtetë, prandaj kush të dojë, le të kthehet te Zoti i vet (që në këtë jetë).
78:39.
Kjo është dita e së vërtetës. Prandaj, kushdo që dëshiron – le të marrë një rrugë drejt Zotit të tij.
78:39.
DHALIKEL-JEWMUL-HEKKU FEMEN SHA'E ETTEHADHE 'ILA RABBIHI ME'ABEN
C
78:40.
Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: "Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!"
78:40.
Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar se është i afërt dënimi, Ditën, kur njeriu do të shohë se ç'kanë bërë duart e tij dhe, kur jobesimtari do të thotë: “Ah, sikur të isha pluhur!”
78:40.
Me të vërtetë, Ne ju kemi paralajmëruar për një ndëshkim të afërt, Ditën kur njeriu do të shohë atë që kanë dërguar duart e tij përpara, dhe mohuesi do të thotë: "Ah, sikur të isha pluhur!"
78:40.
'INNA 'ENDHERNAKUM 'ADHABEN KARIBAN JEWME JENDHURUL-MER'U MA KADDEMET JEDAHU WE JEKULUL-KAFIRU JA LEJTENI KUNTU TURABÆN