U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 16. Nahl
Ajete: 128
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
16:1.
Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës) e tij! E pastër dhe e lartë është madhëria e Tij në krahasim me atë që ata i shoqërojnë (shokë).
16:1.
Urdhri i Allahut do të arrijë patjetër, andaj mos e shpejtoni atë! I lavdëruar qoftë Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka, që ia shoqërojnë (në adhurim)!
16:1.
Urdhri i Allahut ka ardhur, prandaj mos e nxitoni atë. Lavdi i qoftë Atij! Dhe i lartësuar qoftë Ai mbi atë që ata i bëjnë shok!
16:1.
'ETA 'EMRU ELLAHI FELA TESTA'XHILUHU SUBHANEHU WE TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C
16:2.
Me urdhrin e Tij ia zbret engjëjt me shpallje atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke thënë) t'ua tërhiqni vërejtjen (t'i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën.
16:2.
Me vullnetin e Tij, Ai ia dërgon engjëjt (Xhibrilin) me Shpallje kujt të dojë prej robërve të Tij (duke u thënë): “Paralajmëroni se s'ka zot tjetër të vërtetë përveç Meje, prandaj të më kini frikë Mua!”
16:2.
Ai i dërgon engjëjt me frymë nga urdhri i Tij mbi kë të dojë nga robërit e Tij, që të paralajmërojë: "Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Meje, prandaj kini frikë nga Unë."
16:2.
JUNEZZILUL-MELA'IKETE BIR-RUHI MIN 'EMRIHI 'ALA MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI 'EN 'ENDHIRU 'ENNEHU LA 'ILAHE 'ILLA 'ENA FE ETTEKUNI
C
16:3.
I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka ata (idhujtarët) i shoqërojnë.
16:3.
Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën me urtësi. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim)!
16:3.
Ai krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën. Ai është i lartësuar mbi atë që ata i bëjnë shok.
16:3.
HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIL-HEKKI TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C
16:4.
E krijoi njeriun nga një pikë (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët.
16:4.
Ai e ka krijuar njeriun prej një pike fare, por ja që ky bëhet kundërshtar i hapët!
16:4.
Ai krijoi njeriun nga një pikë uji, por ja, ai bëhet një kundërshtar i hapur!
16:4.
HALEKAL-'INSANE MIN NUTFETIN FE'IDHA HUWE HASIMUN MUBINUN
C
16:5.
Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.
16:5.
Kafshët Ai i ka krijuar për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni rroba të ngrohta dhe dobi të tjera. Prej tyre ju ushqeheni
16:5.
Dhe Ai krijoi bagëtinë. Për ju ka veshje, ngrohtësi dhe dobi të tjera, dhe prej tyre hani.
16:5.
WEL-'EN'AME HALEKAHA LEKUM FIHA DIF'UN WE MENAFI'U WE MINHA TE'KULUNE
C
16:6.
Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë).
16:6.
dhe shikoni pamje të bukura, kur i ktheni nga kullota dhe, kur i nxirrni në kullotë.
16:6.
Dhe për ju ka bukuri kur i sillni ato në mbrëmje dhe kur i nxirrni në mëngjes.
16:6.
WE LEKUM FIHA XHEMALUN HINE TURIHUNE WE HINE TESREHUNE
C
16:7.
Ato bartin barrën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.
16:7.
Ato mbajnë barrët tuaja deri në vende të largëta, tek të cilat ju do të arrinit me mundim të madh; me të vërtetë, Zoti juaj është i Butë dhe Mëshirëplotë.
16:7.
Dhe ato mbartin barrat tuaja në një tokë që nuk mund të arrini përveç me vështirësi të mëdha për veten tuaj. Me të vërtetë, Zoti juaj është i Butë, i Mëshirshëm.
16:7.
WE TEHMILU 'ETHKALEKUM 'ILA BELEDIN LEM TEKUNU BALIGIHI 'ILLA BISHIKKIL-'ENFUSI 'INNE REBBEKUM LERE'UFUN REHIMUN
C
16:8.
Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini.
16:8.
(Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomerët, që ju t'i shaloni dhe t'i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.
16:8.
Dhe Ai krijoi kuajt, mushkat dhe gomarët, që ju t'i hipni dhe t'i përdorni për zbukurim. Dhe Ai krijon atë që ju nuk e dini.
16:8.
WEL-HAJLE WEL-BIGALE WEL-HEMIRE LITERKEBUHA WE ZINETEN WE JEHLUKU MA LA TA'LEMUNE
C
16:9.
Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t'u kishte udhëzuar që të gjithëve.
16:9.
Allahut i takon që t'ju tregojë rrugën e drejtë, kur ka prej tyre edhe të shtrembra; sikur të donte Allahu, do t'i udhëzonte të gjithë.
16:9.
Dhe Allahu tregon rrugën e drejtë. Por ka edhe rrugë që shmangen. Dhe sikur të dëshironte, Ai do t'ju kishte udhëzuar të gjithëve.
16:9.
WE 'ALA ELLAHI KASDU ES-SEBILI WE MINHA XHA'IRUN WE LEW SHA'E LEHEDAKUM 'EXHMA'INE
C
16:10.
Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni (bagëtinë).
16:10.
Është Ai që zbret nga qielli shi, i cili ju siguron ujë për të pirë dhe bën që të rriten bimët, që shërbejnë si ushqim për kafshët.
16:10.
Ai është që lëshoi nga qielli ujë për ju. Prej tij është një pije për ju dhe prej tij janë bimët që kullotni bagëtinë tuaj.
16:10.
HUWEL-LEDHI 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN LEKUM MINHU SHERABUN WE MINHU SHEXHERUN FIHI TUSIMUNE
C
16:11.
Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.
16:11.
Nëpërmjet tij (ujit) rriten të lashtat, ullinjtë, palmat, rrushi dhe fruta të llojllojshme. Këtu ka vërtet tregues (të fuqisë hyjnore) për njerëzit, që kuptojnë.
16:11.
Me të Ai rrit për ju të mbjella, ullinj, palma hurmash, hardhi dhe të gjitha llojet e frutave. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që reflekton.
16:11.
JUNBITU LEKUM BIHI EZ-ZER'A WE EZ-ZEJTUNE WE EN-NEHILE WEL-'A'NABE WE MIN KULLI ETH-THEMERATI 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C
16:12.
Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
16:12.
Ai ka bërë që ju ta shfrytëzoni natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën. Edhe yjet janë vënë në shërbimin tuaj me urdhrin e Tij. Njëmend, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
16:12.
Dhe Ai i ka nënshtruar për ju natën dhe ditën, diellin dhe hënën. Dhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që kupton.
16:12.
WE SEHHARE LEKUMUL-LEJLE WE EN-NEHARE WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE WE EN-NUXHUMU MUSEHHARATUN BI'EMRIHI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JA'KILUNE
C
16:13.
Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.), ka fakte për një popull që di të merrë përvojë.
16:13.
Ai ka krijuar në Tokë për ju çdo gjë me ngjyra dhe cilësi të ndryshme. Natyrisht që në këto ka shenja për njerëzit që ua vënë veshin.
16:13.
Dhe në atë që Ai ka shpërndarë për ju në tokë janë me ngjyra të ndryshme. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që përkujton.
16:13.
WE MA DHERE'E LEKUM FIL-'ERDI MUHTELIFEN 'ELWANUHU 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JEDHDHEKKERUNE
C
16:14.
Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).
16:14.
Është Ai që ju ka vënë në shërbim detin, që ju të hani prej tij mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stolitë që mbani. Ti sheh se si anijet e çajnë atë, që ju të kërkoni mirësitë e Allahut dhe të jeni mirënjohës.
16:14.
Ai është që e ka nënshtruar detin, që ju të mund të hani prej tij mish të freskët dhe të nxirrni prej tij stoli që i vishni. Dhe ti sheh anijet duke lundruar në të, që të mund të kërkoni nga mirësia e Tij dhe që të jeni mirënjohës.
16:14.
WE HUWEL-LEDHI SEHHAREL-BEHRE LITE'KULU MINHU LEHMEN TERIJAN WE TESTEHRIXHU MINHU HILJETEN TELBESUNEHA WE TERAL-FULKE MEWAHIRE FIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C
16:15.
Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni.
16:15.
Ai ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, që ajo të mos tundet bashkë me ju, dhe ka krijuar lumenj e rrugë për të arritur aty ku synoni.
16:15.
Dhe Ai ka vendosur në tokë male të palëvizshme, që ajo të mos lëkundet me ju, dhe lumenj dhe rrugë, që ju të mund të udhëzoheni.
16:15.
WE 'ELKA FIL-'ERDI REWASIJE 'EN TEMIDE BIKUM WE 'ENHAREN WE SUBULAN LLE'ALLEKUM TEHTEDUNE
C
16:16.
Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve.
16:16.
Ai ka vënë edhe shenja të tjera, si dhe yjet, nëpërmjet të cilave njerëzit orientohen.
16:16.
Dhe shenja të tjera, dhe me yjet ata udhëzohen.
16:16.
WE 'ALAMATIN WE BIN-NEXHMI HUM JEHTEDUNE
C
16:17.
Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?
16:17.
Atëherë, a është njësoj si Ai që krijon, si ai që nuk krijon?! A nuk po merrni vesh?
16:17.
A është Ai që krijon si ai që nuk krijon? A nuk përkujtoni?
16:17.
'EFEMEN JEHLUKU KEMEN LA JEHLUKU 'EFELA TEDHEKKERUNE
C
16:18.
Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
16:18.
Nëse do t'i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t'i llogarisnit ato. Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
16:18.
Dhe nëse do të numëronit bekimet e Allahut, nuk do të mund t'i numëronit ato. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirues.
16:18.
WE 'IN TA'UDDU NI'METEL-LAHI LA TUHSUHA 'INNALL-LLAHE LEGAFURUN REHIMUN
C
16:19.
All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.
16:19.
Ai di gjithçka që ju fshihni dhe që shfaqni haptazi.
16:19.
Dhe Allahu e di atë që fshehni dhe atë që shfaqni.
16:19.
WEL-LAHU JA'LEMU MA TUSIRRUNE WE MA TU'LINUNE
C
16:20.
Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
16:20.
Ndërsa idhujt që ata i adhurojnë në vend Allahut, nuk krijojnë asgjë; ata vetë janë të krijuar.
16:20.
Por ata që i thërrasin përveç Allahut nuk krijojnë asgjë, përkundrazi ata vetë janë të krijuar.
16:20.
WEL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNI ELLAHI LA JEHLUKUNE SHEJ'EN WE HUM JUHLEKUNE
C
16:21.
Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).
16:21.
Ata janë të vdekur, pa kurrfarë gjallërie dhe as që e dinë se kur do të ringjallen.
16:21.
Ata janë të vdekur, jo të gjallë, dhe ata nuk janë të vetëdijshëm kur do të ringjallen.
16:21.
'EMWATUN GAJRU 'EHJA'IN WE MA JESH'URUNE 'EJJANE JUB'ATHUNE
C
16:22.
Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, e ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë.
16:22.
Zoti juaj është një Zot i vetëm. Ata që nuk besojnë në jetën tjetër, i kanë zemrat mohuese të së vërtetës dhe janë mendjemëdhenj.
16:22.
Zoti juaj është një Zot i vetëm. Por ata që nuk besojnë në jetën e përtejme, zemrat e tyre mohojnë dhe ata janë kryelartë.
16:22.
'ILEHUKUM 'ILEHUN WAHIDUN FE-EL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI KULUBUHUM MUNKIRETUN WE HUM MUSTEKBIRUNE
C
16:23.
Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.
16:23.
S'ka dyshim se Allahu di gjithçka që ata fshehin dhe që shfaqin haptazi. Me të drejtë, Ai nuk i do mendjemëdhenjtë.
16:23.
Me siguri, Allahu e di atë që ata fshehin dhe atë që ata shfaqin. Me të vërtetë, Ai nuk i do ata që janë kryelartë.
16:23.
LA XHEREME 'ENNEL-LAHE JA'LEMU MA JUSIRRUNE WE MA JU'LINUNE 'INNEHU LA JUHIBBUL-MUSTEKBIRINE
C
16:24.
Kur atyre u thuhet (mohuesve): "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?", ata thonë: "Mite të popujve të hershëm!"
16:24.
Kur atyre u thuhet: “Çfarë ka shpallur Zoti juaj?” Ata thonë: “Përrallat e popujve të lashtë”!
16:24.
Dhe kur u thuhet atyre: "Çfarë ka zbritur Zoti juaj?" Ata thonë: "Përralla të të parëve!"
16:24.
WE 'IDHA KILE LEHUM MADHA 'ENZELE REBBUKUM KALU 'ESATIRUL-'EWWELINE
C
16:25.
(E thonë atë shpifje) Sa për t'i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.
16:25.
(Le të thonë kështu, me qëllim) që t'i mbajnë gjynahet e veta të plota në Ditën e Kiametit, si dhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia; sa e keqe është barra që do të bartin ata!
16:25.
Që të mbartin barrën e tyre të plotë në Ditën e Ringjalljes dhe disa nga barrët e atyre që ata i çuan në humbje pa dije. Sa e keqe është barra që ata mbartin!
16:25.
LIJEHMILU 'EWZAREHUM KAMILETEN JEWMEL-KIJAMETI WE MIN 'EWZARIL-LEDHINE JUDILLUNEHUM BIGAJRI 'ILMIN 'ELA SA'E MA JEZIRUNE
C
16:26.
Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi në themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nuk e kujtuan.
16:26.
Edhe popujt që ishin para tyre (paganëve të Mekës), kanë kurdisur dredhi. Por Allahu ua rrënoi godinën që nga themelet, kështu që kulmi i saj ra mbi ta dhe dënimi u erdhi andej nga nuk e prisnin.
16:26.
Me të vërtetë, ata para tyre bënë dredhi, por Allahu i shkatërroi ndërtesat e tyre nga themelet, dhe çatia ra mbi ta nga lart, dhe ndëshkimi u erdhi atyre nga një drejtim që nuk e kishin menduar.
16:26.
KAD MEKEREL-LEDHINE MIN KABLIHIM FE'ETALLAHU BUNJANEHUM MINEL-KAWA'IDI FEHARRE 'ALEJHIMU ES-SEKFU MIN FEWKIHIM WE 'ETAHUMUL-'ADHABU MIN HEJTHU LA JESH'URUNE
C
16:27.
Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thotë: "Ku janë ata që m'i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?" E ata që ishin të zotët e dijes, do të thonë: "Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët".
16:27.
Pastaj, në Ditën e Kiametit, Ai do t'i turpërojë e do t'u thotë: “Ku janë “ortakët” e Mi, për shkak të të cilëve grindeshit (me besimtarët)?” Ata të cilëve u është dhënë dituria, do të thonë: “Me të vërtetë, sot poshtërimi dhe dënimi do të bjerë mbi mosbesimtarët,
16:27.
Pastaj, Ditën e Ringjalljes, Ai do t'i poshtërojë dhe do të thotë: "Ku janë shokët e Mi, për të cilët kundërshtoheshit?" Ata që janë dhënë dije do të thonë: "Me të vërtetë, sot poshtërimi dhe fatkeqësia është mbi jobesimtarët."
16:27.
THUMME JEWMEL-KIJAMETI JUHZIHIM WE JEKULU 'EJNE SHUREKA'IJEL-LEDHINE KUNTUM TUSHAKKUNE FIHIM KALEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME 'INNEL-HIZJEL-JEWME WE ES-SU'E 'ALEL-KAFIRINE
C
16:28.
Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigjja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.
16:28.
të cilëve engjëjt ua marrin shpirtin, duke qenë të padrejtë ndaj vetvetes. Ata do të shfaqin përulshmëri (duke thënë): “Ne nuk kemi bërë asgjë të keqe!” (Dhe do t'u thuhet): “Nuk është kështu! Natyrisht që Allahu i di mirë veprat që keni punuar.
16:28.
Ata që engjëjt i marrin ndërsa ata bëjnë padrejtësi ndaj vetes. Pastaj ata i dorëzohen Allahut, duke thënë: "Ne nuk bëmë asnjë të keqe." Por jo, me të vërtetë, Allahu e di mirë atë që keni bërë.
16:28.
EL-LEDHINE TETEWEFFAHUMUL-MELA'IKETU DHALIMI 'ENFUSIHIM FE'ELKAW ES-SELEME MA KUNNA NA'MELU MIN SU'IN BELA 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C
16:29.
Andaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!"
16:29.
Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të mbeteni përgjithmonë!” Eh, sa vendbanim i shëmtuar është ai për mendjemëdhenjtë!
16:29.
Prandaj, hyni në portat e Xhehenemit për të qëndruar aty përgjithmonë. Dhe sa vendbanim i keq është ai për kryelartët!
16:29.
FADHULU 'EBWABE XHEHENNEME HALIDINE FIHA FELEBI'SE METHWAL-MUTEKEBBIRINE
C
16:30.
Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.
16:30.
Ndërsa atyre që e kanë frikë Allahun, do t'u thuhet: “Çfarë ju ka shpallur Zoti juaj?” - Ata do të thonë: “Mirësi!” Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë mirësi; në botën tjetër do të kenë edhe më të mira. Sa e mrekullueshme do të jetë shtëpia e atyre që i frikësohen Allahut!
16:30.
Dhe atyre që janë të devotshëm u thuhet: "Çfarë ka zbritur Zoti juaj?" Ata thonë: "Mirësi." Për ata që bëjnë mirë në këtë botë është mirësi, por jeta e përtejme është më e mirë. Dhe sa e mirë është vendbanimi i të devotshmëve:
16:30.
WE KILE LILLEDHINE ETTEKAW MADHA 'ENZELE REBBUKUM KALU HAJREN LILLEDHINE 'EHSENU FI HEDHIHI ED-DUNJA HESENETUN WE LEDARUL-'AHIRETI HAJRUN WE LENI'ME DARUL-MUTTEKINE
C
16:31.
Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit.
16:31.
Ata do të hyjnë në Xhenetet e Adnit, ku rrjedhin lumenj dhe ku ka gjithçka, që ata dëshirojnë. Kështu i shpërblen Allahu punëmirët,
16:31.
Kopshte të begata, ku ata do të hyjnë, nën të cilët rrjedhin lumenj. Aty do të kenë gjithçka që dëshirojnë. Kështu Allahu i shpërblen të devotshmit.
16:31.
XHENNATU 'ADNIN JEDHULUNEHA TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU LEHUM FIHA MA JESHA'UNE KEDHALIKE JEXHZI ELLAHUL-MUTTEKINE
C
16:32.
Të cilëve duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: "Selamun alejkum" - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat.
16:32.
të cilëve engjëjt ua marrin shpirtrat, duke qenë të pastër. U thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në Xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!”
16:32.
Ata të cilëve engjëjt ua marrin shpirtin, duke qenë të pastër, thonë: "Paqja qoftë mbi ju. Hyni në Xhenet për atë që keni bërë."
16:32.
EL-LEDHINE TETEWEFFAHUMUL-MELA'IKETU TEJJIBINE JEKULUNE SELAMUN 'ALEJKUMU EDHULUL-XHENNETE BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C
16:33.
A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t'u vijnë engjëjt (e t'ua marrin shpirtin) ose t'u vijë urdhri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejt.
16:33.
A mos presin ata gjë tjetër, veç ardhjes së engjëjve apo të urdhrit të Zotit tënd?! Kështu bënë edhe ata që qenë para këtyre. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë të keqen vetes.
16:33.
A mos presin ata që t'u vijë engjëjt ose të vijë urdhri i Zotit tënd? Kështu bënë ata që ishin para tyre. Dhe Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata vetes së tyre i bënë padrejtësi.
16:33.
HEL JENDHURUNE 'ILLA 'EN TE'TIJEHUMUL-MELA'IKETU 'EW JE'TIJE 'EMRU RABBIKE KEDHALIKE FE'ALEL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE MA DHELEMEHUMU ELLAHU WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C
16:34.
Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.
16:34.
E kështu, mbi ta ra dënimi për veprat që bënë dhe i kaploi ajo me të cilën talleshin.
16:34.
Kështu, të këqijat e asaj që bënë i goditën ata, dhe atë që përqeshnin i rrethoi.
16:34.
FE'ESABEHUM SEJJI'ATU MA 'AMILU WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C
16:35.
Ata që i bënin shok Zotit (idhujtarët) thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, e as prindërit tanë nuk do të adhuronim asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do ta konsideronim të ndaluar) asnjë send pos (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që t'i njoftojnë qartazi?
16:35.
Ata që i shoqërojnë Allahut zota të tjerë, thonë: “Sikur të donte Allahu, as ne, as të parët tanë nuk do të adhuronim gjë tjetër, përveç Tij dhe, nuk do të kishim ndaluar asgjë, pa dëshirën e Tij.” Kështu kanë vepruar edhe popujt para këtyre. Për të dërguarit s'ka tjetër detyrë, veç të shpallin qartë.
16:35.
Dhe ata që i bënin shok Allahut thonë: "Sikur Allahu të kishte dashur, ne nuk do të kishim adhuruar asgjë përveç Tij, as ne as etërit tanë, dhe nuk do të kishim ndaluar asgjë pa urdhrin e Tij." Kështu bënë ata para tyre. Prandaj, a është detyra e të dërguarve ndonjë gjë tjetër përveç komunikimit të qartë?
16:35.
WE KALEL-LEDHINE 'ESHREKU LEW SHA'EL-LAHU MA 'ABEDNA MIN DUNIHI MIN SHEJ'IN NEHNU WE LA 'ABA'UUNA WE LA HERREMNA MIN DUNIHI MIN SHEJ'IN KEDHALIKE FE'ALEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FEHEL 'ALA ER-RUSULI 'ILLAL-BELAGUL-MUBINU
C
16:36.
Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!" Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?
16:36.
Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa prej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë e disa e merituan të mbeten në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë të shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!
16:36.
Dhe me të vërtetë, Ne kemi dërguar në çdo popull një të dërguar (duke thënë): "Adhuroni Allahun dhe shmangni tagutin." Dhe midis tyre kishte disa që Allahu i udhëzoi dhe disa që merituan të ishin në humbje. Prandaj, udhëtoni në tokë dhe shihni se si ishte fundi i atyre që mohuan.
16:36.
WE LEKAD BE'ATHNA FI KULLI 'UMMETIN RESULEN 'ENI EU'BUDU ELLAHE WE EXHTENIBUT-TAGUTE FEMINHUM MEN HEDALLAHU WE MINHUM MEN HEKKAT 'ALEJHI ED-DELALETU FESIRU FIL-'ERDI FANDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C
16:37.
Nëse ti (Muhammed) përpiqesh për t'i vënë në rrugë të drejtë ata, (dije se) All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar.
16:37.
Edhe nëse ti (o Muhamed) lakmon që ata të jenë në rrugë të drejtë, dije se Allahu nuk e çon në rrugë të drejtë atë, që do ta lërë në humbje. Dhe për ata nuk ka kurrfarë ndihmësi.
16:37.
Edhe sikur të përpiqesh t'i udhëzosh ata, me të vërtetë, Allahu nuk i udhëzon ata që Ai i lë të humbasin, dhe ata nuk kanë ndihmës.
16:37.
'IN TEHRIS 'ALA HUDAHUM FE'INNALL-LLAHE LA JEHDI MEN JUDILLU WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C
16:38.
Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se "All-llahu nuk e ringjall atë që vdes!" Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
16:38.
Idhujtarët betohen solemnisht për Allahun, se Ai kurrë nuk do t'i ngjallë të vdekurit. Nuk është kështu! Premtimi i Tij është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
16:38.
Dhe ata betohen për Allahun, betimin më të fortë të tyre: "Allahu nuk do ta ringjallë atë që vdes." Por po, kjo është një premtim i vërtetë ndaj Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
16:38.
WE 'EKSEMU BILLAHI XHEHDE 'EJMANIHIM LA JEB'ATHU ELLAHU MEN JEMUTU BELA WA'DEN 'ALEJHI HEKKAN WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C
16:39.
I ringjall për t'ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe, për t'ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.
16:39.
(Ai do t'i ringjallë) që t'u tregojë atë, për të cilën nuk pajtohen dhe që mohuesit ta kuptojnë se kanë qenë gënjeshtarë.
16:39.
Që Ai t'i sqarojë atyre atë mbi të cilën kundërshtojnë dhe që ata që mohojnë të dinë se ata janë gënjeshtarë.
16:39.
LIJUBEJJINE LEHUMUL-LEDHI JEHTELIFUNE FIHI WE LIJA'LEMEL-LEDHINE KEFERU 'ENNEHUM KANU KADHIBINE
C
16:40.
Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: "Bëhu!", ai menjëherë bëhet.
16:40.
Nëse dëshirojmë të bëhet diçka, mjafton që të themi: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.
16:40.
Me të vërtetë, urdhri Ynë për një gjë kur Ne e dëshirojmë atë është që të themi për të: "Bëhu!" dhe ajo bëhet.
16:40.
'INNEMA KAWLUNA LISHEJ'IN 'IDHA 'EREDNAHU 'EN NEKULE LEHU KUN FEJEKUNU
C
16:41.
Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t'u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).
16:41.
Ata që, pasi vuajtën të shtypur, u shpërngulën për hir të Allahut, Ne do t'i vendosim në vendbanime të mira në këtë botë. Natyrisht, shpërblimi që i pret në botën tjetër (Xheneti), është edhe më i madh. Ah! Sikur ta dinin ata!
16:41.
Dhe ata që migruan për hir të Allahut pas atyre që u bënë padrejtësi, Ne do t'i vendosim ata në këtë botë në një vend të mirë, dhe shpërblimi i jetës së përtejme është më i madh, sikur ta dinin ata.
16:41.
WEL-LEDHINE HAXHERU FI ELLAHI MIN BA'DI MA DHULIMU LENUBEWWI'ENNEHUM FI ED-DUNJA HESENETEN WE LE'EXHRUL-'AHIRETI 'EKBERU LEW KANU JA'LEMUNE
C
16:42.
Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
16:42.
(Xheneti është për) ata që kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e tyre.
16:42.
Ata janë ata që janë të durueshëm dhe mbështeten te Zoti i tyre.
16:42.
EL-LEDHINE SEBERU WE 'ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C
16:43.
Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini.
16:43.
Ne edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi dhënë shpallje, andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë).
16:43.
Dhe Ne nuk dërguam përpara teje përveç burra të cilëve Ne u shpallëm. Prandaj, pyesni njerëzit e përkujtimit nëse nuk dini.
16:43.
WE MA 'ERSELNA MIN KABLIKE 'ILLA RIXHALEN NUHI 'ILEJHIM FAS'ELU 'EHLE EDH-DHIKRI 'IN KUNTUM LA TA'LEMUNE
C
16:44.
(I patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur'anin që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur'anin).
16:44.
(Të dërguarit i çuam) me prova të qarta dhe libra. Ndërsa ty (o Muhamed) të zbritëm Përkujtesën (Kuranin), me qëllim që t'u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të mendojnë.
16:44.
(Ne i dërguam) me prova të qarta dhe libra. Dhe Ne të kemi shpallur ty Përkujtimin që t'ua shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të mund të mendojnë.
16:44.
BIL-BEJJINATI WE EZ-ZUBURI WE 'ENZELNA 'ILEJKE EDH-DHIKRE LITUBEJJINE LILNNASI MA NUZZILE 'ILEJHIM WE LE'ALLEHUM JETEFEKKERUNE
C
16:45.
A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nuk do t'i trandë ata me tokën, ose nuk do t'u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë?
16:45.
A janë të sigurt ata që bëjnë plane djallëzore se Allahu nuk do t'i fusë në tokë ose që dënimi nuk do t'u vijë andej nga nuk e presin?
16:45.
A janë të sigurt ata që kurdisin të këqija se Allahu nuk do t'i zhysë ata në tokë, ose se ndëshkimi nuk do t'u vijë atyre nga një drejtim që nuk e ndiejnë?
16:45.
'EFE'EMINEL-LEDHINE MEKERU ES-SEJJI'ATI 'EN JEHSIFEL-LAHU BIHIMUL-'ERDE 'EW JE'TIJEHUMUL-'ADHABU MIN HEJTHU LA JESH'URUNE
C
16:46.
Ose t'i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t'i shpëtojnë asaj.
16:46.
A janë të sigurt ata se Allahu nuk do t'i dënojë gjatë ecejakeve të tyre, pa qenë në gjendje ta pengojnë Atë?
16:46.
Ose që Ai nuk do t'i kapë ata gjatë lëvizjes së tyre, dhe ata nuk mund ta shmangin Atë?
16:46.
'EW JE'HUDHEHUM FI TEKALLUBIHIM FEMA HUM BIMU'XHIZINE
C
16:47.
Ose do t'i kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s'ka dyshim se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin).
16:47.
Ose, se nuk do t'i godasë dënimi pak nga pak? E megjithatë, Zoti juaj është i Butë dhe Mëshirëplotë.
16:47.
Ose që Ai nuk do t'i kapë ata me një frikë graduale? Por me të vërtetë, Zoti juaj është i Butë, Mëshirues.
16:47.
'EW JE'HUDHEHUM 'ALA TEHAWWUFIN FE'INNE REBBEKUM LERE'UFUN REHIMUN
C
16:48.
A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu përulur All-llahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz).
16:48.
A nuk e vërejnë ata se si të gjitha ato që i ka krijuar Allahu, hija e tyre anon djathtas e majtas, duke iu falur Allahut dhe duke iu përulur?
16:48.
A nuk e kanë parë ata që Allahu ka krijuar se hijet e tyre anojnë djathtas dhe majtas, duke u përkulur para Allahut, ndërsa janë të përulur?
16:48.
'EWELEM JEREW 'ILA MA HALEKAL-LAHU MIN SHEJ'IN JETEFEJJE'U DHILALUHU 'ANIL-JEMINI WE ESH-SHEMA'ILI SUXHXHEDEN LILLAHI WE HUM DAHIRUNE
C
16:49.
Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.
16:49.
Allahut i përulet në sexhde çdo gjallesë, në qiej dhe në Tokë, edhe engjëjt, të cilët nuk janë kryelartë.
16:49.
Dhe Allahut i bie në sexhde çdo gjallesë në qiej dhe në tokë, dhe engjëjt, dhe ata nuk janë kryelartë.
16:49.
WE LILLEHI JESXHUDU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI MIN DABBETIN WEL-MELA'IKETU WE HUM LA JESTEKBIRUNE
C
16:50.
I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen.
16:50.
Ata i frikësohen Zotit të tyre lart mbi ta dhe bëjnë atë, që u urdhërohet.
16:50.
Ata kanë frikë nga Zoti i tyre që është mbi ta dhe bëjnë atë që u urdhërohet.
16:50.
JEHAFUNE REBBEHUM MIN FEWKIHIM WE JEF'ALUNE MA JU'UMERUNE
C
16:51.
E, All-llahu tha: "Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një Zot, pra vetëm Mua më keni dronë".
16:51.
Allahu ka thënë: “Mos adhuroni dy zotëra, sepse Ai është një Zot i vetëm, prandaj frikësohuni vetëm prej Meje!”
16:51.
Dhe Allahu ka thënë: "Mos adhuroni dy zotë. Ai është vetëm një Zot. Prandaj, vetëm mua më frikësohuni."
16:51.
WE KALEL-LAHU LA TETTEHIDHU 'ILEHEJNI ETHNEJNI 'INNEMA HUWE 'ILEHUN WAHIDUN FE'IJAJE FARHEBUNI
C
16:52.
Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut?
16:52.
Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë, Atij i përket bindja e besimi përherë. A mos vallë, do t'i frikësoheni tjetërkujt, përveç Allahut?
16:52.
Dhe Atij i përket gjithçka që është në qiej dhe në tokë, dhe adhurimi i përket vetëm Atij. A atëherë i frikësoheni dikujt tjetër përveç Allahut?
16:52.
WE LEHU MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE LEHU ED-DINU WE ESIBEN 'EFEGAJREL-LAHI TETTEKUNE
C
16:53.
Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje).
16:53.
Çdo mirësi që keni, është nga Allahu. E, nëse ju godet ndonjë fatkeqësi, prapë nuk keni kujt t'i kërkoni ndihmë përveç Tij.
16:53.
Dhe çdo bekim që keni është nga Allahu. Pastaj, kur ndonjë e keqe ju prek, ju bëni thirrje vetëm Atij.
16:53.
WE MA BIKUM MIN NI'METIN FEMINEL-LAHI THUMME 'IDHA MESSEKUMU ED-DURRU FE'ILEJHI TEXH'ERUNE
C
16:54.
Pastaj, kur Ai e largon prej jush dënimin, qe, një grup prej jush i përshkruajnë shok Zotit të tyre.
16:54.
E prapëseprapë, kur Ai jua shmang fatkeqësinë, disa nga ju i shoqërojnë Zotit të vet (zota të tjerë në adhurim),
16:54.
Por kur Ai largon të keqen prej jush, ja, një grup prej jush i shoqëron Zotit të tyre.
16:54.
THUMME 'IDHA KESHEFE ED-DURRE 'ANKUM 'IDHA FERIKUN MINKUM BIREBBIHIM JUSHRIKUNE
C
16:55.
(I bëjnë shok) Dhe ashtu ata përbuzin atë që Ne ua dhamë atyre, pra shfrytëzoni (për një kohë) se më vonë do të kuptoni (rrjedhimin).
16:55.
duke mohuar kështu mirësitë që u dhamë Ne. Epo mirë, kënaquni edhe pak, sepse së shpejti do ta merrni vesh!
16:55.
Që të mohojnë atë që u kemi dhënë. Atëherë kënaquni; por së shpejti do ta dini.
16:55.
LIJEKFURU BIMA 'ATEJNAHUM FETEMETTA'U FESEWFE TA'LEMUNE
C
16:56.
E nga ajo që Ne i furnizuam, ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave) që nuk kuptojnë asgjë. Pasha All-llahun, patjetër do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit.
16:56.
Ata vënë mënjanë për idhujt e tyre, rreth të cilëve nuk dinë gjë, një pjesë të mirësive që ua japim Ne. Betohem për Allahun se ju do të pyeteni me siguri për gjithçka që keni trilluar.
16:56.
Dhe ata u caktojnë pjesë nga ajo që Ne u kemi dhënë për ata që nuk dinë (idhujt). Për Allahun, me të vërtetë, ju do të pyeteni për atë që trilloni.
16:56.
WE JEXH'ALUNE LIMA LA JA'LEMUNE NESIBEN MIMMA REZEKNAHUM TE-ELLAHI LETUS'ELUNNE 'AMMA KUNTUM TEFTERUNE
C
16:57.
Ata i përshkruajnë All-llahut vajza. I pastër është Ai nga ajo!, ndërsa vetes së tyre (i përshkruajnë) çka ua ka ënda (djemtë).
16:57.
Ata i veshin Allahut vajza – i lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai –, ndërsa për vete kanë atë që dëshirojnë (djemtë).
16:57.
Dhe ata i caktojnë Allahut bijat - i lartësuar qoftë Ai! - dhe për veten e tyre atë që dëshirojnë.
16:57.
WE JEXH'ALUNE LILLAHIL-BENATI SUBHANEHU WE LEHUM MA JESHTEHUNE
C
16:58.
Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet pot mllef.
16:58.
Dhe, kur ndonjëri prej tyre merr lajmin se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim.
16:58.
Dhe kur ndonjërit prej tyre i jepet lajmi për një vajzë, fytyra e tij nxin dhe ai mbushet me zemërim.
16:58.
WE 'IDHA BUSHSHIRE 'EHEDUHUM BIL-'UNTHA DHELLE WEXHHUHU MUSWEDDEN WE HUWE KEDHIMUN
C
16:59.
Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.
16:59.
Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s'di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit apo ta varrosë në dhé. Ah! Sa mbrapsht që gjykojnë ata!
16:59.
Ai fshihet nga njerëzit për shkak të së keqes që i është përmendur. A duhet ta mbajë atë me turp apo ta varrosë atë në dhe? Me të vërtetë, sa keq është gjykimi që ata japin!
16:59.
JETEWARA MINEL-KAWMI MIN SU'I MA BUSHSHIRE BIHI 'EJUMSIKUHU 'ALA HUNIN 'EM JEDUSSUHU FIT-TURABI 'ELA SA'E MA JEHKUMUNE
C
16:60.
Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa All-llahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti.
16:60.
Atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, u takon shembulli i keq (cilësitë e shëmtuara), kurse Allahut i përket shembulli më i lartë (cilësitë më të larta); Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.
16:60.
Për ata që nuk besojnë në jetën e përtejme është shembulli i së keqes, dhe për Allahun është shembulli më i lartë. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
16:60.
LILLEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI METHELU ES-SEW'I WE LILLEHIL-METHELUL-'A'LA WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
16:61.
Sikur All-llahu t'i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.
16:61.
Sikur Allahu t'i dënonte njerëzit për shkak të mbrapshtive të tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në Tokë. Por Ai i lë ata deri në një afat të caktuar dhe, kur atyre u vjen afati, ata nuk mund ta shtyjnë atë e as ta shpejtojnë, qoftë edhe për një çast.
16:61.
Dhe sikur Allahu t'i ndëshkonte njerëzit për padrejtësinë e tyre, Ai nuk do të linte asgjë të gjallë mbi tokë. Por Ai u jep atyre afat deri në një kohë të caktuar. Dhe kur koha e tyre të vijë, ata nuk mund ta vonojnë atë as për një moment dhe as ta përshpejtojnë atë.
16:61.
WE LEW JU'UAHIDHU ELLAHU EN-NASE BIDHULMIHIM MA TEREKE 'ALEJHA MIN DABBETIN WE LEKIN JU'UEHHIRUHUM 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN FE'IDHA XHA'E 'EXHELUHUM LA JESTE'HIRUNE SA'ATEN WE LA JESTEKDIMUNE
C
16:62.
E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën se atyre do t'u takojë më e mira (xhenneti), s'ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.
16:62.
Ata i veshin Allahut atë që për vete nuk e dëshirojnë, kurse gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, kur thonë se ata do të kenë shpërblimin më të mirë. Nuk ka dyshim se ata i pret Zjarri, ku do të jenë të parët që do të prijnë.
16:62.
Dhe ata i caktojnë Allahut atë që ata vetë e urrejnë, dhe gjuhët e tyre thonë gënjeshtrën se ata do të kenë të mirën. Nuk ka dyshim se për ta është zjarri, dhe ata do të jenë të parët që do të hidhen në të.
16:62.
WE JEXH'ALUNE LILLAHI MA JEKREHUNE WE TESIFU 'ELSINETUHUMUL-KEDHIBE 'ENNE LEHUMUL-HUSNA LA XHEREME 'ENNE LEHUMU EN-NARE WE 'ENNEHUM MUFRETUNE
C
16:63.
Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.
16:63.
Betohem për Allahun se edhe para teje, Ne u kemi çuar të dërguar popujve të tjerë, por djalli ua zbukuroi sjelljet e tyre dhe tani ai është zotëria i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhembshëm.
16:63.
Për Allahun, Ne kemi dërguar të dërguar te popujt para teje, por Shejtani ua zbukuroi atyre veprat e tyre. Prandaj, ai është miku i tyre sot, dhe për ta është një ndëshkim i dhembshëm.
16:63.
TE-ELLAHI LEKAD 'ERSELNA 'ILA 'UMEMIN MIN KABLIKE FEZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU 'A'MALEHUM FEHUWE WELIJUHUMUL-JEWME WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
16:64.
Ne nuk ta shpallëm ty për tjetër Kur'anin, vetëm që t'u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë.
16:64.
Ne ta kemi zbritur ty Librin, vetëm që ti t'u sqarosh atyre çështjet, për të cilat ata nuk pajtoheshin, si dhe që të jetë udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit që besojnë.
16:64.
Dhe Ne ta kemi shpallur ty Librin vetëm që t'ua shpjegosh atyre atë për të cilën ata nuk pajtohen, dhe si udhëzim dhe mëshirë për një popull që beson.
16:64.
WE MA 'ENZELNA 'ALEJKEL-KITABE 'ILLA LITUBEJJINE LEHUMUL-LEDHI EHTELEFU FIHI WE HUDEN WE REHMETEN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C
16:65.
All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që me vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë).
16:65.
Allahu zbret nga qielli ujë me të cilin ngjall tokën pasi është tharë! Kjo, në të vërtetë, është shenjë e qartë për njerëzit që duan të dëgjojnë.
16:65.
Dhe Allahu lëshon shi nga qielli dhe me të jep jetë tokës pas vdekjes së saj. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që dëgjon.
16:65.
WEL-LAHU 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'EHJA BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JESMA'UNE
C
16:66.
Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.
16:66.
Në fakt, edhe te bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pinë.
16:66.
Dhe me të vërtetë, në bagëtinë ka një mësim për ju. Ne ju japim për të pirë atë që është në barkun e tyre, midis papastërtive dhe gjakut, qumësht të pastër, të shijshëm për ata që e pinë.
16:66.
WE 'INNE LEKUM FIL-'EN'AM LA'IBRETEN NUSKIKUM MIMMA FI BUTUNIHI MIN BEJNI FERTHIN WE DEMIN LEBENEN HALISAN SA'IGÆN LILSHSHARIBINE
C
16:67.
Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S'ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.
16:67.
Ndërsa nga frutat e palmave dhe të hardhisë, ju përgatitni pije dhe ushqim të shijshëm. Natyrisht, edhe kjo është shenjë e vërtetë për ata që mendojnë.
16:67.
Dhe nga frytet e hurmave dhe hardhive ju merrni një pije dehëse dhe furnizim të mirë. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që kupton.
16:67.
WE MIN THEMERATI EN-NEHILI WEL-'A'NABI TETTEHIDHUNE MINHU SEKEREN WE RIZKAN HESENÆN 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JA'KILUNE
C
16:68.
Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë.
16:68.
Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit!
16:68.
Dhe Zoti yt i frymëzoi bletët: "Bëni vendbanime në male, në pemë dhe në ato që ndërtojnë njerëzit.
16:68.
WE 'EWHA REBBUKE 'ILA EN-NEHLI 'ENI ETTEHIDHI MINEL-XHIBALI BUJUTEN WE MINE ESH-SHEXHERI WE MIMMA JA'RISHUNE
C
16:69.
Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.
16:69.
Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.
16:69.
Pastaj hani nga çdo frut dhe ndiqni rrugët e Zotit tuaj të lehtësuara për ju." Nga barku i tyre del një pije me ngjyra të ndryshme, në të cilën ka shërim për njerëzit. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që përkujton.
16:69.
THUMME KULI MIN KULLI ETH-THEMERATI FASLUKI SUBULE RABBIKI DHULULEN JEHRUXHU MIN BUTUNIHA SHERABUN MUHTELIFUN 'ELWANUHU FIHI SHIFA'UN LILNNASI 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C
16:70.
All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. All-llahu është më i dijshmi, më i fuqishmi.
16:70.
Allahu ju krijon, pastaj jua merr shpirtin. Disa prej jush jetojnë aq gjatë, sa arrijnë një moshë, ku nuk kuptojnë më asgjë nga ajo që kanë ditur. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Plotfuqishëm.
16:70.
Dhe Allahu ju krijoi, pastaj Ai ju merr jetën. Dhe nga ju ka disa që çohen në moshën më të ulët, që të mos dinë asgjë pas dijes. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshmi, i Plotfuqishmi.
16:70.
WEL-LAHU HALEKAKUM THUMME JETEWEFFAKUM WE MINKUM MEN JUREDDU 'ILA 'ERDHELIL-'UMURI LIKEJ LA JA'LEME BA'DE 'ILMIN SHEJ'EN 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN KADIRUN
C
16:71.
All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), a mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut?
16:71.
Disa prej jush Allahu i ka pajisur më mirë. Por, ata të cilëve u ka dhënë më shumë, nuk u japin furnizim atyre që i kanë nën vete, edhe pse janë të barabartë në nevoja. Si po i mohoni dhuntitë e Allahut?
16:71.
Dhe Allahu ka favorizuar disa prej jush mbi të tjerët në furnizim. Por ata që janë të favorizuar nuk e japin furnizimin e tyre për ata që janë nën dorën e tyre, që të jenë të barabartë me ta në të. A atëherë e mohojnë mirësinë e Allahut?
16:71.
WEL-LAHU FEDDELE BA'DEKUM 'ALA BA'DIN FI ER-RIZKI FEMAL-LEDHINE FUDDILU BIRADDI RIZKIHIM 'ALA MA MELEKET 'EJMANUHUM FEHUM FIHI SEWA'UN 'EFEBINI'METI ELLAHI JEXHHEDUNE
C
16:72.
All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?
16:72.
Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat dhe ju furnizon me ushqime të mira. A mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra dhe mohojnë dhuntitë e Allahut,
16:72.
Dhe Allahu ju ka bërë nga vetë juve bashkëshorte dhe ju ka dhënë nga bashkëshortet tuaja bij dhe nipër dhe ju ka furnizuar me të mira. A atëherë besojnë në të pavërtetën dhe e mohojnë mirësinë e Allahut?
16:72.
WEL-LAHU XHE'ALE LEKUM MIN 'ENFUSIKUM 'EZWAXHEN WE XHE'ALE LEKUM MIN 'EZWAXHIKUM BENINE WE HEFEDETEN WE REZEKAKUM MINET-TEJJIBATI 'EFEBIALBATILI JU'UMINUNE WE BINI'METI ELLAHI HUM JEKFURUNE
C
16:73.
Dhe pos All-llahut adhurojnë çka nuk janë në gjendje t'u sjellin asnjë furnizim as nga qiejt as nga toka dhe as që kanë mundësi?
16:73.
duke adhuruar në vend të Allahut, ata që nuk janë në gjendje t'u japin çfarëdo ushqimi, si nga qielli ashtu edhe nga toka dhe të cilët nuk kanë fuqi të bëjnë gjë?!
16:73.
Dhe ata adhurojnë përveç Allahut atë që nuk mund t'u japë atyre as furnizim nga qiejt dhe toka, dhe ata nuk kanë asnjë fuqi.
16:73.
WE JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JEMLIKU LEHUM RIZKEN MINE ES-SEMAWATI WEL-'ERDI SHEJ'AN WE LA JESTETI'UNE
C
16:74.
Pra, mos i përshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha e ju nuk dini.
16:74.
Andaj, mos krahasoni asnjë me Allahun! Në të vërtetë, Allahu di, ndërsa ju nuk dini.
16:74.
Prandaj, mos i bëni Allahut të ngjashëm me askënd. Me të vërtetë, Allahu e di, dhe ju nuk dini.
16:74.
FELA TEDRIBU LILLAHIL-'EMTHALE 'INNALL-LLAHE JA'LEMU WE 'ENTUM LA TA'LEMUNE
C
16:75.
All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Falënderuar qoftë All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë.
16:75.
Allahu e krahason shembullin e skllavit, që s'ka mundësi për asgjë dhe që është pronë e të zotit me atë që Ne i kemi dhënë plot begati, prej të cilave jep fshehtazi dhe haptazi. A janë njëlloj? Lavdi i qoftë Allahut! Shumica e tyre nuk dinë.
16:75.
Allahu sjell një shembull: Një rob nën pronësi, i cili nuk ka pushtet mbi asgjë, dhe një njeri të cilin Ne e kemi furnizuar nga ana Jonë me furnizim të mirë dhe ai e shpenzon atë fshehtas dhe haptas. A janë ata të barabartë? Lavdi Allahut! Por shumica e tyre nuk e dinë.
16:75.
DEREBEL-LAHU METHELEN 'ABDAN MEMLUKÆN LA JEKDIRU 'ALA SHEJ'IN WE MEN REZEKNAHU MINNA RIZKÆN HESENÆN FEHUWE JUNFIKU MINHU SIRRÆN WE XHEHRÆN HEL JESTEWUNEL-HEMDU LILLAHI BEL 'EKTHERUHUM LA JA'LEMUNE
C
16:76.
All-llahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë, ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?
16:76.
Gjithashtu, Allahu krahason shembullin e dy njerëzve, njëri prej të cilëve është shurdh-memec, nuk mund të bëjë asgjë dhe është barrë e pronarit të vet, - kurdo e kudo që ta dërgojë, nuk i sjell asnjë të mirë. A është i barabartë ky me atë që urdhëron për drejtësi dhe ndjek rrugën e drejtë?!
16:76.
Dhe Allahu sjell një shembull tjetër: Dy burra, njëri prej tyre është i heshtur, që nuk ka pushtet mbi asgjë dhe ai është një barrë për zotërinë e tij. Kudo që e dërgon, ai nuk sjell asgjë të mirë. A është ai i barabartë me atë që urdhëron drejtësi dhe që është në një rrugë të drejtë?
16:76.
WE DEREBEL-LAHU METHELEN REXHULEJNI 'EHEDUHUMA 'EBKEMU LA JEKDIRU 'ALA SHEJ'IN WE HUWE KELLUN 'ALA MEWLAHU 'EJNEMA JUWEXHXHHHHU LA JE'TI BIHAJRIN HEL JESTEWI HUWE WE MEN JE'MURU BIL-'ADLI WE HUWE 'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
16:77.
Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
16:77.
Allahut i përkasin fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës, ndërsa çështja e Ditës së Kiametit është sa çel e mbyll sytë ose edhe më shpejt. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!
16:77.
Dhe Allahut i përket e fshehta e qiejve dhe e tokës. Dhe çështja e Orës është vetëm sa një hapje dhe mbyllje e syrit ose edhe më e shpejtë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëfuqishmi mbi çdo gjë.
16:77.
WE LILLEHI GAJBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA 'EMRU ES-SA'ATI 'ILLA KELEMHIL-BESERI 'EW HUWE 'EKREBU 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
16:78.
All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
16:78.
Allahu ju ka nxjerrë nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë dhe ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falënderues.
16:78.
Dhe Allahu ju nxori nga barku i nënave tuaja duke mos ditur asgjë, dhe ju dha dëgjimin, shikimin dhe zemrat që të mund të jeni mirënjohës.
16:78.
WEL-LAHU 'EHREXHEKUM MIN BUTUNI 'UMMEHATIKUM LA TA'LEMUNE SHEJ'EN WE XHE'ALE LEKUMU ES-SEM'A WEL-'EBSARE WEL-'EF'IDETE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C
16:79.
A nuk i shohin ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush, përveç All-llahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.
16:79.
A nuk shohin ata, se si shpendët fluturojnë pa mundim në hapësirat qiellore? Ato i mban vetëm Allahu. Kjo, në të vërtetë, është shenjë për popullin që beson.
16:79.
A nuk e shohin ata shpendët që fluturojnë mbi ta, duke shtrirë dhe mbledhur krahët e tyre? Nuk i mban ata askush përveç Allahut. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që beson.
16:79.
'ELEM JEREW 'ILAT-TEJRI MUSEHHARATIN FI XHEWWI ES-SEMA'I MA JUMSIKUHUNNE 'ILLALLAHU 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C
16:80.
All-llahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju mundësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe t'i shfrytëzoni për një kohë.
16:80.
Allahu ju ka dhënë shtëpi për të banuar dhe lëkurë kafshësh, që t'i përdorni si tenda, në mënyrë që t'i mbartni lehtë, kur të udhëtoni dhe të zini vend. Ai ju ka dhënë edhe leshin, gëzofin e fijet që t'i përdorni për veshje dhe për shtrojë, deri në një kohë.
16:80.
Dhe Allahu ju ka bërë shtëpitë tuaja një vendbanim të qetë dhe ju ka bërë shtëpi nga lëkurat e bagëtive, që t'i bartni lehtësisht kur udhëtoni dhe kur ndaleni, dhe nga leshi i tyre, qimet dhe fijet e tyre, pajisje dhe furnizim për një kohë.
16:80.
WEL-LAHU XHE'ALE LEKUM MIN BUJUTIKUM SEKENEN WE XHE'ALE LEKUM MIN XHULUDIL-'EN'AMI BUJUTAN TESTEHIFFUNEHA JEWME DHA'NIKUM WE JEWME 'IKAMETIKUM WE MIN 'ESWAFIHA WE 'EWBARIHA WE 'ESH'ARIHA 'ETHATHÆN WE META'ÆN 'ILA HININ
C
16:81.
All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).
16:81.
Nga ajo që ka krijuar, Ai ka bërë për ju hije; ka bërë për ju streha nëpër male; ka bërë për ju rroba që t'ju mbrojnë nga nxehtësia; ka bërë për ju veshje prej metali për t'ju mbrojtur në luftë. Kështu, Ai i përsos begatitë e Veta mbi ju, me qëllim që ju t'i bindeni vullnetit të Tij.
16:81.
Dhe Allahu ju ka bërë hijet nga ato që ka krijuar dhe ju ka bërë vendstrehime në male dhe ju ka dhënë veshje që ju mbrojnë nga nxehtësia dhe veshje që ju mbrojnë në betejë. Kështu Ai e plotëson mirësinë e Tij për ju që të mund të dorëzoheni.
16:81.
WEL-LAHU XHE'ALE LEKUM MIMMA HALEKA DHILALEN WE XHE'ALE LEKUM MINEL-XHIBALI 'EKNANAN WE XHE'ALE LEKUM SERABILE TEKIKUMUL-HERRE WE SERABILE TEKIKUM BE'SEKUM KEDHALIKE JUTIMMU NI'METEHU 'ALEJKUM LE'ALLEKUM TUSLIMUNE
C
16:82.
Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë obligimi yt është komunikimi i qartë.
16:82.
E, nëse njerëzit shmangen, ti (o Muhamed) je i detyruar vetëm që të shpallësh qartazi.
16:82.
Por nëse ata kthejnë shpinën, atëherë detyra jote është vetëm komunikimi i qartë.
16:82.
FE'IN TEWELLEW FE'INNEMA 'ALEJKEL-BELAGUL-MUBINU
C
16:83.
Ata i njohin të mirat e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë.
16:83.
Ata e dinë dhuntinë e Allahut, por pastaj e mohojnë, se shumica e tyre janë jobesimtarë.
16:83.
Ata e njohin mirësinë e Allahut dhe pastaj e mohojnë atë. Dhe shumica e tyre janë jobesimtarë.
16:83.
JA'RIFUNE NI'METEL-LAHI THUMME JUNKIRUNEHA WE 'EKTHERUHUMUL-KAFIRUNE
C
16:84.
E ditën kur prej secilit popull sjellim dëshmitarin, atyre që nuk besuan nuk u jepet leje për arsyetim, e as që kërkohet prej tyre (të arsyetohen).
16:84.
Ndërsa Ditën, kur do të sjellim dëshmitarë nga çdo popull, jobesimtarëve nuk do t'u jepet leje të shfajësohen e as që të kërkojnë falje.
16:84.
Dhe ditën kur Ne do të ngremë një dëshmues nga çdo popull, atëherë atyre që mohuan nuk do t'u lejohet të shpjegohen dhe as nuk do të kërkohet prej tyre pajtimi.
16:84.
WE JEWME NEB'ATHU MIN KULLI 'UMMETIN SHEHIDEN THUMME LA JU'UDHENU LILLEDHINE KEFERU WE LA HUM JUSTA'TEBUNE
C
16:85.
Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk do t'u lehtësohet, as nuk do t'u jepet afat.
16:85.
Kur keqbërësit të shohin dënimin, ai nuk do t'u lehtësohet e as nuk do t'u shtyhet.
16:85.
Dhe kur ata që kanë bërë padrejtësi do të shohin ndëshkimin, ai nuk do të lehtësohet për ta dhe as nuk do t'u jepet afat.
16:85.
WE 'IDHA RE'AL-LEDHINE DHELEMUL-'ADHABE FELA JUHAFFEFU 'ANHUM WE LA HUM JUNDHERUNE
C
16:86.
Ata që ishin idhujtarë kur do t'i shohin idhujt e vet (zotat), thonë: "O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!" Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: "Ju jeni rrenacakë!"
16:86.
Kur idhujtarët të shohin idhujt që i kanë adhuruar krahas Allahut, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, që ne u jemi lutur në vendin Tënd”. Ata (idhujt e tyre) do t'u drejtojnë këto fjalë: “Ju, me të vërtetë, jeni gënjeshtarë!”
16:86.
Dhe kur ata që i bënin shok Allahut do të shohin ata që ata i bënin shok, ata do të thonë: "O Zoti ynë, këta janë shokët tanë të cilëve ne u luteshim përveç Teje." Por ata do t'u përgjigjen atyre: "Me të vërtetë, ju jeni gënjeshtarë."
16:86.
WE 'IDHA RE'AL-LEDHINE 'ESHREKU SHUREKA'EHUM KALU REBBENA HA'UULA' SHUREKA'UUNAL-LEDHINE KUNNA NED'U MIN DUNIKE FE'ELKAW 'ILEJHIMUL-KAWLE 'INNEKUM LEKADHIBUNE
C
16:87.
Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e ajo çka ata e trillonin u asgjësohet.
16:87.
Atë ditë, ata do t'i përulen Allahut dhe do të braktisen nga zotat që kishin sajuar vetë.
16:87.
Dhe atë ditë ata do t'i nënshtrohen Allahut dhe ajo që ata trilluan do t'i braktisë ata.
16:87.
WE 'ELKAW 'ILA ELLAHI JEWME'IDHIN ES-SELEME WE DELLE 'ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C
16:88.
Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.
16:88.
Atyre që mohojnë dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut, Ne do t'u shtojmë dënim mbi dënim, sepse kanë bërë ngatërresa.
16:88.
Ata që mohuan dhe i penguan të tjerët nga rruga e Allahut, për ta Ne do t'i shtojmë ndëshkimit mbi ndëshkimin për shkak se ata bënë prishje.
16:88.
EL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI ZIDNAHUM 'ADHABEN FEWKAL-'ADHABI BIMA KANU JUFSIDUNE
C
16:89.
Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.
16:89.
Ditën kur do të sjellim kundër çdo populli dëshmitarë nga gjiri i tyre, Ne do të të sjellim ty (Muhamed) dëshmitar kundër këtyre. Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët.
16:89.
Dhe ditën kur Ne do të ngremë një dëshmues nga çdo popull kundër tyre nga vetë ata, dhe Ne do të sjellim ty si një dëshmues kundër këtyre njerëzve. Dhe Ne të kemi shpallur ty Librin si shpjegim për çdo gjë, si udhëzim, mëshirë dhe përgëzim për ata që janë myslimanë.
16:89.
WE JEWME NEB'ATHU FI KULLI 'UMMETIN SHEHIDEN 'ALEJHIM MIN 'ENFUSIHIM WE XHI'NA BIKE SHEHIDAN 'ALA HA'UULA' WE NEZZELNA 'ALEJKEL-KITABE TIBJANÆN LIKULLI SHEJ'IN WE HUDEN WE REHMETEN WE BUSHRA LILMUSLIMINE
C
16:90.
All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.
16:90.
Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t'ia vini veshin.
16:90.
Me të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, bamirësinë dhe dhënien për të afërmit dhe ndalon imoralitetin, të keqen dhe shtypjen. Ai ju këshillon që të mund të përkujtoni.
16:90.
'INNALL-LLAHE JE'MURU BIL-'ADLI WEL-'IHSANI WE 'ITA'I DHIL-KURBA WE JENHA 'ANIL-FEHSHA'I WEL-MUNKERI WEL-BEGJI JA'IDHUKUM LE'ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C
16:91.
Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.
16:91.
Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e keni bërë dorë-zënësin tuaj; vërtet, Allahu e di se çfarë bëni ju.
16:91.
Dhe përmbushni besëlidhjen e Allahut kur të keni bërë një premtim dhe mos e thyeni betimin pasi ta keni forcuar atë, ndërkohë që e keni bërë Allahun garantues mbi ju. Me të vërtetë, Allahu e di atë që bëni.
16:91.
WE 'EWFU BI'AHDI ELLAHI 'IDHA 'AHEDTUM WE LA TENKUDUL-'EJMANE BA'DE TEWKIDIHA WE KAD XHE'ALTUMU ELLAHE 'ALEJKUM KEFILEN 'INNALL-LLAHE JA'LEMU MA TEF'ALUNE
C
16:92.
Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort, e t'i bëni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e gjykimit Ai gjithsesi do t'ua sqarojë atë gjë rreth të cilës kundërshtoheshit.
16:92.
Mos u bëni si ajo gruaja që e shprish dhe e bën fije-fije atë që e ka tjerrë fort, duke i përdorur betimet tuaja si mjet mashtrimi të njëri-tjetrit, nga frika se mos një grup të jetë më i madh se tjetri. Allahu, me këtë, vetëm sa u vë në provë e, me siguri, Ai do t'jua tregojë në Ditën e Kiametit, çështjet për të cilat ju nuk pajtoheshit.
16:92.
Dhe mos u bëni si ajo që e shthur pëlhurën e saj pasi e ka endur fort, duke e kthyer betimin tuaj në një dredhi midis jush, sepse një popull është më i shumtë në numër se një tjetër. Me të vërtetë, Allahu ju provon me këtë. Dhe në Ditën e Ringjalljes, Ai do t'jua sqarojë atë mbi të cilën kundërshtoheshit.
16:92.
WE LA TEKUNU KALLETI NEKADET GAZLEHA MIN BA'DI KUWETIN 'ENKATHEN TETTEHIDHUNE 'EJMANEKUM DEHALAN BEJNEKUM 'EN TEKUNE 'UMMETUN HIJE 'ERBA MIN 'UMMETIN 'INNEMA JEBLUKUMU ELLAHU BIHI WE LEJUBEJJINENNE LEKUM JEWMEL-KIJAMETI MA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C
16:93.
Sikur të dëshironte All-llahu do t'ju bënte një popull (në një fe), por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat.
16:93.
Sikur të kishte dashur Allahu, do t'ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë; e ju, gjithsesi, do të përgjigjeni për atë që keni bërë.
16:93.
Dhe sikur Allahu të kishte dashur, Ai do t'ju kishte bërë një popull të vetëm. Por Ai e lë të humbasë kë të dojë dhe Ai e udhëzon kë të dojë. Dhe ju me siguri do të pyeteni për atë që keni bërë.
16:93.
WE LEW SHA'EL-LAHU LEXHE'ALEKUM 'UMMETEN WAHIDETEN WE LEKIN JUDILLU MEN JESHA'U WE JEHDI MEN JESHA'U WE LETUS'ELUNNE 'AMMA KUNTUM TA'MELUNE
C
16:94.
Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e ta shijoni të keqen (e dredhisë) për shkak se penguat (të tjerët) nga rruga e All-llahut, e ju do të keni dënim të madh.
16:94.
Mos i përdorni betimet tuaja për të mashtruar njëri-tjetrin, që të mos rrëshqisni jashtë rrugës së drejtë, pasi qetë mirëorientuar në të, që e keqja të mos ju prekë, meqë penguat nga rruga e Allahut dhe që të mos jetë fati juaj një ndëshkim i madh.
16:94.
Dhe mos i ktheni betimet tuaja në dredhi midis jush, që këmbët tuaja të mos rrëshqasin pasi të kenë qenë të palëkundura, dhe që ju të mos shijoni të keqen për shkak se keni penguar nga rruga e Allahut dhe që të mos keni ndëshkim të madh.
16:94.
WE LA TETTEHIDHU 'EJMANEKUM DEHALEN BEJNEKUM FETEZILLE KADEMUN BA'DE THUBUTIHA WE TEDHUKU ES-SU'E BIMA SEDEDTUM 'AN SEBILI ELLAHI WE LEKUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C
16:95.
Mos e shitni besën e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni te All-llahu është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
16:95.
Mos e këmbeni besëlidhjen e Allahut me ndonjë vlerë të paktë. Ajo që është tek Allahu, është më e mirë për ju, nëse e dini.
16:95.
Dhe mos e shisni besëlidhjen e Allahut për një çmim të vogël. Me të vërtetë, ajo që është me Allahun është më e mirë për ju, sikur ta dinit.
16:95.
WE LA TESHTERU BI'AHDI ELLAHI THEMENEN KALILAN 'INNEMA 'INDEL-LAHI HUWE HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C
16:96.
Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t'ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.
16:96.
Gjithçka që keni ju, është kalimtare, ndërsa ajo që ndodhet tek Allahu, është e përhershme. Vërtet, Ne do t'i shpërblejmë ata që kanë duruar sipas veprave më të mira që kanë bërë.
16:96.
Ajo që është me ju do të mbarojë, por ajo që është me Allahun do të mbetet. Dhe Ne me siguri do t'i shpërblejmë ata që ishin të durueshëm me shpërblimin më të mirë për atë që bënë.
16:96.
MA 'INDEKUM JENFEDU WE MA 'INDEL-LAHI BAKIN WE LENEXHZIJENNEL-LEDHINE SEBERU 'EXHREHUM BI'EHSENI MA KANU JA'MELUNE
C
16:97.
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
16:97.
Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.
16:97.
Kushdo që bën vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, ndërkohë që është besimtar, Ne do t'i japim një jetë të mirë dhe do t'i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë për atë që bënë.
16:97.
MEN 'AMILE SALIHEN MIN DHEKERIN 'EW 'UNTHA WE HUWE MU'UMINUN FELENUHJIJENNEHU HEJATEN TEJJIBETEN WE LENEXHZIJENNEHUM 'EXHREHUM BI'EHSENI MA KANU JA'MELUNE
C
16:98.
Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.
16:98.
Kur dëshiron të lexosh Kuranin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar,
16:98.
Dhe kur të lexosh Kuranin, kërko strehim te Allahu nga Shejtani i mallkuar.
16:98.
FE'IDHA KARE'TEL-KUR'ANE FASTA'IDH BILLAHI MINE ESH-SHEJTANI ER-REXHIMI
C
16:99.
Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.
16:99.
sepse, në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre.
16:99.
Me të vërtetë, ai nuk ka pushtet mbi ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre.
16:99.
'INNEHU LEJSE LEHU SULTANUN 'ALEL-LEDHINE 'AMENU WE 'ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C
16:100.
Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.
16:100.
Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut.
16:100.
Pushteti i tij është vetëm mbi ata që e marrin atë si mik dhe mbi ata që i bëjnë shok Atij.
16:100.
'INNEMA SULTANUHU 'ALEL-LEDHINE JETEWELLEWNEHU WEL-LEDHINE HUM BIHI MUSHRIKUNE
C
16:101.
Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues". Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
16:101.
Kur Ne zëvendësojmë një varg me një varg tjetër - e Allahu di më së miri se çfarë shpall –, ata thonë: “Ti je vetëm trillues!” Nuk është ashtu, por shumica e tyre nuk dinë.
16:101.
Dhe kur Ne e zëvendësojmë një ajet me një tjetër – dhe Allahu e di më së miri atë që Ai zbulon – ata thonë: "Ti je vetëm një trillues." Por shumica e tyre nuk e dinë.
16:101.
WE 'IDHA BEDDELNA 'AJETEN MEKANE 'AJETIN WEL-LAHU 'A'LEMU BIMA JUNEZZILU KALU 'INNEMA 'ENTE MUFTERIN BEL 'EKTHERUHUM LA JA'LEMUNE
C
16:102.
Thuaj: "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët.
16:102.
Thuaj: “Atë (Kuranin) e ka zbritur Shpirti i Shenjtërisë nga Zoti yt me të vërtetën, për t'i forcuar ata që besojnë dhe për të qenë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për ata që i dorëzohen Allahut”.
16:102.
Thuaj: "Shpirti i Shenjtë e ka zbritur atë nga Zoti yt me të vërtetën, për të forcuar ata që kanë besuar dhe si udhëzim dhe përgëzim për myslimanët."
16:102.
KUL NEZZELEHU RUHUL-KUDUSI MIN RABBIKE BIL-HEKKI LIJUTHEBBITEL-LEDHINE 'AMENU WE HUDEN WE BUSHRA LILMUSLIMINE
C
16:103.
Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
16:103.
Ne e dimë mirë që ata thonë: “Atë e mëson një njeri”! Por ai për të cilin flasin, flet në gjuhën e të huajve, kurse ky (Kurani) është në gjuhën e qartë arabe.
16:103.
Dhe Ne e dimë se ata thonë: "Me të vërtetë, një njeri po e mëson atë." Gjuha e atij që ata i referohen është e huaj, ndërsa kjo është një gjuhë arabe e qartë.
16:103.
WE LEKAD NA'LEMU 'ENNEHUM JEKULUNE 'INNEMA JU'ALLIMUHU BESHERUN LISANUL-LEDHI JULHIDUNE 'ILEJHI 'A'XHEMIJUN WE HEDHA LISANUN 'AREBIJUN MUBINUN
C
16:104.
S'ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kur'anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm.
16:104.
Pa dyshim, ata që nuk u besojnë shpalljeve të Allahut, Allahu nuk i udhëzon dhe për ata ka dënim të dhembshëm.
16:104.
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë në shenjat e Allahut, Allahu nuk do t'i udhëzojë ata, dhe për ta është një ndëshkim i dhimbshëm.
16:104.
'INNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BI'AJATI ELLAHI LA JEHDIHIMU ELLAHU WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
16:105.
Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.
16:105.
Vërtet, gënjeshtra trillojnë vetëm ata, që nuk u besojnë shpalljeve të Allahut; pikërisht ata janë gënjeshtarët e vërtetë.
16:105.
Ata që shpifin gënjeshtra janë vetëm ata që nuk besojnë në shenjat e Allahut. Dhe ata janë gënjeshtarët.
16:105.
'INNEMA JEFTERIL-KEDHIBEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BI'AJATI ELLAHI WE 'ULA'IKE HUMUL-KADHIBUNE
C
16:106.
Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.
16:106.
Kushdo që mohon Allahun, pas pranimit të besimit, (do të dënohet ashpër), përveç atij që është i detyruar me forcë, ndërkohë që zemra e tij është plot besim. Ndërsa ata që ia hapin zemrën mosbesimit, do të kenë mbi vete zemërimin e Allahut dhe një dënim të madh.
16:106.
Kushdo që mohon Allahun pasi ka besuar – përveç atij që është i detyruar ndërkohë që zemra e tij mbetet e qëndrueshme në besim – por ai që hap gjoksin e tij ndaj mosbesimit, mbi ta do të jetë zemërimi i Allahut dhe për ta është një ndëshkim i madh.
16:106.
MEN KEFERE BILLAHI MIN BA'DI 'IMANIHI 'ILLA MEN 'UKRIHE WE KALBUHU MUTME'INNUN BIL-'IMANI WE LEKIN MEN SHEREHE BIL-KUFRI SEDREN FE'ALEJHIM GADEBUN MINEL-LAHI WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C
16:107.
Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshtën jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e All-llahu nuk udhëzon njerëzit jobesimtarë.
16:107.
Kjo, sepse ata e duan më shumë jetën e kësaj bote, sesa jetën e botës tjetër; Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë mohuesit.
16:107.
Kjo për shkak se ata e preferuan jetën e kësaj bote mbi jetën e përtejme dhe se Allahu nuk i udhëzon njerëzit jobesimtarë.
16:107.
DHALIKE BI'ENNEHUMU ESTEHEBBUL-HEJETE ED-DUNJA 'ALEL-'AHIRETI WE 'ENNEL-LAHE LA JEHDIL-KAWMEL-KAFIRINE
C
16:108.
Të tillët janë ata që All-llahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillët janë ata naivët.
16:108.
Këta janë ata të cilëve Allahu ua ka vulosur zemrat, të dëgjuarit dhe të parët; pikërisht këta janë të shkujdesurit.
16:108.
Ata janë ata mbi të cilët Allahu ka vulosur zemrat e tyre, dëgjimin e tyre dhe shikimin e tyre. Dhe ata janë të pavëmendshëm.
16:108.
'ULA'IKEL-LEDHINE TEBE'ALLAHU 'ALA KULUBIHIM WE SEM'IHIM WE 'EBSARIHIM WE 'ULA'IKE HUMUL-GAFILUNE
C
16:109.
Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.
16:109.
S'ka dyshim se në botën tjetër, ata do të jenë nga të humburit.
16:109.
Padyshim, në jetën e përtejme ata janë ata që do të humbin.
16:109.
LA XHEREME 'ENNEHUM FIL-'AHIRETI HUMUL-HASIRUNE
C
16:110.
Pastaj Zoti yt, atyre që pasi u torturuan, migruan, mandej luftuan dhe qëndruan, dhe pas të gjitha këtyre vuajtjeve, s'ka dyshim se Zoti yt atyre do t'ua falë dhe do t'i mëshirojë (Ai është që fal, është mëshirues).
16:110.
Sigurisht, Zoti yt është Falës dhe Mëshirëplotë ndaj atyre që mërguan, pasi i kishin përndjekur e mandej luftuan dhe duruan në rrugën e Allahut.
16:110.
Pastaj, me të vërtetë, Zoti yt është për ata që migruan pas persekutimit dhe pastaj luftuan dhe ishin të durueshëm. Me të vërtetë, pas kësaj, Zoti yt është Falës dhe Mëshirues.
16:110.
THUMME 'INNE REBBEKE LILLEDHINE HAXHERU MIN BA'DI MA FUTINU THUMME XHAHEDU WE SEBERU 'INNE REBBEKE MIN BA'DIHA LEGAFURUN REHIMUN
C
16:111.
(Përkujto) Ditën që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten dhe secilit njeri do t'i plotësohet ajo që e meriton, e nuk u bëhet padrejt.
16:111.
Ditën, kur çdo njeri do të vijë duke mbrojtur veten dhe, kur çdo shpirt do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë, atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi!
16:111.
Dhe përkujto Ditën kur çdo shpirt do të vijë duke mbrojtur veten, dhe secilit do t'i jepet plotësisht shpërblimi i asaj që ka bërë, dhe ata nuk do të padrejtohen.
16:111.
JEWME TE'TI KULLU NEFSIN TUXHADILU 'AN NEFSIHA WE TUWEFFA KULLU NEFSIN MA 'AMILET WE HUM LA JUDHLEMUNE
C
16:112.
All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës.
16:112.
Allahu e ka bërë shembull qytetin (e Mekës), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urinë dhe frikën, si ndëshkim për atë që bënë.
16:112.
Dhe Allahu sjell një shembull: Një qytet që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi i tij me bollëk nga çdo vend. Por ai mohoi mirësitë e Allahut, prandaj Allahu e bëri të shijonte urinë dhe frikën për shkak të asaj që ata bënë.
16:112.
WE DEREBEL-LAHU METHELEN KARJETEN KANET 'AMINETEN MUTME'INNETEN JE'TIHA RIZKUHA REGADAN MIN KULLI MEKANIN FEKEFERET BI'EN'UMI ELLAHI FE'EDHAKAHALLAHU LIBASEL-XHU'I WEL-HAWFI BIMA KANU JESNA'UNE
C
16:113.
Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë, andaj i kapi dënimi se ishin zullumqarë.
16:113.
Vërtet, atyre u erdhi një i dërguar nga radhët e tyre, por ata e quajtën për gënjeshtar dhe i goditi dënimi, ngaqë ishin të padrejtë.
16:113.
Dhe me të vërtetë, një i dërguar nga ata erdhi tek ata, por ata e përgënjeshtruan atë. Prandaj, ndëshkimi i kapi ata ndërsa ata ishin keqbërës.
16:113.
WE LEKAD XHA'EHUM RESULUN MINHUM FEKEDHDHEBUHU FE'EHADHEHUMUL-'ADHABU WE HUM DHALIMUNE
C
16:114.
E ju (besimtarë), hani pra nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij.
16:114.
Ushqehuni me gjërat e lejuara dhe të mira që jua ka dhënë Allahu dhe falënderoni për mirësitë e Allahut, nëse vërtet e adhuroni Atë.
16:114.
Prandaj, hani nga ajo që Allahu ju ka furnizuar si të lejuar dhe të mirë, dhe jini mirënjohës për mirësitë e Allahut, nëse jeni vetëm që i adhuroni Atij.
16:114.
FEKULU MIMMA REZEKAKUMU ELLAHU HELALEN TEJJIBAN WE ESHKURU NI'METEL-LAHI 'IN KUNTUM 'IJAHU TA'BUDUNE
C
16:115.
Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t'i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e tepruar (në ngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues.
16:115.
Ai ju ka ndaluar vetëm të ngordhurën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që është therur në emër tjetër e jo në emër të Allahut. Por ata që shtrëngohen nga uria e madhe, mund t'i hanë ato, sa ta shuajnë urinë e jo të kalojnë kufirin; në të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
16:115.
Ai ju ka ndaluar vetëm kafshën e ngordhur, gjakun dhe mishin e derrit, dhe atë që është therur përveç emrit të Allahut. Por kushdo që është i detyruar, pa dëshirë dhe pa e tepruar, atëherë Allahu është Falës dhe Mëshirues.
16:115.
'INNEMA HERREME 'ALEJKUMUL-MEJTETE WE ED-DEME WE LEHMEL-HINZIRI WE MA 'UHILLE LIGAJRI ELLAHI BIHI FEMENI EDTURRE GAJRE BAGIN WE LA 'ADIN FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
16:116.
Mos i thuani asaj rrenës së gjuhve tuaja: "Kjo është hallall e kjo është haram" e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut, nuk kanë shpëtim.
16:116.
Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për Allahun. Me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut, nuk do të shpëtojnë.
16:116.
Dhe mos thoni për atë që përshkruajnë gjuhët tuaja si gënjeshtër: "Kjo është e lejuar dhe kjo është e ndaluar," që të shpifni gënjeshtër ndaj Allahut. Me të vërtetë, ata që shpifin gënjeshtra ndaj Allahut nuk do të shpëtojnë.
16:116.
WE LA TEKULU LIMA TESIFU 'ELSINETUKUMUL-KEDHIBE HADHA HELALUN WE HEDHA HERAMUN LITEFTERU 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE 'INNEL-LEDHINE JEFTERUNE 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE LA JUFLIHUNE
C
16:117.
Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm.
16:117.
Ata do të kenë kënaqësi të shkurtër (në këtë jetë), por i pret një dënim i dhembshëm (në jetën tjetër).
16:117.
Për ta është vetëm një kënaqësi e përkohshme, dhe për ta është një ndëshkim i dhimbshëm.
16:117.
META'UN KALILUN WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
16:118.
E atyre që ishin jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejt atyre, por ata vetes i patën bërë padrejt.
16:118.
Ne u ndaluam hebrenjve atë që të treguam ty më parë. Ne asnjëherë nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata i bënin vetvetes padrejtësi.
16:118.
Dhe për ata që janë çifutë, Ne ndaluam atë që të mëparshmit tanë e kishin treguar për ty. Dhe Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetes së tyre i bënë padrejtësi.
16:118.
WE 'ALEL-LEDHINE HADU HERREMNA MA KASESNA 'ALEJKE MIN KABLU WE MA DHELEMNAHUM WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C
16:119.
Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s'ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron.
16:119.
Pa dyshim, Zoti yt është Falës dhe Mëshirëplotë ndaj atyre që kanë bërë keq nga padituria, por që pastaj janë penduar dhe përmirësuar.
16:119.
Pastaj, me të vërtetë, Zoti yt është për ata që bënë të këqija nga padija dhe pastaj u penduan pas kësaj dhe e përmirësuan veten e tyre. Me të vërtetë, pas kësaj, Zoti yt është Falës dhe Mëshirues.
16:119.
THUMME 'INNE REBBEKE LILLEDHINE 'AMILU ES-SU'E BIXHEHALETIN THUMME TABU MIN BA'DI DHALIKE WE 'ESLEHU 'INNE REBBEKE MIN BA'DIHA LEGAFURUN REHIMUN
C
16:120.
Vërtet, Ibrahimi ka qenë shëmbëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë nga idhujtarët.
16:120.
Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë prijës shembullor (me të gjitha virtytet e mira), i përulur para Allahut, me besim monoteist dhe nuk ka qenë nga idhujtarët,
16:120.
Me të vërtetë, Ibrahimi ishte një udhëheqës, i përulur ndaj Allahut, monoteist dhe nuk ishte nga ata që i bënë shok Atij.
16:120.
'INNE 'IBRAHIME KANE 'UMMETEN KANITEN LILLAHI HENIFAN WE LEM JEKU MINEL-MUSHRIKINE
C
16:121.
Falënderues për të mirat e Tij. Ai (All-llahu) e zgjodhi atë (për pejgamber) dhe e udhëzoi në rrugën e drejtë.
16:121.
(por ka qenë) mirënjohës ndaj dhuntive të Tij. Ai e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë.
16:121.
Ai ishte mirënjohës për bekimet e Tij. Ai e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në një rrugë të drejtë.
16:121.
SHAKIREN LI'N'UMIHI EXHTEBAHU WE HEDAHU 'ILA SIRATIN MUSTEKIM
C
16:122.
Atë Ne e pajisëm me të mira në këtë botë, e në botën tjetër ai është me më të mirët.
16:122.
Ne i kemi dhënë atij të mira në këtë botë, ndërsa në botën tjetër, sigurisht që ai do të jetë nga të mirët.
16:122.
Dhe Ne i dhamë atij të mirat në këtë botë, dhe me të vërtetë, në jetën e përtejme ai është nga të drejtët.
16:122.
WE 'ATEJNAHU FI ED-DUNJA HESENETEN WE 'INNEHU FIL-'AHIRETI LEMINE ES-SALIHINE
C
16:123.
Pastaj, ty të shpallëm: "Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi as i krishter).
16:123.
Pastaj ty të shpallëm: “Paso me sinqeritet fenë e Ibrahimit, që nuk ka qenë prej idhujtarëve”.
16:123.
Pastaj Ne të shpallëm ty: "Ndiq fenë e Ibrahimit, monoteist, dhe ai nuk ishte nga ata që i bënë shok Atij."
16:123.
THUMME 'EWHEJNA 'ILEJKE 'ENI ETTEBI' MILLETE 'IBRAHIME HENIFEN WE MA KANE MINEL-MUSHRIKINE
C
16:124.
E shtunja (festimi ose belaja e saj) u është përcaktuar vetëm atyre që u kundërshtuan rreth saj. E Zoti yt do të gjykojë mes tyre në ditën e gjykimit për atë që ata kundërshtoheshin.
16:124.
Në të vërtetë, e Shtuna u caktua për ata që patën kundërshti në lidhje me të. Sigurisht që Zoti yt do t'i gjykojë ata në Ditën e Kiametit, për çështjet, që ata nuk pajtoheshin.
16:124.
Dhe Sabati ishte vendosur vetëm për ata që nuk pajtoheshin për të. Dhe me të vërtetë, Zoti yt do të gjykojë mes tyre Ditën e Ringjalljes për atë që ata kundërshtonin.
16:124.
'INNEMA XHU'ILE ES-SEBTU 'ALEL-LEDHINE EHTELEFU FIHI WE 'INNE REBBEKE LEJEHKUMU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C
16:125.
Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira. Zoti yt është Ai që e di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për të udhëzuarit.
16:125.
Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e di më së miri ata, që janë në rrugë të drejtë.
16:125.
Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe debato me ta në mënyrën më të mirë. Me të vërtetë, Zoti yt e di më së miri atë që ka devijuar nga rruga e Tij, dhe Ai e di më së miri ata që janë të udhëzuar.
16:125.
ED'U 'ILA SEBILI RABBIKE BIL-HIKMETI WEL-MEW'IDHETIL-HESENETI WE XHADILHUM BI-ETI HIJE 'EHSENU 'INNE REBBEKE HUWE 'A'LEMU BIMEN DELLE 'AN SEBILIHI WE HUWE 'A'LEMU BIL-MUHTEDINE
C
16:126.
Në qoftë se doni të merrni hak, atëherë ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju; e nëse duroni, pa dyshim ai është më i mirë për ata që durojnë.
16:126.
Nëse ndëshkoni, ndëshkoni aq sa jeni ndëshkuar, por, nëse duroni, kjo është më e mira (rrugë) për të durueshmit.
16:126.
Dhe nëse ndëshkoni, atëherë ndëshkoni me të njëjtën masë si ajo me të cilën ishit ndëshkuar. Por nëse duroni, kjo është më e mirë për ata që durojnë.
16:126.
WE 'IN 'AKABTUM FA'AKIBU BIMITHLI MA 'UKIBTUM BIHI WE LE'IN SEBERTUM LEHUWE HAJRUN LILSSABIRINE
C
16:127.
Pra, të jesh i durueshëm! Durimi yt është vetëm me ndihmën e All-llahut. Ti mos u pikëllo për ata, as mos u brengos për dredhitë që bëjnë ata!
16:127.
Prandaj duro! Durimi yt është vetëm me ndihmën e Allahut. Dhe mos u pikëllo për ta e mos u ngushto për shkak të dredhive të tyre!
16:127.
Dhe bëj durim. Por durimi yt është vetëm nga Allahu. Dhe mos u pikëllo për ta dhe mos u shqetëso për atë që trillojnë.
16:127.
WE ESBIR WE MA SEBRUKE 'ILLA BILLAHI WE LA TEHZEN 'ALEJHIM WE LA TEKU FI DEJKIN MIMMA JEMKURUNE
C
16:128.
S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës.
16:128.
Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.
16:128.
Me të vërtetë, Allahu është me ata që kanë frikë Allahun dhe ata që janë bamirës.
16:128.
'INNALL-LLAHE ME'AL-LEDHINE ETTEKAW WEL-LEDHINE HUM MUHSINUNE