Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 16:85. Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk do t'u lehtësohet, as nuk do t'u jepet afat.
16:85. Kur keqbërësit të shohin dënimin, ai nuk do t'u lehtësohet e as nuk do t'u shtyhet.
16:85. Dhe kur ata që kanë bërë padrejtësi do të shohin ndëshkimin, ai nuk do të lehtësohet për ta dhe as nuk do t'u jepet afat.
16:85. WE 'IDHA RE'AL-LEDHINE DHELEMUL-'ADHABE FELA JUHAFFEFU 'ANHUM WE LA HUM JUNDHERUNE
C 16:86. Ata që ishin idhujtarë kur do t'i shohin idhujt e vet (zotat), thonë: "O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!" Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: "Ju jeni rrenacakë!"
16:86. Kur idhujtarët të shohin idhujt që i kanë adhuruar krahas Allahut, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, që ne u jemi lutur në vendin Tënd”. Ata (idhujt e tyre) do t'u drejtojnë këto fjalë: “Ju, me të vërtetë, jeni gënjeshtarë!”
16:86. Dhe kur ata që i bënin shok Allahut do të shohin ata që ata i bënin shok, ata do të thonë: "O Zoti ynë, këta janë shokët tanë të cilëve ne u luteshim përveç Teje." Por ata do t'u përgjigjen atyre: "Me të vërtetë, ju jeni gënjeshtarë."
16:86. WE 'IDHA RE'AL-LEDHINE 'ESHREKU SHUREKA'EHUM KALU REBBENA HA'UULA' SHUREKA'UUNAL-LEDHINE KUNNA NED'U MIN DUNIKE FE'ELKAW 'ILEJHIMUL-KAWLE 'INNEKUM LEKADHIBUNE
C 16:87. Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e ajo çka ata e trillonin u asgjësohet.
16:87. Atë ditë, ata do t'i përulen Allahut dhe do të braktisen nga zotat që kishin sajuar vetë.
16:87. Dhe atë ditë ata do t'i nënshtrohen Allahut dhe ajo që ata trilluan do t'i braktisë ata.
16:87. WE 'ELKAW 'ILA ELLAHI JEWME'IDHIN ES-SELEME WE DELLE 'ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C 16:88. Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.
16:88. Atyre që mohojnë dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut, Ne do t'u shtojmë dënim mbi dënim, sepse kanë bërë ngatërresa.
16:88. Ata që mohuan dhe i penguan të tjerët nga rruga e Allahut, për ta Ne do t'i shtojmë ndëshkimit mbi ndëshkimin për shkak se ata bënë prishje.
16:88. EL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI ZIDNAHUM 'ADHABEN FEWKAL-'ADHABI BIMA KANU JUFSIDUNE
C 16:89. Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.
16:89. Ditën kur do të sjellim kundër çdo populli dëshmitarë nga gjiri i tyre, Ne do të të sjellim ty (Muhamed) dëshmitar kundër këtyre. Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët.
16:89. Dhe ditën kur Ne do të ngremë një dëshmues nga çdo popull kundër tyre nga vetë ata, dhe Ne do të sjellim ty si një dëshmues kundër këtyre njerëzve. Dhe Ne të kemi shpallur ty Librin si shpjegim për çdo gjë, si udhëzim, mëshirë dhe përgëzim për ata që janë myslimanë.
16:89. WE JEWME NEB'ATHU FI KULLI 'UMMETIN SHEHIDEN 'ALEJHIM MIN 'ENFUSIHIM WE XHI'NA BIKE SHEHIDAN 'ALA HA'UULA' WE NEZZELNA 'ALEJKEL-KITABE TIBJANÆN LIKULLI SHEJ'IN WE HUDEN WE REHMETEN WE BUSHRA LILMUSLIMINE
C 16:90. All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.
16:90. Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t'ia vini veshin.
16:90. Me të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, bamirësinë dhe dhënien për të afërmit dhe ndalon imoralitetin, të keqen dhe shtypjen. Ai ju këshillon që të mund të përkujtoni.
16:90. 'INNALL-LLAHE JE'MURU BIL-'ADLI WEL-'IHSANI WE 'ITA'I DHIL-KURBA WE JENHA 'ANIL-FEHSHA'I WEL-MUNKERI WEL-BEGJI JA'IDHUKUM LE'ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C 16:91. Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.
16:91. Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e keni bërë dorë-zënësin tuaj; vërtet, Allahu e di se çfarë bëni ju.
16:91. Dhe përmbushni besëlidhjen e Allahut kur të keni bërë një premtim dhe mos e thyeni betimin pasi ta keni forcuar atë, ndërkohë që e keni bërë Allahun garantues mbi ju. Me të vërtetë, Allahu e di atë që bëni.
16:91. WE 'EWFU BI'AHDI ELLAHI 'IDHA 'AHEDTUM WE LA TENKUDUL-'EJMANE BA'DE TEWKIDIHA WE KAD XHE'ALTUMU ELLAHE 'ALEJKUM KEFILEN 'INNALL-LLAHE JA'LEMU MA TEF'ALUNE
C 16:92. Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort, e t'i bëni betimet tuaja dredhi (mashtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e gjykimit Ai gjithsesi do t'ua sqarojë atë gjë rreth të cilës kundërshtoheshit.
16:92. Mos u bëni si ajo gruaja që e shprish dhe e bën fije-fije atë që e ka tjerrë fort, duke i përdorur betimet tuaja si mjet mashtrimi të njëri-tjetrit, nga frika se mos një grup të jetë më i madh se tjetri. Allahu, me këtë, vetëm sa u vë në provë e, me siguri, Ai do t'jua tregojë në Ditën e Kiametit, çështjet për të cilat ju nuk pajtoheshit.
16:92. Dhe mos u bëni si ajo që e shthur pëlhurën e saj pasi e ka endur fort, duke e kthyer betimin tuaj në një dredhi midis jush, sepse një popull është më i shumtë në numër se një tjetër. Me të vërtetë, Allahu ju provon me këtë. Dhe në Ditën e Ringjalljes, Ai do t'jua sqarojë atë mbi të cilën kundërshtoheshit.
16:92. WE LA TEKUNU KALLETI NEKADET GAZLEHA MIN BA'DI KUWETIN 'ENKATHEN TETTEHIDHUNE 'EJMANEKUM DEHALAN BEJNEKUM 'EN TEKUNE 'UMMETUN HIJE 'ERBA MIN 'UMMETIN 'INNEMA JEBLUKUMU ELLAHU BIHI WE LEJUBEJJINENNE LEKUM JEWMEL-KIJAMETI MA KUNTUM FIHI TEHTELIFUNE
C 16:93. Sikur të dëshironte All-llahu do t'ju bënte një popull (në një fe), por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat.
16:93. Sikur të kishte dashur Allahu, do t'ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë; e ju, gjithsesi, do të përgjigjeni për atë që keni bërë.
16:93. Dhe sikur Allahu të kishte dashur, Ai do t'ju kishte bërë një popull të vetëm. Por Ai e lë të humbasë kë të dojë dhe Ai e udhëzon kë të dojë. Dhe ju me siguri do të pyeteni për atë që keni bërë.
16:93. WE LEW SHA'EL-LAHU LEXHE'ALEKUM 'UMMETEN WAHIDETEN WE LEKIN JUDILLU MEN JESHA'U WE JEHDI MEN JESHA'U WE LETUS'ELUNNE 'AMMA KUNTUM TA'MELUNE
C 16:94. Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e ta shijoni të keqen (e dredhisë) për shkak se penguat (të tjerët) nga rruga e All-llahut, e ju do të keni dënim të madh.
16:94. Mos i përdorni betimet tuaja për të mashtruar njëri-tjetrin, që të mos rrëshqisni jashtë rrugës së drejtë, pasi qetë mirëorientuar në të, që e keqja të mos ju prekë, meqë penguat nga rruga e Allahut dhe që të mos jetë fati juaj një ndëshkim i madh.
16:94. Dhe mos i ktheni betimet tuaja në dredhi midis jush, që këmbët tuaja të mos rrëshqasin pasi të kenë qenë të palëkundura, dhe që ju të mos shijoni të keqen për shkak se keni penguar nga rruga e Allahut dhe që të mos keni ndëshkim të madh.
16:94. WE LA TETTEHIDHU 'EJMANEKUM DEHALEN BEJNEKUM FETEZILLE KADEMUN BA'DE THUBUTIHA WE TEDHUKU ES-SU'E BIMA SEDEDTUM 'AN SEBILI ELLAHI WE LEKUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 16:95. Mos e shitni besën e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni te All-llahu është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
16:95. Mos e këmbeni besëlidhjen e Allahut me ndonjë vlerë të paktë. Ajo që është tek Allahu, është më e mirë për ju, nëse e dini.
16:95. Dhe mos e shisni besëlidhjen e Allahut për një çmim të vogël. Me të vërtetë, ajo që është me Allahun është më e mirë për ju, sikur ta dinit.
16:95. WE LA TESHTERU BI'AHDI ELLAHI THEMENEN KALILAN 'INNEMA 'INDEL-LAHI HUWE HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE