U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
16:81.
All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).
16:81.
Nga ajo që ka krijuar, Ai ka bërë për ju hije; ka bërë për ju streha nëpër male; ka bërë për ju rroba që t'ju mbrojnë nga nxehtësia; ka bërë për ju veshje prej metali për t'ju mbrojtur në luftë. Kështu, Ai i përsos begatitë e Veta mbi ju, me qëllim që ju t'i bindeni vullnetit të Tij.
16:81.
Dhe Allahu ju ka bërë hijet nga ato që ka krijuar dhe ju ka bërë vendstrehime në male dhe ju ka dhënë veshje që ju mbrojnë nga nxehtësia dhe veshje që ju mbrojnë në betejë. Kështu Ai e plotëson mirësinë e Tij për ju që të mund të dorëzoheni.
16:81.
WEL-LAHU XHE'ALE LEKUM MIMMA HALEKA DHILALEN WE XHE'ALE LEKUM MINEL-XHIBALI 'EKNANAN WE XHE'ALE LEKUM SERABILE TEKIKUMUL-HERRE WE SERABILE TEKIKUM BE'SEKUM KEDHALIKE JUTIMMU NI'METEHU 'ALEJKUM LE'ALLEKUM TUSLIMUNE
C
16:82.
Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë obligimi yt është komunikimi i qartë.
16:82.
E, nëse njerëzit shmangen, ti (o Muhamed) je i detyruar vetëm që të shpallësh qartazi.
16:82.
Por nëse ata kthejnë shpinën, atëherë detyra jote është vetëm komunikimi i qartë.
16:82.
FE'IN TEWELLEW FE'INNEMA 'ALEJKEL-BELAGUL-MUBINU
C
16:83.
Ata i njohin të mirat e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë.
16:83.
Ata e dinë dhuntinë e Allahut, por pastaj e mohojnë, se shumica e tyre janë jobesimtarë.
16:83.
Ata e njohin mirësinë e Allahut dhe pastaj e mohojnë atë. Dhe shumica e tyre janë jobesimtarë.
16:83.
JA'RIFUNE NI'METEL-LAHI THUMME JUNKIRUNEHA WE 'EKTHERUHUMUL-KAFIRUNE
C
16:84.
E ditën kur prej secilit popull sjellim dëshmitarin, atyre që nuk besuan nuk u jepet leje për arsyetim, e as që kërkohet prej tyre (të arsyetohen).
16:84.
Ndërsa Ditën, kur do të sjellim dëshmitarë nga çdo popull, jobesimtarëve nuk do t'u jepet leje të shfajësohen e as që të kërkojnë falje.
16:84.
Dhe ditën kur Ne do të ngremë një dëshmues nga çdo popull, atëherë atyre që mohuan nuk do t'u lejohet të shpjegohen dhe as nuk do të kërkohet prej tyre pajtimi.
16:84.
WE JEWME NEB'ATHU MIN KULLI 'UMMETIN SHEHIDEN THUMME LA JU'UDHENU LILLEDHINE KEFERU WE LA HUM JUSTA'TEBUNE
C
16:85.
Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk do t'u lehtësohet, as nuk do t'u jepet afat.
16:85.
Kur keqbërësit të shohin dënimin, ai nuk do t'u lehtësohet e as nuk do t'u shtyhet.
16:85.
Dhe kur ata që kanë bërë padrejtësi do të shohin ndëshkimin, ai nuk do të lehtësohet për ta dhe as nuk do t'u jepet afat.
16:85.
WE 'IDHA RE'AL-LEDHINE DHELEMUL-'ADHABE FELA JUHAFFEFU 'ANHUM WE LA HUM JUNDHERUNE
C
16:86.
Ata që ishin idhujtarë kur do t'i shohin idhujt e vet (zotat), thonë: "O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!" Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: "Ju jeni rrenacakë!"
16:86.
Kur idhujtarët të shohin idhujt që i kanë adhuruar krahas Allahut, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, që ne u jemi lutur në vendin Tënd”. Ata (idhujt e tyre) do t'u drejtojnë këto fjalë: “Ju, me të vërtetë, jeni gënjeshtarë!”
16:86.
Dhe kur ata që i bënin shok Allahut do të shohin ata që ata i bënin shok, ata do të thonë: "O Zoti ynë, këta janë shokët tanë të cilëve ne u luteshim përveç Teje." Por ata do t'u përgjigjen atyre: "Me të vërtetë, ju jeni gënjeshtarë."
16:86.
WE 'IDHA RE'AL-LEDHINE 'ESHREKU SHUREKA'EHUM KALU REBBENA HA'UULA' SHUREKA'UUNAL-LEDHINE KUNNA NED'U MIN DUNIKE FE'ELKAW 'ILEJHIMUL-KAWLE 'INNEKUM LEKADHIBUNE
C
16:87.
Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e ajo çka ata e trillonin u asgjësohet.
16:87.
Atë ditë, ata do t'i përulen Allahut dhe do të braktisen nga zotat që kishin sajuar vetë.
16:87.
Dhe atë ditë ata do t'i nënshtrohen Allahut dhe ajo që ata trilluan do t'i braktisë ata.
16:87.
WE 'ELKAW 'ILA ELLAHI JEWME'IDHIN ES-SELEME WE DELLE 'ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C
16:88.
Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.
16:88.
Atyre që mohojnë dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut, Ne do t'u shtojmë dënim mbi dënim, sepse kanë bërë ngatërresa.
16:88.
Ata që mohuan dhe i penguan të tjerët nga rruga e Allahut, për ta Ne do t'i shtojmë ndëshkimit mbi ndëshkimin për shkak se ata bënë prishje.
16:88.
EL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI ZIDNAHUM 'ADHABEN FEWKAL-'ADHABI BIMA KANU JUFSIDUNE
C
16:89.
Dhe (përkujtoju njerëzve) atë ditë, kur në secilin popull do të sjellim dëshmitar kundër tyre, e ty të sjellim dëshmitarë kundër atyre. Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.
16:89.
Ditën kur do të sjellim kundër çdo populli dëshmitarë nga gjiri i tyre, Ne do të të sjellim ty (Muhamed) dëshmitar kundër këtyre. Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët.
16:89.
Dhe ditën kur Ne do të ngremë një dëshmues nga çdo popull kundër tyre nga vetë ata, dhe Ne do të sjellim ty si një dëshmues kundër këtyre njerëzve. Dhe Ne të kemi shpallur ty Librin si shpjegim për çdo gjë, si udhëzim, mëshirë dhe përgëzim për ata që janë myslimanë.
16:89.
WE JEWME NEB'ATHU FI KULLI 'UMMETIN SHEHIDEN 'ALEJHIM MIN 'ENFUSIHIM WE XHI'NA BIKE SHEHIDAN 'ALA HA'UULA' WE NEZZELNA 'ALEJKEL-KITABE TIBJANÆN LIKULLI SHEJ'IN WE HUDEN WE REHMETEN WE BUSHRA LILMUSLIMINE
C
16:90.
All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.
16:90.
Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t'ia vini veshin.
16:90.
Me të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, bamirësinë dhe dhënien për të afërmit dhe ndalon imoralitetin, të keqen dhe shtypjen. Ai ju këshillon që të mund të përkujtoni.
16:90.
'INNALL-LLAHE JE'MURU BIL-'ADLI WEL-'IHSANI WE 'ITA'I DHIL-KURBA WE JENHA 'ANIL-FEHSHA'I WEL-MUNKERI WEL-BEGJI JA'IDHUKUM LE'ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C
16:91.
Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.
16:91.
Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete dhe mos e thyeni betimin, pasi ta keni bërë atë, sepse Allahun e keni bërë dorë-zënësin tuaj; vërtet, Allahu e di se çfarë bëni ju.
16:91.
Dhe përmbushni besëlidhjen e Allahut kur të keni bërë një premtim dhe mos e thyeni betimin pasi ta keni forcuar atë, ndërkohë që e keni bërë Allahun garantues mbi ju. Me të vërtetë, Allahu e di atë që bëni.
16:91.
WE 'EWFU BI'AHDI ELLAHI 'IDHA 'AHEDTUM WE LA TENKUDUL-'EJMANE BA'DE TEWKIDIHA WE KAD XHE'ALTUMU ELLAHE 'ALEJKUM KEFILEN 'INNALL-LLAHE JA'LEMU MA TEF'ALUNE