U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
16:78.
All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
16:78.
Allahu ju ka nxjerrë nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë dhe ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falënderues.
16:78.
Dhe Allahu ju nxori nga barku i nënave tuaja duke mos ditur asgjë, dhe ju dha dëgjimin, shikimin dhe zemrat që të mund të jeni mirënjohës.
16:78.
WEL-LAHU 'EHREXHEKUM MIN BUTUNI 'UMMEHATIKUM LA TA'LEMUNE SHEJ'EN WE XHE'ALE LEKUMU ES-SEM'A WEL-'EBSARE WEL-'EF'IDETE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C
16:79.
A nuk i shohin ata shpendët fluturues në ajrin e qiellit, të cilët nuk i mban kush, përveç All-llahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.
16:79.
A nuk shohin ata, se si shpendët fluturojnë pa mundim në hapësirat qiellore? Ato i mban vetëm Allahu. Kjo, në të vërtetë, është shenjë për popullin që beson.
16:79.
A nuk e shohin ata shpendët që fluturojnë mbi ta, duke shtrirë dhe mbledhur krahët e tyre? Nuk i mban ata askush përveç Allahut. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që beson.
16:79.
'ELEM JEREW 'ILAT-TEJRI MUSEHHARATIN FI XHEWWI ES-SEMA'I MA JUMSIKUHUNNE 'ILLALLAHU 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C
16:80.
All-llahu i bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë dhe nga lëkurat e kafshëve ju mundësoi të keni shtëpi që lehtë i bartni kur udhëtoni, e edhe kur vendoseni, ndërsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i egër i tyre, petka e shtroja dhe t'i shfrytëzoni për një kohë.
16:80.
Allahu ju ka dhënë shtëpi për të banuar dhe lëkurë kafshësh, që t'i përdorni si tenda, në mënyrë që t'i mbartni lehtë, kur të udhëtoni dhe të zini vend. Ai ju ka dhënë edhe leshin, gëzofin e fijet që t'i përdorni për veshje dhe për shtrojë, deri në një kohë.
16:80.
Dhe Allahu ju ka bërë shtëpitë tuaja një vendbanim të qetë dhe ju ka bërë shtëpi nga lëkurat e bagëtive, që t'i bartni lehtësisht kur udhëtoni dhe kur ndaleni, dhe nga leshi i tyre, qimet dhe fijet e tyre, pajisje dhe furnizim për një kohë.
16:80.
WEL-LAHU XHE'ALE LEKUM MIN BUJUTIKUM SEKENEN WE XHE'ALE LEKUM MIN XHULUDIL-'EN'AMI BUJUTAN TESTEHIFFUNEHA JEWME DHA'NIKUM WE JEWME 'IKAMETIKUM WE MIN 'ESWAFIHA WE 'EWBARIHA WE 'ESH'ARIHA 'ETHATHÆN WE META'ÆN 'ILA HININ
C
16:81.
All-llahu, nga ajo që krijoi Ai, ju bëri edhe hije, e në kodra vendstrehime, edhe petka që ju mbrojnë prej të nxehtit dhe petka që ju mbrojnë në luftë. Ashtu All-llahu plotëson të mirat e Tij ndaj jush, në mënyrë që të dorëzoheni (besoni).
16:81.
Nga ajo që ka krijuar, Ai ka bërë për ju hije; ka bërë për ju streha nëpër male; ka bërë për ju rroba që t'ju mbrojnë nga nxehtësia; ka bërë për ju veshje prej metali për t'ju mbrojtur në luftë. Kështu, Ai i përsos begatitë e Veta mbi ju, me qëllim që ju t'i bindeni vullnetit të Tij.
16:81.
Dhe Allahu ju ka bërë hijet nga ato që ka krijuar dhe ju ka bërë vendstrehime në male dhe ju ka dhënë veshje që ju mbrojnë nga nxehtësia dhe veshje që ju mbrojnë në betejë. Kështu Ai e plotëson mirësinë e Tij për ju që të mund të dorëzoheni.
16:81.
WEL-LAHU XHE'ALE LEKUM MIMMA HALEKA DHILALEN WE XHE'ALE LEKUM MINEL-XHIBALI 'EKNANAN WE XHE'ALE LEKUM SERABILE TEKIKUMUL-HERRE WE SERABILE TEKIKUM BE'SEKUM KEDHALIKE JUTIMMU NI'METEHU 'ALEJKUM LE'ALLEKUM TUSLIMUNE
C
16:82.
Po nëse ata prapësohen (prej besimit), atëherë obligimi yt është komunikimi i qartë.
16:82.
E, nëse njerëzit shmangen, ti (o Muhamed) je i detyruar vetëm që të shpallësh qartazi.
16:82.
Por nëse ata kthejnë shpinën, atëherë detyra jote është vetëm komunikimi i qartë.
16:82.
FE'IN TEWELLEW FE'INNEMA 'ALEJKEL-BELAGUL-MUBINU
C
16:83.
Ata i njohin të mirat e All-llahut, pastaj i injorojnë, e shumica e tyre janë jobesimtarë.
16:83.
Ata e dinë dhuntinë e Allahut, por pastaj e mohojnë, se shumica e tyre janë jobesimtarë.
16:83.
Ata e njohin mirësinë e Allahut dhe pastaj e mohojnë atë. Dhe shumica e tyre janë jobesimtarë.
16:83.
JA'RIFUNE NI'METEL-LAHI THUMME JUNKIRUNEHA WE 'EKTHERUHUMUL-KAFIRUNE
C
16:84.
E ditën kur prej secilit popull sjellim dëshmitarin, atyre që nuk besuan nuk u jepet leje për arsyetim, e as që kërkohet prej tyre (të arsyetohen).
16:84.
Ndërsa Ditën, kur do të sjellim dëshmitarë nga çdo popull, jobesimtarëve nuk do t'u jepet leje të shfajësohen e as që të kërkojnë falje.
16:84.
Dhe ditën kur Ne do të ngremë një dëshmues nga çdo popull, atëherë atyre që mohuan nuk do t'u lejohet të shpjegohen dhe as nuk do të kërkohet prej tyre pajtimi.
16:84.
WE JEWME NEB'ATHU MIN KULLI 'UMMETIN SHEHIDEN THUMME LA JU'UDHENU LILLEDHINE KEFERU WE LA HUM JUSTA'TEBUNE
C
16:85.
Dhe kur do ta shohin dënimin ata që ishin zullumqarë, atëherë as nuk do t'u lehtësohet, as nuk do t'u jepet afat.
16:85.
Kur keqbërësit të shohin dënimin, ai nuk do t'u lehtësohet e as nuk do t'u shtyhet.
16:85.
Dhe kur ata që kanë bërë padrejtësi do të shohin ndëshkimin, ai nuk do të lehtësohet për ta dhe as nuk do t'u jepet afat.
16:85.
WE 'IDHA RE'AL-LEDHINE DHELEMUL-'ADHABE FELA JUHAFFEFU 'ANHUM WE LA HUM JUNDHERUNE
C
16:86.
Ata që ishin idhujtarë kur do t'i shohin idhujt e vet (zotat), thonë: "O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, të cilët ne i patëm adhuruar pos Teje!" Ata (idhujt) ua kthejnë fjalën: "Ju jeni rrenacakë!"
16:86.
Kur idhujtarët të shohin idhujt që i kanë adhuruar krahas Allahut, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë idhujt tanë, që ne u jemi lutur në vendin Tënd”. Ata (idhujt e tyre) do t'u drejtojnë këto fjalë: “Ju, me të vërtetë, jeni gënjeshtarë!”
16:86.
Dhe kur ata që i bënin shok Allahut do të shohin ata që ata i bënin shok, ata do të thonë: "O Zoti ynë, këta janë shokët tanë të cilëve ne u luteshim përveç Teje." Por ata do t'u përgjigjen atyre: "Me të vërtetë, ju jeni gënjeshtarë."
16:86.
WE 'IDHA RE'AL-LEDHINE 'ESHREKU SHUREKA'EHUM KALU REBBENA HA'UULA' SHUREKA'UUNAL-LEDHINE KUNNA NED'U MIN DUNIKE FE'ELKAW 'ILEJHIMUL-KAWLE 'INNEKUM LEKADHIBUNE
C
16:87.
Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e ajo çka ata e trillonin u asgjësohet.
16:87.
Atë ditë, ata do t'i përulen Allahut dhe do të braktisen nga zotat që kishin sajuar vetë.
16:87.
Dhe atë ditë ata do t'i nënshtrohen Allahut dhe ajo që ata trilluan do t'i braktisë ata.
16:87.
WE 'ELKAW 'ILA ELLAHI JEWME'IDHIN ES-SELEME WE DELLE 'ANHUM MA KANU JEFTERUNE
C
16:88.
Atyre që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, u shtojmë dënim mbi dënim për shkak se bënin shkatërrime.
16:88.
Atyre që mohojnë dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut, Ne do t'u shtojmë dënim mbi dënim, sepse kanë bërë ngatërresa.
16:88.
Ata që mohuan dhe i penguan të tjerët nga rruga e Allahut, për ta Ne do t'i shtojmë ndëshkimit mbi ndëshkimin për shkak se ata bënë prishje.
16:88.
EL-LEDHINE KEFERU WE SEDDU 'AN SEBILI ELLAHI ZIDNAHUM 'ADHABEN FEWKAL-'ADHABI BIMA KANU JUFSIDUNE