Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 16:3. I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka ata (idhujtarët) i shoqërojnë.
16:3. Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën me urtësi. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim)!
16:3. Ai krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën. Ai është i lartësuar mbi atë që ata i bëjnë shok.
16:3. HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIL-HEKKI TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C 16:4. E krijoi njeriun nga një pikë (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët.
16:4. Ai e ka krijuar njeriun prej një pike fare, por ja që ky bëhet kundërshtar i hapët!
16:4. Ai krijoi njeriun nga një pikë uji, por ja, ai bëhet një kundërshtar i hapur!
16:4. HALEKAL-'INSANE MIN NUTFETIN FE'IDHA HUWE HASIMUN MUBINUN
C 16:5. Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.
16:5. Kafshët Ai i ka krijuar për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni rroba të ngrohta dhe dobi të tjera. Prej tyre ju ushqeheni
16:5. Dhe Ai krijoi bagëtinë. Për ju ka veshje, ngrohtësi dhe dobi të tjera, dhe prej tyre hani.
16:5. WEL-'EN'AME HALEKAHA LEKUM FIHA DIF'UN WE MENAFI'U WE MINHA TE'KULUNE
C 16:6. Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë).
16:6. dhe shikoni pamje të bukura, kur i ktheni nga kullota dhe, kur i nxirrni në kullotë.
16:6. Dhe për ju ka bukuri kur i sillni ato në mbrëmje dhe kur i nxirrni në mëngjes.
16:6. WE LEKUM FIHA XHEMALUN HINE TURIHUNE WE HINE TESREHUNE
C 16:7. Ato bartin barrën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.
16:7. Ato mbajnë barrët tuaja deri në vende të largëta, tek të cilat ju do të arrinit me mundim të madh; me të vërtetë, Zoti juaj është i Butë dhe Mëshirëplotë.
16:7. Dhe ato mbartin barrat tuaja në një tokë që nuk mund të arrini përveç me vështirësi të mëdha për veten tuaj. Me të vërtetë, Zoti juaj është i Butë, i Mëshirshëm.
16:7. WE TEHMILU 'ETHKALEKUM 'ILA BELEDIN LEM TEKUNU BALIGIHI 'ILLA BISHIKKIL-'ENFUSI 'INNE REBBEKUM LERE'UFUN REHIMUN
C 16:8. Edhe kuajt (i krijoi), edhe mushkat edhe gomarët, për t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijon (për hipje) çka ju (tash) nuk dini.
16:8. (Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat dhe gomerët, që ju t'i shaloni dhe t'i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini.
16:8. Dhe Ai krijoi kuajt, mushkat dhe gomarët, që ju t'i hipni dhe t'i përdorni për zbukurim. Dhe Ai krijon atë që ju nuk e dini.
16:8. WEL-HAJLE WEL-BIGALE WEL-HEMIRE LITERKEBUHA WE ZINETEN WE JEHLUKU MA LA TA'LEMUNE
C 16:9. Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon All-llahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër. Po sikur të kishte dëshiruar Ai, do t'u kishte udhëzuar që të gjithëve.
16:9. Allahut i takon që t'ju tregojë rrugën e drejtë, kur ka prej tyre edhe të shtrembra; sikur të donte Allahu, do t'i udhëzonte të gjithë.
16:9. Dhe Allahu tregon rrugën e drejtë. Por ka edhe rrugë që shmangen. Dhe sikur të dëshironte, Ai do t'ju kishte udhëzuar të gjithëve.
16:9. WE 'ALA ELLAHI KASDU ES-SEBILI WE MINHA XHA'IRUN WE LEW SHA'E LEHEDAKUM 'EXHMA'INE
C 16:10. Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni (bagëtinë).
16:10. Është Ai që zbret nga qielli shi, i cili ju siguron ujë për të pirë dhe bën që të rriten bimët, që shërbejnë si ushqim për kafshët.
16:10. Ai është që lëshoi nga qielli ujë për ju. Prej tij është një pije për ju dhe prej tij janë bimët që kullotni bagëtinë tuaj.
16:10. HUWEL-LEDHI 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN LEKUM MINHU SHERABUN WE MINHU SHEXHERUN FIHI TUSIMUNE
C 16:11. Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.
16:11. Nëpërmjet tij (ujit) rriten të lashtat, ullinjtë, palmat, rrushi dhe fruta të llojllojshme. Këtu ka vërtet tregues (të fuqisë hyjnore) për njerëzit, që kuptojnë.
16:11. Me të Ai rrit për ju të mbjella, ullinj, palma hurmash, hardhi dhe të gjitha llojet e frutave. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që reflekton.
16:11. JUNBITU LEKUM BIHI EZ-ZER'A WE EZ-ZEJTUNE WE EN-NEHILE WEL-'A'NABE WE MIN KULLI ETH-THEMERATI 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C 16:12. Dhe për ju nënshtroi natën e ditën dhe diellin e hënën. Edhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.
16:12. Ai ka bërë që ju ta shfrytëzoni natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën. Edhe yjet janë vënë në shërbimin tuaj me urdhrin e Tij. Njëmend, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
16:12. Dhe Ai i ka nënshtruar për ju natën dhe ditën, diellin dhe hënën. Dhe yjet janë të nënshtruar me urdhrin e Tij. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që kupton.
16:12. WE SEHHARE LEKUMUL-LEJLE WE EN-NEHARE WE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE WE EN-NUXHUMU MUSEHHARATUN BI'EMRIHI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JA'KILUNE
C 16:13. Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.), ka fakte për një popull që di të merrë përvojë.
16:13. Ai ka krijuar në Tokë për ju çdo gjë me ngjyra dhe cilësi të ndryshme. Natyrisht që në këto ka shenja për njerëzit që ua vënë veshin.
16:13. Dhe në atë që Ai ka shpërndarë për ju në tokë janë me ngjyra të ndryshme. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që përkujton.
16:13. WE MA DHERE'E LEKUM FIL-'ERDI MUHTELIFEN 'ELWANUHU 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JEDHDHEKKERUNE