U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
15:96.
të cilët All-llahut i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre).
15:96.
e të cilët, përveç Allahut, adhurojnë edhe zot tjetër. Do ta marrin vesh mirë ata!
15:96.
Atyre që e bëjnë Allahun bashkë me një tjetër. Por ata do ta dinë.
15:96.
EL-LEDHINE JEXH'ALUNE ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE FESEWFE JA'LEMUNE
C
15:97.
Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.
15:97.
Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre,
15:97.
Dhe me të vërtetë, Ne e dimë që gjoksi yt ngushtohet nga ajo që ata thonë.
15:97.
WE LEKAD NA'LEMU 'ENNEKE JEDIKU SEDRUKE BIMA JEKULUNE
C
15:98.
Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).
15:98.
andaj, lartësoje Zotin tënd duke e lavdëruar dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij duke u falur!
15:98.
Prandaj, lavdëro Zotin tënd dhe bëj sexhde.
15:98.
FESEBBIH BIHEMDI RABBIKE WE KUN MINE ES-SAXHIDINE
C
15:99.
Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja).
15:99.
Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!
15:99.
Dhe adhuro Zotin tënd derisa të të vijë bindja.
15:99.
WE A'BUD REBBEKE HETTA JE'TIJEKEL-JEKINU
C
16:1.
Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës) e tij! E pastër dhe e lartë është madhëria e Tij në krahasim me atë që ata i shoqërojnë (shokë).
16:1.
Urdhri i Allahut do të arrijë patjetër, andaj mos e shpejtoni atë! I lavdëruar qoftë Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka, që ia shoqërojnë (në adhurim)!
16:1.
Urdhri i Allahut ka ardhur, prandaj mos e nxitoni atë. Lavdi i qoftë Atij! Dhe i lartësuar qoftë Ai mbi atë që ata i bëjnë shok!
16:1.
'ETA 'EMRU ELLAHI FELA TESTA'XHILUHU SUBHANEHU WE TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C
16:2.
Me urdhrin e Tij ia zbret engjëjt me shpallje atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke thënë) t'ua tërhiqni vërejtjen (t'i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën.
16:2.
Me vullnetin e Tij, Ai ia dërgon engjëjt (Xhibrilin) me Shpallje kujt të dojë prej robërve të Tij (duke u thënë): “Paralajmëroni se s'ka zot tjetër të vërtetë përveç Meje, prandaj të më kini frikë Mua!”
16:2.
Ai i dërgon engjëjt me frymë nga urdhri i Tij mbi kë të dojë nga robërit e Tij, që të paralajmërojë: "Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Meje, prandaj kini frikë nga Unë."
16:2.
JUNEZZILUL-MELA'IKETE BIR-RUHI MIN 'EMRIHI 'ALA MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI 'EN 'ENDHIRU 'ENNEHU LA 'ILAHE 'ILLA 'ENA FE ETTEKUNI
C
16:3.
I krijoi qiejt e tokën me urtësi precize. I lartë është Ai nga çka ata (idhujtarët) i shoqërojnë.
16:3.
Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën me urtësi. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim)!
16:3.
Ai krijoi qiejt dhe tokën me të vërtetën. Ai është i lartësuar mbi atë që ata i bëjnë shok.
16:3.
HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIL-HEKKI TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C
16:4.
E krijoi njeriun nga një pikë (uji), kur qe, ai (njeriu) kundërshtar i hapët.
16:4.
Ai e ka krijuar njeriun prej një pike fare, por ja që ky bëhet kundërshtar i hapët!
16:4.
Ai krijoi njeriun nga një pikë uji, por ja, ai bëhet një kundërshtar i hapur!
16:4.
HALEKAL-'INSANE MIN NUTFETIN FE'IDHA HUWE HASIMUN MUBINUN
C
16:5.
Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani.
16:5.
Kafshët Ai i ka krijuar për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni rroba të ngrohta dhe dobi të tjera. Prej tyre ju ushqeheni
16:5.
Dhe Ai krijoi bagëtinë. Për ju ka veshje, ngrohtësi dhe dobi të tjera, dhe prej tyre hani.
16:5.
WEL-'EN'AME HALEKAHA LEKUM FIHA DIF'UN WE MENAFI'U WE MINHA TE'KULUNE
C
16:6.
Në to (në kafshët) ju shihni hijeshi (idili) kur në mbrëmje ato i ktheni (nga kullosa) dhe kur në mëngjes i lëshoni (për në kullosë).
16:6.
dhe shikoni pamje të bukura, kur i ktheni nga kullota dhe, kur i nxirrni në kullotë.
16:6.
Dhe për ju ka bukuri kur i sillni ato në mbrëmje dhe kur i nxirrni në mëngjes.
16:6.
WE LEKUM FIHA XHEMALUN HINE TURIHUNE WE HINE TESREHUNE
C
16:7.
Ato bartin barrën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.
16:7.
Ato mbajnë barrët tuaja deri në vende të largëta, tek të cilat ju do të arrinit me mundim të madh; me të vërtetë, Zoti juaj është i Butë dhe Mëshirëplotë.
16:7.
Dhe ato mbartin barrat tuaja në një tokë që nuk mund të arrini përveç me vështirësi të mëdha për veten tuaj. Me të vërtetë, Zoti juaj është i Butë, i Mëshirshëm.
16:7.
WE TEHMILU 'ETHKALEKUM 'ILA BELEDIN LEM TEKUNU BALIGIHI 'ILLA BISHIKKIL-'ENFUSI 'INNE REBBEKUM LERE'UFUN REHIMUN