Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 16:68. Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë.
16:68. Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit!
16:68. Dhe Zoti yt i frymëzoi bletët: "Bëni vendbanime në male, në pemë dhe në ato që ndërtojnë njerëzit.
16:68. WE 'EWHA REBBUKE 'ILA EN-NEHLI 'ENI ETTEHIDHI MINEL-XHIBALI BUJUTEN WE MINE ESH-SHEXHERI WE MIMMA JA'RISHUNE
C 16:69. Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.
16:69. Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.
16:69. Pastaj hani nga çdo frut dhe ndiqni rrugët e Zotit tuaj të lehtësuara për ju." Nga barku i tyre del një pije me ngjyra të ndryshme, në të cilën ka shërim për njerëzit. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që përkujton.
16:69. THUMME KULI MIN KULLI ETH-THEMERATI FASLUKI SUBULE RABBIKI DHULULEN JEHRUXHU MIN BUTUNIHA SHERABUN MUHTELIFUN 'ELWANUHU FIHI SHIFA'UN LILNNASI 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C 16:70. All-llahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr shpirtin. E ka prej jush që shtyhet deri në jetën më të vjetër, ashtu që të mos dijë asgjë nga çka ka ditur. All-llahu është më i dijshmi, më i fuqishmi.
16:70. Allahu ju krijon, pastaj jua merr shpirtin. Disa prej jush jetojnë aq gjatë, sa arrijnë një moshë, ku nuk kuptojnë më asgjë nga ajo që kanë ditur. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Plotfuqishëm.
16:70. Dhe Allahu ju krijoi, pastaj Ai ju merr jetën. Dhe nga ju ka disa që çohen në moshën më të ulët, që të mos dinë asgjë pas dijes. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshmi, i Plotfuqishmi.
16:70. WEL-LAHU HALEKAKUM THUMME JETEWEFFAKUM WE MINKUM MEN JUREDDU 'ILA 'ERDHELIL-'UMURI LIKEJ LA JA'LEME BA'DE 'ILMIN SHEJ'EN 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN KADIRUN
C 16:71. All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa të tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), a mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut?
16:71. Disa prej jush Allahu i ka pajisur më mirë. Por, ata të cilëve u ka dhënë më shumë, nuk u japin furnizim atyre që i kanë nën vete, edhe pse janë të barabartë në nevoja. Si po i mohoni dhuntitë e Allahut?
16:71. Dhe Allahu ka favorizuar disa prej jush mbi të tjerët në furnizim. Por ata që janë të favorizuar nuk e japin furnizimin e tyre për ata që janë nën dorën e tyre, që të jenë të barabartë me ta në të. A atëherë e mohojnë mirësinë e Allahut?
16:71. WEL-LAHU FEDDELE BA'DEKUM 'ALA BA'DIN FI ER-RIZKI FEMAL-LEDHINE FUDDILU BIRADDI RIZKIHIM 'ALA MA MELEKET 'EJMANUHUM FEHUM FIHI SEWA'UN 'EFEBINI'METI ELLAHI JEXHHEDUNE
C 16:72. All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?
16:72. Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat dhe ju furnizon me ushqime të mira. A mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra dhe mohojnë dhuntitë e Allahut,
16:72. Dhe Allahu ju ka bërë nga vetë juve bashkëshorte dhe ju ka dhënë nga bashkëshortet tuaja bij dhe nipër dhe ju ka furnizuar me të mira. A atëherë besojnë në të pavërtetën dhe e mohojnë mirësinë e Allahut?
16:72. WEL-LAHU XHE'ALE LEKUM MIN 'ENFUSIKUM 'EZWAXHEN WE XHE'ALE LEKUM MIN 'EZWAXHIKUM BENINE WE HEFEDETEN WE REZEKAKUM MINET-TEJJIBATI 'EFEBIALBATILI JU'UMINUNE WE BINI'METI ELLAHI HUM JEKFURUNE
C 16:73. Dhe pos All-llahut adhurojnë çka nuk janë në gjendje t'u sjellin asnjë furnizim as nga qiejt as nga toka dhe as që kanë mundësi?
16:73. duke adhuruar në vend të Allahut, ata që nuk janë në gjendje t'u japin çfarëdo ushqimi, si nga qielli ashtu edhe nga toka dhe të cilët nuk kanë fuqi të bëjnë gjë?!
16:73. Dhe ata adhurojnë përveç Allahut atë që nuk mund t'u japë atyre as furnizim nga qiejt dhe toka, dhe ata nuk kanë asnjë fuqi.
16:73. WE JA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI MA LA JEMLIKU LEHUM RIZKEN MINE ES-SEMAWATI WEL-'ERDI SHEJ'AN WE LA JESTETI'UNE
C 16:74. Pra, mos i përshkruani All-llahut shembuj! All-llahu i di të gjitha e ju nuk dini.
16:74. Andaj, mos krahasoni asnjë me Allahun! Në të vërtetë, Allahu di, ndërsa ju nuk dini.
16:74. Prandaj, mos i bëni Allahut të ngjashëm me askënd. Me të vërtetë, Allahu e di, dhe ju nuk dini.
16:74. FELA TEDRIBU LILLAHIL-'EMTHALE 'INNALL-LLAHE JA'LEMU WE 'ENTUM LA TA'LEMUNE
C 16:75. All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Falënderuar qoftë All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë.
16:75. Allahu e krahason shembullin e skllavit, që s'ka mundësi për asgjë dhe që është pronë e të zotit me atë që Ne i kemi dhënë plot begati, prej të cilave jep fshehtazi dhe haptazi. A janë njëlloj? Lavdi i qoftë Allahut! Shumica e tyre nuk dinë.
16:75. Allahu sjell një shembull: Një rob nën pronësi, i cili nuk ka pushtet mbi asgjë, dhe një njeri të cilin Ne e kemi furnizuar nga ana Jonë me furnizim të mirë dhe ai e shpenzon atë fshehtas dhe haptas. A janë ata të barabartë? Lavdi Allahut! Por shumica e tyre nuk e dinë.
16:75. DEREBEL-LAHU METHELEN 'ABDAN MEMLUKÆN LA JEKDIRU 'ALA SHEJ'IN WE MEN REZEKNAHU MINNA RIZKÆN HESENÆN FEHUWE JUNFIKU MINHU SIRRÆN WE XHEHRÆN HEL JESTEWUNEL-HEMDU LILLAHI BEL 'EKTHERUHUM LA JA'LEMUNE
C 16:76. All-llahu sjell shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë (as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestarin e tij, pse kudo që ta orientojë, ai nuk sjell ndonjë dobi. A është ai i barabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?
16:76. Gjithashtu, Allahu krahason shembullin e dy njerëzve, njëri prej të cilëve është shurdh-memec, nuk mund të bëjë asgjë dhe është barrë e pronarit të vet, - kurdo e kudo që ta dërgojë, nuk i sjell asnjë të mirë. A është i barabartë ky me atë që urdhëron për drejtësi dhe ndjek rrugën e drejtë?!
16:76. Dhe Allahu sjell një shembull tjetër: Dy burra, njëri prej tyre është i heshtur, që nuk ka pushtet mbi asgjë dhe ai është një barrë për zotërinë e tij. Kudo që e dërgon, ai nuk sjell asgjë të mirë. A është ai i barabartë me atë që urdhëron drejtësi dhe që është në një rrugë të drejtë?
16:76. WE DEREBEL-LAHU METHELEN REXHULEJNI 'EHEDUHUMA 'EBKEMU LA JEKDIRU 'ALA SHEJ'IN WE HUWE KELLUN 'ALA MEWLAHU 'EJNEMA JUWEXHXHHHHU LA JE'TI BIHAJRIN HEL JESTEWI HUWE WE MEN JE'MURU BIL-'ADLI WE HUWE 'ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 16:77. Vetëm All-llahut i takon (ta dijë) fshehtësia e qiejve dhe e tokës! Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.
16:77. Allahut i përkasin fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës, ndërsa çështja e Ditës së Kiametit është sa çel e mbyll sytë ose edhe më shpejt. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!
16:77. Dhe Allahut i përket e fshehta e qiejve dhe e tokës. Dhe çështja e Orës është vetëm sa një hapje dhe mbyllje e syrit ose edhe më e shpejtë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëfuqishmi mbi çdo gjë.
16:77. WE LILLEHI GAJBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA 'EMRU ES-SA'ATI 'ILLA KELEMHIL-BESERI 'EW HUWE 'EKREBU 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 16:78. All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të jeni falënderues.
16:78. Allahu ju ka nxjerrë nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë dhe ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falënderues.
16:78. Dhe Allahu ju nxori nga barku i nënave tuaja duke mos ditur asgjë, dhe ju dha dëgjimin, shikimin dhe zemrat që të mund të jeni mirënjohës.
16:78. WEL-LAHU 'EHREXHEKUM MIN BUTUNI 'UMMEHATIKUM LA TA'LEMUNE SHEJ'EN WE XHE'ALE LEKUMU ES-SEM'A WEL-'EBSARE WEL-'EF'IDETE LE'ALLEKUM TESHKURUNE