U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
16:59.
Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.
16:59.
Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s'di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit apo ta varrosë në dhé. Ah! Sa mbrapsht që gjykojnë ata!
16:59.
Ai fshihet nga njerëzit për shkak të së keqes që i është përmendur. A duhet ta mbajë atë me turp apo ta varrosë atë në dhe? Me të vërtetë, sa keq është gjykimi që ata japin!
16:59.
JETEWARA MINEL-KAWMI MIN SU'I MA BUSHSHIRE BIHI 'EJUMSIKUHU 'ALA HUNIN 'EM JEDUSSUHU FIT-TURABI 'ELA SA'E MA JEHKUMUNE
C
16:60.
Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa All-llahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti.
16:60.
Atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, u takon shembulli i keq (cilësitë e shëmtuara), kurse Allahut i përket shembulli më i lartë (cilësitë më të larta); Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.
16:60.
Për ata që nuk besojnë në jetën e përtejme është shembulli i së keqes, dhe për Allahun është shembulli më i lartë. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
16:60.
LILLEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI METHELU ES-SEW'I WE LILLEHIL-METHELUL-'A'LA WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
16:61.
Sikur All-llahu t'i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.
16:61.
Sikur Allahu t'i dënonte njerëzit për shkak të mbrapshtive të tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në Tokë. Por Ai i lë ata deri në një afat të caktuar dhe, kur atyre u vjen afati, ata nuk mund ta shtyjnë atë e as ta shpejtojnë, qoftë edhe për një çast.
16:61.
Dhe sikur Allahu t'i ndëshkonte njerëzit për padrejtësinë e tyre, Ai nuk do të linte asgjë të gjallë mbi tokë. Por Ai u jep atyre afat deri në një kohë të caktuar. Dhe kur koha e tyre të vijë, ata nuk mund ta vonojnë atë as për një moment dhe as ta përshpejtojnë atë.
16:61.
WE LEW JU'UAHIDHU ELLAHU EN-NASE BIDHULMIHIM MA TEREKE 'ALEJHA MIN DABBETIN WE LEKIN JU'UEHHIRUHUM 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN FE'IDHA XHA'E 'EXHELUHUM LA JESTE'HIRUNE SA'ATEN WE LA JESTEKDIMUNE
C
16:62.
E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën se atyre do t'u takojë më e mira (xhenneti), s'ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.
16:62.
Ata i veshin Allahut atë që për vete nuk e dëshirojnë, kurse gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, kur thonë se ata do të kenë shpërblimin më të mirë. Nuk ka dyshim se ata i pret Zjarri, ku do të jenë të parët që do të prijnë.
16:62.
Dhe ata i caktojnë Allahut atë që ata vetë e urrejnë, dhe gjuhët e tyre thonë gënjeshtrën se ata do të kenë të mirën. Nuk ka dyshim se për ta është zjarri, dhe ata do të jenë të parët që do të hidhen në të.
16:62.
WE JEXH'ALUNE LILLAHI MA JEKREHUNE WE TESIFU 'ELSINETUHUMUL-KEDHIBE 'ENNE LEHUMUL-HUSNA LA XHEREME 'ENNE LEHUMU EN-NARE WE 'ENNEHUM MUFRETUNE
C
16:63.
Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.
16:63.
Betohem për Allahun se edhe para teje, Ne u kemi çuar të dërguar popujve të tjerë, por djalli ua zbukuroi sjelljet e tyre dhe tani ai është zotëria i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhembshëm.
16:63.
Për Allahun, Ne kemi dërguar të dërguar te popujt para teje, por Shejtani ua zbukuroi atyre veprat e tyre. Prandaj, ai është miku i tyre sot, dhe për ta është një ndëshkim i dhembshëm.
16:63.
TE-ELLAHI LEKAD 'ERSELNA 'ILA 'UMEMIN MIN KABLIKE FEZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU 'A'MALEHUM FEHUWE WELIJUHUMUL-JEWME WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
16:64.
Ne nuk ta shpallëm ty për tjetër Kur'anin, vetëm që t'u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë.
16:64.
Ne ta kemi zbritur ty Librin, vetëm që ti t'u sqarosh atyre çështjet, për të cilat ata nuk pajtoheshin, si dhe që të jetë udhërrëfyes e mëshirë për njerëzit që besojnë.
16:64.
Dhe Ne ta kemi shpallur ty Librin vetëm që t'ua shpjegosh atyre atë për të cilën ata nuk pajtohen, dhe si udhëzim dhe mëshirë për një popull që beson.
16:64.
WE MA 'ENZELNA 'ALEJKEL-KITABE 'ILLA LITUBEJJINE LEHUMUL-LEDHI EHTELEFU FIHI WE HUDEN WE REHMETEN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C
16:65.
All-llahu lëshoi prej qiellit ujë (shi) dhe me të ngjalli tokën pas vdekjes së saj. Në këtë është një argument i fortë për ata që me vëmendje dëgjojnë (e kuptojnë).
16:65.
Allahu zbret nga qielli ujë me të cilin ngjall tokën pasi është tharë! Kjo, në të vërtetë, është shenjë e qartë për njerëzit që duan të dëgjojnë.
16:65.
Dhe Allahu lëshon shi nga qielli dhe me të jep jetë tokës pas vdekjes së saj. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që dëgjon.
16:65.
WEL-LAHU 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'EHJA BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JESMA'UNE
C
16:66.
Ju edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.
16:66.
Në fakt, edhe te bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pinë.
16:66.
Dhe me të vërtetë, në bagëtinë ka një mësim për ju. Ne ju japim për të pirë atë që është në barkun e tyre, midis papastërtive dhe gjakut, qumësht të pastër, të shijshëm për ata që e pinë.
16:66.
WE 'INNE LEKUM FIL-'EN'AM LA'IBRETEN NUSKIKUM MIMMA FI BUTUNIHI MIN BEJNI FERTHIN WE DEMIN LEBENEN HALISAN SA'IGÆN LILSHSHARIBINE
C
16:67.
Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S'ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.
16:67.
Ndërsa nga frutat e palmave dhe të hardhisë, ju përgatitni pije dhe ushqim të shijshëm. Natyrisht, edhe kjo është shenjë e vërtetë për ata që mendojnë.
16:67.
Dhe nga frytet e hurmave dhe hardhive ju merrni një pije dehëse dhe furnizim të mirë. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që kupton.
16:67.
WE MIN THEMERATI EN-NEHILI WEL-'A'NABI TETTEHIDHUNE MINHU SEKEREN WE RIZKAN HESENÆN 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JA'KILUNE
C
16:68.
Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drunj (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë.
16:68.
Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit!
16:68.
Dhe Zoti yt i frymëzoi bletët: "Bëni vendbanime në male, në pemë dhe në ato që ndërtojnë njerëzit.
16:68.
WE 'EWHA REBBUKE 'ILA EN-NEHLI 'ENI ETTEHIDHI MINEL-XHIBALI BUJUTEN WE MINE ESH-SHEXHERI WE MIMMA JA'RISHUNE
C
16:69.
Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.
16:69.
Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.
16:69.
Pastaj hani nga çdo frut dhe ndiqni rrugët e Zotit tuaj të lehtësuara për ju." Nga barku i tyre del një pije me ngjyra të ndryshme, në të cilën ka shërim për njerëzit. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që përkujton.
16:69.
THUMME KULI MIN KULLI ETH-THEMERATI FASLUKI SUBULE RABBIKI DHULULEN JEHRUXHU MIN BUTUNIHA SHERABUN MUHTELIFUN 'ELWANUHU FIHI SHIFA'UN LILNNASI 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE