U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
16:53.
Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje).
16:53.
Çdo mirësi që keni, është nga Allahu. E, nëse ju godet ndonjë fatkeqësi, prapë nuk keni kujt t'i kërkoni ndihmë përveç Tij.
16:53.
Dhe çdo bekim që keni është nga Allahu. Pastaj, kur ndonjë e keqe ju prek, ju bëni thirrje vetëm Atij.
16:53.
WE MA BIKUM MIN NI'METIN FEMINEL-LAHI THUMME 'IDHA MESSEKUMU ED-DURRU FE'ILEJHI TEXH'ERUNE
C
16:54.
Pastaj, kur Ai e largon prej jush dënimin, qe, një grup prej jush i përshkruajnë shok Zotit të tyre.
16:54.
E prapëseprapë, kur Ai jua shmang fatkeqësinë, disa nga ju i shoqërojnë Zotit të vet (zota të tjerë në adhurim),
16:54.
Por kur Ai largon të keqen prej jush, ja, një grup prej jush i shoqëron Zotit të tyre.
16:54.
THUMME 'IDHA KESHEFE ED-DURRE 'ANKUM 'IDHA FERIKUN MINKUM BIREBBIHIM JUSHRIKUNE
C
16:55.
(I bëjnë shok) Dhe ashtu ata përbuzin atë që Ne ua dhamë atyre, pra shfrytëzoni (për një kohë) se më vonë do të kuptoni (rrjedhimin).
16:55.
duke mohuar kështu mirësitë që u dhamë Ne. Epo mirë, kënaquni edhe pak, sepse së shpejti do ta merrni vesh!
16:55.
Që të mohojnë atë që u kemi dhënë. Atëherë kënaquni; por së shpejti do ta dini.
16:55.
LIJEKFURU BIMA 'ATEJNAHUM FETEMETTA'U FESEWFE TA'LEMUNE
C
16:56.
E nga ajo që Ne i furnizuam, ata u ndajnë një pjesë atyre (zotave) që nuk kuptojnë asgjë. Pasha All-llahun, patjetër do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit.
16:56.
Ata vënë mënjanë për idhujt e tyre, rreth të cilëve nuk dinë gjë, një pjesë të mirësive që ua japim Ne. Betohem për Allahun se ju do të pyeteni me siguri për gjithçka që keni trilluar.
16:56.
Dhe ata u caktojnë pjesë nga ajo që Ne u kemi dhënë për ata që nuk dinë (idhujt). Për Allahun, me të vërtetë, ju do të pyeteni për atë që trilloni.
16:56.
WE JEXH'ALUNE LIMA LA JA'LEMUNE NESIBEN MIMMA REZEKNAHUM TE-ELLAHI LETUS'ELUNNE 'AMMA KUNTUM TEFTERUNE
C
16:57.
Ata i përshkruajnë All-llahut vajza. I pastër është Ai nga ajo!, ndërsa vetes së tyre (i përshkruajnë) çka ua ka ënda (djemtë).
16:57.
Ata i veshin Allahut vajza – i lavdëruar dhe i lartësuar qoftë Ai –, ndërsa për vete kanë atë që dëshirojnë (djemtë).
16:57.
Dhe ata i caktojnë Allahut bijat - i lartësuar qoftë Ai! - dhe për veten e tyre atë që dëshirojnë.
16:57.
WE JEXH'ALUNE LILLAHIL-BENATI SUBHANEHU WE LEHUM MA JESHTEHUNE
C
16:58.
Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet pot mllef.
16:58.
Dhe, kur ndonjëri prej tyre merr lajmin se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim.
16:58.
Dhe kur ndonjërit prej tyre i jepet lajmi për një vajzë, fytyra e tij nxin dhe ai mbushet me zemërim.
16:58.
WE 'IDHA BUSHSHIRE 'EHEDUHUM BIL-'UNTHA DHELLE WEXHHUHU MUSWEDDEN WE HUWE KEDHIMUN
C
16:59.
Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.
16:59.
Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s'di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit apo ta varrosë në dhé. Ah! Sa mbrapsht që gjykojnë ata!
16:59.
Ai fshihet nga njerëzit për shkak të së keqes që i është përmendur. A duhet ta mbajë atë me turp apo ta varrosë atë në dhe? Me të vërtetë, sa keq është gjykimi që ata japin!
16:59.
JETEWARA MINEL-KAWMI MIN SU'I MA BUSHSHIRE BIHI 'EJUMSIKUHU 'ALA HUNIN 'EM JEDUSSUHU FIT-TURABI 'ELA SA'E MA JEHKUMUNE
C
16:60.
Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa All-llahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti.
16:60.
Atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, u takon shembulli i keq (cilësitë e shëmtuara), kurse Allahut i përket shembulli më i lartë (cilësitë më të larta); Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.
16:60.
Për ata që nuk besojnë në jetën e përtejme është shembulli i së keqes, dhe për Allahun është shembulli më i lartë. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urtë.
16:60.
LILLEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI METHELU ES-SEW'I WE LILLEHIL-METHELUL-'A'LA WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
16:61.
Sikur All-llahu t'i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin.
16:61.
Sikur Allahu t'i dënonte njerëzit për shkak të mbrapshtive të tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në Tokë. Por Ai i lë ata deri në një afat të caktuar dhe, kur atyre u vjen afati, ata nuk mund ta shtyjnë atë e as ta shpejtojnë, qoftë edhe për një çast.
16:61.
Dhe sikur Allahu t'i ndëshkonte njerëzit për padrejtësinë e tyre, Ai nuk do të linte asgjë të gjallë mbi tokë. Por Ai u jep atyre afat deri në një kohë të caktuar. Dhe kur koha e tyre të vijë, ata nuk mund ta vonojnë atë as për një moment dhe as ta përshpejtojnë atë.
16:61.
WE LEW JU'UAHIDHU ELLAHU EN-NASE BIDHULMIHIM MA TEREKE 'ALEJHA MIN DABBETIN WE LEKIN JU'UEHHIRUHUM 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN FE'IDHA XHA'E 'EXHELUHUM LA JESTE'HIRUNE SA'ATEN WE LA JESTEKDIMUNE
C
16:62.
E ato (vajzat) që i urrejnë për vete, ia mveshin All-llahut, gjuhët e tyre shpifin rrenën se atyre do t'u takojë më e mira (xhenneti), s'ka dyshim, i tyre është zjarri, dhe se ata janë të parët në të.
16:62.
Ata i veshin Allahut atë që për vete nuk e dëshirojnë, kurse gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, kur thonë se ata do të kenë shpërblimin më të mirë. Nuk ka dyshim se ata i pret Zjarri, ku do të jenë të parët që do të prijnë.
16:62.
Dhe ata i caktojnë Allahut atë që ata vetë e urrejnë, dhe gjuhët e tyre thonë gënjeshtrën se ata do të kenë të mirën. Nuk ka dyshim se për ta është zjarri, dhe ata do të jenë të parët që do të hidhen në të.
16:62.
WE JEXH'ALUNE LILLAHI MA JEKREHUNE WE TESIFU 'ELSINETUHUMUL-KEDHIBE 'ENNE LEHUMUL-HUSNA LA XHEREME 'ENNE LEHUMU EN-NARE WE 'ENNEHUM MUFRETUNE
C
16:63.
Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët.
16:63.
Betohem për Allahun se edhe para teje, Ne u kemi çuar të dërguar popujve të tjerë, por djalli ua zbukuroi sjelljet e tyre dhe tani ai është zotëria i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhembshëm.
16:63.
Për Allahun, Ne kemi dërguar të dërguar te popujt para teje, por Shejtani ua zbukuroi atyre veprat e tyre. Prandaj, ai është miku i tyre sot, dhe për ta është një ndëshkim i dhembshëm.
16:63.
TE-ELLAHI LEKAD 'ERSELNA 'ILA 'UMEMIN MIN KABLIKE FEZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU 'A'MALEHUM FEHUWE WELIJUHUMUL-JEWME WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN