Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 16:95. Mos e shitni besën e dhënë All-llahut për një vlerë të paktë, pse atë që do ta keni te All-llahu është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
16:95. Mos e këmbeni besëlidhjen e Allahut me ndonjë vlerë të paktë. Ajo që është tek Allahu, është më e mirë për ju, nëse e dini.
16:95. Dhe mos e shisni besëlidhjen e Allahut për një çmim të vogël. Me të vërtetë, ajo që është me Allahun është më e mirë për ju, sikur ta dinit.
16:95. WE LA TESHTERU BI'AHDI ELLAHI THEMENEN KALILAN 'INNEMA 'INDEL-LAHI HUWE HAJRUN LEKUM 'IN KUNTUM TA'LEMUNE
C 16:96. Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t'ua japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.
16:96. Gjithçka që keni ju, është kalimtare, ndërsa ajo që ndodhet tek Allahu, është e përhershme. Vërtet, Ne do t'i shpërblejmë ata që kanë duruar sipas veprave më të mira që kanë bërë.
16:96. Ajo që është me ju do të mbarojë, por ajo që është me Allahun do të mbetet. Dhe Ne me siguri do t'i shpërblejmë ata që ishin të durueshëm me shpërblimin më të mirë për atë që bënë.
16:96. MA 'INDEKUM JENFEDU WE MA 'INDEL-LAHI BAKIN WE LENEXHZIJENNEL-LEDHINE SEBERU 'EXHREHUM BI'EHSENI MA KANU JA'MELUNE
C 16:97. Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
16:97. Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.
16:97. Kushdo që bën vepra të mira, qoftë mashkull apo femër, ndërkohë që është besimtar, Ne do t'i japim një jetë të mirë dhe do t'i shpërblejmë ata me shpërblimin më të mirë për atë që bënë.
16:97. MEN 'AMILE SALIHEN MIN DHEKERIN 'EW 'UNTHA WE HUWE MU'UMINUN FELENUHJIJENNEHU HEJATEN TEJJIBETEN WE LENEXHZIJENNEHUM 'EXHREHUM BI'EHSENI MA KANU JA'MELUNE
C 16:98. Kur të lexosh Kur'anin, kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.
16:98. Kur dëshiron të lexosh Kuranin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër djallit të mallkuar,
16:98. Dhe kur të lexosh Kuranin, kërko strehim te Allahu nga Shejtani i mallkuar.
16:98. FE'IDHA KARE'TEL-KUR'ANE FASTA'IDH BILLAHI MINE ESH-SHEJTANI ER-REXHIMI
C 16:99. Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.
16:99. sepse, në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre.
16:99. Me të vërtetë, ai nuk ka pushtet mbi ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre.
16:99. 'INNEHU LEJSE LEHU SULTANUN 'ALEL-LEDHINE 'AMENU WE 'ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C 16:100. Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.
16:100. Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut.
16:100. Pushteti i tij është vetëm mbi ata që e marrin atë si mik dhe mbi ata që i bëjnë shok Atij.
16:100. 'INNEMA SULTANUHU 'ALEL-LEDHINE JETEWELLEWNEHU WEL-LEDHINE HUM BIHI MUSHRIKUNE
C 16:101. Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër - e All-llahu di më së miri se çka shpall - ata thonë: "Ti (Muhammed) je vetëm trillues". Jo, por shumica e tyre nuk dinë.
16:101. Kur Ne zëvendësojmë një varg me një varg tjetër - e Allahu di më së miri se çfarë shpall –, ata thonë: “Ti je vetëm trillues!” Nuk është ashtu, por shumica e tyre nuk dinë.
16:101. Dhe kur Ne e zëvendësojmë një ajet me një tjetër – dhe Allahu e di më së miri atë që Ai zbulon – ata thonë: "Ti je vetëm një trillues." Por shumica e tyre nuk e dinë.
16:101. WE 'IDHA BEDDELNA 'AJETEN MEKANE 'AJETIN WEL-LAHU 'A'LEMU BIMA JUNEZZILU KALU 'INNEMA 'ENTE MUFTERIN BEL 'EKTHERUHUM LA JA'LEMUNE
C 16:102. Thuaj: "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët.
16:102. Thuaj: “Atë (Kuranin) e ka zbritur Shpirti i Shenjtërisë nga Zoti yt me të vërtetën, për t'i forcuar ata që besojnë dhe për të qenë udhërrëfyes dhe lajm i mirë për ata që i dorëzohen Allahut”.
16:102. Thuaj: "Shpirti i Shenjtë e ka zbritur atë nga Zoti yt me të vërtetën, për të forcuar ata që kanë besuar dhe si udhëzim dhe përgëzim për myslimanët."
16:102. KUL NEZZELEHU RUHUL-KUDUSI MIN RABBIKE BIL-HEKKI LIJUTHEBBITEL-LEDHINE 'AMENU WE HUDEN WE BUSHRA LILMUSLIMINE
C 16:103. Ne dimë shumë mirë se ata thonë: "Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!" Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.
16:103. Ne e dimë mirë që ata thonë: “Atë e mëson një njeri”! Por ai për të cilin flasin, flet në gjuhën e të huajve, kurse ky (Kurani) është në gjuhën e qartë arabe.
16:103. Dhe Ne e dimë se ata thonë: "Me të vërtetë, një njeri po e mëson atë." Gjuha e atij që ata i referohen është e huaj, ndërsa kjo është një gjuhë arabe e qartë.
16:103. WE LEKAD NA'LEMU 'ENNEHUM JEKULUNE 'INNEMA JU'ALLIMUHU BESHERUN LISANUL-LEDHI JULHIDUNE 'ILEJHI 'A'XHEMIJUN WE HEDHA LISANUN 'AREBIJUN MUBINUN
C 16:104. S'ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kur'anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm.
16:104. Pa dyshim, ata që nuk u besojnë shpalljeve të Allahut, Allahu nuk i udhëzon dhe për ata ka dënim të dhembshëm.
16:104. Me të vërtetë, ata që nuk besojnë në shenjat e Allahut, Allahu nuk do t'i udhëzojë ata, dhe për ta është një ndëshkim i dhimbshëm.
16:104. 'INNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BI'AJATI ELLAHI LA JEHDIHIMU ELLAHU WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 16:105. Gënjeshtrën e trillojnë vetëm ata që nuk i besojnë argumentet e All-llahut; të tillët janë ata gënjeshtarët.
16:105. Vërtet, gënjeshtra trillojnë vetëm ata, që nuk u besojnë shpalljeve të Allahut; pikërisht ata janë gënjeshtarët e vërtetë.
16:105. Ata që shpifin gënjeshtra janë vetëm ata që nuk besojnë në shenjat e Allahut. Dhe ata janë gënjeshtarët.
16:105. 'INNEMA JEFTERIL-KEDHIBEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BI'AJATI ELLAHI WE 'ULA'IKE HUMUL-KADHIBUNE