U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
16:13.
Edhe për atë që ju krijoi në tokë lloje të ndryshme (bagëti, bimë, pemë, minerale etj.), ka fakte për një popull që di të merrë përvojë.
16:13.
Ai ka krijuar në Tokë për ju çdo gjë me ngjyra dhe cilësi të ndryshme. Natyrisht që në këto ka shenja për njerëzit që ua vënë veshin.
16:13.
Dhe në atë që Ai ka shpërndarë për ju në tokë janë me ngjyra të ndryshme. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për një popull që përkujton.
16:13.
WE MA DHERE'E LEKUM FIL-'ERDI MUHTELIFEN 'ELWANUHU 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKAWMIN JEDHDHEKKERUNE
C
16:14.
Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).
16:14.
Është Ai që ju ka vënë në shërbim detin, që ju të hani prej tij mish të freskët dhe të nxirrni nga ai stolitë që mbani. Ti sheh se si anijet e çajnë atë, që ju të kërkoni mirësitë e Allahut dhe të jeni mirënjohës.
16:14.
Ai është që e ka nënshtruar detin, që ju të mund të hani prej tij mish të freskët dhe të nxirrni prej tij stoli që i vishni. Dhe ti sheh anijet duke lundruar në të, që të mund të kërkoni nga mirësia e Tij dhe që të jeni mirënjohës.
16:14.
WE HUWEL-LEDHI SEHHAREL-BEHRE LITE'KULU MINHU LEHMEN TERIJAN WE TESTEHRIXHU MINHU HILJETEN TELBESUNEHA WE TERAL-FULKE MEWAHIRE FIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C
16:15.
Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju, (bëri) edhe lumenj e rrugë që të mund të orientoheni.
16:15.
Ai ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, që ajo të mos tundet bashkë me ju, dhe ka krijuar lumenj e rrugë për të arritur aty ku synoni.
16:15.
Dhe Ai ka vendosur në tokë male të palëvizshme, që ajo të mos lëkundet me ju, dhe lumenj dhe rrugë, që ju të mund të udhëzoheni.
16:15.
WE 'ELKA FIL-'ERDI REWASIJE 'EN TEMIDE BIKUM WE 'ENHAREN WE SUBULAN LLE'ALLEKUM TEHTEDUNE
C
16:16.
Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve.
16:16.
Ai ka vënë edhe shenja të tjera, si dhe yjet, nëpërmjet të cilave njerëzit orientohen.
16:16.
Dhe shenja të tjera, dhe me yjet ata udhëzohen.
16:16.
WE 'ALAMATIN WE BIN-NEXHMI HUM JEHTEDUNE
C
16:17.
Atëherë pra, a është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?
16:17.
Atëherë, a është njësoj si Ai që krijon, si ai që nuk krijon?! A nuk po merrni vesh?
16:17.
A është Ai që krijon si ai që nuk krijon? A nuk përkujtoni?
16:17.
'EFEMEN JEHLUKU KEMEN LA JEHLUKU 'EFELA TEDHEKKERUNE
C
16:18.
Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
16:18.
Nëse do t'i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t'i llogarisnit ato. Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
16:18.
Dhe nëse do të numëronit bekimet e Allahut, nuk do të mund t'i numëronit ato. Me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirues.
16:18.
WE 'IN TA'UDDU NI'METEL-LAHI LA TUHSUHA 'INNALL-LLAHE LEGAFURUN REHIMUN
C
16:19.
All-llahu e di atë që ju e fshihni dhe atë që e publikoni.
16:19.
Ai di gjithçka që ju fshihni dhe që shfaqni haptazi.
16:19.
Dhe Allahu e di atë që fshehni dhe atë që shfaqni.
16:19.
WEL-LAHU JA'LEMU MA TUSIRRUNE WE MA TU'LINUNE
C
16:20.
Ata (idhujt) që i adhurojnë (idhujtarët) pos All-llahut, ata nuk krijojnë asnjë send, po vetë ata janë të krijuar.
16:20.
Ndërsa idhujt që ata i adhurojnë në vend Allahut, nuk krijojnë asgjë; ata vetë janë të krijuar.
16:20.
Por ata që i thërrasin përveç Allahut nuk krijojnë asgjë, përkundrazi ata vetë janë të krijuar.
16:20.
WEL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNI ELLAHI LA JEHLUKUNE SHEJ'EN WE HUM JUHLEKUNE
C
16:21.
Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).
16:21.
Ata janë të vdekur, pa kurrfarë gjallërie dhe as që e dinë se kur do të ringjallen.
16:21.
Ata janë të vdekur, jo të gjallë, dhe ata nuk janë të vetëdijshëm kur do të ringjallen.
16:21.
'EMWATUN GAJRU 'EHJA'IN WE MA JESH'URUNE 'EJJANE JUB'ATHUNE
C
16:22.
Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, e ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë.
16:22.
Zoti juaj është një Zot i vetëm. Ata që nuk besojnë në jetën tjetër, i kanë zemrat mohuese të së vërtetës dhe janë mendjemëdhenj.
16:22.
Zoti juaj është një Zot i vetëm. Por ata që nuk besojnë në jetën e përtejme, zemrat e tyre mohojnë dhe ata janë kryelartë.
16:22.
'ILEHUKUM 'ILEHUN WAHIDUN FE-EL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI KULUBUHUM MUNKIRETUN WE HUM MUSTEKBIRUNE
C
16:23.
Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.
16:23.
S'ka dyshim se Allahu di gjithçka që ata fshehin dhe që shfaqin haptazi. Me të drejtë, Ai nuk i do mendjemëdhenjtë.
16:23.
Me siguri, Allahu e di atë që ata fshehin dhe atë që ata shfaqin. Me të vërtetë, Ai nuk i do ata që janë kryelartë.
16:23.
LA XHEREME 'ENNEL-LAHE JA'LEMU MA JUSIRRUNE WE MA JU'LINUNE 'INNEHU LA JUHIBBUL-MUSTEKBIRINE