Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 16:33. A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t'u vijnë engjëjt (e t'ua marrin shpirtin) ose t'u vijë urdhri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejt.
16:33. A mos presin ata gjë tjetër, veç ardhjes së engjëjve apo të urdhrit të Zotit tënd?! Kështu bënë edhe ata që qenë para këtyre. Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë të keqen vetes.
16:33. A mos presin ata që t'u vijë engjëjt ose të vijë urdhri i Zotit tënd? Kështu bënë ata që ishin para tyre. Dhe Allahu nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata vetes së tyre i bënë padrejtësi.
16:33. HEL JENDHURUNE 'ILLA 'EN TE'TIJEHUMUL-MELA'IKETU 'EW JE'TIJE 'EMRU RABBIKE KEDHALIKE FE'ALEL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE MA DHELEMEHUMU ELLAHU WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 16:34. Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.
16:34. E kështu, mbi ta ra dënimi për veprat që bënë dhe i kaploi ajo me të cilën talleshin.
16:34. Kështu, të këqijat e asaj që bënë i goditën ata, dhe atë që përqeshnin i rrethoi.
16:34. FE'ESABEHUM SEJJI'ATU MA 'AMILU WE HAKA BIHIM MA KANU BIHI JESTEHZI'UN
C 16:35. Ata që i bënin shok Zotit (idhujtarët) thanë: "Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, e as prindërit tanë nuk do të adhuronim asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do ta konsideronim të ndaluar) asnjë send pos (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që t'i njoftojnë qartazi?
16:35. Ata që i shoqërojnë Allahut zota të tjerë, thonë: “Sikur të donte Allahu, as ne, as të parët tanë nuk do të adhuronim gjë tjetër, përveç Tij dhe, nuk do të kishim ndaluar asgjë, pa dëshirën e Tij.” Kështu kanë vepruar edhe popujt para këtyre. Për të dërguarit s'ka tjetër detyrë, veç të shpallin qartë.
16:35. Dhe ata që i bënin shok Allahut thonë: "Sikur Allahu të kishte dashur, ne nuk do të kishim adhuruar asgjë përveç Tij, as ne as etërit tanë, dhe nuk do të kishim ndaluar asgjë pa urdhrin e Tij." Kështu bënë ata para tyre. Prandaj, a është detyra e të dërguarve ndonjë gjë tjetër përveç komunikimit të qartë?
16:35. WE KALEL-LEDHINE 'ESHREKU LEW SHA'EL-LAHU MA 'ABEDNA MIN DUNIHI MIN SHEJ'IN NEHNU WE LA 'ABA'UUNA WE LA HERREMNA MIN DUNIHI MIN SHEJ'IN KEDHALIKE FE'ALEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FEHEL 'ALA ER-RUSULI 'ILLAL-BELAGUL-MUBINU
C 16:36. Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!" Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?
16:36. Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” Disa prej tyre Allahu i shpuri në rrugë të drejtë e disa e merituan të mbeten në humbje. Andaj, udhëtoni nëpër botë të shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve!
16:36. Dhe me të vërtetë, Ne kemi dërguar në çdo popull një të dërguar (duke thënë): "Adhuroni Allahun dhe shmangni tagutin." Dhe midis tyre kishte disa që Allahu i udhëzoi dhe disa që merituan të ishin në humbje. Prandaj, udhëtoni në tokë dhe shihni se si ishte fundi i atyre që mohuan.
16:36. WE LEKAD BE'ATHNA FI KULLI 'UMMETIN RESULEN 'ENI EU'BUDU ELLAHE WE EXHTENIBUT-TAGUTE FEMINHUM MEN HEDALLAHU WE MINHUM MEN HEKKAT 'ALEJHI ED-DELALETU FESIRU FIL-'ERDI FANDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C 16:37. Nëse ti (Muhammed) përpiqesh për t'i vënë në rrugë të drejtë ata, (dije se) All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar.
16:37. Edhe nëse ti (o Muhamed) lakmon që ata të jenë në rrugë të drejtë, dije se Allahu nuk e çon në rrugë të drejtë atë, që do ta lërë në humbje. Dhe për ata nuk ka kurrfarë ndihmësi.
16:37. Edhe sikur të përpiqesh t'i udhëzosh ata, me të vërtetë, Allahu nuk i udhëzon ata që Ai i lë të humbasin, dhe ata nuk kanë ndihmës.
16:37. 'IN TEHRIS 'ALA HUDAHUM FE'INNALL-LLAHE LA JEHDI MEN JUDILLU WE MA LEHUM MIN NASIRINE
C 16:38. Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se "All-llahu nuk e ringjall atë që vdes!" Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.
16:38. Idhujtarët betohen solemnisht për Allahun, se Ai kurrë nuk do t'i ngjallë të vdekurit. Nuk është kështu! Premtimi i Tij është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
16:38. Dhe ata betohen për Allahun, betimin më të fortë të tyre: "Allahu nuk do ta ringjallë atë që vdes." Por po, kjo është një premtim i vërtetë ndaj Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
16:38. WE 'EKSEMU BILLAHI XHEHDE 'EJMANIHIM LA JEB'ATHU ELLAHU MEN JEMUTU BELA WA'DEN 'ALEJHI HEKKAN WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 16:39. I ringjall për t'ua sqaruar atyre atë për çka përçaheshin dhe, për t'ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.
16:39. (Ai do t'i ringjallë) që t'u tregojë atë, për të cilën nuk pajtohen dhe që mohuesit ta kuptojnë se kanë qenë gënjeshtarë.
16:39. Që Ai t'i sqarojë atyre atë mbi të cilën kundërshtojnë dhe që ata që mohojnë të dinë se ata janë gënjeshtarë.
16:39. LIJUBEJJINE LEHUMUL-LEDHI JEHTELIFUNE FIHI WE LIJA'LEMEL-LEDHINE KEFERU 'ENNEHUM KANU KADHIBINE
C 16:40. Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: "Bëhu!", ai menjëherë bëhet.
16:40. Nëse dëshirojmë të bëhet diçka, mjafton që të themi: “Bëhu!” dhe ajo bëhet.
16:40. Me të vërtetë, urdhri Ynë për një gjë kur Ne e dëshirojmë atë është që të themi për të: "Bëhu!" dhe ajo bëhet.
16:40. 'INNEMA KAWLUNA LISHEJ'IN 'IDHA 'EREDNAHU 'EN NEKULE LEHU KUN FEJEKUNU
C 16:41. Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t'u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).
16:41. Ata që, pasi vuajtën të shtypur, u shpërngulën për hir të Allahut, Ne do t'i vendosim në vendbanime të mira në këtë botë. Natyrisht, shpërblimi që i pret në botën tjetër (Xheneti), është edhe më i madh. Ah! Sikur ta dinin ata!
16:41. Dhe ata që migruan për hir të Allahut pas atyre që u bënë padrejtësi, Ne do t'i vendosim ata në këtë botë në një vend të mirë, dhe shpërblimi i jetës së përtejme është më i madh, sikur ta dinin ata.
16:41. WEL-LEDHINE HAXHERU FI ELLAHI MIN BA'DI MA DHULIMU LENUBEWWI'ENNEHUM FI ED-DUNJA HESENETEN WE LE'EXHRUL-'AHIRETI 'EKBERU LEW KANU JA'LEMUNE
C 16:42. Janë ata që bënë durim edhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.
16:42. (Xheneti është për) ata që kanë duruar dhe janë mbështetur në Zotin e tyre.
16:42. Ata janë ata që janë të durueshëm dhe mbështeten te Zoti i tyre.
16:42. EL-LEDHINE SEBERU WE 'ALA RABBIHIM JETEWEKKELUNE
C 16:43. Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini.
16:43. Ne edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi dhënë shpallje, andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë).
16:43. Dhe Ne nuk dërguam përpara teje përveç burra të cilëve Ne u shpallëm. Prandaj, pyesni njerëzit e përkujtimit nëse nuk dini.
16:43. WE MA 'ERSELNA MIN KABLIKE 'ILLA RIXHALEN NUHI 'ILEJHIM FAS'ELU 'EHLE EDH-DHIKRI 'IN KUNTUM LA TA'LEMUNE