U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 52. Tur
Ajete: 49
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
52:1.
Betohem për malin Tur (Sina)
C
52:2.
Dhe librin e shkruar në rreshta.
52:2.
dhe Librin e shkruar në rreshta,
52:2.
Dhe librin e shkruar
52:2.
WE KITABIN MESTURIN
C
52:3.
Në lëkurë të shtrirë.
52:3.
në pergamenë të shpalosur
52:3.
Në një rresht të hapur,
52:3.
FI REKKIN MENSHURIN
C
52:4.
Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell).
52:4.
dhe Shtëpinë plot vizitorë
52:4.
Dhe Shtëpinë e Vizituar,
C
52:5.
Pasha kulmin e ngritur (qiellin).
52:5.
dhe kupën e ngritur (të qiellit)
52:5.
Dhe tavanin e ngritur (qiellin),
52:5.
WE ES-SEKFIL-MERFU'I
C
52:6.
Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet).
52:6.
dhe detin e mbushur,
52:6.
Dhe detin e mbushur,
52:6.
WEL-BEHRIL-MESXHURI
C
52:7.
Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë.
52:7.
se, me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd do të ndodhë
52:7.
Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd do të ndodhë.
52:7.
'INNE 'ADHABE RABBIKE LEWAKI'UN
C
52:8.
Atë nuk ka kush që mund ta largojë.
52:8.
dhe askush nuk mund ta pengojë.
52:8.
Dhe nuk ka asnjë që ta shmangë atë.
52:8.
MA LEHU MIN DAFI'IN
C
52:9.
Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë.
52:9.
Atë Ditë qielli do të lëkundet fuqishëm
52:9.
Ditën kur qielli do të lëkundet me një lëkundje,
52:9.
JEWME TEMURU ES-SEMA'U MEWREN
C
52:10.
Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin.
52:10.
e malet do të lëkunden me të madhe nga vendi!
52:10.
Dhe malet do të ecin me një ecje.
52:10.
WE TESIRUL-XHIBALU SEJREN
C
52:11.
Atë ditë është mjerim i madh për përgënjeshtarët.
52:11.
Atë Ditë, mjerë për jobesimtarët,
52:11.
Mjerë atë ditë për gënjeshtarët,
52:11.
FEWEJLUN JEWME'IDHIN LILMUKEDHDHIBINE
C
52:12.
Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota.
52:12.
që, të zhytur në gënjeshtra, argëtoheshin!
52:12.
Ata që janë të zhytur në pakujdesinë e tyre duke luajtur.
52:12.
EL-LEDHINE HUM FI HAWDIN JEL'ABUNE
C
52:13.
Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e xhehennemit.
52:13.
Atë Ditë, ata do të hidhen me forcë në zjarrin e Xhehenemit.
52:13.
Ditën kur ata do të shtyhen me forcë në zjarrin e Xhehenemit.
52:13.
JEWME JUDA''UNE 'ILA NARI XHEHENNEME DA''EN
C
52:14.
Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.
52:14.
(Do t'u thuhet): “Ky është zjarri që e keni mohuar!
52:14.
(Do t'u thuhet): "Kjo është zjarri që ju e mohonit.
52:14.
HEDHIHI EN-NARU ELLETI KUNTUM BIHA TUKEDHDHIBUNE
C
52:15.
A mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk po shihni (jeni verbëruar siç u verbëruat nga e vërteta në Dunja).
52:15.
A është kjo magji apo nuk shihni?
52:15.
A është kjo një magji, apo ju nuk shihni?
52:15.
'EFESIHRUN HADHA 'EM 'ENTUM LA TUBSIRUNE
C
52:16.
Hyni në të! Për juve është njësoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni vetëm me atë që me veprat tuaja e merituat.
52:16.
Përcëllohuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju. Në të vërtetë, ky është “shpërblimi” i vetëm për atë që keni bërë”.
52:16.
Hyni në të. Prandaj, qoftë që të jeni të durueshëm ose të mos jeni të durueshëm, ajo është njësoj për ju. Ju jeni vetëm duke u shpërblyer për atë që keni bërë."
52:16.
ESLEWHA FASBIRU 'EW LA TESBIRU SEWA'UN 'ALEJKUM 'INNEMA TUXHZEWNE MA KUNTUM TA'MELUNE
C
52:17.
Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati.
52:17.
Vërtet, besimtarët e devotshëm do të gjenden në kopshtet e Xhenetit dhe në lumturi,
52:17.
Me të vërtetë, të devotshmit do të jenë në kopshtet dhe gëzimet.
52:17.
'INNEL-MUTTEKINE FI XHENNATIN WE NA'IMIN
C
52:18.
Të kënaqur me atë që ua dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e xhehennemit.
52:18.
duke u kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre, sepse Ai i ka ruajtur prej dënimit të Zjarrit flakërues.
52:18.
Duke kënaqur atë që Zoti i tyre u ka dhënë. Dhe Zoti i tyre i ruajti ata nga ndëshkimi i zjarrit.
52:18.
FAKIHINE BIMA 'ATAHUM REBBUHUM WE WEKAHUM REBBUHUM 'ADHABEL-XHEHIMI
C
52:19.
(U thuhet) Me të mirë hani e pini, për atë që vepruat mirë.
52:19.
(Do t'u thuhet): “Hani e pini me kënaqësi, si shpërblim për atë që keni bërë!”
52:19.
(Do t'u thuhet): "Hani dhe pini me gëzim për atë që keni punuar."
52:19.
KULU WE ESHREBU HENI'EN BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C
52:20.
Ata janë të mbështetur në kolltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
52:20.
Të mbështetur në divane të renditura, ata do të martohen me hyri sybukura.
52:20.
Ata do të jenë të mbështetur mbi shtretër të rreshtuar. Dhe Ne do t'i martojmë ata me bashkëshorte me sy të mëdhenj dhe të bukur.
52:20.
MUTTEKI'INE 'ALA SURURIN MESFUFETIN WE ZEWWEXHNAHUM BIHURIN 'ININ
C
52:21.
E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t'ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.
52:21.
Ne do t'i bashkojmë besimtarët e vërtetë me ata pasardhës të tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t'u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre. Çdo njeri është peng i veprave të veta.
52:21.
Dhe ata që besuan dhe pasardhësit e tyre ndoqën ata në besim – Ne do t'i bashkojmë pasardhësit e tyre me ta, dhe Ne nuk do t'ua humbim shpërblimin për veprat e tyre. Çdokush është peng i asaj që ka fituar.
52:21.
WEL-LEDHINE 'AMENU WE ETTEBE'AT/HUM DHURRIJETUHUM BI'IMANIN 'ELHEKNA BIHIM DHURRIJETEHUM WE MA 'ELETNAHUM MIN 'AMELIHIM MIN SHEJ'IN KULLU EMRI'IN BIMA KESEBE REHINUN
C
52:22.
Ne atyre ua shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.
52:22.
Dhe do t'ua zgjerojmë dhuntitë atyre me fruta dhe mish, si ua ka ënda.
52:22.
Dhe Ne do t'i furnizojmë ata me fruta dhe mish nga çdo gjë që ata dëshirojnë.
52:22.
WE 'EMDEDNAHUM BIFAKIHETIN WE LEHMIN MIMMA JESHTEHUNE
C
52:23.
Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
52:23.
Atje do t'ia kalojnë njëri-tjetrit gotat e mbushura e nuk do të ketë biseda të kota e as gjynahe.
52:23.
Ata do të kalojnë një gotë verë me njëri-tjetrin, pa ndonjë bisedë të kotë dhe pa asnjë mëkat.
52:23.
JETENAZA'UNE FIHA KE'SEN LA LEGWUN FIHA WE LA TE'THIMUN
C
52:24.
Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë të ruajtur.
52:24.
Rreth tyre do të sillen shërbyes, djelmosha si margaritarë të fshehur.
52:24.
Dhe ata do të jenë të shërbyer nga djelmosha të tyre si perla të fshehura.
52:24.
WE JETUFU 'ALEJHIM GILMANUN LEHUM KE'ENNEHUM LU'ULU'UUN MEKNUNUN
C
52:25.
Dhe njëri-tjetrit i qasen duke u pyetur (për punët e tyre në Dunja).
52:25.
Ata do të afrohen, duke biseduar me njëri-tjetrin
52:25.
Dhe ata do të drejtohen njëri-tjetrit duke u pyetur.
52:25.
WE 'EKBELE BA'DUHUM 'ALA BA'DIN JETESA'ELUNE
C
52:26.
(Këta) Thonë: "Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.
52:26.
e duke thënë: “Më parë, Ne kemi pasur frikë në familjet tona (nga gjykimi i Allahut),
52:26.
Ata do të thonë: "Me të vërtetë, ne ishim më parë në mes të njerëzve tanë duke pasur frikë."
52:26.
KALU 'INNA KUNNA KABLU FI 'EHLINA MUSHFIKINE
C
52:27.
E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.
52:27.
por, Allahu na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga era përcëlluese (e Zjarrit).
52:27.
Por Allahu na bëri favor dhe na ruajti nga ndëshkimi i erës së djegur.
52:27.
FEMENNEL-LAHU 'ALEJNA WE WEKANA 'ADHABE ES-SEMUMI
C
52:28.
Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është bamirës, mëshirues".
52:28.
Ne qysh më parë i jemi falur Atij. Ai është vërtet Bamirës dhe Mëshirëplotë”.
52:28.
Me të vërtetë, ne i lutëm Atij më parë. Me të vërtetë, Ai është i Mirëbërësi, i Mëshirshmi."
52:28.
'INNA KUNNA MIN KABLU NED'UHU 'INNEHU HUWEL-BERRU ER-REHIMU
C
52:29.
Pra ti përkujto (me Kur'an) se me dhuntinë e Zotit tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur.
52:29.
Pra, paralajmëro (o Muhamed), sepse ti, për dhuntinë e Zotit tënd, nuk je as fallxhi, as i çmendur!
52:29.
Prandaj, këshillo. Me mirësinë e Zotit tënd, ti nuk je as magjistar dhe as i çmendur.
52:29.
FEDHEKKIR FEMA 'ENTE BINI'METI RABBIKE BIKAHININ WE LA MEXHNUNIN
C
52:30.
E ata thonë: "Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë".
52:30.
Vërtet thonë ata: “Ai është vjershëtar, të presim derisa ta zhdukë vdekja”?!
52:30.
Apo ata thonë: "Ai është një poet për të cilin presim ndonjë fatkeqësi."
52:30.
'EM JEKULUNE SHA'IRUN NETEREBBESU BIHI REJBEL-MENUNI
C
52:31.
Thuaj: "Pritni, se edhe unë do të pres me ju".
52:31.
Thuaju: “Prisni, se edhe unë po pres bashkë me ju!”
52:31.
Thuaj: "Prisni, sepse edhe unë jam nga ata që presin."
52:31.
KUL TEREBBESU FE'INNI ME'AKUM MINEL-MUTEREBBISINE
C
52:32.
A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojnë për këtë, apo ata janë popull renegat?
52:32.
A mos u vjen kjo nga mendja e tyre apo ata janë popull i ndërkryer?
52:32.
Apo urdhëron mendja e tyre këtë për ta? Apo ata janë një popull që tejkalon kufijtë?
52:32.
'EM TE'MURUHUM 'EHLAMUHUM BIHEDHA 'EM HUM KAWMUN TAGUNE
C
52:33.
A mos ata thonë: "Ai (Muhammedi) e trilloi!" Jo, por ata nuk besojnë.
52:33.
Vërtet thonë ata: “Ai e ka trilluar atë”?! Nuk është kështu, por ata nuk besojnë.
52:33.
Apo ata thonë: "Ai e ka shpikur atë?" Jo, por ata nuk besojnë.
52:33.
'EM JEKULUNE TEKAWWELEHU BEL LA JU'UMINUNE
C
52:34.
Pra, nëse ata janë të drejtë le ta sjellin një ligjërim si ai.
52:34.
Atëherë le të sjellin një libër të ngjashëm me të, nëse ajo që thonë është e vërtetë !
52:34.
Prandaj, le të sjellin një fjalë si ajo, nëse ata janë të sinqertë.
52:34.
FELJE'TU BIHEDITHIN MITHLIHI 'IN KANU SADIKINE
C
52:35.
A mos u krijuam prej kurrgjësë, apo ata vetë janë krijues?
52:35.
A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?!
52:35.
A u krijuan ata nga asgjëja, apo janë ata krijuesit?
52:35.
'EM HULIKU MIN GAJRI SHEJ'IN 'EM HUMUL-HALIKUNE
C
52:36.
A mos ata i krijuan qiejt e tokën, jo, por ata nuk janë të bindur.
52:36.
A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur.
52:36.
A e krijuan ata qiejt dhe tokën? Jo, por ata nuk janë të bindur.
52:36.
'EM HALEKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BEL LA JUKINUNE
C
52:37.
A mos te ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?
52:37.
A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos janë ata sunduesit (e gjithçkaje)?!
52:37.
A është tek ata thesari i Zotit tënd, apo janë ata kontrolluesit?
52:37.
'EM 'INDEHUM HAZA'INU RABBIKE 'EM HUMUL-MUSEJTIRUNE
C
52:38.
A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Pra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!
52:38.
A mos kanë ndonjë shkallë (për në qiell) e përgjojnë Atë?! Atëherë, le të sjellë përgjuesi i tyre dëshmi të qartë!
52:38.
A kanë ata një shkallë mbi të cilën ngjiten, me të cilën ata dëgjojnë? Prandaj, le të sjellin dëgjuesit e tyre me një provë të qartë.
52:38.
'EM LEHUM SULLEMUN JESTEMI'UNE FIHI FELJE'TI MUSTEMI'UHUM BISULTANIN MUBININ
C
52:39.
A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?
52:39.
Vallë, për Atë janë vajzat e për ju djemtë?!
52:39.
A janë për Allahun bijat, ndërsa për ta janë djemtë?
52:39.
'EM LEHUL-BENATU WE LEKUMUL-BENUNE
C
52:40.
A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar nga tagri?
52:40.
A mos po kërkon ti shpërblim prej tyre, që të kenë frikë se mos po ngarkohen me detyrim?!
52:40.
Apo ti po kërkon prej tyre një shpërblim, kështu që ata janë të ngarkuar me një barrë?
52:40.
'EM TES'ELUHUM 'EXHREN FEHUM MIN MEGREMIN MUTHKALUNE
C
52:41.
A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
52:41.
A mos zotërojnë të padukshmen, kështu që mund ta përshkruajnë?!
52:41.
Apo ata kanë të fshehtën, prandaj ata po e shkruajnë atë?
52:41.
'EM 'INDEHUMUL-GAJBU FEHUM JEKTUBUNE
C
52:42.
A mos po të kurdisin ndonjë kurth, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth.
52:42.
A mos duan të ngrenë kurthe kundër teje? Ta dinë se vetëm mohuesit do të bien në kurthe!
52:42.
Apo ata duan të kurdisin ndonjë dredhi? Por ata që nuk besojnë janë vetë të kurthuar.
52:42.
'EM JURIDUNE KEJDEN FE-EL-LEDHINE KEFERU HUMUL-MEKIDUNE
C
52:43.
A mos kanë ata ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.
52:43.
A mos ata kanë zot tjetër, veç Allahut?! Allahu është i Lartësuar mbi gjithçka që ia veshin Atij!
52:43.
Apo ata kanë një zot tjetër përveç Allahut? I Lavdishëm është Allahu mbi atë që ata e shoqërojnë.
52:43.
'EM LEHUM 'ILEHUN GAJRU ELLAHI SUBHANEL-LAHI 'AMMA JUSHRIKUNE
C
52:44.
Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: "Është re e dendur!"
52:44.
Edhe sikur të shihnin se po bie një copë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh”!
52:44.
Dhe nëse ata do të shihnin një pjesë të qiellit duke rënë, ata do të thoshin: "Ky është vetëm një grumbull retë."
52:44.
WE 'IN JEREW KISFEN MINE ES-SEMA'I SAKITAN JEKULU SEHABUN MERKUMUN
C
52:45.
Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
52:45.
Prandaj, lëri ata të vazhdojnë kështu, derisa të takohen me Ditën, në të cilën, do të zalisen (nga frika),
52:45.
Prandaj, lëri ata derisa të takojnë ditën e tyre në të cilën ata do të goditen.
52:45.
FEDHERHUM HETTA JULAKU JEWMEHUMUL-LEDHI FIHI JUS'AKUNE
C
52:46.
Ditën kur dredhia e tyre nuk do t'u bëjë dobi asgjë e as që do të ndihmohen.
52:46.
me Ditën, në të cilën, dinakëritë tyre nuk do t'u bëjnë asnjë dobi dhe kur ata nuk do t'i ndihmojë askush.
52:46.
Ditën kur dredhitë e tyre nuk do t'u bëjnë asgjë dhe ata nuk do të ndihmohen.
52:46.
JEWME LA JUGNI 'ANHUM KEJDUHUM SHEJ'EN WE LA HUM JUNSERUNE
C
52:47.
Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (i kijametit), por pjesa dërrmuese e tyre nuk e dinë.
52:47.
Në të vërtetë, për keqbërësit ka edhe një dënim tjetër para këtij; por shumica e tyre nuk e dinë.
52:47.
Dhe me të vërtetë, për ata që bënë padrejtësi, është një ndëshkim para kësaj. Por shumica e tyre nuk e dinë.
52:47.
WE 'INNE LILLEDHINE DHELEMU 'ADHABEN DUNE DHALIKE WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C
52:48.
Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotin tënd!
52:48.
Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd se, me të vërtetë, ti je nën Sytë Tanë! Lavdëroje duke e falënderuar Zotin tënd kur të ngrihesh;
52:48.
Prandaj, bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd, sepse ti je nën sytë Tona. Dhe lavdëro me falënderim Zotin tënd kur ngrihesh.
52:48.
WE ESBIR LIHUKMI RABBIKE FE'INNEKE BI'A'JUNINA WE SEBBIH BIHEMDI RABBIKE HINE TEKUMU
C
52:49.
Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk duken më.
52:49.
edhe gjatë natës lavdëroje Atë, si dhe pas perëndimit të yjeve!
52:49.
Dhe natën, lavdëroje Atë, dhe kur yjet të largohen.
52:49.
WE MINEL-LEJLI FESEBBIHHU WE 'IDBARE EN-NUXHUMI