Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 52:22. Ne atyre ua shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.
52:22. Dhe do t'ua zgjerojmë dhuntitë atyre me fruta dhe mish, si ua ka ënda.
52:22. Dhe Ne do t'i furnizojmë ata me fruta dhe mish nga çdo gjë që ata dëshirojnë.
52:22. WE 'EMDEDNAHUM BIFAKIHETIN WE LEHMIN MIMMA JESHTEHUNE
C 52:23. Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
52:23. Atje do t'ia kalojnë njëri-tjetrit gotat e mbushura e nuk do të ketë biseda të kota e as gjynahe.
52:23. Ata do të kalojnë një gotë verë me njëri-tjetrin, pa ndonjë bisedë të kotë dhe pa asnjë mëkat.
52:23. JETENAZA'UNE FIHA KE'SEN LA LEGWUN FIHA WE LA TE'THIMUN
C 52:24. Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë të ruajtur.
52:24. Rreth tyre do të sillen shërbyes, djelmosha si margaritarë të fshehur.
52:24. Dhe ata do të jenë të shërbyer nga djelmosha të tyre si perla të fshehura.
52:24. WE JETUFU 'ALEJHIM GILMANUN LEHUM KE'ENNEHUM LU'ULU'UUN MEKNUNUN
C 52:25. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke u pyetur (për punët e tyre në Dunja).
52:25. Ata do të afrohen, duke biseduar me njëri-tjetrin
52:25. Dhe ata do të drejtohen njëri-tjetrit duke u pyetur.
52:25. WE 'EKBELE BA'DUHUM 'ALA BA'DIN JETESA'ELUNE
C 52:26. (Këta) Thonë: "Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.
52:26. e duke thënë: “Më parë, Ne kemi pasur frikë në familjet tona (nga gjykimi i Allahut),
52:26. Ata do të thonë: "Me të vërtetë, ne ishim më parë në mes të njerëzve tanë duke pasur frikë."
52:26. KALU 'INNA KUNNA KABLU FI 'EHLINA MUSHFIKINE
C 52:27. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.
52:27. por, Allahu na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga era përcëlluese (e Zjarrit).
52:27. Por Allahu na bëri favor dhe na ruajti nga ndëshkimi i erës së djegur.
52:27. FEMENNEL-LAHU 'ALEJNA WE WEKANA 'ADHABE ES-SEMUMI
C 52:28. Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është bamirës, mëshirues".
52:28. Ne qysh më parë i jemi falur Atij. Ai është vërtet Bamirës dhe Mëshirëplotë”.
52:28. Me të vërtetë, ne i lutëm Atij më parë. Me të vërtetë, Ai është i Mirëbërësi, i Mëshirshmi."
52:28. 'INNA KUNNA MIN KABLU NED'UHU 'INNEHU HUWEL-BERRU ER-REHIMU
C 52:29. Pra ti përkujto (me Kur'an) se me dhuntinë e Zotit tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur.
52:29. Pra, paralajmëro (o Muhamed), sepse ti, për dhuntinë e Zotit tënd, nuk je as fallxhi, as i çmendur!
52:29. Prandaj, këshillo. Me mirësinë e Zotit tënd, ti nuk je as magjistar dhe as i çmendur.
52:29. FEDHEKKIR FEMA 'ENTE BINI'METI RABBIKE BIKAHININ WE LA MEXHNUNIN
C 52:30. E ata thonë: "Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë".
52:30. Vërtet thonë ata: “Ai është vjershëtar, të presim derisa ta zhdukë vdekja”?!
52:30. Apo ata thonë: "Ai është një poet për të cilin presim ndonjë fatkeqësi."
52:30. 'EM JEKULUNE SHA'IRUN NETEREBBESU BIHI REJBEL-MENUNI
C 52:31. Thuaj: "Pritni, se edhe unë do të pres me ju".
52:31. Thuaju: “Prisni, se edhe unë po pres bashkë me ju!”
52:31. Thuaj: "Prisni, sepse edhe unë jam nga ata që presin."
52:31. KUL TEREBBESU FE'INNI ME'AKUM MINEL-MUTEREBBISINE
C 52:32. A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojnë për këtë, apo ata janë popull renegat?
52:32. A mos u vjen kjo nga mendja e tyre apo ata janë popull i ndërkryer?
52:32. Apo urdhëron mendja e tyre këtë për ta? Apo ata janë një popull që tejkalon kufijtë?
52:32. 'EM TE'MURUHUM 'EHLAMUHUM BIHEDHA 'EM HUM KAWMUN TAGUNE