Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 52:44. Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: "Është re e dendur!"
52:44. Edhe sikur të shihnin se po bie një copë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh”!
52:44. Dhe nëse ata do të shihnin një pjesë të qiellit duke rënë, ata do të thoshin: "Ky është vetëm një grumbull retë."
52:44. WE 'IN JEREW KISFEN MINE ES-SEMA'I SAKITAN JEKULU SEHABUN MERKUMUN
C 52:45. Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
52:45. Prandaj, lëri ata të vazhdojnë kështu, derisa të takohen me Ditën, në të cilën, do të zalisen (nga frika),
52:45. Prandaj, lëri ata derisa të takojnë ditën e tyre në të cilën ata do të goditen.
52:45. FEDHERHUM HETTA JULAKU JEWMEHUMUL-LEDHI FIHI JUS'AKUNE
C 52:46. Ditën kur dredhia e tyre nuk do t'u bëjë dobi asgjë e as që do të ndihmohen.
52:46. me Ditën, në të cilën, dinakëritë tyre nuk do t'u bëjnë asnjë dobi dhe kur ata nuk do t'i ndihmojë askush.
52:46. Ditën kur dredhitë e tyre nuk do t'u bëjnë asgjë dhe ata nuk do të ndihmohen.
52:46. JEWME LA JUGNI 'ANHUM KEJDUHUM SHEJ'EN WE LA HUM JUNSERUNE
C 52:47. Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (i kijametit), por pjesa dërrmuese e tyre nuk e dinë.
52:47. Në të vërtetë, për keqbërësit ka edhe një dënim tjetër para këtij; por shumica e tyre nuk e dinë.
52:47. Dhe me të vërtetë, për ata që bënë padrejtësi, është një ndëshkim para kësaj. Por shumica e tyre nuk e dinë.
52:47. WE 'INNE LILLEDHINE DHELEMU 'ADHABEN DUNE DHALIKE WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C 52:48. Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotin tënd!
52:48. Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd se, me të vërtetë, ti je nën Sytë Tanë! Lavdëroje duke e falënderuar Zotin tënd kur të ngrihesh;
52:48. Prandaj, bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd, sepse ti je nën sytë Tona. Dhe lavdëro me falënderim Zotin tënd kur ngrihesh.
52:48. WE ESBIR LIHUKMI RABBIKE FE'INNEKE BI'A'JUNINA WE SEBBIH BIHEMDI RABBIKE HINE TEKUMU
C 52:49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk duken më.
52:49. edhe gjatë natës lavdëroje Atë, si dhe pas perëndimit të yjeve!
52:49. Dhe natën, lavdëroje Atë, dhe kur yjet të largohen.
52:49. WE MINEL-LEJLI FESEBBIHHU WE 'IDBARE EN-NUXHUMI
C 53:1. Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)!
53:1. Betohem në yllin kur perëndon,
53:1. Betohem për yllin kur bie.
53:1. WE EN-NEXHMI 'IDHA HEWA
C 53:2. Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).
53:2. se shoku juaj (Muhamedi a.s.), nuk ka humbur e nuk ka devijuar!
53:2. Shoku juaj nuk është as i humbur as i mashtruar.
53:2. MA DELLE SAHIBUKUM WE MA GAWA
C 53:3. Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.
53:3. Ai nuk flet sipas qejfit të vet,
53:3. Dhe ai nuk flet nga dëshira e tij.
53:3. WE MA JENTIKU 'ANIL-HEWA
C 53:4. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.
53:4. por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.
53:4. Ajo është vetëm shpallje që i shpallet.
53:4. 'IN HUWE 'ILLA WEHJUN JUHA
C 53:5. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
53:5. Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhebraili),
53:5. Ate e mësoi një i fuqishëm.
53:5. 'ALLEMEHU SHEDIDUL-KUWA