Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 52:48. Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotin tënd!
52:48. Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd se, me të vërtetë, ti je nën Sytë Tanë! Lavdëroje duke e falënderuar Zotin tënd kur të ngrihesh;
52:48. Prandaj, bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd, sepse ti je nën sytë Tona. Dhe lavdëro me falënderim Zotin tënd kur ngrihesh.
52:48. WE ESBIR LIHUKMI RABBIKE FE'INNEKE BI'A'JUNINA WE SEBBIH BIHEMDI RABBIKE HINE TEKUMU
C 52:49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk duken më.
52:49. edhe gjatë natës lavdëroje Atë, si dhe pas perëndimit të yjeve!
52:49. Dhe natën, lavdëroje Atë, dhe kur yjet të largohen.
52:49. WE MINEL-LEJLI FESEBBIHHU WE 'IDBARE EN-NUXHUMI
C 53:1. Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)!
53:1. Betohem në yllin kur perëndon,
53:1. Betohem për yllin kur bie.
53:1. WE EN-NEXHMI 'IDHA HEWA
C 53:2. Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).
53:2. se shoku juaj (Muhamedi a.s.), nuk ka humbur e nuk ka devijuar!
53:2. Shoku juaj nuk është as i humbur as i mashtruar.
53:2. MA DELLE SAHIBUKUM WE MA GAWA
C 53:3. Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.
53:3. Ai nuk flet sipas qejfit të vet,
53:3. Dhe ai nuk flet nga dëshira e tij.
53:3. WE MA JENTIKU 'ANIL-HEWA
C 53:4. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.
53:4. por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.
53:4. Ajo është vetëm shpallje që i shpallet.
53:4. 'IN HUWE 'ILLA WEHJUN JUHA
C 53:5. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
53:5. Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhebraili),
53:5. Ate e mësoi një i fuqishëm.
53:5. 'ALLEMEHU SHEDIDUL-KUWA
C 53:6. Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).
53:6. mendjelartë, që iu paraqit qartë,
53:6. I fuqishmi, që u ngrit lart.
53:6. DHU MIRRETIN FASTEWA
C 53:7. Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).
53:7. në horizontin më të lartë.
53:7. Ndërsa ai ishte në horizontin më të lartë.
53:7. WE HUWE BIL-'UFUKIL-'A'LA
C 53:8. Pastaj u lëshua dhe iu afrua.
53:8. Pastaj iu afrua e iu lëshua,
53:8. Pastaj u afrua dhe u afrua më tepër.
53:8. THUMME DENA FETEDELLA
C 53:9. E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.
53:9. sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër,
53:9. Dhe ishte aq afër sa distanca e dy harqeve ose më afër.
53:9. FEKANE KABE KAWSEJNI 'EW 'EDNA