U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
53:3.
Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.
53:3.
Ai nuk flet sipas qejfit të vet,
53:3.
Dhe ai nuk flet nga dëshira e tij.
53:3.
WE MA JENTIKU 'ANIL-HEWA
C
53:4.
Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.
53:4.
por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.
53:4.
Ajo është vetëm shpallje që i shpallet.
53:4.
'IN HUWE 'ILLA WEHJUN JUHA
C
53:5.
Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
53:5.
Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhebraili),
53:5.
Ate e mësoi një i fuqishëm.
53:5.
'ALLEMEHU SHEDIDUL-KUWA
C
53:6.
Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).
53:6.
mendjelartë, që iu paraqit qartë,
53:6.
I fuqishmi, që u ngrit lart.
53:6.
DHU MIRRETIN FASTEWA
C
53:7.
Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).
53:7.
në horizontin më të lartë.
53:7.
Ndërsa ai ishte në horizontin më të lartë.
53:7.
WE HUWE BIL-'UFUKIL-'A'LA
C
53:8.
Pastaj u lëshua dhe iu afrua.
53:8.
Pastaj iu afrua e iu lëshua,
53:8.
Pastaj u afrua dhe u afrua më tepër.
53:8.
THUMME DENA FETEDELLA
C
53:9.
E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.
53:9.
sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër,
53:9.
Dhe ishte aq afër sa distanca e dy harqeve ose më afër.
53:9.
FEKANE KABE KAWSEJNI 'EW 'EDNA
C
53:10.
Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.
53:10.
e i shpalli robit të Allahut, atë që i shpalli.
53:10.
Dhe ia shpalli robit të Tij atë që Ai ia shpalli.
53:10.
FE'EWHA 'ILA 'ABDIHI MA 'EWHA
C
53:11.
Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).
53:11.
Zemra (e Muhamedit) nuk gënjen për atë që ka parë.
53:11.
Zemra nuk e mohoi atë që ai pa.
53:11.
MA KEDHEBEL-FU'UADU MA RE'A
C
53:12.
A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?
53:12.
Vallë, a do ta kundërshtonit atë për çfarë ka parë,
53:12.
A po dyshoni për atë që ai pa?
53:12.
'EFETUMARUNEHU 'ALA MA JERA
C
53:13.
Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.
53:13.
ndërkohë që ai e ka parë atë edhe një herë tjetër,
53:13.
Me të vërtetë, ai e pa atë herën tjetër.
53:13.
WE LEKAD RE'AHU NEZLETEN 'UHRA