Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 52:13. Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e xhehennemit.
52:13. Atë Ditë, ata do të hidhen me forcë në zjarrin e Xhehenemit.
52:13. Ditën kur ata do të shtyhen me forcë në zjarrin e Xhehenemit.
52:13. JEWME JUDA''UNE 'ILA NARI XHEHENNEME DA''EN
C 52:14. Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.
52:14. (Do t'u thuhet): “Ky është zjarri që e keni mohuar!
52:14. (Do t'u thuhet): "Kjo është zjarri që ju e mohonit.
52:14. HEDHIHI EN-NARU ELLETI KUNTUM BIHA TUKEDHDHIBUNE
C 52:15. A mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk po shihni (jeni verbëruar siç u verbëruat nga e vërteta në Dunja).
52:15. A është kjo magji apo nuk shihni?
52:15. A është kjo një magji, apo ju nuk shihni?
52:15. 'EFESIHRUN HADHA 'EM 'ENTUM LA TUBSIRUNE
C 52:16. Hyni në të! Për juve është njësoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni vetëm me atë që me veprat tuaja e merituat.
52:16. Përcëllohuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju. Në të vërtetë, ky është “shpërblimi” i vetëm për atë që keni bërë”.
52:16. Hyni në të. Prandaj, qoftë që të jeni të durueshëm ose të mos jeni të durueshëm, ajo është njësoj për ju. Ju jeni vetëm duke u shpërblyer për atë që keni bërë."
52:16. ESLEWHA FASBIRU 'EW LA TESBIRU SEWA'UN 'ALEJKUM 'INNEMA TUXHZEWNE MA KUNTUM TA'MELUNE
C 52:17. Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati.
52:17. Vërtet, besimtarët e devotshëm do të gjenden në kopshtet e Xhenetit dhe në lumturi,
52:17. Me të vërtetë, të devotshmit do të jenë në kopshtet dhe gëzimet.
52:17. 'INNEL-MUTTEKINE FI XHENNATIN WE NA'IMIN
C 52:18. Të kënaqur me atë që ua dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e xhehennemit.
52:18. duke u kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre, sepse Ai i ka ruajtur prej dënimit të Zjarrit flakërues.
52:18. Duke kënaqur atë që Zoti i tyre u ka dhënë. Dhe Zoti i tyre i ruajti ata nga ndëshkimi i zjarrit.
52:18. FAKIHINE BIMA 'ATAHUM REBBUHUM WE WEKAHUM REBBUHUM 'ADHABEL-XHEHIMI
C 52:19. (U thuhet) Me të mirë hani e pini, për atë që vepruat mirë.
52:19. (Do t'u thuhet): “Hani e pini me kënaqësi, si shpërblim për atë që keni bërë!”
52:19. (Do t'u thuhet): "Hani dhe pini me gëzim për atë që keni punuar."
52:19. KULU WE ESHREBU HENI'EN BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 52:20. Ata janë të mbështetur në kolltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
52:20. Të mbështetur në divane të renditura, ata do të martohen me hyri sybukura.
52:20. Ata do të jenë të mbështetur mbi shtretër të rreshtuar. Dhe Ne do t'i martojmë ata me bashkëshorte me sy të mëdhenj dhe të bukur.
52:20. MUTTEKI'INE 'ALA SURURIN MESFUFETIN WE ZEWWEXHNAHUM BIHURIN 'ININ
C 52:21. E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t'ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.
52:21. Ne do t'i bashkojmë besimtarët e vërtetë me ata pasardhës të tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t'u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre. Çdo njeri është peng i veprave të veta.
52:21. Dhe ata që besuan dhe pasardhësit e tyre ndoqën ata në besim – Ne do t'i bashkojmë pasardhësit e tyre me ta, dhe Ne nuk do t'ua humbim shpërblimin për veprat e tyre. Çdokush është peng i asaj që ka fituar.
52:21. WEL-LEDHINE 'AMENU WE ETTEBE'AT/HUM DHURRIJETUHUM BI'IMANIN 'ELHEKNA BIHIM DHURRIJETEHUM WE MA 'ELETNAHUM MIN 'AMELIHIM MIN SHEJ'IN KULLU EMRI'IN BIMA KESEBE REHINUN
C 52:22. Ne atyre ua shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.
52:22. Dhe do t'ua zgjerojmë dhuntitë atyre me fruta dhe mish, si ua ka ënda.
52:22. Dhe Ne do t'i furnizojmë ata me fruta dhe mish nga çdo gjë që ata dëshirojnë.
52:22. WE 'EMDEDNAHUM BIFAKIHETIN WE LEHMIN MIMMA JESHTEHUNE
C 52:23. Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
52:23. Atje do t'ia kalojnë njëri-tjetrit gotat e mbushura e nuk do të ketë biseda të kota e as gjynahe.
52:23. Ata do të kalojnë një gotë verë me njëri-tjetrin, pa ndonjë bisedë të kotë dhe pa asnjë mëkat.
52:23. JETENAZA'UNE FIHA KE'SEN LA LEGWUN FIHA WE LA TE'THIMUN