Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 52:36. A mos ata i krijuan qiejt e tokën, jo, por ata nuk janë të bindur.
52:36. A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur.
52:36. A e krijuan ata qiejt dhe tokën? Jo, por ata nuk janë të bindur.
52:36. 'EM HALEKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BEL LA JUKINUNE
C 52:37. A mos te ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?
52:37. A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos janë ata sunduesit (e gjithçkaje)?!
52:37. A është tek ata thesari i Zotit tënd, apo janë ata kontrolluesit?
52:37. 'EM 'INDEHUM HAZA'INU RABBIKE 'EM HUMUL-MUSEJTIRUNE
C 52:38. A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Pra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!
52:38. A mos kanë ndonjë shkallë (për në qiell) e përgjojnë Atë?! Atëherë, le të sjellë përgjuesi i tyre dëshmi të qartë!
52:38. A kanë ata një shkallë mbi të cilën ngjiten, me të cilën ata dëgjojnë? Prandaj, le të sjellin dëgjuesit e tyre me një provë të qartë.
52:38. 'EM LEHUM SULLEMUN JESTEMI'UNE FIHI FELJE'TI MUSTEMI'UHUM BISULTANIN MUBININ
C 52:39. A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?
52:39. Vallë, për Atë janë vajzat e për ju djemtë?!
52:39. A janë për Allahun bijat, ndërsa për ta janë djemtë?
52:39. 'EM LEHUL-BENATU WE LEKUMUL-BENUNE
C 52:40. A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar nga tagri?
52:40. A mos po kërkon ti shpërblim prej tyre, që të kenë frikë se mos po ngarkohen me detyrim?!
52:40. Apo ti po kërkon prej tyre një shpërblim, kështu që ata janë të ngarkuar me një barrë?
52:40. 'EM TES'ELUHUM 'EXHREN FEHUM MIN MEGREMIN MUTHKALUNE
C 52:41. A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
52:41. A mos zotërojnë të padukshmen, kështu që mund ta përshkruajnë?!
52:41. Apo ata kanë të fshehtën, prandaj ata po e shkruajnë atë?
52:41. 'EM 'INDEHUMUL-GAJBU FEHUM JEKTUBUNE
C 52:42. A mos po të kurdisin ndonjë kurth, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth.
52:42. A mos duan të ngrenë kurthe kundër teje? Ta dinë se vetëm mohuesit do të bien në kurthe!
52:42. Apo ata duan të kurdisin ndonjë dredhi? Por ata që nuk besojnë janë vetë të kurthuar.
52:42. 'EM JURIDUNE KEJDEN FE-EL-LEDHINE KEFERU HUMUL-MEKIDUNE
C 52:43. A mos kanë ata ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.
52:43. A mos ata kanë zot tjetër, veç Allahut?! Allahu është i Lartësuar mbi gjithçka që ia veshin Atij!
52:43. Apo ata kanë një zot tjetër përveç Allahut? I Lavdishëm është Allahu mbi atë që ata e shoqërojnë.
52:43. 'EM LEHUM 'ILEHUN GAJRU ELLAHI SUBHANEL-LAHI 'AMMA JUSHRIKUNE
C 52:44. Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: "Është re e dendur!"
52:44. Edhe sikur të shihnin se po bie një copë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh”!
52:44. Dhe nëse ata do të shihnin një pjesë të qiellit duke rënë, ata do të thoshin: "Ky është vetëm një grumbull retë."
52:44. WE 'IN JEREW KISFEN MINE ES-SEMA'I SAKITAN JEKULU SEHABUN MERKUMUN
C 52:45. Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
52:45. Prandaj, lëri ata të vazhdojnë kështu, derisa të takohen me Ditën, në të cilën, do të zalisen (nga frika),
52:45. Prandaj, lëri ata derisa të takojnë ditën e tyre në të cilën ata do të goditen.
52:45. FEDHERHUM HETTA JULAKU JEWMEHUMUL-LEDHI FIHI JUS'AKUNE
C 52:46. Ditën kur dredhia e tyre nuk do t'u bëjë dobi asgjë e as që do të ndihmohen.
52:46. me Ditën, në të cilën, dinakëritë tyre nuk do t'u bëjnë asnjë dobi dhe kur ata nuk do t'i ndihmojë askush.
52:46. Ditën kur dredhitë e tyre nuk do t'u bëjnë asgjë dhe ata nuk do të ndihmohen.
52:46. JEWME LA JUGNI 'ANHUM KEJDUHUM SHEJ'EN WE LA HUM JUNSERUNE