U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
52:35.
A mos u krijuam prej kurrgjësë, apo ata vetë janë krijues?
52:35.
A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues të vetvetes?!
52:35.
A u krijuan ata nga asgjëja, apo janë ata krijuesit?
52:35.
'EM HULIKU MIN GAJRI SHEJ'IN 'EM HUMUL-HALIKUNE
C
52:36.
A mos ata i krijuan qiejt e tokën, jo, por ata nuk janë të bindur.
52:36.
A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën?! Nuk është kështu, por ata nuk janë aspak të bindur.
52:36.
A e krijuan ata qiejt dhe tokën? Jo, por ata nuk janë të bindur.
52:36.
'EM HALEKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BEL LA JUKINUNE
C
52:37.
A mos te ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?
52:37.
A mos zotërojnë thesaret e Zotit tënd?! Apo mos janë ata sunduesit (e gjithçkaje)?!
52:37.
A është tek ata thesari i Zotit tënd, apo janë ata kontrolluesit?
52:37.
'EM 'INDEHUM HAZA'INU RABBIKE 'EM HUMUL-MUSEJTIRUNE
C
52:38.
A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Pra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!
52:38.
A mos kanë ndonjë shkallë (për në qiell) e përgjojnë Atë?! Atëherë, le të sjellë përgjuesi i tyre dëshmi të qartë!
52:38.
A kanë ata një shkallë mbi të cilën ngjiten, me të cilën ata dëgjojnë? Prandaj, le të sjellin dëgjuesit e tyre me një provë të qartë.
52:38.
'EM LEHUM SULLEMUN JESTEMI'UNE FIHI FELJE'TI MUSTEMI'UHUM BISULTANIN MUBININ
C
52:39.
A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?
52:39.
Vallë, për Atë janë vajzat e për ju djemtë?!
52:39.
A janë për Allahun bijat, ndërsa për ta janë djemtë?
52:39.
'EM LEHUL-BENATU WE LEKUMUL-BENUNE
C
52:40.
A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar nga tagri?
52:40.
A mos po kërkon ti shpërblim prej tyre, që të kenë frikë se mos po ngarkohen me detyrim?!
52:40.
Apo ti po kërkon prej tyre një shpërblim, kështu që ata janë të ngarkuar me një barrë?
52:40.
'EM TES'ELUHUM 'EXHREN FEHUM MIN MEGREMIN MUTHKALUNE
C
52:41.
A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
52:41.
A mos zotërojnë të padukshmen, kështu që mund ta përshkruajnë?!
52:41.
Apo ata kanë të fshehtën, prandaj ata po e shkruajnë atë?
52:41.
'EM 'INDEHUMUL-GAJBU FEHUM JEKTUBUNE
C
52:42.
A mos po të kurdisin ndonjë kurth, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth.
52:42.
A mos duan të ngrenë kurthe kundër teje? Ta dinë se vetëm mohuesit do të bien në kurthe!
52:42.
Apo ata duan të kurdisin ndonjë dredhi? Por ata që nuk besojnë janë vetë të kurthuar.
52:42.
'EM JURIDUNE KEJDEN FE-EL-LEDHINE KEFERU HUMUL-MEKIDUNE
C
52:43.
A mos kanë ata ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.
52:43.
A mos ata kanë zot tjetër, veç Allahut?! Allahu është i Lartësuar mbi gjithçka që ia veshin Atij!
52:43.
Apo ata kanë një zot tjetër përveç Allahut? I Lavdishëm është Allahu mbi atë që ata e shoqërojnë.
52:43.
'EM LEHUM 'ILEHUN GAJRU ELLAHI SUBHANEL-LAHI 'AMMA JUSHRIKUNE
C
52:44.
Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: "Është re e dendur!"
52:44.
Edhe sikur të shihnin se po bie një copë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh”!
52:44.
Dhe nëse ata do të shihnin një pjesë të qiellit duke rënë, ata do të thoshin: "Ky është vetëm një grumbull retë."
52:44.
WE 'IN JEREW KISFEN MINE ES-SEMA'I SAKITAN JEKULU SEHABUN MERKUMUN
C
52:45.
Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
52:45.
Prandaj, lëri ata të vazhdojnë kështu, derisa të takohen me Ditën, në të cilën, do të zalisen (nga frika),
52:45.
Prandaj, lëri ata derisa të takojnë ditën e tyre në të cilën ata do të goditen.
52:45.
FEDHERHUM HETTA JULAKU JEWMEHUMUL-LEDHI FIHI JUS'AKUNE