Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 74. Mudethir
Ajete: 56

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 74:1. O ti i mbuluar!
74:1. O ti, i mbështjellë (o Muhamed)!
74:1. O ti i mbuluar!
74:1. JA 'EJJUHAL-MUDDETHTHIRU
C 74:2. Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
74:2. Çohu dhe paralajmëro!
74:2. Ngrihu dhe paralajmëro.
74:2. KUM FE'ENDHIR
C 74:3. Dhe madhëroje Zotin tënd!
74:3. Zotin tënd madhëroje,
74:3. Dhe lavdëro Zotin tënd.
74:3. WE REBBEKE FEKEBBIR
C 74:4. Dhe rrobat tua pastroi!
74:4. petkat e tua pastroji
74:4. Dhe pastro rrobat e tua.
74:4. WE THIJABEKE FETEHHIR
C 74:5. Dhe të keqes së ndyrë largohu!
74:5. dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!
74:5. Dhe largohu nga ndyrësitë.
74:5. WE ER-RUXHZE FAHXHUR
C 74:6. Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
74:6. Mos jep gjë, me synimin që të marrësh më shumë
74:6. Dhe mos jep që të marrësh më shumë.
74:6. WE LA TEMNUN TESTEKTHIRU
C 74:7. Dhe për hir të Zotit tënd duro!
74:7. dhe për hir të Zotit tënd, duro,
74:7. Dhe duro për hir të Zotit tënd.
74:7. WE LIREBBIKE FASBIR
C 74:8. E, kur të fryhet në Sur,
74:8. se, kur të fryhet në Sur,
74:8. Kur të fryhet borisë,
74:8. FE'IDHA NUKIRE FI EN-NAKURI
C 74:9. atëherë ajo është ditë e vështirë.
74:9. ajo do të jetë një ditë e rëndë.
74:9. Atë ditë do të jetë një ditë e vështirë.
74:9. FEDHALIKE JEWME'IDHIN JEWMUN 'ASIRUN
C 74:10. Për jobesimtarët është jo e lehtë.
74:10. Për jobesimtarët nuk do të jetë aspak e lehtë.
74:10. Për mohuesit – nuk do të jetë e lehtë.
74:10. 'ALEL-KAFIRINE GAJRU JESIRIN
C 74:11. Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
74:11. Më ler Vetëm (të merrem) me atë që e krijova
74:11. Prandaj, më ler Mua dhe atë që kam krijuar vetëm.
74:11. DHERNI WE MEN HALEKTU WEHIDEN
C 74:12. Dhe bëra të ketë pasuri të madhe.
74:12. dhe i dhashë pasuri të pamatë
74:12. Dhe i dhashë atij pasuri të bollshme.
74:12. WE XHE'ALTU LEHU MALEN MEMDUDAN
C 74:13. E bëra edhe me djem që i ka me vete.
74:13. e djem pranë vetes!
74:13. Dhe bij që janë të pranishëm.
74:13. WE BENINE SHUHUDEN
C 74:14. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë.
74:14. Unë ia bëra kamjen të lehtë e të shtruar,
74:14. Dhe i shtriva atij çdo gjë në mënyrë të bollshme.
74:14. WE MEHHEDTU LEHU TEMHIDEN
C 74:15. E ai lakmon që t'i shtoj edhe më tepër.
74:15. e, megjithatë, ai lakmon që t'i jap më tepër.
74:15. Pastaj, ai dëshiron që unë të shtoj.
74:15. THUMME JETMA'U 'EN 'EZIDE
C 74:16. E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
74:16. Jo, kurrsesi! Vërtet, ai i mohoi me kryeneçësi shpalljet Tona,
74:16. Jo! Me të vërtetë, ai ka qenë kokëfortë ndaj ajeteve Tona.
74:16. KELLA 'INNEHU KANE LI'JATINA 'ANIDEN
C 74:17. Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
74:17. prandaj Unë do ta ngarkoj atë me dënime të rënda.
74:17. Unë do ta lodh atë me një ngjitje të madhe.
74:17. SE'URHIKUHU SA'UDEN
C 74:18. Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kur'anin).
74:18. Ai mendoi dhe kurdisi (kundër Kuranit),
74:18. Me të vërtetë, ai mendoi dhe e planifikoi.
74:18. 'INNEHU FEKKERE WE KADDERE
C 74:19. Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte.
74:19. dhe qoftë mallkuar, si kurdisi!
74:19. Prandaj, le të mallkohet, si ai e planifikoi!
74:19. FEKUTILE KEJFE KADDERE
C 74:20. Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte.
74:20. Dhe sërish qoftë mallkuar, si kurdisi!
74:20. Pastaj, le të mallkohet, si ai e planifikoi!
74:20. THUMME KUTILE KEJFE KADDERE
C 74:21. Ai sërish thellohej në mendime.
74:21. Pastaj vështroi rreth vetes,
74:21. Pastaj ai shikoi.
74:21. THUMME NEDHERE
C 74:22. Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
74:22. mblodhi vetullat e u vrenjt,
74:22. Pastaj, ai u vrenjt dhe u mërzit.
74:22. THUMME 'ABESE WE BESERE
C 74:23. Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
74:23. pastaj u kthye i kapardisur
74:23. Pastaj, ai u kthye dhe u ngrit me kryelartësi.
74:23. THUMME 'EDBERE WE ESTEKBERE
C 74:24. E tha: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
74:24. dhe tha: “Ky (Kuran) nuk është gjë tjetër, veçse magji e trashëguar!
74:24. Dhe tha: "Kjo nuk është tjetër veçse magji e mësuar.
74:24. FEKALE 'IN HADHA 'ILLA SIHRUN JU'UTHERU
C 74:25. Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!"
74:25. Këto janë vetëm fjalë të një vdekatari!”
74:25. Kjo nuk është tjetër veçse fjala e një njeriu."
74:25. 'IN HADHA 'ILLA KAWLUL-BESHERI
C 74:26. E Unë atë do ta hedh në Sekar!
74:26. Do ta hedh në Sekar (Xhehenem)!
74:26. Së shpejti, Unë do ta hedh atë në Sekar.
74:26. SE'USLIHI SEKARE
C 74:27. E, ku e di ti se çka është Sekar?
74:27. E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sekari (zjarri përvëlues)?
74:27. Dhe çfarë të bën të kuptosh se çfarë është Sekari?
74:27. WE MA 'EDRAKE MA SEKARU
C 74:28. Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
74:28. Ai nuk lë gjë dhe nuk kursen asgjë,
74:28. Asgjë nuk lë dhe asgjë nuk lë mbrapa.
74:28. LA TUBKI WE LA TEDHERU
C 74:29. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
74:29. lëkurat i shkrumbon.
74:29. Ai e përzhit lëkurën.
74:29. LEWWAHETUN LILBESHERI
C 74:30. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
74:30. Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë (engjëj).
74:30. Atë mbi të cilën janë nëntëmbëdhjetë (engjëj).
74:30. 'ALEJHA TIS'ATE 'ASHERE
C 74:31. E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur'an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t'u shtohet edhe më besimi, e atyre që u është dhënë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: "Çka dashti All-llahu me këtë si shembull?" Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që e do dhe e udhëzon atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
74:31. Ne kemi bërë rojtarë të zjarrit vetëm engjëjt dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë (objekt polemikash) për jobesimtarët, me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri e t'u shtohet besimi atyre që besojnë; që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundjen e dyshimit në zemër dhe mosbesimtarët: “Ç'ka dashur të thotë Allahu me këtë shembull?” Kështu, Allahu lë në humbje atë që do dhe çon në rrugë të drejtë atë që do. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Ky është vetëm një përkujtesë për njerëzit.
74:31. Dhe Ne e kemi bërë rojtarët e zjarrit vetëm engjëj, dhe Ne e kemi bërë numrin e tyre një sprovë për ata që nuk besojnë, që ata që u është dhënë Libri të jenë të sigurt dhe ata që kanë besuar të shtojnë në besim, dhe që ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët të mos dyshojnë, dhe ata në zemrat e të cilëve është një sëmundje dhe mohuesit të thonë: "Çfarë ka dashur Allahu me këtë si një shembull?" Kështu Allahu lë të humbasë kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë. Dhe askush nuk e di ushtrinë e Zotit tënd përveç Tij. Dhe kjo nuk është tjetër veçse një përkujtim për njerëzimin.
74:31. WE MA XHE'ALNA 'ESHABE EN-NARI 'ILLA MELA'IKETEN WE MA XHE'ALNA 'IDDETEHUM 'ILLA FITNETEN LILLEDHINE KEFERU LIJESTEJKINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE WE JEZDADEL-LEDHINE 'AMENU 'IMANEN WE LA JERTABEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE WEL-MU'UMINUNE WE LIJEKULEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN WEL-KAFIRUNE MADHA 'ERADEL-LAHU BIHEDHA METHELAN KEDHALIKE JUDILLU ELLAHU MEN JESHA'U WE JEHDI MEN JESHA'U WE MA JA'LEMU XHUNUDE RABBIKE 'ILLA HUWE WE MA HIJE 'ILLA DHIKRA LILBESHERI
C 74:32. Jo, nuk është ashtu, pasha hënën!
74:32. Kurrsesi! Betohem për Hënën,
74:32. Jo! Betohem për hënën,
74:32. KELLA WEL-KAMERI
C 74:33. Edhe natën kur tërhiqet!
74:33. për natën që largohet
74:33. Dhe për natën kur largohet,
74:33. WEL-LEJLI 'IDH 'EDBERE
C 74:34. Edhe agimin kur agon!
74:34. e për agimin që zbardhëllon
74:34. Dhe për mëngjesin kur shkëlqen,
74:34. WE ES-SUBHI 'IDHA 'ESFERE
C 74:35. S'ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.
74:35. se ai (Xhehenemi) është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha,
74:35. Me të vërtetë, ai (Sekari) është një nga të mëdhenjtë,
74:35. 'INNEHA LE'IHDAL-KUBERI
C 74:36. Është vërejtje për njerëz!
74:36. paralajmërim për njerëzit,
74:36. Një paralajmërues për njerëzimin,
74:36. NEDHIREN LILBESHERI
C 74:37. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
74:37. për ata nga ju që dëshirojnë të ecin përpara (me vepra të mira) ose të kthehen mbrapsht (me vepra të këqija).
74:37. Për atë mes jush që dëshiron të ecë përpara ose të qëndrojë pas.
74:37. LIMEN SHA'E MINKUM 'EN JETEKADDEME 'EW JETE'EHHARE
C 74:38. Secili njeri është peng i veprës së vet.
74:38. Çdo njeri është peng i veprave të veta,
74:38. Çdo shpirt është peng për atë që ka bërë,
74:38. KULLU NEFSIN BIMA KESEBET REHINETUN
C 74:39. Përveç atyre të djathtëve.
74:39. përveç njerëzve të krahut të djathtë;
74:39. Përveç atyre të djathtëve.
74:39. 'ILLA 'ESHABEL-JEMINI
C 74:40. Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
74:40. të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin
74:40. Ata do të jenë në kopshte, duke pyetur njëri-tjetrin
74:40. FI XHENNATIN JETESA'ELUNE
C 74:41. Përkitazi me kriminelët (e u thonë):
74:41. për keqbërësit:
74:41. Për të padrejtët:
74:41. 'ANIL-MUXHRIMINE
C 74:42. "Çka u solli juve në Sekar?"
74:42. “Çfarë ju ka sjellë në Sekar?”
74:42. Çfarë ju solli juve në Sekar?
74:42. MA SELEKEKUM FI SEKARE
C 74:43. Ata thonë: "Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);
74:43. Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz
74:43. Ata do të thonë: "Ne nuk ishim nga ata që falnim namazin,
74:43. KALU LEM NEKU MINEL-MUSELLINE
C 74:44. Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;
74:44. dhe as prej atyre që i ushqenin të varfrit.
74:44. Dhe ne nuk ushqenim të varfërit,
74:44. WE LEM NEKU NUT'IMUL-MISKINE
C 74:45. Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.
74:45. Ne lëshoheshim në biseda të kota me llafazanët
74:45. Dhe ne angazhoheshim në të kota me ata që angazhoheshin në të kota,
74:45. WE KUNNA NEHUDU ME'AL-HA'IDINE
C 74:46. Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.
74:46. dhe mohonim Ditën e Llogarisë,
74:46. Dhe ne përgënjeshtronim Ditën e Gjykimit,
74:46. WE KUNNA NUKEDHDHIBU BIJEWMI ED-DINI
C 74:47. Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!"
74:47. derisa na erdhi vdekja.”
74:47. Derisa na erdhi bindja (vdekja)."
74:47. HETTA 'ETANAL-JEKINU
C 74:48. E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,
74:48. Prandaj, kurrfarë ndërmjetësimi i cilitdo ndërmjetësuesi nuk do t'i ndihmojë ata.
74:48. Prandaj, ndërmjetësimi i ndërmjetësve nuk do t'u bëjë dobi.
74:48. FEMA TENFA'UHUM SHEFA'ATU ESH-SHAFI'INE
C 74:49. Po çka kishin ata që largoheshin prej këshillës (Kur'anit)?
74:49. Atëherë, përse shmangen ata nga këshillimi,
74:49. Atëherë, çfarë është me ta që ata largohen nga përkujtimi,
74:49. FEMA LEHUM 'ANIT-TEDHKIRETI MU'RIDINE
C 74:50. Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).
74:50. sikur të ishin gomerë të egër
74:50. Sikur ata të ishin gomarë të frikësuar
74:50. KE'ENNEHUM HUMURUN MUSTENFIRETUN
C 74:51. Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).
74:51. e të frikësuar që ikin prej luanit?!
74:51. Që ikin nga një luan?
74:51. FERRET MIN KASWERETIN
C 74:52. Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t'i jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë).
74:52. Vërtet, çdonjëri prej tyre kërkon që t'i jepen shkrime të hapura (nga Zoti).
74:52. Jo! Çdo njeri prej tyre dëshiron që t'i jepen libra të hapur.
74:52. BEL JURIDU KULLU EMRI'IN MINHUM 'EN JU'UTA SUHUFEN MUNESHSHERETEN
C 74:53. E jo! Por ata janë që nuk i frikësohen botës tjetër.
74:53. Kurrsesi, pasi ata nuk i frikësohen jetës tjetër!
74:53. Jo! Por ata nuk kanë frikë nga fundi.
74:53. KELLA BEL LA JEHAFUNEL-'AHIRETE
C 74:54. Dhe jo! Se ai (Kur'ani) është këshillë e lartë.
74:54. Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,
74:54. Jo! Me të vërtetë, ai (Kurani) është një përkujtim.
74:54. KELLA 'INNEHU TEDHKIRETUN
C 74:55. E kush do, këshillohet me të.
74:55. prandaj, kush të dojë, le t'ia vërë veshin!
74:55. Prandaj, kushdo që dëshiron – le ta përkujtojë atë.
74:55. FEMEN SHA'E DHEKEREHU
C 74:56. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu do, Ai është i denjë për t'ju ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!
74:56. Por atij ia vënë veshin vetëm ata që do Allahu. Vetëm Ai është i Denjë për t'u pasur frikë dhe vetëm Ai është i Denjë për të falur.
74:56. Dhe ata nuk do të përkujtojnë përveçse Allahu të dojë. Ai është Ai që meriton të kihet frikë dhe Ai është Ai që meriton të falë.
74:56. WE MA JEDHKURUNE 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU HUWE 'EHLUT-TEKWA WE 'EHLUL-MEGFIRETI