Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 74:50. Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).
74:50. sikur të ishin gomerë të egër
74:50. Sikur ata të ishin gomarë të frikësuar
74:50. KE'ENNEHUM HUMURUN MUSTENFIRETUN
C 74:51. Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).
74:51. e të frikësuar që ikin prej luanit?!
74:51. Që ikin nga një luan?
74:51. FERRET MIN KASWERETIN
C 74:52. Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t'i jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë).
74:52. Vërtet, çdonjëri prej tyre kërkon që t'i jepen shkrime të hapura (nga Zoti).
74:52. Jo! Çdo njeri prej tyre dëshiron që t'i jepen libra të hapur.
74:52. BEL JURIDU KULLU EMRI'IN MINHUM 'EN JU'UTA SUHUFEN MUNESHSHERETEN
C 74:53. E jo! Por ata janë që nuk i frikësohen botës tjetër.
74:53. Kurrsesi, pasi ata nuk i frikësohen jetës tjetër!
74:53. Jo! Por ata nuk kanë frikë nga fundi.
74:53. KELLA BEL LA JEHAFUNEL-'AHIRETE
C 74:54. Dhe jo! Se ai (Kur'ani) është këshillë e lartë.
74:54. Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,
74:54. Jo! Me të vërtetë, ai (Kurani) është një përkujtim.
74:54. KELLA 'INNEHU TEDHKIRETUN
C 74:55. E kush do, këshillohet me të.
74:55. prandaj, kush të dojë, le t'ia vërë veshin!
74:55. Prandaj, kushdo që dëshiron – le ta përkujtojë atë.
74:55. FEMEN SHA'E DHEKEREHU
C 74:56. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu do, Ai është i denjë për t'ju ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!
74:56. Por atij ia vënë veshin vetëm ata që do Allahu. Vetëm Ai është i Denjë për t'u pasur frikë dhe vetëm Ai është i Denjë për të falur.
74:56. Dhe ata nuk do të përkujtojnë përveçse Allahu të dojë. Ai është Ai që meriton të kihet frikë dhe Ai është Ai që meriton të falë.
74:56. WE MA JEDHKURUNE 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU HUWE 'EHLUT-TEKWA WE 'EHLUL-MEGFIRETI
C 75:1. Betohem në ditën e kijametit;
75:1. Betohem në Ditën e Kiametit!
75:1. Betohem për Ditën e Ringjalljes.
75:1. LA 'UKSIMU BIJEWMIL-KIJAMETI
C 75:2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
75:2. Betohem në shpirtin qortues!
75:2. Dhe betohem për shpirtin vetë-qortues.
75:2. WE LA 'UKSIMU BIN-NEFSIL-LEWWAMETI
C 75:3. A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij?
75:3. A mendon njeriu se nuk do të mund t'i mbledhim eshtrat e tij?!
75:3. A mendon njeriu se Ne nuk do t'i mbledhim kockat e tij?
75:3. 'EJEHSEBUL-'INSANU 'ELLEN NEXHME'A 'IDHAMEHU
C 75:4. Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
75:4. Po, si jo! Ne jemi të Zotë t'ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e gishtave të tij.
75:4. Përkundrazi, Ne jemi të aftë edhe për të formuar majat e gishtave të tij.
75:4. BELA KADIRINE 'ALA 'EN NUSEWWIJE BENANEHU