Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 74:54. Dhe jo! Se ai (Kur'ani) është këshillë e lartë.
74:54. Në të vërtetë, ky (Kuran) është këshillë,
74:54. Jo! Me të vërtetë, ai (Kurani) është një përkujtim.
74:54. KELLA 'INNEHU TEDHKIRETUN
C 74:55. E kush do, këshillohet me të.
74:55. prandaj, kush të dojë, le t'ia vërë veshin!
74:55. Prandaj, kushdo që dëshiron – le ta përkujtojë atë.
74:55. FEMEN SHA'E DHEKEREHU
C 74:56. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu do, Ai është i denjë për t'ju ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!
74:56. Por atij ia vënë veshin vetëm ata që do Allahu. Vetëm Ai është i Denjë për t'u pasur frikë dhe vetëm Ai është i Denjë për të falur.
74:56. Dhe ata nuk do të përkujtojnë përveçse Allahu të dojë. Ai është Ai që meriton të kihet frikë dhe Ai është Ai që meriton të falë.
74:56. WE MA JEDHKURUNE 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU HUWE 'EHLUT-TEKWA WE 'EHLUL-MEGFIRETI
C 75:1. Betohem në ditën e kijametit;
75:1. Betohem në Ditën e Kiametit!
75:1. Betohem për Ditën e Ringjalljes.
75:1. LA 'UKSIMU BIJEWMIL-KIJAMETI
C 75:2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
75:2. Betohem në shpirtin qortues!
75:2. Dhe betohem për shpirtin vetë-qortues.
75:2. WE LA 'UKSIMU BIN-NEFSIL-LEWWAMETI
C 75:3. A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij?
75:3. A mendon njeriu se nuk do të mund t'i mbledhim eshtrat e tij?!
75:3. A mendon njeriu se Ne nuk do t'i mbledhim kockat e tij?
75:3. 'EJEHSEBUL-'INSANU 'ELLEN NEXHME'A 'IDHAMEHU
C 75:4. Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
75:4. Po, si jo! Ne jemi të Zotë t'ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e gishtave të tij.
75:4. Përkundrazi, Ne jemi të aftë edhe për të formuar majat e gishtave të tij.
75:4. BELA KADIRINE 'ALA 'EN NUSEWWIJE BENANEHU
C 75:5. Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate.
75:5. Por njeriu dëshiron të gabojë sa të jetë gjallë
75:5. Por njeriu dëshiron të bëjë mëkat edhe përpara tij.
75:5. BEL JURIDUL-'INSANU LIJEFXHURE 'EMAMEHU
C 75:6. Andaj edhe pyet: "Kur është dita e kijametit?"
75:6. dhe pyet: “Kur do të jetë Dita e Kiametit?”
75:6. Ai pyet: "Kur është Dita e Ringjalljes?"
75:6. JES'ELU 'EJJANE JEWMUL-KIJAMETI
C 75:7. E, kur të merren sytë (të parët)?
75:7. Por, kur sytë t'i verbohen
75:7. Atëherë, kur të verbohet shikimi,
75:7. FE'IDHA BERIKAL-BESERU
C 75:8. E të zëhet hëna (errësohet),
75:8. dhe të zihet Hëna
75:8. Dhe hëna do të errësohet,
75:8. WE HASEFEL-KAMERU