U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
74:23.
Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
74:23.
pastaj u kthye i kapardisur
74:23.
Pastaj, ai u kthye dhe u ngrit me kryelartësi.
74:23.
THUMME 'EDBERE WE ESTEKBERE
C
74:24.
E tha: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
74:24.
dhe tha: “Ky (Kuran) nuk është gjë tjetër, veçse magji e trashëguar!
74:24.
Dhe tha: "Kjo nuk është tjetër veçse magji e mësuar.
74:24.
FEKALE 'IN HADHA 'ILLA SIHRUN JU'UTHERU
C
74:25.
Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!"
74:25.
Këto janë vetëm fjalë të një vdekatari!”
74:25.
Kjo nuk është tjetër veçse fjala e një njeriu."
74:25.
'IN HADHA 'ILLA KAWLUL-BESHERI
C
74:26.
E Unë atë do ta hedh në Sekar!
74:26.
Do ta hedh në Sekar (Xhehenem)!
74:26.
Së shpejti, Unë do ta hedh atë në Sekar.
C
74:27.
E, ku e di ti se çka është Sekar?
74:27.
E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sekari (zjarri përvëlues)?
74:27.
Dhe çfarë të bën të kuptosh se çfarë është Sekari?
74:27.
WE MA 'EDRAKE MA SEKARU
C
74:28.
Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
74:28.
Ai nuk lë gjë dhe nuk kursen asgjë,
74:28.
Asgjë nuk lë dhe asgjë nuk lë mbrapa.
74:28.
LA TUBKI WE LA TEDHERU
C
74:29.
Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
74:29.
lëkurat i shkrumbon.
74:29.
Ai e përzhit lëkurën.
74:29.
LEWWAHETUN LILBESHERI
C
74:30.
Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
74:30.
Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë (engjëj).
74:30.
Atë mbi të cilën janë nëntëmbëdhjetë (engjëj).
74:30.
'ALEJHA TIS'ATE 'ASHERE
C
74:31.
E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur'an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t'u shtohet edhe më besimi, e atyre që u është dhënë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: "Çka dashti All-llahu me këtë si shembull?" Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që e do dhe e udhëzon atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
74:31.
Ne kemi bërë rojtarë të zjarrit vetëm engjëjt dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë (objekt polemikash) për jobesimtarët, me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri e t'u shtohet besimi atyre që besojnë; që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundjen e dyshimit në zemër dhe mosbesimtarët: “Ç'ka dashur të thotë Allahu me këtë shembull?” Kështu, Allahu lë në humbje atë që do dhe çon në rrugë të drejtë atë që do. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Ky është vetëm një përkujtesë për njerëzit.
74:31.
Dhe Ne e kemi bërë rojtarët e zjarrit vetëm engjëj, dhe Ne e kemi bërë numrin e tyre një sprovë për ata që nuk besojnë, që ata që u është dhënë Libri të jenë të sigurt dhe ata që kanë besuar të shtojnë në besim, dhe që ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët të mos dyshojnë, dhe ata në zemrat e të cilëve është një sëmundje dhe mohuesit të thonë: "Çfarë ka dashur Allahu me këtë si një shembull?" Kështu Allahu lë të humbasë kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë. Dhe askush nuk e di ushtrinë e Zotit tënd përveç Tij. Dhe kjo nuk është tjetër veçse një përkujtim për njerëzimin.
74:31.
WE MA XHE'ALNA 'ESHABE EN-NARI 'ILLA MELA'IKETEN WE MA XHE'ALNA 'IDDETEHUM 'ILLA FITNETEN LILLEDHINE KEFERU LIJESTEJKINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE WE JEZDADEL-LEDHINE 'AMENU 'IMANEN WE LA JERTABEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE WEL-MU'UMINUNE WE LIJEKULEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN WEL-KAFIRUNE MADHA 'ERADEL-LAHU BIHEDHA METHELAN KEDHALIKE JUDILLU ELLAHU MEN JESHA'U WE JEHDI MEN JESHA'U WE MA JA'LEMU XHUNUDE RABBIKE 'ILLA HUWE WE MA HIJE 'ILLA DHIKRA LILBESHERI
C
74:32.
Jo, nuk është ashtu, pasha hënën!
74:32.
Kurrsesi! Betohem për Hënën,
74:32.
Jo! Betohem për hënën,
C
74:33.
Edhe natën kur tërhiqet!
74:33.
për natën që largohet
74:33.
Dhe për natën kur largohet,
74:33.
WEL-LEJLI 'IDH 'EDBERE