U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
74:30.
Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
74:30.
Atij i rrinë roje nëntëmbëdhjetë (engjëj).
74:30.
Atë mbi të cilën janë nëntëmbëdhjetë (engjëj).
74:30.
'ALEJHA TIS'ATE 'ASHERE
C
74:31.
E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur'an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t'u shtohet edhe më besimi, e atyre që u është dhënë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: "Çka dashti All-llahu me këtë si shembull?" Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që e do dhe e udhëzon atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
74:31.
Ne kemi bërë rojtarë të zjarrit vetëm engjëjt dhe numrin e tyre e kemi bërë sprovë (objekt polemikash) për jobesimtarët, me qëllim që të binden ata që u është dhënë Libri e t'u shtohet besimi atyre që besojnë; që të mos dyshojnë ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët e vërtetë dhe që të thonë ata që kanë sëmundjen e dyshimit në zemër dhe mosbesimtarët: “Ç'ka dashur të thotë Allahu me këtë shembull?” Kështu, Allahu lë në humbje atë që do dhe çon në rrugë të drejtë atë që do. Askush tjetër, përveç Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Ky është vetëm një përkujtesë për njerëzit.
74:31.
Dhe Ne e kemi bërë rojtarët e zjarrit vetëm engjëj, dhe Ne e kemi bërë numrin e tyre një sprovë për ata që nuk besojnë, që ata që u është dhënë Libri të jenë të sigurt dhe ata që kanë besuar të shtojnë në besim, dhe që ata që u është dhënë Libri dhe besimtarët të mos dyshojnë, dhe ata në zemrat e të cilëve është një sëmundje dhe mohuesit të thonë: "Çfarë ka dashur Allahu me këtë si një shembull?" Kështu Allahu lë të humbasë kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë. Dhe askush nuk e di ushtrinë e Zotit tënd përveç Tij. Dhe kjo nuk është tjetër veçse një përkujtim për njerëzimin.
74:31.
WE MA XHE'ALNA 'ESHABE EN-NARI 'ILLA MELA'IKETEN WE MA XHE'ALNA 'IDDETEHUM 'ILLA FITNETEN LILLEDHINE KEFERU LIJESTEJKINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE WE JEZDADEL-LEDHINE 'AMENU 'IMANEN WE LA JERTABEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE WEL-MU'UMINUNE WE LIJEKULEL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN WEL-KAFIRUNE MADHA 'ERADEL-LAHU BIHEDHA METHELAN KEDHALIKE JUDILLU ELLAHU MEN JESHA'U WE JEHDI MEN JESHA'U WE MA JA'LEMU XHUNUDE RABBIKE 'ILLA HUWE WE MA HIJE 'ILLA DHIKRA LILBESHERI
C
74:32.
Jo, nuk është ashtu, pasha hënën!
74:32.
Kurrsesi! Betohem për Hënën,
74:32.
Jo! Betohem për hënën,
C
74:33.
Edhe natën kur tërhiqet!
74:33.
për natën që largohet
74:33.
Dhe për natën kur largohet,
74:33.
WEL-LEJLI 'IDH 'EDBERE
C
74:34.
Edhe agimin kur agon!
74:34.
e për agimin që zbardhëllon
74:34.
Dhe për mëngjesin kur shkëlqen,
74:34.
WE ES-SUBHI 'IDHA 'ESFERE
C
74:35.
S'ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.
74:35.
se ai (Xhehenemi) është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha,
74:35.
Me të vërtetë, ai (Sekari) është një nga të mëdhenjtë,
74:35.
'INNEHA LE'IHDAL-KUBERI
C
74:36.
Është vërejtje për njerëz!
74:36.
paralajmërim për njerëzit,
74:36.
Një paralajmërues për njerëzimin,
74:36.
NEDHIREN LILBESHERI
C
74:37.
Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
74:37.
për ata nga ju që dëshirojnë të ecin përpara (me vepra të mira) ose të kthehen mbrapsht (me vepra të këqija).
74:37.
Për atë mes jush që dëshiron të ecë përpara ose të qëndrojë pas.
74:37.
LIMEN SHA'E MINKUM 'EN JETEKADDEME 'EW JETE'EHHARE
C
74:38.
Secili njeri është peng i veprës së vet.
74:38.
Çdo njeri është peng i veprave të veta,
74:38.
Çdo shpirt është peng për atë që ka bërë,
74:38.
KULLU NEFSIN BIMA KESEBET REHINETUN
C
74:39.
Përveç atyre të djathtëve.
74:39.
përveç njerëzve të krahut të djathtë;
74:39.
Përveç atyre të djathtëve.
74:39.
'ILLA 'ESHABEL-JEMINI
C
74:40.
Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
74:40.
të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin
74:40.
Ata do të jenë në kopshte, duke pyetur njëri-tjetrin
74:40.
FI XHENNATIN JETESA'ELUNE