Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 74:35. S'ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.
74:35. se ai (Xhehenemi) është vërtet një nga fatkeqësitë më të mëdha,
74:35. Me të vërtetë, ai (Sekari) është një nga të mëdhenjtë,
74:35. 'INNEHA LE'IHDAL-KUBERI
C 74:36. Është vërejtje për njerëz!
74:36. paralajmërim për njerëzit,
74:36. Një paralajmërues për njerëzimin,
74:36. NEDHIREN LILBESHERI
C 74:37. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
74:37. për ata nga ju që dëshirojnë të ecin përpara (me vepra të mira) ose të kthehen mbrapsht (me vepra të këqija).
74:37. Për atë mes jush që dëshiron të ecë përpara ose të qëndrojë pas.
74:37. LIMEN SHA'E MINKUM 'EN JETEKADDEME 'EW JETE'EHHARE
C 74:38. Secili njeri është peng i veprës së vet.
74:38. Çdo njeri është peng i veprave të veta,
74:38. Çdo shpirt është peng për atë që ka bërë,
74:38. KULLU NEFSIN BIMA KESEBET REHINETUN
C 74:39. Përveç atyre të djathtëve.
74:39. përveç njerëzve të krahut të djathtë;
74:39. Përveç atyre të djathtëve.
74:39. 'ILLA 'ESHABEL-JEMINI
C 74:40. Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
74:40. të cilët në kopshtet e Xhenetit pyesin njëri-tjetrin
74:40. Ata do të jenë në kopshte, duke pyetur njëri-tjetrin
74:40. FI XHENNATIN JETESA'ELUNE
C 74:41. Përkitazi me kriminelët (e u thonë):
74:41. për keqbërësit:
74:41. Për të padrejtët:
74:41. 'ANIL-MUXHRIMINE
C 74:42. "Çka u solli juve në Sekar?"
74:42. “Çfarë ju ka sjellë në Sekar?”
74:42. Çfarë ju solli juve në Sekar?
74:42. MA SELEKEKUM FI SEKARE
C 74:43. Ata thonë: "Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);
74:43. Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz
74:43. Ata do të thonë: "Ne nuk ishim nga ata që falnim namazin,
74:43. KALU LEM NEKU MINEL-MUSELLINE
C 74:44. Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;
74:44. dhe as prej atyre që i ushqenin të varfrit.
74:44. Dhe ne nuk ushqenim të varfërit,
74:44. WE LEM NEKU NUT'IMUL-MISKINE
C 74:45. Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.
74:45. Ne lëshoheshim në biseda të kota me llafazanët
74:45. Dhe ne angazhoheshim në të kota me ata që angazhoheshin në të kota,
74:45. WE KUNNA NEHUDU ME'AL-HA'IDINE