U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
73:20.
Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do të mund t'i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra faluni duke lexuar Kur'an sa t'ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që gjallërojnë nëpër tokë duke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra faluni dhe lexoni sa të jetë më lehtë prej tij dhe kryjeni me rregull faljen, jepeni zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!
73:20.
Natyrisht, Zoti yt e di se ti (o Muhamed) falesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose një të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Allahu e përcakton gjatësinë e ditës dhe të natës dhe e di se ju nuk mund ta llogarisni atë saktësisht, prandaj kthehet tek ju me mëshirë. Kështu që lexoni Kuran aq sa mundeni! Ai e di se disa prej jush do të jenë të sëmurë, disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë) dhe disa të tjerë do të jenë duke luftuar në rrugën e Tij, prandaj lexoni sa keni mundësi nga Kurani! Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe jepini Allahut një hua të mirë (që Ai t'jua kthejë shumëfish). Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
73:20.
Me të vërtetë, Zoti yt e di se ti qëndron zgjuar për adhurim për pak më pak se dy të tretat e natës, gjysmën e saj dhe një të tretën e saj, si dhe një grup i atyre që janë me ty. Dhe Allahu e cakton natën dhe ditën. Ai e di që ju nuk mund ta përmbushni atë, kështu që Ai ju fali. Prandaj, këndoni nga Kurani aq sa është e lehtë për ju. Ai e di se do të ketë mes jush të sëmurë dhe të tjerë që udhëtojnë në tokë duke kërkuar nga mirësia e Allahut dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Allahut. Prandaj, këndoni nga ai që është e lehtë për ju dhe falni namazin dhe jepni zekatin dhe jepni Allahut një hua të mirë. Dhe çdo gjë të mirë që bëni për veten tuaj – do ta gjeni atë me Allahun. Ajo është më e mirë dhe më e madhe në shpërblim. Dhe kërkoni falje nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
73:20.
'INNE REBBEKE JA'LEMU 'ENNEKE TEKUMU 'EDNA MIN THULUTHEJIL-LEJLI WE NISFEHU WE THULUTHEHU WE TA'IFETUN MINEL-LEDHINE ME'AKE WEL-LAHU JUKADDIRUL-LEJLE WE EN-NEHARE 'ALIME 'EN LEN TUHSUHU FETABE 'ALEJKUM FAKRE'U MA TEJESSERE MINEL-KUR'ANI 'ALIME 'EN SEJEKUNU MINKUM MERDA WE 'AHARUNE JEDRIBUNE FIL-'ERDI JEBTEGUNE MIN FEDLI ELLAHI WE 'AHARUNE JUKATILUNE FI SEBILI ELLAHI FAKRE'U MA TEJESSERE MINHU WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE 'EKRIDU ELLAHE KARDÆN HESENÆN WE MA TUKADDIMU LI'NFUSIKUM MIN HAJRIN TEXHIDUHU 'INDEL-LAHI HUWE HAJRÆN WE 'A'DHEME 'EXHRÆN WE ESTEGFIRU ELLAHE 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
74:1.
O ti, i mbështjellë (o Muhamed)!
74:1.
JA 'EJJUHAL-MUDDETHTHIRU
C
74:2.
Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
74:2.
Çohu dhe paralajmëro!
74:2.
Ngrihu dhe paralajmëro.
C
74:3.
Dhe madhëroje Zotin tënd!
74:3.
Zotin tënd madhëroje,
74:3.
Dhe lavdëro Zotin tënd.
74:3.
WE REBBEKE FEKEBBIR
C
74:4.
Dhe rrobat tua pastroi!
74:4.
petkat e tua pastroji
74:4.
Dhe pastro rrobat e tua.
74:4.
WE THIJABEKE FETEHHIR
C
74:5.
Dhe të keqes së ndyrë largohu!
74:5.
dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve)!
74:5.
Dhe largohu nga ndyrësitë.
74:5.
WE ER-RUXHZE FAHXHUR
C
74:6.
Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
74:6.
Mos jep gjë, me synimin që të marrësh më shumë
74:6.
Dhe mos jep që të marrësh më shumë.
74:6.
WE LA TEMNUN TESTEKTHIRU
C
74:7.
Dhe për hir të Zotit tënd duro!
74:7.
dhe për hir të Zotit tënd, duro,
74:7.
Dhe duro për hir të Zotit tënd.
74:7.
WE LIREBBIKE FASBIR
C
74:8.
E, kur të fryhet në Sur,
74:8.
se, kur të fryhet në Sur,
74:8.
Kur të fryhet borisë,
74:8.
FE'IDHA NUKIRE FI EN-NAKURI
C
74:9.
atëherë ajo është ditë e vështirë.
74:9.
ajo do të jetë një ditë e rëndë.
74:9.
Atë ditë do të jetë një ditë e vështirë.
74:9.
FEDHALIKE JEWME'IDHIN JEWMUN 'ASIRUN
C
74:10.
Për jobesimtarët është jo e lehtë.
74:10.
Për jobesimtarët nuk do të jetë aspak e lehtë.
74:10.
Për mohuesit – nuk do të jetë e lehtë.
74:10.
'ALEL-KAFIRINE GAJRU JESIRIN