U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 75. Kijame
Ajete: 40
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
75:1.
Betohem në ditën e kijametit;
75:1.
Betohem në Ditën e Kiametit!
75:1.
Betohem për Ditën e Ringjalljes.
75:1.
LA 'UKSIMU BIJEWMIL-KIJAMETI
C
75:2.
Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
75:2.
Betohem në shpirtin qortues!
75:2.
Dhe betohem për shpirtin vetë-qortues.
75:2.
WE LA 'UKSIMU BIN-NEFSIL-LEWWAMETI
C
75:3.
A mendon njeriu se nuk do t'i tubojmë eshtrat e tij?
75:3.
A mendon njeriu se nuk do të mund t'i mbledhim eshtrat e tij?!
75:3.
A mendon njeriu se Ne nuk do t'i mbledhim kockat e tij?
75:3.
'EJEHSEBUL-'INSANU 'ELLEN NEXHME'A 'IDHAMEHU
C
75:4.
Po, do t'ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t'ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
75:4.
Po, si jo! Ne jemi të Zotë t'ia ribëjmë bashkë me përsosmëri edhe majat e gishtave të tij.
75:4.
Përkundrazi, Ne jemi të aftë edhe për të formuar majat e gishtave të tij.
75:4.
BELA KADIRINE 'ALA 'EN NUSEWWIJE BENANEHU
C
75:5.
Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate.
75:5.
Por njeriu dëshiron të gabojë sa të jetë gjallë
75:5.
Por njeriu dëshiron të bëjë mëkat edhe përpara tij.
75:5.
BEL JURIDUL-'INSANU LIJEFXHURE 'EMAMEHU
C
75:6.
Andaj edhe pyet: "Kur është dita e kijametit?"
75:6.
dhe pyet: “Kur do të jetë Dita e Kiametit?”
75:6.
Ai pyet: "Kur është Dita e Ringjalljes?"
75:6.
JES'ELU 'EJJANE JEWMUL-KIJAMETI
C
75:7.
E, kur të merren sytë (të parët)?
75:7.
Por, kur sytë t'i verbohen
75:7.
Atëherë, kur të verbohet shikimi,
75:7.
FE'IDHA BERIKAL-BESERU
C
75:8.
E të zëhet hëna (errësohet),
75:8.
Dhe hëna do të errësohet,
C
75:9.
Dhe të bashkohen dielli e hëna.
75:9.
dhe Dielli e Hëna të bashkohen,
75:9.
Dhe dielli dhe hëna do të bashkohen,
75:9.
WE XHUMI'A ESH-SHEMSU WEL-KAMERU
C
75:10.
Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket!"
75:10.
atë ditë njeriu do të thotë: “Ku të iki?”
75:10.
Njeriu do të thotë atë ditë: "Ku të ikim?"
75:10.
JEKULUL-'INSANU JEWME'IDHIN 'EJNEL-MEFERRU
C
75:11.
Jo, nuk ka strehim!
75:11.
Askund! S'ka strehë!
75:11.
Jo! Nuk ka strehë.
C
75:12.
Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!
75:12.
Atë ditë, streha është te Zoti yt.
75:12.
Tek Zoti yt atë ditë është vendi i qëndrimit.
75:12.
'ILA RABBIKE JEWME'IDHINL-MUSTEKARRU
C
75:13.
Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
75:13.
Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë.
75:13.
Njeriu do të njoftohet atë ditë për atë që ka dërguar përpara dhe për atë që ka lënë pas.
75:13.
JUNEBBE'UL-'INSANU JEWME'IDHIN BIMA KADDEME WE 'EHHARE
C
75:14.
Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
75:14.
Po, vërtet që njeriu do të dëshmojë kundër vetvetes,
75:14.
Jo! Por njeriu është dëshmitar kundër vetes së tij,
75:14.
BELIL-'INSANU 'ALA NEFSIHI BESIRETUN
C
75:15.
Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
75:15.
edhe sikur të paraqesë shfajësimet e veta.
75:15.
Edhe nëse ai paraqet arsyetime.
75:15.
WE LEW 'ELKA MA'ADHIREHU
C
75:16.
Ti (Muhammed) mos e shqipto atë (Kur'anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
75:16.
Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!
75:16.
Mos e lëviz gjuhën tënde me të për ta nxituar atë.
75:16.
LA TUHERRIK BIHI LISANEKE LITA'XHELE BIHI
C
75:17.
Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
75:17.
Ne e kemi për detyrë t'i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë.
75:17.
Me të vërtetë, mbi Ne është grumbullimi i tij dhe leximi i tij.
75:17.
'INNE 'ALEJNA XHEM'AHU WE KUR'ANEHU
C
75:18.
E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
75:18.
Dhe, kur ta lexojmë atë, ti përcille leximin e tij!
75:18.
Prandaj, kur ta kemi lexuar atë, ndiq leximin e tij.
75:18.
FE'IDHA KARE'NAHU FE ETTEBI' KUR'ANEHU
C
75:19.
Dhe pastaj është obligim yni që ta shkoqisim atë.
75:19.
Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.
75:19.
Pastaj mbi Ne është shpjegimi i tij.
75:19.
THUMME 'INNE 'ALEJNA BEJANEHU
C
75:20.
Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë).
75:20.
Por ju doni këtë jetë (kalimtare)
75:20.
Jo! Por ju e doni këtë botë të shpejtë,
75:20.
KELLA BEL TUHIBBUNEL-'AXHILETE
C
75:21.
Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (Ahiretin).
75:21.
e për jetën tjetër nuk kujtoheni!
75:21.
Dhe lini pas botën tjetër.
75:21.
WE TEDHERUNEL-'AHIRETE
C
75:22.
Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
75:22.
Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë
75:22.
Disa fytyra atë ditë do të jenë të ndritshme,
75:22.
WUXHUHUN JEWME'IDHIN NADIRETUN
C
75:23.
Që Zotin e tyre e shikojnë.
75:23.
dhe Zotin e tyre do të shohin.
75:23.
Duke parë Zotin e tyre.
75:23.
'ILA RABBIHA NADHIRETUN
C
75:24.
Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
75:24.
Kurse disa fytyra, atë ditë, do të jenë të zymta,
75:24.
Dhe disa fytyra atë ditë do të jenë të mbytura në trishtim,
75:24.
WE WUXHUHUN JEWME'IDHIN BASIRETUN
C
75:25.
Që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
75:25.
duke e ditur se do të pësojnë një fatkeqësi, që të thyen në mes.
75:25.
Duke menduar se mbi ta do të ndodhë ndonjë fatkeqësi.
75:25.
TEDHUNNU 'EN JUF'ALE BIHA FAKIRETUN
C
75:26.
Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
75:26.
Por, kur shpirti të vijë në grykë
75:26.
Jo! Kur shpirti arrin fytin,
75:26.
KELLA 'IDHA BELEGATIT-TERAKI
C
75:27.
Dhe thuhet (nga familja e të të afërmit): "Kush do ta shërojë?"
75:27.
e të thërrasin “A ka shërues”,
75:27.
Dhe thuhet: "Kush mund ta shërojë atë?"
C
75:28.
Dhe ai bindet se ai po ndahet.
75:28.
atëherë, ai (që po vdes) do të bindet se ky është çasti i ndarjes
75:28.
Dhe ai mendon se është koha e ndarjes,
75:28.
WE DHENNE 'ENNEHUL-FIRAKU
C
75:29.
E t'i puqet kofsha për kofshe (t'i vështirësohet gjendja).
75:29.
dhe këmbët do të ngrijnë.
75:29.
Dhe këmba mbështillet mbi këmbën tjetër,
75:29.
WET-TEFFETI ES-SAKU BIS-SAKI
C
75:30.
Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
75:30.
Atë ditë, ai do të sillet te Zoti yt.
75:30.
Tek Zoti yt atë ditë është drejtimi.
75:30.
'ILA RABBIKE JEWME'IDHINL-MESAKU
C
75:31.
E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
75:31.
Ai as nuk besoi dhe as nuk u fal,
75:31.
Por ai nuk e besoi dhe nuk fali namazin,
75:31.
FELA SEDDEKA WE LA SELLA
C
75:32.
Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
75:32.
por e mohoi të vërtetën dhe ia ktheu kurrizin,
75:32.
Por përgënjeshtroi dhe u kthye prapa,
75:32.
WE LEKIN KEDHDHEBE WE TEWELLA
C
75:33.
Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
75:33.
e pastaj shkoi te njerëzit e vet, duke u krenuar.
75:33.
Pastaj ai shkoi te të afërmit e tij me krenari.
75:33.
THUMME DHEHEBE 'ILA 'EHLIHI JETEMETTA
C
75:34.
Të është afruar ty e keqja e t'u afroftë (ose i mjeri ti i mjeri).
75:34.
Mjerë për ty! Mjerë për ty!
75:34.
Mjerë për ty, dhe mjerë!
75:34.
'EWLA LEKE FE'EWLA
C
75:35.
Edhe një herë t'u afrua ty e keqja; t'u afroftë!
75:35.
Sërish: Mjerë për ty! Mjerë për ty!
75:35.
Përsëri, mjerë për ty, dhe mjerë!
75:35.
THUMME 'EWLA LEKE FE'EWLA
C
75:36.
A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
75:36.
Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri?
75:36.
A mendon njeriu se ai do të lihet kot?
75:36.
'EJEHSEBUL-'INSANU 'EN JUTREKE SUDEN
C
75:37.
A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet.
75:37.
A s'ka qenë një pikë fare që derdhej,
75:37.
A nuk ishte ai një pikë farë që derdhej?
75:37.
'ELEM JEKU NUTFETEN MIN MENIJIN JUMNA
C
75:38.
E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
75:38.
pastaj u bë droçkë gjaku e më pas Allahu e krjioi dhe i dha formë e përmasa të caktuara,
75:38.
Pastaj, ai ishte një gjak i mpiksur, dhe Ai e krijoi atë dhe e përsosi atë.
75:38.
THUMME KANE 'ALEKATEN FEHALEKA FESEWWA
C
75:39.
Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
75:39.
e prej tij bëri çiftin: mashkullin e femrën?!
75:39.
Dhe Ai bëri prej tij dy lloje: mashkullin dhe femrën.
75:39.
FEXHE'ALE MINHU EZ-ZEWXHEJNI EDH-DHEKERE WEL-'UNTHA
C
75:40.
A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?
75:40.
Vallë, Ai Krijues, a nuk ka fuqi që t'i ngjallë të vdekurit?!
75:40.
A nuk është Ai i aftë të ringjallë të vdekurit?
75:40.
'ELEJSE DHALIKE BIKADIRIN 'ALA 'EN JUHJIJEL-MEWTA