Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 75:13. Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
75:13. Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë.
75:13. Njeriu do të njoftohet atë ditë për atë që ka dërguar përpara dhe për atë që ka lënë pas.
75:13. JUNEBBE'UL-'INSANU JEWME'IDHIN BIMA KADDEME WE 'EHHARE
C 75:14. Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
75:14. Po, vërtet që njeriu do të dëshmojë kundër vetvetes,
75:14. Jo! Por njeriu është dëshmitar kundër vetes së tij,
75:14. BELIL-'INSANU 'ALA NEFSIHI BESIRETUN
C 75:15. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
75:15. edhe sikur të paraqesë shfajësimet e veta.
75:15. Edhe nëse ai paraqet arsyetime.
75:15. WE LEW 'ELKA MA'ADHIREHU
C 75:16. Ti (Muhammed) mos e shqipto atë (Kur'anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
75:16. Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!
75:16. Mos e lëviz gjuhën tënde me të për ta nxituar atë.
75:16. LA TUHERRIK BIHI LISANEKE LITA'XHELE BIHI
C 75:17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
75:17. Ne e kemi për detyrë t'i mbledhim pjesët e tij e ta lexojmë atë.
75:17. Me të vërtetë, mbi Ne është grumbullimi i tij dhe leximi i tij.
75:17. 'INNE 'ALEJNA XHEM'AHU WE KUR'ANEHU
C 75:18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
75:18. Dhe, kur ta lexojmë atë, ti përcille leximin e tij!
75:18. Prandaj, kur ta kemi lexuar atë, ndiq leximin e tij.
75:18. FE'IDHA KARE'NAHU FE ETTEBI' KUR'ANEHU
C 75:19. Dhe pastaj është obligim yni që ta shkoqisim atë.
75:19. Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.
75:19. Pastaj mbi Ne është shpjegimi i tij.
75:19. THUMME 'INNE 'ALEJNA BEJANEHU
C 75:20. Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë).
75:20. Por ju doni këtë jetë (kalimtare)
75:20. Jo! Por ju e doni këtë botë të shpejtë,
75:20. KELLA BEL TUHIBBUNEL-'AXHILETE
C 75:21. Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (Ahiretin).
75:21. e për jetën tjetër nuk kujtoheni!
75:21. Dhe lini pas botën tjetër.
75:21. WE TEDHERUNEL-'AHIRETE
C 75:22. Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
75:22. Atë ditë, disa fytyra do të shkëlqejnë
75:22. Disa fytyra atë ditë do të jenë të ndritshme,
75:22. WUXHUHUN JEWME'IDHIN NADIRETUN
C 75:23. Që Zotin e tyre e shikojnë.
75:23. dhe Zotin e tyre do të shohin.
75:23. Duke parë Zotin e tyre.
75:23. 'ILA RABBIHA NADHIRETUN